fbpx
 

A frikësohen qeveria dhe pronarët e fabrikave të tekstilit nga socializmi?

Sonja Stojadinoviq

Trajtimi dhe pagesa e punëtorit nga i cili varet i gjithë sistemi i prodhimit, duhet të jetë në vend të parë te shteti dhe punëdhënësi. Pa punëtor, nuk ka prodhimtari, ndërsa aq më pak profit.

Në Maqedoni, industria e tekstilit në përgjithësi qep për brendet botërore C&A, H&M, Garry Weber, Olymp, Casa Moda, si dhe për armatën gjermane. Me pagë, të garantuar me ligj prej 14 mijë denarë, por në realitet e ulët, me shumë raste të denoncuara dhe të pa denoncuara të eksploatimit, mos pagesë të K-15, nxitjen e ekonomisë informale me pagesën e gjysmës së pagës në llogari, ndërsa gjysmën tjetër në zarf, festa shtetërore të pa paguara, vikendi, punëtorjа maqedonase në fabrikat e tekstilit i ngjan shumë punëtorëve të tekstilit të Azisë. Kërkesat e kastës së punëdhënësve bien ndesh me gjendjen reale për jetën e punëtores tekstile.

Është e vjetër shprehja: veshja nuk e bën njeriun por e prezanton. Duke e ditur këtë, me mbështetje plotësuese të politikanëve – biznesmenëve, punëdhënësve të kastës tekstile në Maqedoni, kohë më parë vendosën robëri të inkurajuar nga shteti. Me deklaratat e fundit dhe kërkesat për ndryshimin e orarit të punës, anulimin e festave dhe pothuajse anulimin e pauzës, ata e mbërritën majën e pafytyrësisë. Prеtekstet, të cilat fshihen mbrapa këtyre kërkesave, janë se për shkak të respektimit të festave, pauzës në orarin e punës, biznesi i tekstilit po bëhet jo konkurrues në treg. Sikur harrohet se biznesmenët maqedonas nuk kanë linjat e tyre të modës, por janë vetëm rrobaqepësi për brendet botërore, dhe së këndejmi konkurrenca në treg duhet të merret si baza kryesore për këto kërkesa.

Megjithatë, sjellja e biznesmenëve maqedonas të industrisë së tekstilit, nuk është shpikur prej tyre. Historia e prodhimit të tekstilit, jep bazë për pafytyrësi dhe lakmi, sepse edhe në kohën e re, kjo industri në nivel botëror është më e prekur nga eksploatimi i punëtorit.

Në botë nuk është shumë më ndryshe se tek ne

Nga dëshira e shkretë, të ndiqen rrjedhat botërore madje edhe në shkeljen e të drejtave të punëtorëve, nuk bëhet dallim ndërmjet profitit dhe kushteve të punës që rrezikojnë jetën. Pagat e ulëta, marrëveshjet e punës të pa sigurta dhe kushtet minimale shpesh jo humane për punë, janë më të përhapura në industrinë e tekstilit në Azi si prodhues më i madh i tekstilit në botë. Nuk duhet harruar rasti Tazreen Fashions në Daka, Bangladesh kur në zjarrin që kaploi fabrikën e tekstilit humbën jetën 117 njerëz. Aq më pak guxon të harrohet katastrofa më e madhe, kur vitin e njëjtë gjithashtu në afërsi të Dаkа, Bangladesh gjatë së cilës për shkak të rrënimit të fabrikës së tekstilit humbën jetën mbi 1000 njerëz. Kjo tragjedi detyroi mbi 200 brende botërore, H&M, Nike, Adidas, GAP, Levi Strauss, Columbia të nënshkruajnë marrëveshje në bashkëpunim me sindikatat me të cilin Bangladesh obligohet të krijojë kushte normale për punë dhe mbrojtje gjatë punës për të punësuarit në industrinë e tekstilit, në veçanti në repartet e qepjes. Rreziqet e përditshme ndaj të cilave janë të ekspozuara rrobaqepëset janë pluhuri, ventilimi i keq, reagensët kimik, zhurma, dëmtime të muskujve dhe skeletit për shkak të pozitës së vazhdueshme të qëndrimit ulur. Në mënyrë plotësuese, është edhe presioni psikologjik i cili ushtrohet që të arrijnë afatet për rritjen e profitit nëpërmjet bonuseve për punën e kryer më herët. Për paga të vogla të cilat mundësojnë vetëm në jetojnë në prag të varfërisë me 160 dollarë në muaj.

Se plasat li vladata i gazdite na tekstilnite fabriki od socijalizmotBurimi: makfax.com.mk

Po ku janë të drejtat e punëtoreve dhe të drejtat e grave? Industria e tekstilit që nga viti 1848 e këndej është treguar si tejet shtypëse për gratë. Punësimi në këtë industri, 70 përqind bie mbi gratë, ndërsa ato çdo herë janë më pak të paguara se burrat edhe pse dominojnë në mesin e të punësuarve. Në Shri Lankë bëhet qepja e prodhimeve të brendeve botërore M&S dhe H&M. Orari i punës është 12 orë, punëtorët jetojnë në kushte johumane ku për 10 – 15 persona ka një tualet, ndërsa paga është 64 dollarë në muaj, ndërsa për jetë normale ju duhen të paktën 150 dollarë. E njëjtë është situata edhe në Kamboxhia ku punëdhënës dominues në industrinë e tekstilit është M&S (Marks & Spencer). Këta gjigantë të tekstilit janë të fokusuar vetëm në rritjen e profitit të tyre, ndërsa përmirësimi i kushteve të punës dhe paga janë vetëm floskula boshe.

Kanë qenë një herë “Makedonka” – Shtip, “Astibo” dhe Jugosllavia

Fabrika për tekstil dhe konfeksion “Маkedonkа“ nga Shtipi, e ndërtuar në vitin 1952. Së bashku me “Teteks” (Todor Cipovski Merxhan) fabrika për produkte të leshit nga Tetova dhe fabrika për mëndafsh “Nonça Kamishova” nga Velesi, e njohur si Svillara, kanë qenë baza për zhvillimin e industrisë maqedonase të tekstilit. Fabrika ka pasur bibliotekën e saj, mensë me tre shujta, tre diskont dyqane, dy komplekse banesore për punëtorët e vet, kamp për pushim në Liqenin e Ohrit, pushimore në malin Pllaçkovica dhe hotel afër Liqenit të Dojranit. Në kulmet e prodhimtarisë së saj, kjo fabrikë në vitin 1987 ka punësuar 5900 punëtorë, ndërsa likuidimi i fabrikës ka ndodhur në vitin 2001. Ky gjigand ka qenë lojtar i barabartë në tregun e tekstilit në Jugosllavi dhe suksesshëm ka eksportuar jashtë vendit. Xhinset Vrangler (Wrangler) janë prodhuar në “Makedonka” Shtip.

Nga repart në fabrikën “Makedonka” i hapur në vitin 1962, „Аstibо“ me kalimin e viteve është shndërruar në sistem prodhues i pavarur për dizajn dhe prodhim të veshjes për meshkuj, femra dhe fëmijë. Si konglomerat i pavarur prodhues “Astibo” ka punësuar 4800 punëtorë, ka pasur institucionin e vet shëndetësor, apartamente për të punësuarit dhe kopsht për fëmijë.

Duke e marrë parasysh numrin e të punësuarve gjatë periudhës nga hapja dhe mbyllja e fabrikës, së bashku me shërbimet të tjera dhe volitshmëritë të cilat i kanë ofruar, mund të kemi një paraqitje të përgjithshme, të pothuajse 11 mijë të punësuar dhe punëtorë të përkujdesur nga aspekti social. Për fat të keq, imazhet e këtilla ende karakterizohen si utopi e komunizmit të errët.

Duke u nisur nga gjendja aktuale, me çka rreth 36 mijë punojnë në industrinë e tekstilit në Maqedoni, vetëm një numër mund të thotë shumë. Edhe pse gjendja e deritanishme në drejtim të numrit të të punësuarve në këtë industri është më e mirë, krahasuar me periudhën e Jugosllavisë, numrat të tjera flasin për një gjendje tjetër. Nëse krahasohen kushtet e punës të cilat i diktojnë pronarët, ku mosha mesatare e fuqisë së punës është 45 vjet, paga është 12.500 denarë, në shumë raste mund të jetë edhe më e ulët nëse pronarët e paguan gjysmën në llogari, ndërsa tjetrën në zarf. Në Shtip, numrat e fundit zyrtar tregojnë se ka 70 konfeksione me 7700 të punësuar, por si është gjendja sot, askush nuk mund të japë të dhëna zyrtare. Interesi për arsim në këtë veprimtari është i dobët sepse në përgjithësi punon vetëm LON prodhimtaria, më saktë qepet për firmat e jashtme. Nuk kemi mbështetje për linjat e modës maqedonase, dizajnuesit maqedonas shesin jashtë vendit, ndërsa pronarët maqedonas të tekstilit arsyetohen se nuk janë konkurrues për shkak të atyre gjysmë orë pauzë.

Pronarë, eksploatorë apo punëdhënës?

Në Maqedoni, industria e tekstilit në përgjithësi qep për brendet botërore C&A, H&M, Garry Weber, Olymp, Casa Moda, si dhe për armatën gjermane. Me pagë, të garantuar me ligj prej 14 mijë denarë, por në realitet e ulët, me shumë raste të denoncuara dhe të pa denoncuara të eksploatimit, mos pagesë të K-15, nxitjen e ekonomisë informale me pagesën e gjysmës së pagës në llogari, ndërsa gjysmën tjetër në zarf, festa shtetërore të pa paguara, vikendi, рunëtorjа maqedonase që fabrikat e tekstilit i ngjan shumë punëtorëve të tekstilit të Azisë. Kërkesat e kastës së punëdhënësve bien ndesh me gjendjen reale për jetën e punëtores tekstile. Ndryshimi i kursit fiks të denarit të cilën e kërkojnë pronarët, do të shkaktojë vetëm dëm mbi gjendjen edhe ashtu të varfër të punëtorit, sepse gjobat, për shembull, të cilat janë përcaktuar me ligjet janë përllogaritur në denarë dhe në euro, ndërsa paga e punëtorit tekstil është fikse, bazuar mbi pagën minimale. Në mënyrë plotësuese, halë në syrin e publikut paraqet gjendja pronësore e punëdhënësve e cila është vite dritë më larg gjendjes së punëtorëve të tyre. Prona të mëdha, makina të shtrenjta, investime në biznese të tjera. Të gjitha këto fakte nuk shkojnë në favor të kërkesave të punëdhënësve si të diskriminuar në tregun botëror, por vetëm në dëm të punëtorëve të cilët vuajnë më tepër në këtë rast.

Trajtimi dhe pagesa e punëtorit nga i cili varet i gjithë sistemi i prodhimit, duhet të jetë në vend të parë te shteti dhe punëdhënësi. Pa punëtor, nuk ka prodhimtari, ndërsa aq më pak profit. Punëdhënësit e të gjithë sektorëve në Maqedoni, ndoshta duhet të shohin videon e Hamdi Ulukaja, themelues i qumështores “Çobani" (Chobani) i cili me origjinë është kurd dhe është pronar i prodhimit të kosit me vlerë miliardë dollarë. Qasja e tij humane ndaj punëtorit dhe të gjithë sistemit prodhues me vetëdije të lartë se pa punëtorin nuk do të ekzistojë prodhues, jep qasje krejtësisht të kundërt dhe real ndaj punëve. Ndërkaq këtë qasje humane e kishim në socializëm, vetëm se nuk ka pëlqente.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose para se ta merrni përmbajtjen
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozicionet e Institutit për studime komunikuese e as të donatorit.

Враќање на убиството на големата сцена
Се плашат ли владата и газдите на текстилните фабр...
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Петок, 06 Декември 2019
  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не