fbpx
 

Deklarata Universale për të drejtat e njeriut - realitet apo mit?

МК

d-r Jana Llozanovska

Jana Lozanoska 200x250Problemi më i madh është kur lidhja me shtetin do të ndërpritet, siç është rasti me refugjatët, të cilët humbin çdo lloj përkatësie me njerëzimin dhe nga kjo e humbin edhe dinjitetin njerëzor. Madje edhe kriminelët në një shoqëri kanë status më të mirë se sa refugjatët, të cilët kryekëput janë të përjashtuar nga njerëzimi.

Më 10 dhjetor u shënuan shtatëdhjetë vjet nga miratimi i Deklaratës Universale për të drejtat e njeriut e Kombeve të Bashkuara. Ky është një nga dokumentet më të rëndësishme pas Deklaratës franceze për të drejtat e njeriut dhe të qytetarit, me të cilën në të njëjtën kohë u përcaktua ideja bashkëkohore për të drejtat e njeriut, si përgjigje për krimet e bëra pas Luftës së Dytë Botërore. Çfarë është roli i saj në të kaluarën si ideal, si dhe zbatimi në realitetin e tanishëm, e cila është e përshkruar me sfida të shumta?

Ideali i Deklaratës Universale për të drejtat e njeriut

Ideali i Deklaratës Universale është i vendosur në preambulën e saj e cila thotë se “njohja e dinjitetit dhe të të njëjtave të drejta janë të patjetërsueshme për të gjithë pjesëtarët e njerëzimit dhe janë themelet e lirisë, drejtësisë dhe paqes në botën”. Me Deklaratën Universale dhe me këtë paragraf fillestar nga preambula, Kombet e Bashkuara për herë të parë e vendosën lidhjen midis të drejtave të njerëzve dhe dinjitetit të njeriut, rëndësia e të cilave nuk është vetëm historike, por edhe filozofike, dhe thotë se baza e të drejtave të njeriut është dinjiteti njerëzor dhe të drejtat e patjetërsueshme.

Deklarata Universale nuk ka karakter obligues për nga ana juridike, por konsiderohet si prijëse në zhvillimin e të drejtave njerëzore, nga përmbajtja e të cilave do të burojnë të gjitha dokumentet pasuese ndërkombëtare të ndërlidhura me të të drejtat e njeriut. Pa marrë parasysh se ekzistojnë kritika të shumta për të drejtat e njeriut dhe për këtë deklaratë, prapëseprapë rëndësia e saj historike është e pacenueshme. Ajo bazë filozofike, ndërkaq, e cila bazohet në dinjitetin njerëzor dhe në të drejtat e patjetërsueshme, në kushte të kërcënimeve dhe sfidave të shumta e hapi nevojën për ri-shqyrtimit shtesë të deklaratës. Në kushtet në të cilat ishte miratuar Deklarata Universale, përkatësisht pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ajo në mënyrë të pashmangshme e kishte për qëllim nevojën për ballafaqim me krimet masive kundër njerëzimit dhe gjenocidin. Por, kjo e kaluar e errët nuk guxon të harrohet, nën pretekstin e vetë deklaratës, dhe mos të reflektohet në thirrjet boshe për dinjitet njerëzor dhe të drejtat e patjetërsueshme, të cilat janë vetëm ideale. Ideale të cilat do të mbeten të parealizueshme nëse bashkësia ndërkombëtare, bashkë me shtetet anëtare nuk ndërmerr hapa konkrete për realizimin e tyre. Krimet masive e reflektojnë realitetin e sotëm të gjendjes së njerëzimit, dhe nga buron kjo nevojë për të kuptuarin më të thellë të krimeve masive.

vesniknikBurim: Wikimedia Commons

Nga ideali deri te realiteti - sot

Aspektet për shkak të të cilave kritikohen të drejtat e njeriut janë të shumta. Autorja Mari Benedikt Dembour i redukton kritikat konceptuale të të drejtave të njeriut në elementet vijuese: universaliteti i të drejtave të njeriut është e parealizueshme, ato janë të fokusuara në individin në vend të hapësirës më të gjerë publike dhe janë tejet abstrakte. Rreth shtatëdhjetë vite para Dembourit edhe të gjithë kritikët e tjerë, Hana Arent në mënyrë shumë precize në tekstin e saj fillestar dhe në vështrimin në veprën e saj “Burimet e totalitarizmit”, nga pozita e refugjatit dhe personit pa shtetësi, i përcakton problemet e të drejtave të njeriut, me çka e zbulon jo vetëm kontradiktën e saj, por përmes asaj kontradikte e dëshmon edhe mos-efikasitetin e tyre.

Pyetja është, a është e mundur që nga ideali i vendosur në deklaratën, i cili bazohet në mos-tjetërsimin e të drejtave të njeriut, ta presim realizimin e tyre në jetën reale. Mos tjetërsimi nënkupton ekzistim të të drejtave të njeriut pa marrë parasysh çdo gjëje. Por, a është në jetën reale me të vërtetë kjo kështu? Në kushte të numrit në rritje e sipër të refugjatëve në botë (shifra e fundit është 22,5 milionë), i cili është i ndërlidhur me konceptit shtet-komb, numri në rritje e sipër të diktaturave, në kushte të rrëzimit dhe rënies së demokracisë në suaza botërore, populizmit në rritje e sipër të djathtë, racizmit ekzistues dhe të pandryshuar dhe të nacionalizmit, si në Evropë ashtu edhe në botë, pyetja është se ku është dinjiteti njerëzor dhe ku janë të drejtat e njeriut, si pjesë e patjetërsueshme e njerëzimit. Më tej, humbja e veçantisë si individë dhe qytetarë me rritjen e propagandës së organizuar, të teknologjive informatike dhe zëvendësimin e medieve sociale me hapësirën publike dhe politike ku debati duhet të zhvillohet sipas radhës së gjërave, ekspansioni i shoqërisë masive, prodhimtarisë dhe të konsumimit, izolimi dhe vetmia flasin më tepër për tjetërsimin e të drejtave të njeriut nga të drejtat e njeriut, përkatësisht për tjetërsimin e vetë njeriut nga njerëzimi para së gjithash, përmes asaj që Arent e quan shoqëri masive, por edhe forma ekstreme të tij të emërtuara totalitarizëm.

Problemi i dytë për Arent është se mos-tjetërsueshmëria e të drejtave të njeriut paraqet formulim abstrakt, sepse është e paqartë cili është subjekti i këtyre të drejtave, pa marrë parasysh se bëhet fjalë për njeriun. Për këtë shkak, Arent bën përpjekje të sheh se cili para së gjithash janë autoritetet përkatësisht baza nga e cila nxirren të drejtat. Në të vërtetë, a është ajo natyra, historia ose njerëzimi. Analiza e thellë të cilën Arent e ofron është mjaft bindëse. Në fakt, vendosja e të drejtave përmes Deklaratës Universale e ka për bazë natyrën, ndërkaq, dokumentet e një pas njëshme ndërkombëtare dhe rajonale për të drejtat e njeriut, siç janë dy traktatet ndërkombëtare për të drejta ndërkombëtare dhe rajonale, dhe për të drejta ekonomike, sociale dhe kulturore, mbështeten në lidhjen e fuqishme me nacionalitetin, por edhe shtetësinë, dhe nga kjo baza është e drejta pozitive. Në atë drejtim, ekziston kontradiktë midis thirrjeve për dinjitet njerëzor dhe përkatësi ndaj njerëzimit të përfshira në Deklaratën Universale, me dokumentet e tjera ndërkombëtare juridike për të drejtat e njeriut të cilat kanë karakter nacional-centrik.

Nga njëra anë, njeriu me vetë faktin se është njeri ka të drejta, dhe kjo është pikërisht ajo që e thotë deklarata, ndërsa nga ana tjetër, realizimi i të drejtave të njeriut varet nga përkatësia nacionale dhe shtetësia, dhe është e ndërlidhur me nacional-centrizmin e dokumenteve të tjera ndërkombëtare dhe rajonale. Me këtë rast, rezultati që vijon është ekzistimi i subjektit pasiv të të drejtave të njeriut, përkatësisht të njeriut abstrakt, i cili është pa emër dhe mbiemër, pa profesion, pa identitet dhe i cili në të njëjtën kohë pret që shteti si dhënës i shërbimeve t’ia realizojë këto të drejta, për të cilat deklarata thotë se janë të patjetërsueshme për shkak të faktit që dikush është njeri.

Problemi më i madh qëndron pikërisht në atë, kur lidhja me shtetin do të ndërpritet, siç është rasti me refugjatët, të cilët sipas Arentit e humbin çfarë do qoftë përkatësie me njerëzimin, dhe nga kjo e humbin edhe dinjitetin njerëzor. Madje edhe kriminelët në një shoqëri kanë status më të mirë se sa refugjatët, thotë Arent, të cilët kryekëput janë dëbuar nga njerëzimi.

Filozofi francez Zhak Ransier, ndërkaq, në eseun e vet “Kush është subjekti i të drejtave të njeriut?“ ka një qasje ndryshe nga Arent dhe thotë se madje edhe nëse ato të drejta humben, prapëseprapë i takojnë “tjetrit”. Tjetërsia si diskurs filozofik për dhe rreth të drejtave të njeriut përcillet edhe nga teorik të tjerë. Prapëseprapë, Arent qartë refuzon që ta konceptualizojë humbjen e të drejtave si tjetërsim, dhe në vend të asaj flet për nevojën e “të drejtës për të pasur të drejta”, e cila është kategori para-politike dhe duhet të garantohet nga vetë njerëzimi. Por, edhe për vetë Arentin është e paqartë se si kjo do të realizohej, edhepse bën përpjekje të japë disa përgjigje fillestare përmes konceptimit të bashkësisë politike dhe të përgjegjësisë politike.

Kërkim pas autoritetit dhe bazës për të drejtat e njeriut

Për shkak të tërë kësaj, mund të konkludohet se Deklarata Universale mbetet letër e zbrazët, dhe pa mundësi për zbatim në realitetin. Teoria dhe dokumentet për të drejtat e njeriut kanë nevojë për ballafaqim me realitetin, në vend të fjalëve boshe dhe deklaratave të thata, për të cilat flet Xheremi Bentam në kritikën e vet ndaj Deklaratës Franceze të miratuar si rezultat i Revolucionit francez, dhe nëpër prizmin e së cilës mund të shihet edhe fjala e Deklaratës Universale. Në mënyrë shtesë, nevojitet plotësim dhe tejkalim i kontradiktave midis asaj që paraqet autoritet ose bazë e të drejtave. Përveç kësaj, të drejtat e njeriut patjetër duhet tu nënshtrohen ri-shqyrtimit jo vetëm të autoritetit prej ku nxirren, por edhe përmbajtjes së tyre. Anija ngadalë, por sigurt fundoset. Njerëzimi është para sfidave të mëdha. Më të mëdha janë racizmi në rritje e sipër, populizmi, teknologjia dhe përdorimi i saj, si dhe ndryshimet klimatike. Të gjitha këto janë çështje politike të cilat teoria e të drejtave të njeriut mund të fillojë ti sheh në mënyrë intern-disiplinare. Vetëm ashtu mund tu përgjigjet sfidave dhe kërcënimeve të shumta dhe komplekse për njerëzimin.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose të shkarkoni
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i pasqyron pozitat e Institutit për studime të komunikimit e as të donatorit.

Улогата на променетата дипломатска стратегија врз ...
Универзалната декларација за човековите права - ре...
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Петок, 26 Април 2019
  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не