fbpx
 

A mund të ketë ndryshime në B e H?

МК  BS

Boro Kontiq

Pushteti në B e H nuk është në tërësi li vendosur pa marrë parasysh se nga zgjedhjet kanë kaluar më tepër se pesë muaj. Mirëpo, prapëseprapë diçka është realizuar. Menjëherë pas konfirmimit të rezultateve zgjedhore është themeluar Qeveria e kantonit të Sarajevës për herë të parë pa partitë kombëtare. Koalicioni i tre partive të qendrave të majta dhe të djathta vënë në pah se vetëm ato të cilat përpiqen ta kalojnë pragun e kombëtares mund ta ndryshojnë shoqërinë. A është e mundur kjo në B e H të sotme?

Zgjedhjet kanë përfunduar para pesë muaj mirëpo pushteti në tërë B e H ende nuk është vendosur. Çdokund kjo do të kishte qenë tërmet politik të rangut të parë përveç se në Bosnjë e Hercegovinë. Ajo që njeriu i këtushëm është i mësuar në vend-qëndrim, ngathtësi dhe mos-efikasitet melankolik janë fascinante. Njëlloj si magjepsja shumë gjatë shumë dekadave e votuesve me partitë kombëtare të cilat në zgjedhjet shumë-partiake (nëntor i vitit 1990) menaxhojnë me këtë shtet. Deri tani janë themeluar Presidenca e B e H, Kuvendi dhe Qeveria e Republikës Sërpska por ngecja kryesore është në formimin e Qeverisë së Federatës dhe Këshillit të ministrave si dhe të Qeverisë qendrore.

Në të njëjtën kohë janë themeluar Qeveritë e kantoneve si njësi territoriale përbrenda entitetit të Federatës. Republika Sërpska është e centralizuar. Në themelimin e qeverive të kantoneve u paraqit një novum i cili mund do të kishte mund ta ndryshojë këtë vend në të cilin politikisht asgjë nuk ka ndryshuar në mënyrë dramatike që nga fundi i luftës (1995.) e për të cilin shumë njerëz mendojnë se realisht asnjëherë edhe nuk ka përfunduar.

Është themeluar Qeveria e kantonit të Sarajevës për herë të parë pa partitë kombëtare. Më saktë pa SDA (Partia e aksionit demokratik) , partisë udhëheqëse boshnjake. Partitë kroate dhe serbe kombëtare në Sarajevë nuk kanë përkrahje të konsiderueshme. Kantoni i Sarajevës është tërësia më e madhe politike dhe financiare brenda tërë B e H. Me buxhetin prej pothuajse një miliardë marka (gjysmë miliard euro), me koncentrimin e kapaciteteve njerëzore, kreative, financiare, mediatike, politike dhe kulturore në masë të plotë matet selia e shtetit. Në më tepër mënyra pasqyrë është B e H. Pa marrë parasysh se SDA në mënyrë individuale ka marrë më tepër vota në këtë kanton disa parti të majta, të emërtuara BH bllok (SDP, Naša stranka ose Partia jonë dhe Demokratski front ose Fronti demokratik) dhe përbërja e të cilit është i përzier për nga ana kombëtare bashkë me tre parti të qendrës së djathtë të cilat kryesisht janë krijuar për shkak të pakënaqësisë për politikën e nepotizmit të SDA dhe korrupsionit të hapur, kanë bërë koalicion i cili ka pasur vota të mjaftueshme që ta themelojë pushtetin.

Rebelimi në SDA

Diçka nga kjo mund të paramendohej disa muaj para zgjedhjeve kur kuadri prijës i SDA dhe kryeministër i kantonit të Sarajevës Elmedin Konakoviq e braktisi këtë parti dhe me atë edhe pozicionin e kryeministrit. Në arsyetimin e dorëheqjes ai shkurtimisht përshkroi mënyrën e udhëheqjes nga pushteti nga SDA: “E di dhe e them me përgjegjësi se ajo që ndodh në disa ndërmarrje publike është në dëm të shoqërisë dhe të shtetit. Nuk mund të menaxhohet me pronën publike sikur është pronë private dhe nga ajo të thithen resurse dhe kështu të punësohen njerëzit. Kam kërkuar që në vend të njerëzve të paaftë të partisë të emërohen persona profesionist. Nëse nuk je anëtar i partisë pothuajse nuk mund të bësh asgjë duke filluar nga puna e deri te kontrolli mjekësor”.

Konakoviq, disa muaj më vonë, në zgjedhjet fitoi numër të mjaftueshëm të votave që partia e tij e re “Narod i pravda” (“Populli dhe drejtësia”) të jetë e dyta sipas zgjedhjes së votuesve në Sarajevë.

Në atë mënyrë është hapur rruga e bashkëpunimit të partive të majta dhe të djathta sepse çështjet prioritare në mënyrë radikale ndahen prioritare nga tematika kombëtare dhe në planin e parë e vendosin themelimin e pushtetit të qytetit për qytetarët dhe për zgjidhje të çështjeve që nuk kanë të bëjnë me të kaluarën por kanë të bëjnë me gjendjen reale të hapësirës urbane.

Domethënë, rrallë në B e H të pasluftës është hapur mundësia që në një, por me të vërtetë shembull kapital të dëshmojë se është e mundur të bëhet organizimi efikas të pushtetit pa presion për temat dhe kriteret kombëtare, interesat personale dhe të partive.

Burim: balcanicaucaso.org

Duhet thënë se nga zgjedhjet e para shumëpartiake në B e H vetëm qyteti i Tuzllës është në duart e socialdemokratëve. Por, vetë qyteti, përbrenda kantonit të cilin e kontrollojnë partitë kombëtare vështirë se do të kishte mund ti hap krahët. Tani për herë të parë është krijuar ambienti politik dhe social që një kanton i rëndësishëm, qendra e bendit, të udhëhiqet në bazë të nevojave të qytetarëve e jo në bazë të nevojave të elitave kombëtare.

Ende është herët për vlerësime sepse potezët e para të pushtetit të ri ende i janë nënshtruar kontrollit. Ata në paralajmërimet e veta kanë premtuar shkëputje radikale me politikën e deritanishme e cila rezultonte vetëm me shpenzimin e parave buxhetore për qarqet politike, ndarje të funksioneve dhe të parave publike për të dëgjueshmit dhe miqtë. Për hir të të vërtetës, shumë njerëz kanë vërejtur se në zgjedhjen e ministrave të ri ka funksionuar edhe qasja e kumbarisë të përfaqësuesve të partive, por ky pushtet duhet në të ardhmen të dëshmohet.

Si të pengohen

SDA i shfrytëzoi të gjitha atutë për tu përpjekur ta pengojë këtë trend. Taktika ka ndryshuar nga kërcënimeve të pa fshehura dhe nga presioni i hapur deri në thirrjen e më vonshme BH bllokut të partive të majta që janë në pushtet në nivelin federal dhe shtetëror. Sallto mortale e këtillë është sqaruar me thirrjen urgjente të gjitha partive pro-boshnjake sepse është në pyetje fati i vendit.

Pa marrë parasysh se SDA ka insistuar në patriotizmin, gjë e cila këtu është metodë e zakonshme e ngritjes së temperaturës kombëtare e jo konfirmim i seriozitetit të problemit, BH blloku i partive të majta e ka refuzuar këtë thirrje dhe ka marrë një mori të fyerjeve, akuzave për tradhti në të gjitha mediet të cilat i kontrollon SDA.

SDA e vazhdoi presionin duke kaluar në metodat më të rafinuara. Ata në mënyrë subtile presionin e kaluan në liderin e DF B e H (pjesëtarit të bllokut në pushtetin kantonal) Zhelko Komshiq i cili, me siguri, votat kyç për pozitën e anëtarit kroat të Presidencës në zgjedhjet e tetorit të vitit 2018 i morri nga votuesit boshnjak. Në atë mënyrë, atë, duke ja parashtruar llogarinë politike, e kanë rikujtuar për pozitën e tij reale. Të pengut.

Nëse do të ishte nisur për SDA do ta kishte braktisur edhe BH bllokun me çka do ta rrezikonte pushtetin në Kantonin. Gjë e cila duket si cak i rëndësishëm për SDA. Të rrëzohet pushteti në Sarajevë. Kah fundi i muajit shkurt Zhelko Komshiq në një intervistë për gazetë e ka shprehur drojën se “logjika e opozitës së përhershme mund t’ia marrë kokën të majtës”. Me fjalë të tjera, ai u thirr në pushtetin bashkë me SDA Ju përgjigj drejtori politik i SDP, Damir Mashiq me pyetjen: “përse disa njerëz në mënyrë tejet të qartë dhe zëshëm nuk thonë përkatësisht shprehen se janë të detyruar të shkojnë nga SDA”.

Menjëherë u iniciua public relation i partisë në formë të kumtesës së Krug 99 (Rrethi 99), grupit të këtushëm joformal të intelektualëve. Ata e kanë përkrahur hyrjen në pushtet me SDA duke konkluduar se B e H nuk mund të mbetet pa shtyllën qytetare në pushtetin, duke e vënë në të njëjtën kohë Zhelko Komshiqin në piedestalin e idesë së koncentruar të B e H qytetare dhe duke u kërcënuar se, nëse nuk hyn në pushtet, ideja qytetare do të mund të përfundonte në margjinën e përhershme politike.

A mundet pa karakteristikën kombëtare

B e H është specifike edhe sipas asaj se që ka disa klube të intelektualëve pa marrë parasysh se pak njerëz e kanë të qartë se çka do të thonë grupime të tilla. Në to më shpesh janë ish shefa të kabineteve të bythë-mëdhenjve socialist të cilët, edhe kur vetë emërohen si intelektualë, më lehtë mund të dallohen sepse ato gjykojnë në vend se kur janë të pyetur për problemin, e dinë paraprakisht se çka do të ndodh në vend që ti analizojnë të gjitha opsionet dhe gjithmonë e kanë ndonjë nga politikanët të cilëve u janë besnik si qenët doberman.

Në tërë storien është futur edhe mandati i gazetarisë (Dnevni avaz) dhe lider i SBB Fahrudin Radonçiq ( partia e të cilit brenda qendrës së djathtë është anëtare e koalicionit të Kantonit të Sarajevës) të cilit i është ofruar hyrje në pushtet edhepse deri dje e fyente liderin e SDA (Bakir Izetbegoviq) duk mos u fshehur ta vlerësojë si idiot politik. Radonçiq në parim e pranoi thirrjen për hyrje në pushtet por në nivel federal dhe shtetëror. Sipas deklaratave, tani për tani, nuk është i prirë që ta rrënojë pushtetin në Kantonin e Sarajevës.

Një nga anëtarët e tij kyç, i njohur në opinionin si ekspert kulmor, juristi Damir Arnaut i vlerësoi disa muajt e parë pa SDA në Sarajevë si: “Storie e cila shmanget nga praktika klienteliste, ku për tre muajt e parë është bërë më tepër në lidhje me çështjen e transparencës të sundimit të të drejtës se sa për njëzet e më tepër vite të pasluftës. Kjo dhe qeveria e tillë e kantonit e tejkalon kornizën e vet gjeografike dhe qëndrueshmëria e saj paraqet çështje strategjike, si për Bosnjë e Hercegovinës ashtu edhe për partnerët tanë kyç”.

Thënë shkurtimisht, B e H politike pas një kohe të gjatë e ka fituar shansin që të realizohet jashtë kontekstit kombëtar. Së paku në nivelin e kryeqytetit. A do të realizohet një gjë e tillë është një pyetje e madhe. SDA e cila vendos në Sarajevë pothuajse për të gjitha gjerat në përbërjen e redaksive gazetareske, të profesorëve të Universitetit deri në zgjedhjen e kuadrove në trupat financiare, kulturore, diplomatike dhe politike bënë çdo gjë që të ndalet kjo ndërhyrje e pushtetit qytetar. Një test i vërtetë për pushtetin e ri do të jetë, me siguri, përpjekja e drejtpërdrejtë e oponentëve politik ti fusin në debat për çështjet e pazgjidhura nga e kaluara e B e H për të cilën ky vend, ka gjasa, të jetë edhe rekorder botëror.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose të shkarkoni
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i pasqyron pozitat e Institutit për studime të komunikimit e as të donatorit.

Može li doći do promjena u BiH?
Може ли да дојде до промени во БиХ?
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Четврток, 23 Мај 2019
  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не