fbpx
 

A janë të gjitha kombet konstrukte?

Naum Kajçev

Naum Kajcev 200x250Të pohohet se nuk ka pasur etnitete/kombësi/popuj në Evropën Juglindore gjatë Shekullit të mesëm është mjaft ekstravagante të cilën asnjë lojë me publikime të veçanta nuk do të kishte mundur ta legjitimojë. Prania e popujve, përfshirë edhe të kombësisë bullgare të bashkësisë, jo vetëm që buron nga burimet, por është e pranuar nga historiografija relevante.

Të kishte qenë gjallë Entoni Smith, vështirë se do të kishte qenë i lumtur se si shpjegohet qasja e tij, e cila rezulton me pohimin se popujt janë “konstrukte relativisht të paradokohshme”, siç e bën kolegia e re Lubica Spaskovska në publikim e saj të para do kobshëm (ResPublica, 1 gusht i vitit 2019). Theksi im këtu nuk është në “relativisht të paradokohshme”, pa marrë parasysh se shkencëtari eminent britanik dyshon në tezën se popujt paraqiten madje në çerekun e fundit të shekullit të tetëmbëdhjetë. Për Entoni Smithin dhe qasjen e tij etno-simbolike, kombi nuk është “konstrukt”, ai është komunitet kompleks njerëzor, e cila nuk është vetëm prodhim i ligjeve socio-ekonomike gjatë tranzicionit ndaj Modernes; ajo nuk është vetëm prodhim i elitave të caktuara intelektuale dhe politike, me fjalë të tjera të “nacionalistëve” – ajo lind gjatë interaksionit të faktorëve të ndryshëm, nga të cilët njëri është trashëgimia etnike para-moderne të bashkësive të caktuara. Për krijimin e kombit në mënyrë të konsiderueshme kontribuon “raporti kompleks midis të tashmes aktive nacionale dhe, shpesh herë, trashëgimisë së vjetër etnike, midis trashëgimisë së definuar etnike dhe verifikuesit të tij të ri si dhe verifikuesit nacionalist “, shkruan ai. “në këtë raport të vazhdueshëm përtëritës me dy kahe midis të kaluarës etnike dhe të tanishmes nacionaliste qëndron sekreti i energjisë shpërthyese të kombit dhe fuqia e tmerrshme të cilën ajo e kryen mbi anëtarët e saj”, insiston shkencëtari. Në debatin e cituar të njohur me mësuesin e vet Ernest Gellner nga tetori i vitit 1995, dhjetë ditë para vdekjes së Gellnerit, më 5 nëntor të vitit 1996, E. Smith e përdor nocionin “konstrukt” vetëm një herë, për ti paraqitur perceptimet elegante-ironike për kombin të kundërshtarëve të tij teorik.

Siç është e njohur mirë, E. Smith nuk e pranon distinkcionin mekanik për “primordialistë – modernistë”, por jo vetëm për shkak të asaj se qasja etno-simbolike e konteston këtë dikotomi dhe artikulon qasje të vetën të përzier. Në grupin e parë, ai e thekson dallimin midis nacionalistëve dhe perenijalistëve, ndërsa në të dytin, me rëndësi është përkufizimi i tij midis modernistëve (Karll Dojç, Eli Keduri, Ernest Geler) dhe postmodernistëve. Në të vërtetë, këta të fundit e konsiderojnë kombin para së gjithash si krijesë të elitave nacionaliste – në këtë drejtim janë orientuar përpjekjet të një numri të madh të hulumtuesve në dekadat e fundit. Ashtu, për shembull, disa e prezantojnë kombin si rezultat i ndikesës të shumës së traditave të shpikura (Erik Hobsbaum), të tjerë e vënë theksin në aktivitetet specifike kulturore, si për shembull mbi teknologjinë e botimeve të shtypura të cilat krijojnë mundësi të reja për ndërlidhje, komunikim dhe ndikime në kushtet e tregut kapitalist, në efikasitetin simbolik të të cilit lind si “komunitet imagjinar” (Benedikt Anderson), ndërsa të tretit e shqyrtojnë kryesisht si narrativ (Homi Baba).

Dali site nacii se moderni konstruktiBurim: singularityhub.com

Në këtë kontekst, më se e çuditshme është deklarata e koleges Spaskovska se ne, përfaqësuesit bullgar në Komisionin e përbashkët për histori midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, e hedhim poshtë “qasjen konstruktiviste nga teoritë e nacionalizmit” dhe se kemi marrë pikëpamje primordiale (ose mundet të tilla të “nacionalizmit retrospektiv”). E çuditshme, mu për këtë sepse kjo nuk është terminologjia as e E. Smithit, e madje as e E. Gellnerit, për të cilin opozita është “modernizëm – primordializëm”. Pohimi është edhe i pavërtetë dhe i pabazë, sepse as personalisht unë, e sa e di edhe askush nga kolegët e mi, nuk ka shkruar e as ka pohuar se ekziston kombi bullgar në Mesjetë. Përkundrazi, gjithmonë kemi besuar se ai është formuar si rezultat i proceseve në Vorozhdenies/Rilindjes, të depërtimit të rajoneve tona në Kohën e re në shekullin e 18-të e posaçërisht në atë të 19-të.

A ka etnikume/popuj në Shekullin e mesëm?

Për festën e 8 dhjetorit isha në Ohër për ti përjetoj me miqtë e mi festimet e qytetit për 110 – vjetorin nga i ndjeri Shën Naumi i Ohrit. Në Pllaoshnik, ata që festonin në kishë ma tërhoqën vërejtjen në një libër të ri të publikuar posaçërisht për përvjetorin, të cilin e kishte publikuar Dioqeza e Dibrës-Kërçovës “Shën Klementi i Ohrit – hagjiografi dhe himnografi”. Fillova ta lexoj Jetë-përshkrimin hapësinor të Sh. Klementit nga Teofillakti i Ohrit, e cila, me përjashtim të titullit ishte përkthyer në mënyrë korrekte: “5. Por, meqë populli i Sllavëve nuk i kuptonte shkrimet e shkruara me gjuhën Elene, të shenjtit atë e konsideronin si dëm të madh dhe pa ngushëllim u vinte keq që fanari i Letrave nuk dhelej në tokën e errësuar bullgare... 16. Ndërsa ai Borisi ishte i aftë në çdo pikëpamje dhe i prirë ndaj të mirës. Në kohën e tij edhe populli bullgar filloi ta ndërrojë veten me pagëzim hyjnor dhe ti drejtohet krishterimit”.

Bëhet fjalë për një nga burimet e shumta historike – edhe bizantine edhe të Evropës Perëndimore, edhe të vendit tonë (bullgare), në bazë të të cilave na bëhet e qartë se në Mesjetë, më saktë në shekullin e 9-të – fillimin e shekullit të 10-të formohet kombësia mesjetare bullgare. Formohet, përfshirë edhe në territoret e Maqedonisë Veriore të sotme dhe në pjesën e madhe të Maqedonisë së sotme Jugore, të cilat ishin pjesë e shtetit të atëhershëm bullgar. Kjo bashkësi etno-politike dhe etno-kulturore e ka zhvillimin dhe evoluimin e vet në shekujt e mëvonshëm, me të gjitha tiparet dhe kufizimet e Shekullit të mesëm. Kombi bullgar i shekullit të 19-të është diçka e ndryshme si fenomen i një epoke bashkëkohore, por ajo nuk do të kishte qenë e mundur pa trashëgiminë dhe lidhjen me Bullgarinë e mesjetës.

Të pohohet se nuk ka pasur etnitete/popuj në Evropën Juglindore gjatë Mesjetës është tezë mjaft ekstravagante të cilën asnjë lojë me publikime të veçanta nuk do të kishte mundur ta legjitimojë. Prania e popujve, përfshirë edhe të kombësisë bullgare, jo vetëm që rezulton nga burimet, por është e pranuar edhe nga historiografia relevante. Në monografinë të cituar nga L. Spaskovska Byzantium’s Balkan Frontier: A Political Study of the Northern Balkans, 900 – 1200, në të njëjtën faqe 320, në të cilën autori Poll Stivenson e shpjegon mungesën në epokën e etniteteve abstrakte si “komb”, ai sqaron: “E qartë është se popujt sllav dhe jo-sllav, përfshirë edhe bullgarët, Serbët dhe Kroatët, Shqiptarët dhe Vllahët kanë qenë të vetëdijshëm për dhe në esencë ata në mënyrë aktive krijuan etnitetin e tyre të veçantë, burimet nuk e përkrahnin tezën se vetëdija e tillë etnike, edhe më pak vetëdija kombëtare, ka motivuar kryengritje [kundër Bizantin]“.

Në të njëjtin libër, nocioni “Bullgarë” përdoret nëntëdhjetë e një herë (91). Nga ana tjetër, në atë aspak nuk mund ta hasim nocionin “Maqedonas” – kjo nuk është befasi, sepse në Ballkanin në Shekullin e mesëm deri në shekullin e 14-të, emërtimi “Maqedoni” kryesisht e shënon rajonin e temës me të njëjtin emër bizantin administrativ në Trakinë Lindore, rreth Edrenesë, gjë e cila ngandonjëherë përfshin edhe hapësira më të mëdha nga Trakia e sotme, madje edhe deri te Pllovdivi dhe Rodopët. Si rrjedhojë, siç dihet, ka buruar dinastia e madhe bizantine Maqedonase.

Për kombin në Maqedoni kah fundi i shekullit të 19-të

Kolegia Spaskovska thekson dëshmi konsullore për përkufizim të caktuar Maqedonasit (e Vardarit) dhe Bullgarët nga periudha midis luftërave, ndërsa më saktë nga viti 1926, sepse në kohën para Luftërave Ballkanike, nuk kishte dilemë për të gjithë diplomatët evropian se shumica nga popullata sllave në Maqedoni është bullgare për nga karakteri. Të kërkohen raporte të këtilla për periudhën para vitit 1913 do të kishte qenë sikur të kërkoje gjilpëra në mullarin e kashtës, me ç’rast “gjilpërat” do të kishin qenë një farë treguesi për maqedonizmin dhe gërmadhat me kashtë janë për emrin e përbashkët të popullatës e krishtere sllave të Maqedonisë, vilajetin e Edrenesë dhe në Principatën e Bullgarisë. Për shkak se rilindësit tanë të përbashkët, siç janë Dimitar dhe Konstatin Miladinov, Kuzman Shapkarev dhe Grigor Përliçev, në esencë janë zgjimtarë klasik З (´´awakeners´´) të cilët tanimë kanë bërë një punë të konsiderueshme në ndërtimin e kombit bashkëkohor bullgar. Për ata për të cilët veprat e tyre nuk mjaftojnë dhe parapëlqejnë një konfirmim të caktuar për atë nga jashtë, atëherë mund ti drejtohen, për shembull, të njëjtës Ipek Josmaogllu (ndaj monografisë së saj Blood Ties: Religion, Violence and the Politics of Nationhood in Ottoman Macedonia, 1878–1908 (с. 72-73).

Ti shqyrtojmë qasjet e ndryshme teorike për kombin është e dobishme, por aplikimi tejet skolastik të definicioneve të ndryshme na shpien në një rrugë qorre hulumtimi se sa në zgjidhje të reja. Kështu, kolegia L. Spaskovska duke përdorur rreptësisht një nga definicionet e Smithit (ka edhe të tjera, me fjalë paksa më të ndryshme), konkludon se për unitetin kombëtar bullgaro-maqedonas mund të flitej vetëm në periudhën e viteve 1941-1944. Në esencë, më se e dukshme është se gjatë Luftës së Dytë botërore, e posaçërisht përfundimi i saj, ka sjellë në ndarjen e përhershme të fatit shtetëror-politik dhe kombëtar të Maqedonasve të Vardarit/jugosllav dhe të Maqedonasve nga Bullgaria. Bashkësia e mëparshme kombëtare është ndërtuar shumë më herët para vitit 1941 dhe qëndron, nëse dëshirojmë ti ndjekim definicionet dhe nocionet e E. Smith, mbi territorin e përbashkët, motorët-mitik dhe simbolet. Gjithashtu, mbi institucionet, ceremonitë dhe traditat e përbashkëta. Çfarë është festa vjetore shkollore vjetore e vëllezërit e shenjtë Qirili dhe Metodi dhe cili sistem tjetër shkollor, përveç atij të Ekzarkisë Bullgare, e shënon në Perandorinë Osmane në fundin e shekullit të 19-të? Me siguri, argumentet mund të zgjerohen në mënyrë të shumëfishtë: për shembull, me dëshmitë të folklorit, emrave dhe veprimtarinë e komunave në qytetet e Maqedonisë gjeografike, në rezultatet e veprimtarive të shumë personave të tjerë në shekullin e 19-të dhe fillimin e shekullit të 20-të.

Mendimi im personal është se duhet ti njohim dhe ti marrim parasysh qasjet e ndryshme teorike ndaj kombit, të bërë si postulat kryesisht nga sociologë dhe filozofë; ata, deri në shkallë të caktuar mund të na orientojnë, por jo edhe të na imponojnë korniza të veta, të bëhen shtrati i Prokrustit (Masë artificiale nga të cilës është e padobishme të përshtatet diçka me masa të dhunshme) për realitetet historike të cilat janë konfirmuar nga burime të ndryshme autentike. Shpesh herë nga çdo përvojë buron teoria, por pothuajse çdo teori e gjen korrektuesin e vet në përvojën empirikë. Në të njëjtën kohë, askush nuk e mohon domethënien e historisë sociale, kulturore dhe ekonomike, por braktisja e historisë shtetërore-politike dhe diplomatike mund të ketë pasoja të pa dëshirueshme në mënyrë ekstreme për shoqëritë bashkëkohore, siç vëren edhe revista britanike “Ekonomist” në njërin botimet e saja gjatë verës.

Sipas meje, përgjegjësia nuk është vetëm e historianëve, por edhe e elitave intelektuale dhe shoqërore të të dy vendeve tona, të sillemi me respekt dhe korrektësi ndaj burimeve historike të cilat në mënyrë të qartë i theksojnë elementet e historisë sonë të përbashkët. Kjo nuk e eliminon në tërësi nevojën, që ne, të gjithë qytetarët të bëjmë përpjekje që ta kuptojmë të kaluarën tonë, e jo ta ndryshojmë nga aspekti i sotëm. Në këtë mënyrë do ta ndihmojmë rrugën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por edhe me të vërtetë do të kontribuojmë për tejkalimin e problemeve të thella me të cilat ajo ballafaqohet brenda saj.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose ta merrni
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozicionet e Institutit për studime komunikuese e as të donatorit.

Nëse Qeveria me të vërtetë dëshiron të luftojë kun...
Ако Владата навистина сака да се бори против лажни...
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Понеделник, 16 Септември 2019
  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не