fbpx
 

A ekziston mbrojtje efikase gjyqësore të të drejtës për pronësi nga aspekti i planeve urbanistike?

МК   ALB

Ivan Kolevski

Ivan Kolevski200x250Gjykatësit kushtetues hulumtojnë nëse hapat gjatë miratimit që i parashikon Ligji për planifikim hapësinor dhe urbanistik janë ruajtur, duke mos hyrë me këtë rast aspak në vetë përmbajtjen e planit të miratuar urbanistik dhe nëse ajo në mënyrë të caktuar është në kundërshtim me disa të drejta të qytetarëve të garantuara me Kushtetutë dhe ligjet.

Planifikimi urbanistik, si veprimtari me interes publik, ka rëndësi të padiskutueshme për zhvillimin dhe avancimin e jetës urbane të një shteti, por njëkohësisht edhe një ndikim të madh në të drejtën e pronësisë. Kjo e fundit për shkak se me planet urbanistike, me theks të veçantë në planet e përgjithshme dhe të detajuara, përshkruhet mënyra në të cilën pronësia mbi patundshmëri të caktuar është e lejuar të shfrytëzohet në raport me mundësinë e ndërtimit. Ky impakt nuk ka të bëjë vetëm me pronarët e një parcele të caktuar, por edhe me pronësinë e parcelave dhe objekteve përreth, duke pasur parasysh efektin që një ndërtim i caktuar mund të ketë në mjedisin e gjithëmbarshëm.

Gjatë një dekadë e gjysmë të fundit pothuajse çdo do të jemi dëshmitarë të shembujve ku qytetarët ankohen se me planet e përcaktuara urbanistike u është shkelur e drejta e pronësisë. Karakteristike është se më shpesh reagimet janë në formë të protestave, tubimeve, bllokimit të rrugëve dhe mënyra të tjera jo-formale të shprehjes së pakënaqësisë. Prapëseprapë, janë të pranishme edhe iniciativa të shumta të cilat me mjete juridike bëjnë përpjekje që të pengojnë zbatim të planeve urbanistike me të cilat konsiderojnë se u shkelen të drejta të caktuara, përfshirë edhe e drejta e pronësisë. Pyetja e cila parashtrohet shpesh herë është se sa mjetet juridike të cilat u qëndrojnë në dispozicion qytetarëve për mbrojtjen e të drejtës së tyre për pronësi, në situatat kur konsiderojnë se u është shkelur me një plan të caktuar urbanistik, janë efikase dhe sa gjykatat kanë kompetencë të ofrojnë një mbrojtje të tillë?

Kompetencë e Gjykatës kushtetuese

Në pajtim me Ligjin për planifikim hapësinor dhe urbanistik, i cili e rregullon këtë materie, miratimi i planeve urbanistike të përgjithshme dhe të detajuara u është besuar këshillave të komunave dhe Qytetit të Shkupit, me ç’rast ato miratohen në formë të vendimeve në sajë të nenit 62 paragrafi 2 nga Ligji për vetëqeverisje lokale dhe kanë karakter të aktit të përgjithshëm, përkatësisht paraqesin dispozitë nënligjore. Pikërisht forma e këtillë e planeve urbanistike kryesisht i determinon mundësitë juridike për kontestimin e tyre. Në të vërtetë, kur bëhet fjalë për ligje dhe dispozita të tjera të përgjithshme, në pajtim me  Kushtetutën e RM kompetent që të vendos për ato është Gjykata Kushtetuese dhe vetëm nga aspekti i përputhjes së tyre me Kushtetutën dhe me ligjet në mënyrë përkatëse. Kjo do të thotë se nëse qytetarët konsiderojnë se me plan konkret urbanistik u është rrezikuar e drejta e pronësisë, mënyra e vetme e kontestimit të planit në fjalë është përmes ngritjes së iniciativës para Gjykatës Kushtetuese për kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e tij. Për dallim nga zgjidhja e këtillë, ekzistojnë më tepër vende evropiane, si Çekia, Estonia dhe Hungaria, ku planet urbanistike përveç se në Gjykatën Kushtetuese, mund të kontestohen edhe para gjykatat administrative, Austria ku kompetencat për këto akte krahas Gjykatës Kushtetuese i kanë edhe gjykatat e rregullta dhe Anglia ku është kompetente Gjykata e lartë në pajtim me procedurën civile.

Detyrimisht duhet të përmendet se Gjykata Kushtetuese në disa vendime të veta ka shfaqur mendim se kompetenca që të vendoset për shkelje të të drejtës së pronësisë me miratimin e një plani të caktuar urbanistik u takon gjykatave të rregullta në procedurë të rregullt civile. Qasja e këtillë është e diskutueshme për një shkak të thjeshtë që gjykatat e rregullta në pajtim me Ligjin për gjykatat nuk kanë kompetencë që të shfuqizojnë dhe shlyejnë akte nënligjore, e madje edhe nëse në një procedurë të tillë konstatohet shkelje e të drejtës së pronësisë, gjykata nuk ka mundësi të mënjanojë shkeljen përmes vënies jashtë fuqie të planit konkret urbanistik, gjë e cila në thelb ka qenë edhe qëllimi i palëve të interesuara në atë procedurë.

Formë, por jo edhe thelb

Nëse bëhet analizë e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të cilat kanë të bëjnë me planet urbanistike të vitit 1991  deri më sot, mund të nxirret konkluza se procedura për vlerësim të kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë nuk e jep në tërësi mbrojtjen e plotë në rast të shkeljes së të drejtës së pronësisë. Postulati themelor sipas të cilit udhëhiqet Gjykata Kushtetuese gjatë vendimmarrjes në lëndë të tilla është se kontrolli bëhet vetëm në raport me procedurën për miratim të planit urbanistik, e jo edhe të përmbajtjes së tij. Me fjalë të tjera, gjykatësit kushtetues hulumtojnë nëse hapat gjatë miratimit që i parashikon Ligji për planifikim hapësinor dhe urbanistik janë ruajtur, duke mos hyrë me këtë rast aspak në vetë përmbajtjen e planit të miratuar urbanistik dhe nëse ajo në mënyrë të caktuar është në kundërshtim me disa të drejta të qytetarëve të garantuara me Kushtetutë dhe ligjet.

Për shkak të gjithë kësaj arsye më të shpeshta për shkak të të cilave Gjykata Kushtetuese ka shlyer plane urbanistike janë zbatimi jo-përkatës të anketës publike, mos-dërgim i përgjigjeve në vërejtje, mos-respektim i fazave të draft dhe propozim plani, mos-ekzistimi i mendimeve dhe të pëlqimit nga organe të caktuara dhe mos-shpallja e vendimeve të caktuara nga procesi i miratimit të planit në opinion.

Nga ana tjetër, Gjykata Kushtetuese është shpallur si jokompetente për të vendosur për përcaktimin nëse ekziston pëlqimi për plan të detajuar urbanistik me planin e përgjithshëm, duke konsideruar se dilema e tillë zgjidhet me dhënie të mendimit pozitiv nga ana e Ministrisë së transportit dhe lidhjeve për planin konkret. Vlerësimi për ligjshmërinë e planit urbanistik e bën vetëm aspekti i Ligjit për planifikim hapësinor dhe urbanistik, por edhe në raport me ligje  të tjera me të cilat janë të rregulluara dhe janë të garantuara të drejta të caktuara, dhe janë të ndërlidhura me procesin e planifikimit urbanistik. Ajo nuk hynë as në vlerësimin nëse një plan konkret është në pajtim me parimet për planifikim urbanistik, si për shembull rregullimi racional i hapësirës dhe sigurimi i kushteve për të jetuarin human të qytetarëve, dhe duke pasur parasysh karakterin e përgjithshëm të tyre. Mundet më me rëndësi, Gjykata Kushtetuese nuk bën kontroll nëse plani konkret urbanistik i përmbush kushtet nga  Rregullorja për standarde dhe normativa për planifikim urbanistik, duke konsideruar se të dispozitat janë dispozita të të njëjtit rang – akte nënligjore për përputhjen e të cilave të ndërsjellë  nuk ka kompetencë të vendos.

Postoi li efikasna sudska zastita na pravoto na sopstvenost od aspekt na urbanistickite planoviBurimi: A1on.mk

Ndikesa e procedimit të deritanishëm të Gjykatës Kushtetuese

E tëra e theksuar paraprakisht ka ndikesë të drejtpërdrejtë të mundësisë që vetë qytetarët ta mbrojnë të drejtën e vet të pronësisë në procedurë para Gjykatës Kushtetuese. Në radhë të parë, harmonizimi i planit të detajuar, si plan i nivelit më të ulët, me planin e përgjithshëm urbanistik, si plan i nivelit më të lartë, paraqet obligim ligjor i përshkruar me nenin 11 nga Ligji për planifikim hapësinor dhe urbanistik, kështu që shmangia eventuale nga rregulla e këtillë e sjell një plan konkret në kolizion të drejtpërdrejtë me këtë ligj.  Pëlqimi i dhënë e Ministrisë së transportit dhe lidhjeve për ekzistim të përputhjes në asnjë rast nuk mund të konsiderohet si i mjaftueshëm, për shkak se përvoja ka treguar se pushteti ekzekutiv ju nënshtrohet presioneve më të ndryshme gjatë veprimit të tij. Gjithashtu, duke pasur parasysh se planet urbanistike mund ta kufizojnë të drejtën e pronësisë, detyrimisht duhet të ekzistojë mundësi për kontroll gjyqësor të përputhjes së planeve të këtilla. Mungesa e procedimit të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje në tërësi e rrënon sistemin e hierarkisë në planifikimin urbanistik dhe praktikë lejon miratim arbitrar të planeve urbanistike në të cilat në llogari të të drejtës për pronësi të qytetarëve përfaqësohen  biznes ose interesa të tjera.

Vetë e drejta e pronësisë është e garantuar me nenin 30 nga Kushtetuta e RM, kështu që Gjykata Kushtetuese duhet që gjatë vlerësimit të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së një plani të caktuar urbanistik të përcaktojë nëse në të është shkelur e drejta e tillë e qytetarëve. Ekzistojnë argumente se përmbajtja e planeve urbanistike janë të natyrës teknike, dhe si të tilla paraqesin aspekte profesionale teknike nga plani që burojnë nga kompetencat e Gjykatës Kushtetuese. Mirëpo, karakteri i tyre teknik aspak nuk paraqet pengesë për gjykatësit kushtetues duke pasur parasysh mundësinë e paraparë me Rregulloren e Gjykatës Kushtetuese të përcaktohen organe dhe organizata profesionale dhe punëtorë shkencor dhe m ekspertizë të cilët mund t’u japin shpjegime gjykatësve për përmbajtje të planeve. Në të kundërtën, Gjykata Kushtetuese nuk ka qenë kompetente të veprojë në lidhje me përmbajtjen e cilit do qoftë ligj ose akt të përgjithshëm i cili në vete ka pjesë e cila është e natyrës teknike,  por do ta kishte vlerësuar vetëm procedurën në kuadër të të cilës është miratuar dispozita e tillë, gjë e cila është absurde edhe në kundërthënie të plotë me qëllimin dhe rolin për të cilin është themeluar kjo gjykatë.

Karakteri i përgjithshëm i parimeve të planifikimit urbanistik jo vetëm që nuk paraqet pengesë për zbatimin e tyre gjatë vlerësimit të ligjshmërisë të planit të caktuar urbanistik, por jep mundësi për rol më të madh të gjykatësve  kushtetues gjatë procedimit në këto lëndë. Mundëson shkallë më të madhe të vlerësimit nëse një plan konkret urbanistik i përmbush parimet e këtilla, posaçërisht duke e pasur parasysh karakterin e ndryshëm të situatave të cilat mund të paraqiten gjatë miratimit të planit konkret. Në këtë mënyrë Gjykata Kushtetuese ka mund të zë rol shumë më aktiv në kontrollin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së planeve urbanistike, me çka në mënyrë të drejtpërdrejtë do të mund të ndikojë edhe në një numër të madh të ngjarjeve shoqërore që ndodhën në vitet e kaluara dhe të cilat ishin të ndërlidhura me planifikimin urbanistik. Përkundër kësaj, Gjykata kushtetuese ka vendosur për variantin “më të lehtë” dhe ka vendosur të mos lëshohet në vlerësim nëse me planin konkret janë respektuar këto parime ose jo.

Në raport me të drejtën e pronësisë,  Rregullorja e përmendur është me një rëndësi të madhe duke pasur parasysh se me atë vendosen standarde dhe normativa për planifikim urbanistik me të cilat, midis të tjerave, sigurohet rregullimi i hapësirës në mënyrë në të cilën balanca midis mbrojtjes së pronësisë private dhe interesit publik. Rregullat e këtilla duhet të garantojnë se gjatë planifikimit urbanistik do të aplikohen parametra të cilat nuk do të sjellin deri te shkelja e të drejtës së pronësisë, më shumë nga ajo që kërkohet në emër të interesit publik, posaçërisht jo në dobi të subjekteve të tjera ose interesave “të maskuara” politike. Si rrjedhojë, novitet një mekanizëm me të cilin do të sigurohet kontroll gjyqësor në zbatimin e kësaj rregulloreje gjatë miratimit të planeve urbanistike, të cilën Gjykata Kushtetuese në momentin konkret  nuk ka mundësi kushtetuese ta zbatojë.

Praktika e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut

Për dallim nga Gjykata Kushtetuese, e cila konsideron se planet urbanistike nuk ndikojnë në të drejtën e pronësisë, Gjykata Kushtetuese për të drejtat e njeriut (GJKDNJ) në jurisprudencën e vet ka marrë qëndrim se instrumentet e këtilla mund të reflektohen në të drejtën e këtillë të garantuar me nenin 1 nga Protokolli 1 nga Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut (KEDNJ) madje në mënyrë që e përfshin që e përfshin të drejtën të gëzimit të qetë të pronës. Me vetë atë, GJEDNJ në të njëjtën kohë ka pranuar se në situata kur një subjekt i caktuar konsideron se i është shkelur e drejta e pronësisë me një plan të caktuar urbanistik, patjetër duhet ti jetë e garantuar dhe e siguruar e drejta e mbrojtjes së asaj të drejte para gjykatës së pavarur dhe të paanshme në pajtim me nenin 6 nga KEDNJ. Një nga kushtet të cilat një gjykatë ose tribunal i caktuar duhet ti përmbush për tu llogaritur se i nënshtrohet nenit paraprakisht të cituar është të ketë detyrë dhe mundësi që një rast të caktuar ta analizojë nga të gjitha aspektet, përkatësisht të vendos për të gjitha çështjet faktike dhe juridike të cilat mund të iniciohen. Në sytë e GJEDNJ, gjykatat kushtetuese nuk e përmbushin kriterin e këtillë, nga shkaku tyre që të kontrollojnë një plan të caktuar urbanistik shtrihet vetëm me përputhjen e tij me Kushtetutën dhe ligjet, por nuk jep mundësi për hulumtim të të gjitha fakteve relevante nga një rast i caktuar. Kurrsesi, ndërkaq, nuk mund të bëhet fjalë për përmbushje të kushteve nga neni 6 nga KEDNJ në situata kur vendimi për ligjshmërinë e aspekteve të caktuara të planeve urbanistike është ekskluzivisht në duart e pushtetit ekzekutiv, siç është rast me dhënien e pëlqimit për përputhjen e planeve të detajuara me planet e përgjithshme nga ana e Ministrisë për transport dhe lidhje.

Nevoja për reforma

Nga e tërë ajo që është prezantuar paraprakisht shpien te konkluzioni se vendosja aktuale juridike e planifikimit urbanistik qytetarëve nuk ju siguron mbrojtje përkatëse gjyqësore në situata kur konsiderojnë se e drejta e tyre e pronësisë është e shkelur me plan të caktuar urbanistik. Pjesërisht kjo ka të bëjë me vetë zgjidhjet ligjore për karakterin dhe formën në të cilat miratohen planet e tilla, por pjesa më e madhe shkon edhe në llogari të mungesës së kurajës së gjykatësve kushtetues që ta riemërojnë kompetencën  vetë e cila vendos në lëndë të këtilla. Gjithsesi, pikërisht mungesa e kontrollit efikas gjyqësor është shkaku që më shpesh qytetarët  të drejtën e vet e kërkojnë “në rrugë”, në vend përmes institucioneve të sistemit dhe që në numër të madh të rasteve biznes ose interesat e tjera zbatohen lehtë në mënyrë e cila është në dëm të vetë të drejtës për pronësi.

Edhe tani reformat propozuara të Ligjit për planifikim hapësinor dhe  urbanistik assesi nuk parashikojnë zgjidhje me të cilat do të mënjanuar mangësitë e tilla. E madje edhe avancimi i të drejtave të caktuara dhe rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin urbanistik që është i përfshirë në draft propozimin e Ligjit për planifikim urbanistik nuk do ta kenë efektin e duhur, përderisa nuk sigurohen mjete juridike me të cilat do të mundësohet kontroll i plotë gjyqësor i planeve urbanistike. Aq më tepër sepse mungesa e zgjidhjeve të tilla ligjore  do të sillte një numër të madh të lëndëve para Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut, mundësi të cilën deri tani qytetarët në situata të tilla aspak nuk e kanë shfrytëzuar.

Mënyrat në të cilat do të vendosej kontrolli i tillë gjyqësor do të kishte qenë lëndë e një analize tjetër, të posaçme, duke pasur parasysh mundësitë e ndryshme dhe kompleksitetin e masave të cilat mundet edhe duhej të ishin ndërmarrë. Por, thënë në mënyrë më të thjeshtë, ka nevojë që planet urbanistike të miratohen në mënyrë e cila do të mundësonte kompetenca edhe të gjykatave të rregullta civile, duke pasur parasysh se pikërisht ato janë të vendosura më mirë në sistemin gjyqësor që të bëjnë vlerësim nëse në një rast konkret ka shkelje të të drejtës së pronësisë. Nënkuptohet, duke përfshirë aty edhe mundësinë për vënie jashtë fuqie të planeve konkrete urbanistike kur do të konstatohet një shkelje e tillë.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose të shkarkoni
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i pasqyron pozitat e Institutit për studime të komunikimit e as të donatorit.

„Друже Тито, ми ти се кунемо“
Постои ли ефикасна судска заштита на правото на со...
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Среда, 12 Декември 2018
  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не