fbpx
 

A është teknologjia kërcënim për demokracinë?

MKD

Jana Lozanoska

Jana Lozanoska 200x2501Çfarë do qoftë përkrahje e verbër e zhvillimit teknologjik ka pasoja jo vetëm për natyrën, të dukshme përmes ngrohja globale dhe ndryshimet klimatike, por edhe për demokracinë dhe tjetërsimin e njeriut nga vetë njerëzimi dhe bashkësia politike.

Zhvillimi teknologjik që rritet shpejtë në shekullin  njëzet e një, siç është automatizimi,  big data (vëllimi i madh i të dhënave për shfrytëzues dhe databaza), inteligjenca artificiale, algoritmet dhe machine learning (të mësuarit makinerik dhe inteligjenca artificiale), në mënyrë të pashmangshme hapin çështje të caktuara të cilat kanë të bëjnë me implikimet e procesit të tillë mbi politikën. Me rëndësi të posaçme është që këto implikime të shqyrtohen përmes raportit të teknologjisë dhe politikës, në kushte në të cilat politikat nuk krijohen nga pluralizmi i qëndrimeve dhe mendimeve në hapësirën politike, por nga data inxhinierë.

 

Për teknologjinë

Në shekullin e njëzetë algoritmi i Alan Turing, i cili i zbuloi/kodet/algoritmet për sulmet nga armiku (Gjermania), konsiderohet meritor për përfundimin dhe shkurtimin e njërës nga luftërave më destruktive – Luftës së Dytë Botërore. Kjo e shënjoi jo vetëm fillimin e kohës kompjuterike të algoritmeve, por edhe fillimin e raportit më kompleks njeri-makinë.

Në masë të madhe zhvillimi teknologjik hap jo vetë çështje antropocentrike, por edhe trans-humane për raportin e njeriut dhe makinës, të cilin e shqyrton Dona Harvej dominuese (1991), Xhorxh Granti konvencional (1986) i cili flet për çështjen e drejtësisë dhe teknologjisë, por edhe harari në formë të vështrimit të popullarizuar për historinë e njerëzimit (Homo Deus: A Brief History of Tomorrow). Çështja e teknologjisë posaçërisht është me interes për trans-humanistët, dhe në mënyrë të pashmangshme e hap edhe çështjen rreth kërkimit të vazhdueshëm të njeriut të pavdekshmërisë dhe të përsosjes njerëzore.

Në shkencën nuk ekziston një të kuptuar të përgjithshëm për atë se çfarë është teknologjia. Ekzistojnë qasje të shumta, duke filluar nga ato të cilat e shqyrtojnë teknologjinë përmes etikës dhe utilitaritetit të saj, deri në shfrytëzimin dhe rëndësinë e teknologjisë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe ekologjinë. Sa i përket ekologjisë, teknologjia posaçërisht përdoret në qasjen e eko-modernistëve. Ndërkaq, në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm dhe të teknologjisë vend të posaçëm zënë Kombet e Bashkuara, fillimisht përmes miratimit të qëllimeve milenare zhvillimore, dhe prej para një kohe të shkurtër, përmes qëllimeve zhvillimore dhe dokumentin (Agjenda e OKB për zhvillim të qëndrueshëm 2030), në të cilin teknologjia ose zhvillimi teknologjik zënë një vend të rëndësishëm.

Teknologjia dhe politika

Kritika dhe historia më e rëndësishme dhe gjithë më përfshirëse teknologjisë dhe e progresit, mund të gjendet në punimet e Hana Arent, posaçërisht në veprën e saj qendrore, Gjendja e njeriut. Kjo vepër jo vetëm që i shënon dallimet në raportin politik dhe teknologjik, por i vë në pah qartë edhe implikimet nga progresi teknologjik. Si rrjedhojë e kësaj, nuk është rastësi që Arent veprën e tij e fillon me komente për lançimin e Sputnikut në gjithësi si arritje tejet të madhe e njerëzimit, por flet edhe për dëshpërimin tejet të madh nga prania e ushtrisë me këtë rast. Implikimet nga zhvillimi teknologjik, ndërkaq, të cilat sipas Arentit janë fatale për njeriun si qenie njerëzore, janë se përmes automatizimit të rritur, fjala dhe puna e humbin domethënien e vet, rritet tjetërsimi i njerëzimit dhe paraqitet  vetmia masive e cila është parakusht për ideologjitë dhe lëvizjet totalitare që janë në rritje e sipër.

Sipas Arentit, automatizimi i fjalës (Gugëll dupleks), është shkatërruese për politikën, sepse fjala dhe aksioni politik janë të ndërlidhura në mënyrë të pashmangshme dhe realizohen në hapësirën politike dhe publike, e cila në të njëjtën kohë është e përhershme dhe e përkohshme. Drejtësia dhe politika për Arentin janë në një lidhje të pandashme dhe si rrjedhojë e kësaj drejtësia është e vendosur në hapësirën politike publike përballë asaj sociale, siç është rasti me  strukturën sociale dhe institucionale të drejtësisë për të cilën ajo flet. Politika për Arentin është shumë e gjerë dhe është si një përshkrim i realitetit, në të gjendet edhe drejtësia shoqërore, ku në të njëjtën kohë ekziston edhe drejtësia.

2018 40 digital democracy

Permanenca e hapësirës politike për Arentin realizohet përmes institucioneve stabile, në të cilat sot teknologjia përdoret në masë të madhe. Për shembull, teknologjia ose algoritmet përdoren në rregullimin dhe menaxhimin e lëndëve gjyqësore, si dhe në procedurën para-hetimore, për gjetjen e të dyshuarve dhe për përllogaritje të mundësisë për të bërë vepër penale. Ndërkaq, Kina deri në vitin 2021 ka intencë të shfrytëzojë big data dhe inteligjencë artificiale në menaxhimin institucional. Kjo nënkupton se menaxhimin dhe krijimin e politikave do ta bëjnë algoritmet dhe makinat, para së gjithash, përmes ushqimit të këtyre sistemeve me një vëllim të madh të të dhënave nga shfrytëzuesit dhe nga data-bazat.

Sipas Arentit, liria e hapësirës së përkohshme politike, nënkupton edhe mundësi për funksionimin e saj të papenguar. Hapësira e përkohshme politike është hapësirë e aksionit dhe fjalës politike, i cili është o pa parashikueshëm, i lirë dhe ka potencial që të sjellë ndryshime politike. Në atë drejtim është edhe çështja e shfrytëzimit e rrjeteve sociale dhe roli i tyre mbi erozionin e hapësirës konvencionale politike ku çdokush paraqitet dhe e shpreh diversitetin dhe individualitetin e vet.

Emërues i përbashkët

Kohëve të fundit ndodhin dy procese paralele në suaza globale, Nga një anë ka rritje të hulumtimeve në një fushë të re – mësimi makinerik dhe inteligjenca artificiale dhe pjesëmarrja qytetare në platformat digjitale. Ndërkaq, nga ana tjetër bëhen hulumtime për etikën në zhvillimin e inteligjencës artificiale. Rasti me Kembrixh analitikën dhe qasjen e paligjshme në numrin milionësh të të dhënave të përdoruesve privat të Fejsbukut, është vetëm pjesë nga nevoja për zhvillim të etikës së këtillë dhe të regullativave.

Në atë kuptim disa organizata rajonale siç është Këshilli i Evropës i bëjnë vështrim ndikimit të inteligjencës artificiale mbi të drejtat e njeriu. Raportuesi special për liri të fjalës dhe të shprehjes i OKB, inteligjencën artificiale e konsideron si kërcënim dhe sfidë për të drejtat e njeriut.

Në kushtet e vendit tonë, ndërkaq, ky raport i teknologjisë dhe i të drejtave t[ë njeriut/demokracisë ende janë në një nivel end të rudimentar edhe në raport me diskutimin publik rreth kërcënimeve nga e njëjta, edhe në raport me rregullativën juridike. Në raport me aspektin e dytë, ekziston një boshllëk juridik në luftën kundër gjuhës së urrejtjes në internet, si fushë e cila e rregullon këtë raport. Si rrjedhojë e kësaj qasja e disa organizatave joqeveritare është i gabuar për nga ana metodologjike sepse fokusohet në përndjekjen penale dhe luftimin e gjuhës së urrejtjes në internet në bashkëpunim me policinë, por ndërkohë, nuk ekzistojnë ligje për rregullimin e internetit si hapësirë e veçantë.

Sa i përket, ndërkaq, politikës dhe teknologjisë së algoritmeve dhe të inteligjencës artificiale, një shembull ku teknologjia me sukses mund të  përdoret janë proceset zgjedhore. Kjo, nëse sigurohet kontroll i paanshëm  dhe objektiv të proceseve zgjedhore nga vetë njeriu, të cilat në shumë raste janë tejet rraskapitëse. Shembull se si rraskapitja ndikon bë proceset zgjedhore është rasti i Indonezisë dhe incidenti në të cilin vdiqën më tepër se 300 anëtarë të këshillave zgjedhor nga lodhja e tepërt gjatë numërimit të votave. Në vend të mbështetjes ekskluzive në faktorin njerëzor, i cili gjithsesi do ta kontrollonte tërë procesin e numërimit dhe kalkulimin e votave, prapëseprapë algoritmet  dhe inteligjenca artificiale do të mund  të njëjtin ta lehtësojnë.

Pa marrë parasysh se zhvillimi i sotëm teknologjik shfrytëzohet në të gjitha sferat e jetës, prapëseprapë hap kundërthënie në vetë rolin e Kombeve të bashkuara në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm nga njëra anë dhe të drejtat e njeriut nga ana tjetër. Ajo nënkupton se realizimi i qëllimeve të qëndrueshme, në masë të madhe varen nga përdorimi i zhvillimit teknologjik që është rezultat jo vetëm i revolucionit industrial, por edhe i imperializmit dhe kolonializmit. Ndërkaq, përdorimi i teknologjisë konsiderohet se në përgjithësi paraqet kërcënim për të drejtat e njeriut dhe demokracinë. Prandaj, roli i  papajtueshëm i teknologjisë në këto dy fusha është promovuar nga vetë Kombet e bashkuara.

Në atë drejtim, përkrahja e verbër e progresit teknologjik ka pasoja jo vetëm për natyrën, që është e dukshme përmes ngrohjes globale dhe ndryshimet klimatike, por edhe për demokracinë dhe tjetërsimin e njeriut nga vetë njerëzimi dhe bashkësia politike. Prandaj, çështja e teknologjisë në mënyrë të pashmangshme është edhe çështje politike dhe kërkon qasje inter-disciplinare, pa dallim nëse kjo ka të bëjë ne raportin njeri-shoqëri ose njeri-natyrë.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose ta merrni përmbajtjen.
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozitat e Institutit për studime komunikologjike e as të donatorit.

Зошто не ги применуваме документите на ОН за култу...
Дали технологијата е закана за демократијата?
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Четврток, 05 Декември 2019
  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не