fbpx
 

Çfarë ministër i financave na nevojitet?

MK

Goran Temenugov

goran temenugov 200x250Ministri i financave nuk duhet të jetë kumbar, baxhanak, kunat, kushëri ose vetë ai, sepse duhet të japë rezistencë në kërkesat e shpeshta politike, por jo edhe ekonomike të qeverisë.

 

Ose të jesh kumbar ose në mëngjes kur kryeministri të shihet në pasqyre, të përshëndetet me “Si shkon ministër i financave”?”. Kohëzgjatja e mandatit të ministrave të Maqedonisë për financa është e barabartë me afërsinë e tyre me kryeministrin. Të dhënat për kohëzgjatjen e mandatit të ministrave për financa nga pavarësimi, e deri më sot thonë se vetëm një ministër, Zoran Stavrevski, ka qenë më gjatë se tre vite në këtë funksion.

Më saktë, Stavrevski, i cili është kumbar i ish kryeministrit Nikolla Gruevski, në funksion ishte 2.534 ditë ose diç më pak se shtatë vjet. Të 11 ministrat e tjerë për financa, nga viti 1992 e deri më sot, nuk kanë arritur të mbeten në funksionin tre vite të plota, përkatësisht të rrumbullakosin mandat katërvjeçar.Nëse bëhet rang listë, i dyti sipas kohëzgjatjes është Trajko Sllavevski nga VMRO-DPMNE,  i treti Nikolla Gruevski – gjithashtu nga VMRO-DPMNE, ndërsa i katërti Nikolla Popovski nga LSDM.

Periudhë e ushtrimit të funksionit ministër i financave

(në përllogaritjen janë të përfshirë a ditët nga emërimi deri në shkarkimin nga funksioni i ministrit, si dhe një ditë shtesë në vitet e brishta)

Ministër

Partia politike

Pozita ministrore (në ditë)

1.     Zoran Stavrevski

VMRO - DPMNE

2.534 ditë

2.     Trajko Sllavevski

VMRO - DPMNE

1.049 ditë

3.     Nikolla Gruevski

VMRO - DPMNE

1.040 ditë

4.     Nikolla Popovski

LSDM

1.022 ditë

5.     Taki Fiti

LSDM

1.009 ditë

6.     Xhevdet Hajrdini

PPD

837 ditë

7.     Dragan Tevdovski

LSDM

756 ditë

8.     Metodija Toshevski

Qeveria e ekspertëve

534 ditë

9.     Jane Miljovski

LSDM

430 ditë

10. Boris Stojmenov

VMRO - DPMNE

394 ditë

11. Petar Goshev

PLD

372 ditë

12. Kiril Minovski

VMRO - DPMNE

351 ditë

Burim: Ministria e financave*

*Faqja e internetit e Ministrisë së financave për ministrat e deritanishëm nuk është azhurnuar pas ndërrimit të ministrit Trajko Sllavevski në  vitin 2009.

Më shkurt në funksionin roje e kasafortës së shtetit qëndroi Kirill Minovski nga VMRO – DPMNE i cili për 14 ditë nuk arriti të kompletoj[ një vit në pozicionin e ministrit.

Kush janë ministrat e suksesshëm?

Por, a është koha e udhëheqjes me kasafortën e shtetit kriter edhe për planifikim dhe realizim të suksesshëm të politikave makroekonomike dhe fiskale? A ekziston përveç Stavrevskit i cili në atë pozicion qëndroi pothuajse shtatë vite, pamundësia e asnjë ministri tjetër të financave të lidh një mandat të plotë katërvjeçar është për shkak të rezultateve të këqija?

Sipas analizës së Fajnans Think, suksesi, nëse merret si parametër rritja e bruto prodhimit vendor, nuk është faktor nëse do të mbetet dikush në pozicionin e ministrit. Pa marrë parasysh se në vlerësimin do të duhej të merren më shumë kritere, midis të cilave në çfarë periudhe kohore dikush është ministër dhe a ka pasur goditje të brendshme ose të jashtme, siç janë konflikte, kriza rajonale ose globale botërore, mos-stabilitet i brendshëm politik e të tjera, analiza tregon se ministrat më të suksesshëm janë ata që nuk janë të lidhur shumë me liderin e partisë e cila është në pushtet. Përkatësisht, ata që udhëheqin politik autonome.

Treshi i ministrave më të suksesshëm, Nikolla Popovski, Trajko Sllavevski dhe Boris Stojmenov kanë më pak ose më shumë mos-marrëveshje me kryeministrat e tre, Vllado Buçkovski, Nikolla Gruevski dhe Lubço Georgievski. Sllavevski ishte i vetmi ministër i cili në vitin 2009 nuk e dëgjoi Nikolla Gruevskin, nuk dha dorëheqje, e prandaj u ndërrua nga Kuvendi. Me këtë rast Sllavevski publikisht nga foltorja e tërhoqi vërejtjen për rreziqet nga politikat ekonomike për të cilat angazhohet Gruevski. Popovski, ndërkaq, përkundër të të gjitha kërkesave dhe pritjeve të anëtarëve të LSDM-së, zbatonte politika restriktive fiskale dhe nuk blinte vota me para buxhetore para zgjedhjeve në vitin 2006. Kjo, sipas një pjese të anëtarëve të LSDM-së, ka qenë një nga shkaqet kryesore për humbjen në ato zgjedhje.

Shembujt me Popovskin dhe Sllavevskin vënë në pah dy gjëra. I pari, në rastin e Sllavevskit është se ministër i cili synon(te) drejt një politike më të pavarur. Por, për shkak se është në të ashtuquajturën “sulltan parti”, përkatësisht në parti në të cilën lideri është figurë dominuese në raport me organet partiake, vështir se do të mund të qëndrojë në funksionin, qoftë edhe ministri të jetë edhe pjesëtar i udhëheqjes më të ngushtë të partisë. Në rastin e Popovskit, ndërkaq, tregohet se ministri e nxjerr fuqinë e vet nga baza partiake, ndërsa lideri i partisë, në atë kohë Vllado Buçkovski i cili e trashëgoi Branko Cërvenkovskin, nuk është përforcuar në pozicionin e  et dhe nuk e ka shndërruar partinë në “sulltanatit” e vet, mund të veprojë në mënyrën më të mirë në dobi të politikave të mira fiskale dhe të mbetet imun në presionet brenda-partiake.

Lideri i partisë mbi të  gjithë

Nga e tërë kjo tanimë mund të vendosen konturet e profilit të ministrit të financave. Ai, përveç se do të zbatonte programe parazgjedhore partiake, si për shembull siç e zbatoi Sllavevski tatimin e sheshtë dhe bruto pagën, ose Popovski që solli rritje rekorde ekonomike duke mos e ekspozuar buxhetin në deficit të madh (deficiti buxhetor për vitin 2005 ishte planifikuar në 44 milion euro, ndërsa me rebalancin u zvogëlua në 15 milion euro, përkatësisht vetëm 0,3% nga BPV), do të duhet të jetë i përgjegjshëm, para së gjithash, para qytetarëve. Me paratë shtetërore, që janë para të qytetarëve, disponon ministri i financave dhe ai është penda nga dëshirat politike për shpenzim të të gjitha ministrave dhe të kryeministrit.

Politika e përgjegjshme, ndërkaq, mund të prijë ministër i cili ka integritet si personalitet. Gjithsesi, kjo është mundësi vetëm në kushte ku ministri i financave ka edhe fuqi reale politike, përkatësisht organet e partisë së tij qëndrojnë prapa tij. Thjeshtë, për mos mund lideri i partisë, i cili më shpesh është edhe kryeministër, lehtë mund ta ndërrojë.

Për fat të keq, pa marrë parasysh se statutet partiake të LSDM dhe t VMRO – DPMNE-së, lejojnë demokraci të caktuar brenda-partiake, prapëseprapë realiteti është tjetër. Fuqia reale në të dy partitë është e koncentruar te numër i vogël i njerëzve, ndërsa figurë dominonte është lideri. Njerëzit e parë e partive kanë mjete të fuqishme për të emëruar/caktuar dhe shkarkuar kryetarë të organizatave partiake, gjë e cila lë hapësirë për ata funksionarë partiak që të varen nga vullneti i kryetarit të partisë. Shembulli me të ashtuquajturën “Fshesë” në Qeverinë, tregoi më mirë se edhe kryeministri aktual Zoran Zaev e ka koncentruar fuqinë tek vetja. Në një numër të madh të deklaratave rreth ndërrimeve të mundshme të ministrave, përsëritej qëndrimi se vetëm Kryeministri e din se kush do të shkarkohet dhe se cilat janë emrat e ri të ministrave.

Pa marrë parasysh se Zaevi në raundin e parë të zgjedhjeve të fundit presidenciale (në vitin 2019), premtoi se “fshesa” do të luajë seriozisht në pushtetin ekzekutiv,i vetmi që realisht u ndërrua ishte vetëm ministri i financave Dragan Tevdovski. Zëvendës kryeministrit Hazbi Lika i cili kujdesej për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit iu shlye vendi i punës dhe ai bashkë me ministrin Tevdovski nuk parashtruan dorëheqje në funksionet. Kuvendi i shkarkoi. Papritmas, Zaev u përpoq të bëjë një precedent dhe ai paralelisht me funksionin e kryeministrit dëshironte të jetë edhe ministër i financave. Kjo për shkak se kjo do të jetë vit ekonomik.

Interesant, pikërisht nën udhëheqjen e Tevdovskit, viti startoi në mënyrë të shkëlqyer, me 4,1%  të BPV në tre muajt e para. Ndërkaq, vjet, gjysmëvjetori i dytë përfundoi me rritje mbi 3%. Dhe kjo ndodhi, me realizimin katastrofal të investimeve kapitale të cilat vazhduan edhe sivjet, (por, duhet pasur parasysh se realizimi i të njëjtave varet/varej nga ministritë e tjera).

Kryeministri Zaev, duke i arsyetuar shkaqet për të cilat dëshiron të jetë edhe ministër i financave tha se “të gjithë indikatorët thonë se jemi në rrugën e vërtetë, se janë të nevojshme vendime kurajoze, nevojitet menaxhim më agjil të resurseve financiare “ dhe se është i kënaqur me punën e Tevdovskit. Por e tha edhe atë që realisht është për drojë – se do ti rrit pensionet, dhe atë për 1.000 ditë. Kjo do të thoshte në nivel vjetor 60 milion euro shtesë në nivel vjetor nga buxheti. E kjo në kohë kur me përpjekje të shumta ministria e financave dhe ajo për punë dhe punë sociale e stabilizuan Fondi për sigurim pensional dhe invalidor dhe implementuan reforma të cilat duhet të japin rezultate, por vetëm nëse në mënyrë të përpiktë i përmbahen planit.

Treguesi i dytë se politika ditore  është më dominonte nga politika makroekonomike të projektuar me ligj është deklaratë e dhënë në mënyrë shumë të lehtë  nga kryeministri se duhet të bëhen hapa kurajoze, e mandej të shihet nëse do të bankrotohet apo jo. Ministër serioz dhe me përgjegjësi elementare i financave kurrë nuk do të kishte deklaruar një gjë të tillë, i vetëdijshëm nga paniku dhe domino efekti i cili për një çast mund ta rrënojnë ekonominë.

Fotorobot i ministrit të financave

Prandaj, ne kemi nevojë për një nikoqir me paratë buxhetore me integritet të fuqishëm personal dhe profesional, i cili ka mbështetje në parti.

Gjithsesi, ndershmëria, si kriter, nënkuptohet. Pjesa më e madhe e ministrave nuk kanë afera prapa vetes dhe një pjesë e mirë e tre ju kthyen profesioneve të vjetra ose kaluan në sektori privat, pas portit të ministrit.

Prandaj, ministri i financave nuk duhet të jetë kumbar, baxhanak, kunat, kushëri ose vetë ai, sepse duhet të japë rezistencë kërkesave të shpeshta politike, por jo edhe ekonomike të anëtarëve të qeverisë. Gjithsesi, nuk duhet të jetë edhe mediokër dhe i dëgjueshëm i verbër sepse pamë se çka fituam prej tyre sepse i kishim në të kaluarën: ekonomia jo vetëm që nuk rritej, por shumë gjëra u vendosën shtrembët, e mandej vështirë drejtoheshin. Një pjesë e mospasjes së kurrizit të një pjese të vogël të ministrave ndjehet edhe sot e kësaj dite.

Gjithsesi, fotoroboti i tillë i  do të vlente nëse partitë demokratizohen. Tani për tani ka vetëm paralajmërime se VMRO – DPMNE-ja opozitare do ta ndryshojë statutin e vet dhe me iniciativë të liderit aktual, Hristijan Mickovski, planifikohet të kufizohet numri i mandateve të kryetarit të partisë. Por, të shohim, dhe do të shkruajmë...

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose ta merrni përmbajtjen.
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozitat e Institutit për studime komunikologjike e as të donatorit

Цената за отстранување на ризиците од инфраструкту...
Каков министер за финансии ни е потребен?
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Недела, 18 Август 2019
  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не