fbpx
 

Bulizmi si dukuri shqetësuese në shkolla

Violeta Zefi

E vetmja formë për t’u përballë me këtë problem, kjo vlen për të gjitha shtetet pa marrëparasysh zhvillimin e tyre socio-ekonomik, ështërealizimi i fushatave sistematike për ngritjen e vetëdijes në mesin e nxënësve, autoriteteve shkollore dhe prindërve për pasojat që ka kjo dukuri.

Bulizmi nuk është një dukuri e re. Vlerësohet se kjo sjellje sociale tashmë nuk është sfidë me të cilën përballët vetëm një shtet apo një rajon i caktuar. Përmasat e kësaj dukurie janë globale.

Konkretisht, bulëzimi sot konsiderohet si dukuri e zakonshme në shkolla. Në vitet 1970 bulizmi nisi të studiohej shkencërisht, duke u konsideruar si një sjellje e dhunshme dhe me pasoja serioze për viktimën. Rrjedhimisht, çështja e bulizmit gjithnjë ka zgjuar debat,por njëkohësisht dhe kundërshti në qarqet profesionale në mesin e psikologëve. Por, duhet të dihet se, përveç profesionistëve, edhe aktorëtjerë, si shkolla apo prindërit, janë pjesëmarrës shumë të rëndësishëm në adresimin e kësaj problematike.

Sjellje e përsëritur agresive

Bulizmi definohet si dukuri kur një nxënës është dhunuar, apo është viktimizuar, në mënyrë të përsëritur dhe për një kohë të gjatë është ekspozuar ndaj veprimeve negative nga një ose disa nxënës. Me veprime negative nënkuptohet një seri e gjerë sjelljesh, duke filluar nga sulmet jo-verbale, deri tek sulmet më serioze fizike. Pra, bulizmi definohet si sjellje agresive repetitive e karakterizuar nga një disbalancë pushteti qëllimi kryesor i të cilit është shkaktimi i dëmit tek tjetri.

Llojet me të shpeshta të bulizmit që nxënësit i përjetojnë janë: bulizmi i drejtpërdrejtë, bulizmi i tërthortë si dhe bulizmi kibernetik (cyberbullying). Brenda këtyre kategorive gjendet forma verbale, fizike, sociale ose relacionale.

Bulizmi i drejtpërdrejtë është një kombinim i bulizmit verbal dhe atij fizik. Bulizmi i tërthortë është kryesisht verbal dhe haset shpesh në shkolla. Një shembull i një sjelljeje të tillë do të ishte kur një nxënës përhap informacion të rremë për një nxënës tjetër me qëllim që ta poshtëroj apo dëmtoj atë.

Një tjetër formë e bulizmit që është shfaqur si rezultat i rritjes së përdorimit të teknologjisë, është bulizmi kibernetik. Kjo formë e bulizmit shfaqet kur nxënësit përdorin platforma të ndryshme online, si email-et apo mediat sociale, për të shkruar përmbajtje të dëmshme për tjetrin, si foto ose video private të nxënësve, pa pëlqimin e tyre. Forma e tillë e bulizmit është shumë më vështirë të identifikohet dhe shpesh ndodh jashtë ambientit të shkollës. Andaj është tepër e komplikuar për mësimdhënësit apo prindërit që ta identifikojnë dhe adresojnë atë.

Mungojnë hulumtimet sistematike në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë

Për pasojat që ka ky fenomen, sot nëpër të boten, organizohen fushata vetëdijësuse, të cilat synojnë adresimin e kësaj problematike. VetëZonja e Parë e ShBA-së,MelaniaTrump, ka ndërmarr një iniciative të titulluar “Be kind to eachother” e cila vë në pah problematiken e bulizmit kibernetik. Kjo bëhet për të sensibilizuar opinionin dhe për të rritur vetëdijen se bulizmi në mesin e nxënësve është një sfidë globale, me shumë efekte anësore të dëmshme të cilat kanë edhe implikime më të gjera shoqërore.

Burim: edutopia.org

Ky fenomen ka prekur si shtete e zhvilluara, ashtu edhe ato në zhvillim. Por, nëvendet si në Kosovë, Maqedoni apo Shqipëri, vonë është filluar të flitet për këtë problematikë. Vitet e fundit një numër i profesionistëve, kryesisht psikologët, e kanënxjerrnë pah këtë fenomen, duke e parë si dukuri në rritje dhe shqetësim serioz në mesin e nxënësve, por edhe të prindërve dhe mësimdhënësve.

Mediat po ashtu i kanë dhënë një rëndësi të veçantë, kryesisht ngjarjeve në shkolla në lidhje me bulizmin. Përkundër që është një fenomen që e hasim në shkolla,në përgjithësi, në të tri shtetet e lartë përmendura, nuk ka studime sistematike për të parë se si dhe sa manifestohet ky fenomen negativ dhe me pasoja serioze psikologjike për nxënësit e prekur. Megjithatë, në të tri këto shtete numri i tënxënësve që janë përdorues të internetit, respektivisht të rrjeteve sociale, është shumë i madh. Andaj, vlerësohet që përveç bulizmit të formave më klasike, në këto vende është prezent edhe bulizmi kibernetik. Sipas një studimi të zhvilluar në 2018, i publikuar nga UNICEF, vendet ku bulizmiështë më së shumti prezent është Azia Jugore dhe Afrika Perëndimore dhe Qendrore.

Bulizmi i përjetuar gjatë viteve shkollore mund të ketë efekte afatgjata. Nxënësit që janë ngacmuar mund të kenë performancë më të dobët shkollore, meqenëse interesi dhe pjesëmarrja e tyre në shkollë zvogëlohet. Përpos kësaj, efektet emocionale janë gjithashtu të pranishme, si vetëbesimi i ulët, pagjumësia, por edhe depresioni. Por, efektet e bulizmit nuk ndikojnë vetëm tek nxënësit e prekur, ato prekin edhe shokët e klasës dhe familjen gjithashtu.

Fushatat për ngritje të vetëdijes si mjet parandalues

E vetmja formë për t’u përballë me këtë problem, kjo vlen për të gjitha shtetet pa marrëparasysh zhvillimin e tyre socio-ekonomik, ështërealizimi i fushatave sistematike për ngritjen e vetëdijes në mesin e nxënësve, autoriteteve shkollore dhe prindërve për pasojat që ka kjo dukuri. Përderisa për ndalimin e formave direkte dhe indirekte të bulizmit ekzistojnë metoda dhe qasje të menaxhimit, bulizmi kibernetik është një fenomen bashkëkohor që është shumë vështirë i menaxhueshëm, prek numër të madh personash dhe mund të aplikohet për një kohë të gjatë pa u identifikuar nga askush. Për këtë qëllim, ngritja e vetëdijes, sidomos tek nxënësit, është forma më efikase që e parandalon këtë dukuri. Këtë e dëshmon edhe fushata e Zonjës Trump. Andaj, parandalimi është mjeti më efikas për ndalimin e bulizimit.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose ta merrni përmbajtjen.
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozitat e Institutit për studime komunikologjike e as të donatorit.

Bulizam kao uznemirujuća pojava u školama
Булизмот како вознемирувачка појава во училиштата
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Среда, 21 Август 2019
  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не