fbpx
 

A kontribuan kandidatët presidencial për ndërtim të paqes pozitive gjatë fushatës?

m-r Liljana Pecova – Ilieska dhe d-r Kire Babanoski

Çështja e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, si një nga faktorët për ndërtim të paqes, mandej proceset ekonomike dhe çështjet e zhvillimit, janë tregues të qartë për nivelin e demokracisë, të matur përmes politikave dhe gjuhës politike dhe stilit që përdoret si indikator për ndërtim të paqes pozitive në vendin, e madje edhe në rajonin. Sa kandidatët presidencial dhe në çfarë mënyrë i shfrytëzonin në prezantimin e vet para qytetarëve?

Paqja vendoset dhe rregullohet vetëm përmes proceseve demokratike të zbatimit të politikave. Të gjithë politikanët duhet të jenë të përgjegjshëm nëse retorika e tyre tregon ose fton për konflikt, sepse konflikti vetvetiu implikon shkaktim të frikës dhe të frikësimit, e jo të respektimit të të drejtave të njeriut dhe të demokracisë. Për vendosje dhe për kultivim të paqes ndikojnë shumë faktorë të natyrës shoqërore, ekonomike, politike, kulturologjike dhe tjetër. Pa mos i kuptuar faktorët të cilët krijojnë dhe kultivojnë shoqëri paqësore, nuk do të jetë e mundur të zhvillohen programe, të krijohen politika ose të kuptohen resurset e nevojshme për ndërtim të shoqërive të qeta dhe stabile. Të njëjtat faktorë që krijojnë paqe, sjellin shumë rezultate të tjera pozitive drejt të cilave synojnë shoqëritë, siç janë ekonomi prosperuese, inkluzivitet më i madh i qytetarëve në krijimin dhe realizimin e politikave publike, nivel të lartë të rezistencës dhe shoqëritë të cilat janë të afta tu përshtaten shoqërive.

Faktorë të paqes pozitive

Në bazë të kësaj, kur bëhet fjalë për aspektet pozitive dhe karakteristikat e paqes, çdo gjë vë në pah në nocionin paqe pozitive. Sipas Institutit për ekonomi dhe paqe, paqja pozitive mund të përshkruhet si krijim i ambientit optimal në të cilin mund të zhvillohet potenciali njerëzor. Më tutje, paqja pozitive definohet si tërësi të qëndrimeve, institucioneve dhe strukturave të cilat krijojnë dhe kultivojnë shoqëri të qeta. Paqja pozitive nuk ndërlidhet vetëm me nivele më të larta të paqes, por edhe me performansa më të fuqishme makroekonomike, sepse faktorët të cilat i kultivojnë shoqëritë më paqedashëse, gjithashtu sigurojnë kornizë për zhvillim më të fuqishëm ekonomik. Instituti për ekonomi dhe paqe nga viti 2014 e këndej, çdo vit publikon raporte për paqe pozitive, duke i analizuar faktorët të cilat ndikojnë në kultivimin e paqes. Matja e Indeksit të paqes pozitive në këto raporte përllogaritet përmes tetë faktorëve kryesorë, shtylla të paqes: qeveri që funksionon mirë, ambient i shëndetshëm afarist, shpërndarje e barabartë e resurseve, pranimi i të drejtave të të tjerëve, raporte të mira me fqinjët, qarkullim i lirë i informacioneve, nivele të larta të kapitalit njerëzor dhe nivele të ulëta të korrupsionit.

Gjetje nga monitorimi i diskursit politik të kandidatëve presidencial

IMPETUS – Qendra për internet, zhvillim dhe menaxhim të mirë realizoi monitorim për zbulim dhe sqarim të diskursit politik, Meksikës dhe elementet e retorikës, por edhe elementet e programeve të kandidatëve presidencial të cilat në mënyrë të tërthortë ndikojnë në paqen pozitive në shtetin. Në të vërtetë, në çfarë niveli duhet të ekzistojë përgjegjësi politike për qëndrimet e shfaqura, sepse edhe mos-zbatimi i politikave për të cilat angazhohen përmes qëndrimeve të shprehura qartë duhet të merret si masë e përgjegjshme dhe llogaridhënëse. Në fakt, politikanët duhet të përgjigjen dhe të japin llogari për mos-zbatimin e politikave për të cilat angazhohen. Në monitorimin është konstatuar se për të gjitha faktorët e paraqitur më parë që ndikojnë në paqen pozitive ka nevojë të diskutohet shumë më tepër në opinion, aq më tepër që vlera e indeksit të paqes pozitive në shtetin tonë është në rënie të vazhdueshme. Përmes hulumtimit u konstatua se kandidatët për president në fushatën zgjedhore shumë pak e kanë përmendur nevojën për ekzistimin e qeverisë që funksionon mirë si faktor për zhvillim të shoqërisë (kandidati nr. 2), pranimi i të të drejtave të tjerëve (kandidati nr. 1 dhe 3) dhe raporte të mira me fqinjët (kandidati nr. 1 dhe kandidati nr.3). Trajtimi i këtyre temave në kuadër të paraqitjeve të tyre nuk ishte përkatëse, e as në pajtim me interesin e opinionit dhe të qytetarit. Duket se në masë më të madhe ishin të orientuar ndaj qytetarit vetëm si trup votues dhe në varësi nga lokacionit trajtohen tema dhe segmente të veçanta nga sferat e paqes pozitive.

Partitë politike në kuadër të programeve të veta ofrojnë masa dhe aktivitete që janë elemente kyç të politikave dhe ideologjive të tyre, të cilat, prapëseprapë, nuk arrijnë tërësisht ti përmbushin sepse gjithnjë e më tepër fokusohen në ambientin politik dhe i dizajnojnë në përputhje me proceset në shtetin. Në atë kuptim është mjaft interesante se si përdoret retorika për shpjegimin e proceseve të tilla, nga pjesëtarë/ithtarë dhe anëtarë të ndryshëm partiak, e posaçërisht nga kandidatët presidencial në këtë periudhë prapa të cilave qëndrojnë partitë politike.

Burim: a1on.mk

Nuk ka pjekuri demokratike me argumente dhe fakte

Retorika politike e cila përdoret në shtetin tonë bazohet në disa pikënisje. Si narrativ, ai është paraprakisht i mbuluar përmes mbulimit të disa pikave të interesit, në bazamentin e vet përmban elemente të cilat ndikojnë mbi ndërtimin e paqes pozitive. Në kuadër të hulumtimit u morën parasysh deklaratat e kandidatëve presidencial gjatë fushatës, si dhe analiza e narrativit dhe të mesazheve në programet e tre zgjedhore. Disa nga ato deklarata u morën mjaft seriozisht , si kërcënim për demokracinë dhe stabilitetin paqësor në vendin tonë. Prapëseprapë, për një pjesë të madhe nga ajo qytetarët nuk janë të vetëdijshëm. Auditori i gjerë e merr si të gatshme tërë atë që e thotë politikani.

Në kuadër të zgjedhjeve presidenciale 2019, vokabulari i kandidatëve për funksionin president, por edhe të liderëve partiak, si përkrahës të tyre, ishte përplot me retorikë fyese, jo-dinjitoze, por jo edhe aq të ashpër, sa që ishte e stërmbushur me akuza të ndërsjella, me një varg të gafave, akuza në bazë personale dhe politike. Shumë shpesh, fjalimet nuk i përmbajnë përgjigjet në pyetjet të cilat u janë parashtruar politikanëve, por përkundrazi, diskursi politik është tërësisht i orientuar drejtë shtrembërimit të tezës, me qëllim që mendimi të orientohet kah ajo që dëgjuesi përkatësisht votuesi dëshiron ta dëgjojë. Ajo rezulton me nivel më të ulët të fjalëve politike gjë e cila nuk e implikon interesin publik, e as që është indikator për shoqërinë në të cilën propozimet për zgjidhje të problemeve dhe sfidave reale janë prioritet.

Të tre kandidatët në fjalimet e veta e theksonin përmbajtjen e programit politik, prioritetet politike – ekonomike dhe ofruan propozim – zgjidhje për gjendjet në fusha të caktuara. Mbresëlënëse ishte që në kuadër të aktiviteteve programore janë trajtuar çështje të ngjashme (si për shembull “marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”), por nga aspekti i ndryshëm dhe me qasje të ndryshme.

Në hulumtimin e IMPETUS, një pjesë e madhe e vëmendjes ishte orientuar ndaj analizës së programeve zgjedhore të kandidatëve presidencial në kërkim të elementeve të paqes pozitive.

Kandidati presidencial Blerim Reka, në programin përcaktoi 5 pika në të cilat do të fokusohet, të cilat ishin të definuara qartë, me gjuhë të saktë dhe të kuptueshme për të gjithë qytetarët, si në gjuhën shqipe, ashtu edhe në gjuhën maqedonase. Gjuha e tillë strukturore dhe për nga ana e stilit është e pranueshme për trupin votues, duke pasur parasysh faktin që përfshin edhe tema të cilat prekin në jetën dhe punën shoqërore, por nuk janë në kompetenca të Presidentit të shtetit. Për nga leksikore do të kishim mund ti bëjmë vërejtje që hyn në vendosjen kushtetuese të shtetit, e cila sa i përket semantikës do të mund të ndikojë në paqen pozitive në shtetin. Në të vërtetë, deklarata, e cila madje është në fillim të vetë tekstit, është sentencë prijëse, do të duhej të riformulohet për të mos krijojë huti, dilema dhe/ose drojë për situata të mundshme konfliktuale: “Maqedonia është shtet, por jo edhe Republikë”. Pa marrë parasysh se bën përpjekje që ta sqarojë deri në fund më poshtë në tekstin, prapëseprapë mbetet një brengë e madhe, sepse i bën vështrim vetëm për një periudhë të caktuar në ekzistimin e pavarur të shtetit, si edhe nocionet: “kthyerje e statusit të republikës” dhe “de-personalizim të shtetit”.

Kandidatja presidenciale Gordana Siljanovska Davkovaprogramin, e vet i cili më tepër i ngjanë formës së deklaratës, posaçërisht në pjesën e hyrjes, se sa dokumentit me të cilin ju drejtohet qytetarëve, përdor qasje jo-përkatëse ndaj trupit votues. Opinioni është auditor për të cilin duhet të supozohet se nuk i ka të gjitha faktet dhe informacionet, nuk është organ i pushtetit i cili punon ose vepron në formate juridike dhe drejtimi i thjeshtë nuk është bërë në nivel që është i kuptueshëm dhe i qartë. Programi si pjesë thelbësore e politikës dhe retorikës duhet ta pasqyrojë strategjinë sipas së cilës kandidati do të udhëhiqet dhe do të veprojë, e nuk përmban akuza dhe veprime nga e kaluara me qëllim që të imponohet mbi tjetrin. Inicimi i ndryshimeve dhe ndryshimeve kushtetuese është indikatori i parë për kriza potenciale dhe ndryshime në procesin e ndërtimit të paqes pozitive në shtetin, posaçërisht që shteti tanimë vite me radhë ka pësuar një varg të situatave konfliktuale të cilat sjellin ose kanë sjellë ndryshime, plotësime, si dhe zgjidhje të tensionuara të problemeve.

Programi i kandidatit presidencial Stevo Pendarovski, për dallim nga të tjerët, është përplot dhe tejet e thekson përdorimin e fjalës “gjasë”, gjë e cila implikon konotacion pozitiv. Vetëm në pjesën hyrëse të programit, që ka formë të tërthortë të letrës, evokim – që është i pranueshëm për qytetarët, nuk parashtro teza negative, e as përdor gjuhë negative. Madje katër herë e përdor fjalën “gjasë”, dhe dy herë “solidaritet”. Mbetet e paqartë domethënia e paragrafit i cili ka të bëjë me presidentin aktual, z. Ivanov, sepse nuk implikon informacione të reja dhe të panjohura, por përkundrazi, paraqet kthyerje prapa. Kështu qëndrimi i kandidatit rreth asaj çështjeje është “kundërshtim ndaj politikave humbëse të Ivanovit”, “rrënim të demokracisë, të përgjegjësisë juridike dhe politike dhe të revanshizmit politik”. Formulimet e tilla gjuhësore nuk përkojnë me retorikën pozitive në programin dhe në kuptimin përmbajtjesor nuk e ka këtu vendin. Të njëjtën vërejtje e kanë hulumtuesit edhe në pjesën e thirrjes në të kaluarën, si në shembullin e dhënë te kandidatja Gordana Siljanovska Davkova, por duke pasur parasysh atë dallim që mungon leksiku në konotacion negativ.

Fokusi i elementeve të tilla theksuese të cilat jehuan në opinionin është larg nga thelbi për fuqinë e retorikës në fjalimet politike. Mesazhet të cilat dërgohen nga programet zgjedhore duhet të jenë vetëm me një kuptim, të shkurtra dhe të qarta, me propozim vetanake për dalje nga situata ekzistuese. Kontestuese është edhe inventiviteti i disa pjesëve nga programet zgjedhore, si dhe korniza reale kohore për zbatimin e të gjitha projekteve dhe iniciativave. Në shoqëri dhe shtete të tjera, si shembull pozitiv për indikator të suksesit është edhe prezantimi i skuadrës të cilën do ta kishte angazhuar kandidati për president për të treguar implementim real dhe të mundshëm të programit të cilin e ofron.

Si të arrihet deri te besueshmëria politike dhe zgjedhore

Strukturat politike, pa dallim a janë në pushtet në një shtet konkret, ose janë në opozitë, kanë ndikesë të madhe mbi faktorët e stabilizimit të paqes dhe të sigurisë. Me ato shteti e siguron paqen, sigurinë dhe stabilitetin, me çka në mënyrë të konsiderueshme zvogëlohet rreziku nga destabilizimi i saj dhe shkaktimi i gjendjeve konfliktuale. Indikatorët për indeksin e paqes janë pikërisht ato lloje të aktiviteteve dhe të formave tematike të të folurit në publik, për mënyrën e adresimit të atyre temave të cilat janë të rëndësishme për stabilitetin dhe qëndrueshmërinë dhe të cilat mund të jenë shumë të ndjeshme në kontekste të ndryshme të narativave dhe diskurseve.

Si dhe në çfarë mënyrë kandidatët presidencial flasin për këto tema në publikun?! Disa prej tyre i adresojnë në programet e veta, por nuk mbetën në mënyrë konsistente të përkushtuar në parimet e theksuara në programin, por ndryshonin qëndrime dhe pozicione në paraqitjet publike ose në paraqitjet e drejtpërdrejta të liderëve partiak, me çka zvogëlohej edhe besueshmëria e retorikës së kandidatëve. Çështja e raporteve të fqinjësisë së mirë, si një nga faktorët për ndërtim të paqes, mandej proceset ekonomike dhe çështjet e zhvillimit, janë tregues të qartë për nivelin e demokracisë, e matur përmes politikave dhe gjuhës e stilit politik që përdoret si indikator për ndërtimin e paqes pozitive në vendin, madje edhe në rajonin. Gjatë fushatës ishte evidente mos-konsistenca e kandidatëve presidencial për atë për të cilën angazhohen.

Prandaj, patjetër duhet të mësojmë se si ti ndërtojmë politikat që do të shpijnë drejt vështrimit ndaj të gjitha temave të rëndësishme për ndërtim të paqes pozitive, por edhe në mënyrë retorike të mbetemi konsistent ndaj asaj për të cilën angazhohemi. Vetëm në atë mënyrë arrihet kredibilitet politik dhe zgjedhor.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose ta merrni përmbajtjen.
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozitat e Institutit për studime komunikologjike e as të donatorit.

Колку е слободна слободата: мерките во борбата со ...
Дали претседателските кандидати придонесоа за град...
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Четврток, 17 Октомври 2019
  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не