fbpx
 

A mund të shkaktojë ndryshime shoqëria civile në Serbi?

МК  SR

Bratislav Rakovic

Bratislav Rakovic 200x250Në tre dekadat paraprake, aktiviteti i shoqërisë civile të definuar në atë mënyrë mjaft varron në Serbi, në pajtim me rrethanat. Regjimi në Serbi gjatë viteve të nëntëdhjeta definohet si autoritarizëm garues – institucionet demokratike formalisht ekzistojnë, gara në arenën politike është reale, por parimet e pushtetmbajtës kanë karakteristika autoritare.

Pjesëmarrja politike dhe aktiviteti i qytetarëve është, krahas tezës për kulturën politike dhe kapitalin social, e kushtëzuar me kontekstin konkret. Në pyetje janë rrethanat politike, ekonomike dhe shoqërore, por edhe besimi dhe motivimi i qytetarëve që me pjesëmarrjen e tyre të mund të kontribuojnë për përmirësimin ose ndryshimin e komunitetit në të cilin jetojnë. Me këtë rast, me pjesëmarrje politike nuk nënkuptoj vetëm votim në zgjedhje ose anëtarësi në partitë, por (për nevojat e këtij punimi) kryesisht aktivitet përmes shoqërisë civile, të kuptuar në kuptimin më të gjerë të fjalës – si aktivitet civil në sferën publike, e cila përfshin përfshirje në organizatat siç janë projekte, iniciativa lokale, organizata civile ose pa organizim, përmes pjesëmarrjes në aksionet e ndryshme publike (protestuese).

Vitet e nëntëdhjeta dhe të dymijta

Në tre dekadat paraprake, aktiviteti i shoqërisë civile të definuar në atë mënyrë mjaft varron në Serbi, në pajtim me rrethanat. Regjimi në Serbi gjatë viteve të nëntëdhjeta definohet si autoritarizëm garues – institucionet demokratike formalisht ekzistojnë, gara në arenën politike është reale, por parimet e pushtetmbajtës kanë karakteristika autoritare: zgjedhjet nuk janë plotësisht të lira dhe të ndershme, ndërsa mos-barazia në qasjen në resurset midis pushtetit dhe opozitës (ato financiare, mediatike dhe të drejtësisë) është e pranishme vazhdimisht. Prapëseprapë, regjimet e tilla janë vazhdimisht të ekspozuara në rrënimin e vazhdueshëm të legjitimitetit nga shoqëria politike dhe civile. Vërehet vendosmëri e fuqishme e qytetarëve me orientim opozitar që ti kundërshtojnë rrethanave politike, ekonomike dhe shoqërore – kryesisht përmes protestave,të cilat në disa momente kanë qenë shumë masive. Qytetarët e rebeluar kryesisht kanë shkuar në protesta të cilat i ka organizuar opozita, ndërsa edhe lëvizja studentore e kishte rolin e vet në protestat gjatë viteve të nëntëdhjeta. Në vitet pas ndërrimit të pushtetit në vitin 200, qytetarët e dhe shoqëria e tërësishme civile janë bërë gjithnjë e më tepër të dëshpëruar dhe të demobilizuar – pa marrë parasysh se institucionet demokratike disi kanë funksionuar, korrupsioni i sistemit ka mbetur e ngulitur fuqishëm, me një numër të madh të atyre që kanë qenë të goditur me gjendjen ekonomike (posaçërisht punëtorët). Meqë konkurruesi kryesor i pushtetit gjatë viteve të dymijta ka qenë Partia radikale Serbe (SRS) e ekstremit të djathtë, kjo e mundonte mbijetesën në pushtet të partive të Opozitës demokratike të Serbisë (DOS), në kombinime të ndryshme. Por, pas zgjedhjeve të vitit 2012 SNS vjen në pushtet. Në vitet e ardhshme, Serbia ngadalë rrëshqet në etapë të re të autoritarizmit garues, ndërsa për herë të parë në 16 vitet e fundit (do të kisha thënë, me vonesë) hyn në status të “vendit pjesërisht të lirë”, sipas raportit të Freedom House-it nga viti 2019.

Shoqëria civile e kthen goditjen

Gjatë tërë kohës, pakënaqësia sikur grumbullohet për shkaqe të ndryshme: për standardin e keq jetësor, degradimin e demokracisë, korrupsionin gjerësisht të përhapur dhe shkrirjen e partisë dhe shtetit, aferave të shumta retorikës armiqësore ndaj ata që nuk mendojnë njësoj e kështu me radhë. Mirëpo, partitë e opozitës nuk arrijnë që ta kapitalizojnë atë pakënaqësi dhe ti mobilizojnë qytetarët dhe tërë shoqërinë civile (deri para pak kohësh, por përsëri në mënyrë të kufizuar), sepse, sipas të gjitha gjasave, nuk e kanë atë që (tanimë) e kanë pasur në vitet nëntëdhjeta - besimin. Mirëpo, shoqëria civile me kalimin e kohës ka filluar të zgjohet, në forma të ndryshme. Mund të vërehen tre forma të paraqitjes të cilat e nxjerrin në pah forcimin e entuziazmit dhe të vendosmërisë midis qytetarëve për ta shfaqur pakënaqësinë e vet dhe për të kërkuar ndryshime: (1) përmes rebelimit studentor; (2) përmes aktiviteteve protestuese dhe (3) përmes organizimit në nivel lokal.

Dali graganskoto opstestvo moze da predizvika politicki promeni vo SrbijaBurim: europeanwesternbalkans.com

Shpallja e fitores së Aleksandar Vuçiqit në zgjedhjet presidenciale në vitin 2017 në lokalet e SNS-së kaloi në disponim fitues, ndërsa Vuçiqi nuk e fshehu kënaqësinë dhe arrogancën për fitoren bindëse. Në ditët e ardhshme ndodhi diçka që askush nuk e priste, posaçërisht në rrethanat e defetizmit të plotë në publikun opozitar – qytetarë të shumtë, e posaçërisht studentë, dolën në rrugë me një thirrje spontane dhe jo shumë premtuese për protestë në fejsbuk. Qysh protestat e para tubuan disa qindra studentë të cilët shfaqën entuziazëm të fuqishëm të privuar nga frika, me këngë, parulla dhe pankarta tallëse. Protestat u përhapën, nga dita në ditë mijëra e mijëra të pakënaqur bënin shëtitje “kundër diktaturës” në gjithnjë e më tepër qytete. Pa marrë parasysh se protestat nuk ishin të organizuara nga organizatat zyrtare studentore nga universiteti, “motorin” e tyre e përbënin studentët, ndërsa protestat nxorën edhe disa organizata të të rinjve, siç janë Kundër diktaturës, 7 kërkesa dhe Lëvizja studentore Novi Sad.

Përkundër ndjesisë se qytetarët janë nën anestezion, aktivitetet protestuese, këtu – aty, arrinin të mobilizojnë një numër të caktuar të njerëzve. Nga protesta para televizionit B92 që bëheshin si me turp, dhe në të cilat tuboheshin disa qindra qytetarë për shkak të heqjes se emisionit që ishte si kult “Utisak nedelje” (“Përshtypja e javës”), përmes protestave kundër projektit Beogradi mbi ujë që ishin më masive dhe protestave “kundër diktaturës”, deri në valën e fundit që e përfshiu tërë Serbinë – “1 nga 5 milion”, qytetarët filluan që gjithnjë e më tepër të shfaqin pakënaqësi përmes protestave kundër dukurive të ndryshme, duke filluar nga temat lokale e deri te ato republikane, për korrupsionin, zgjidhjeve urbanistike, për të drejtat e punëtorëve e kështu me radhë, e deri te pakënaqësia e përgjithshme me kushtet e të jetuarit dhe me regjimin në pushtet. Pa marrë parasysh se asnjë protestë në vitet paraprake nuk e arriti masivitetin që mund të shihej në disa momente gjatë viteve të nëntëdhjeta ose në vitin 2000, gatishmëria e qytetarëve (të shoqërisë civile) të marrë pjesë në aktivitetet protestuese ekziston dhe ajo me siguri në të ardhmen me siguri do të rritet.

Më në fund, manifestimi më i organizuar dhe më këmbëngulës të zgjimit të shoqërisë civile janë iniciativat lokale të cilat u krijuan në vitet paraprake (dhe të cilat krijohen). Ato janë krijuar nga vetë-organizim i qytetarëve, të cilët kryesisht më parë nuk kanë pasur kontakt me politikën, ndërsa të cilët bëjnë përpjekje ta mbrojnë zonën ku jetojnë, komunën ose qytetin nga dukuri të ndryshme, projekte dhe veprimeve të korrupsionit. Shembuj të organizimeve të tilla janë “Nuk e përmbysim Beogradin” “Fronti lokal nga Kraleva” “Lëvizja e bashkuar e banuesve të lirë” nga Nishi, “Iniciativa për Pozhegën”, ndërsa organizata të ngjashme ekzistojnë edhe në komunat dhe qytetet e tjera, siç janë Valeva, Beçeji, Vrbasi, Mlladenovci, Kulla, Pozharevci... Ajo sipas së cilës karakterizohen këto organizata është organizimi horizontal (më demokratike sipas karakterit), agjiliteti në veprimet e pushtetit dhe presioni përmes aksioneve të ndryshme (protestuese), qasje inovative dhe më tepër në terren, mosbesim ndaj partive ekzistuese dhe ndaj tërë sistemit, për të cilin konsiderojnë se është i korruptuar, jodemokratik dhe tepër i kthyer ndaj interesave të politikanëve dhe aleatëve të tyre nga sfera e ekonomisë dhe prirje ndaj ideve majtiste të solidaritetit, humanizmit dhe mbrojtjes së të mirave publike. Gjatë muajve të fundit intensifikohen marrëdhëniet midis organizatave të tilla, kështu që në dukje e sipër është një forcë e re politike, e krijuar “nga poshtë – lartë”: Fronti qytetar.

“Nga poshtë – lartë”, por sa larg “lartë”?

E qartë është se shoqëria civile gjithmonë do të ketë rol të caktuar në sferën politike. Por, vështirë është të thuhet cilat janë caqet e tyre përfundimtare (reale) në këtë moment në Serbi. Qartë, ajo pjesa më e organizuar, përkatësisht iniciativat lokale, kanë potencial më të madh për të realizuar ndikim dhe ofertë alternative, por mbetet të shihet se sa të fuqishme dhe të qëndrueshme do të jenë në nivelin lokal, por edhe se si do të gjenden në skenën mbi-lokale (republikane) politike, duke pasur parasysh dobësitë organizative në krahasim me partitë e institucionalizuara dhe me sfidat që i sjell konteksti mjaft jo-demokratik.

A do të depërtojë shoqëria civile në Serbi deri te niveli ndërkombëtar, duke u lidhur me shoqatat e tjera në rajon, duke vendosur sistem(e) me vlera të reja? Përvoja me Frontin qytetar gjithsesi do të jetë interesante për ta hulumtuar, e varësisht nga rezultatet,mund të jetë edhe inspirim. Në disa vende të tjera ekzistojnë tendenca të ngjashme, siç është, për shembull aktiviteti i iniciativës Zagrebi është yni në Kroaci. Gjithsesi, konferenca ndërkombëtare e mbajtur para do kohësh në organizim të iniciativës Nuk e përmbytim Beogradin, me titullin “Qytetet e rebeluara” (Fearless Cities), tuboi një numër të madh të organizatave dhe të aktivistëve nga rajoni (dhe tërë Evropa), përfshirë Kroacinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë e Hercegovinën, Malin e Zi, Kosovën, Shqipërinë dhe Slloveninë, gjë e cila tregon se potenciali për zhvillim gjithsesi ekziston.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose ta merrni
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozicionet e Institutit për studime komunikuese e as të donatorit.

Da li civilno društvo može da izazove političke pr...
Дали граѓанското општество може да предизвика поли...
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Понеделник, 16 Септември 2019
  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не