fbpx
 

Fillimisht “evropeizmi i brendshëm” i Maqedonisë – mandej negociata eurointegruese

МК   ALB

m-r Sveto Toevski

sveto toevski200x250Maqedonia duhet nga “evropeizimi i brendshëm” të vet paraaderuese, të  përshtatur në mënyrë optimale me dispozitat dhe standardet e UE, ta nxjerr përfitimin e plotë të mundshëm politik dhe ekonomik, duke u transformuar në shtet të respektueshëm dhe funksional me rol të çimentuar të sundimit të të drejtës. Domethënë, duke e zgjedhur atë model dhe drejtim të evropeizimit, me ç’rast si shtet nuk do të shndërrohet në “koloni evropiane politike” të margjinalizuar.

Dosja eurointegruese e Maqedonisë është e hapur në vitin 2005, kur ajo fitoi status të shtetit – kandidat për anëtarësim në Unionin Evropian. Deri tani ka marrë 9 rekomandime për fillim të negociatave. Kah fundi i qershorit të sivjetmë, Këshilli i Unionit Evropian rekomandoi datë të kushtëzuar për fillim të negociatave në qershor të vitit 2019, por nëse zbatohen prioritetet urgjente reformuese dhe marrëveshja me Greqinë, si dhe të merret raport pozitiv nga Komisioni Evropian dhe vendim të Këshillit të UE. Në fund të shtatorit të sivjetmë, startoi i pari nga vargu i shqyrtimeve (skriningjeve) të gjendjeve në sistemin politik, ekonomik dhe juridik, gjë e cila është e paraparë me negociatat eurointegruese edhe në kuadër të 33 kapitujve.

Riformulim i politikës shtetërore eurointegruese

Kur analizohen gjendjet e brendshme të çdo shteti, i cili synon që të hyjë në UE, me rëndësi qenësore është se në çfarë masë në atë qëndron “sundimi i të drejtës”, gurthemeli i UE. Çka nëse ekspertët dhe elitat politike të UE gjatë shqyrtimit të gjendjeve në Maqedoni përmes prizmit të 33 kapitujve të UE konstatojnë raport negativ në lidhje me atë? Zhvillimi i tillë i mundshëm i ngjarjeve, i cili do ti zgjaste negociatat edhe pas vitit të ardhshëm, si dhe ngjarjet në shtetet në UE, të cilat gjithnjë e më tepër e luhatin konstruksionin e tij, imponojnë nevojë që në mënyrë më të qëndrueshme qysh tani të paramendohet “skenar rezervë” – vizion i ri dhe për nga ana cilësore më i ndryshëm i eurointegrimit të Maqedonisë. Në atë dosje të zbrazët eurointegruese patjetër duhet të vendosen tone të euro-realizmit: çka dhe si më tej? Udhëheqësia e re politike – në radhë të parë Qeveria, duhet të gjejë zgjidhje që do të burojnë nga zgjedhjet e reja parlamentare, të parakohshme ose të rregullta, do të duhet ta riformulojë politikën eurointegruese shtetërore, për tu përcaktuar koncepcioni i ri dhe qasja e re ndaj procesit eurointegrues. Sepse, tani edhe midis shteteve prijëse evropiane është më se e dukshme “lodhja” nga pranimi i vendeve të reja në Unionin.   

Rajan Hejt (Ryan Heath), komentues i botimit evropian të magazinës politike “Politiko” me seli në Bruksel në analizën “Garë për anëtarësi në UE” në mënyrë të ndarë për Maqedoninë thekson: “Datë e mundshme për hyrje në UE: jo para vitit 2030. Gjasat për atë janë 50 përqind. Maqedonia ka ... dhe probleme të vazhdueshme të brendshme me demokracinë dhe sundimin e të drejtës. Përfundoi koha e artë e ekspansionit të UE.” Ulrih Sedelmaer (Ulrich Sedelmeier) nga shkolla Londineze për ekonomi dhe shkenca politike në studimin e vet “Evropeizimi i anëtareve të reja dhe në shtetet – kandidate” e analizon në mënyrë kritike evropeizimin pa perspektivë të besueshme të anëtarësisë evropiane dhe prek një aspekt, i cili në mënyrë të tërthortë ka të bëjë me ekzistimin e mëtejmë të Maqedonisë si shtet dhe të identitetit të popullit maqedonas, të ndërlidhura me “Marrëveshjen e Prespës”: “...opozita brenda në Unionin, e cila në përgjithësi e kundërshton zgjerimin, ose posaçërisht ndaj disa vendeve të caktuara, në masë të madhe e zvogëlon besimin. Problemi i bindjes në EU perspektivën është i theksuar ... edhe të kandidateve ekzistuese nga Ballkani Perëndimor, ku gjasat për anëtarësi janë gjithashtu shumë të largëta. Në ato vende edhe shpenzimet në vend për harmonizim me kushtet e UE janë shumë të larta, sepse i prekin çështjet e ndjeshme të shtetësisë edhe të identitetit nacional. Por, edhe kapaciteti i ulët shtetëror dhe nivelet më të ulta të zhvillimit ekonomik i bëjnë edhe më të largëta gjasat për aderim në UE...”. (faq.31).

Prvo vnatresno evropeiziranje na Makedonija potoa evrointegraciski pregovoriBurim: Politico.eu

Pranimi i plotë i eurodiktateve do të thotë se Maqedonia nuk ka pozita të veta negociatore

Ndërkohë, duhet të hidhet një shikim në atë se cili model i afrimit dhe anëtarësimit në UE e ka zgjedhur Maqedonia. Në faqen e internetit të Sekretariatit për çështje evropiane, në seksionin “Negociata” me UE, theksohet se Maqedonia do të obligohet tërësisht ti pranojë dhe ti aplikojë dispozitat juridike të UE: “Procesi i negociatave për anëtarësi në Unionin Evropian për Republikën e Maqedonisë do të thotë ... edhe përshtatje të plotë të institucioneve maqedonase ndaj funksionimit të institucioneve të Unionit.” Në Planin strategjik për periudhën e  viteve 2018-2020 të Sekretariatit për çështje evropiane theksohet: “Punojmë mundimshëm të hartimin e versionit nacional të akteve juridike të UE (janë përkthyer rreth 60 përqind nga korpusi i dispozitave juridike të UE).” (faq.65). Në këtë Plan Strategjik voluminoz askund në mënyrë konkrete nuk është theksuar se çfarë janë pozitat negociatore të Maqedonisë përballë UE. Në shtator të këtij viti, nënkryetari i Qeverisë për UE integrime Bujar Osmani, sipas raportit të TV Tellma, i ekspozoi këto “pozita negociatore”: “...premtojmë se do të punojmë me ju që ti përmbushim kërkesat e juaja, të gjitha obligimet dhe ti aplikojmë të gjitha standardet evropiane në shoqërinë tonë.”  Nuk ekzistojnë negociata, nëse një shtet i pranon të gjitha dispozitat evropiane juridike, nëse pa vërejtje dhe në mënyrë të dëgjueshme pajtohet me të gjitha diktatet e Brukselit, duke mos mbajtur llogari për specifikat e brendshme politike, për përputhshmërinë e direktivave evropiane me gjyqësinë e vendit. Në esencë, Maqedonia nuk model të vetin për eurointegrimin.

Stambolli dhe Beogradi tani këmbehen me Brukselin

Populli maqedonas ishte 500 vjet nën robërinë turke dhe për çdo gjë varej nga bamirësia e sulltanit në Stamboll. Një robëri u zëvendësua me lloj tjetër të nënshtrimit, kur për fatin e popullit maqedonas dhe për Maqedoninë në Mbretërinë e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve edhe në RSF të Jugosllavisë vendosej në Beograd. Vallë a duhet edhe sot, në shekullin e 21-të, tani Maqedonia sovrane dhe e pavarur të pajtohet që Stambolli dhe Beogradi të këmbehen me Brukselin, të pranohet nënshtrimi i plotë politik edhe përballë UE?

Në studimin “Integrimi i Maqedonisë në UE – përcaktimi i implikimeve kushtetuese dhe të opsioneve të ndërlidhura me kriteret politike”, Tanja Karakamisheva – Jovanovska, Igor Spirovski, Zoran Neçev dhe Aleksandar Nikollov, në pikëpamje të çështjes së transmetimit të sovranitetit nacional të një shteti të caktuar mbi UE, theksojnë se ekziston praktikë të vendosjes së klauzolës të veçantë kushtetuese për “ushtrimin e përbashkët të pushteteve”, që ka ndodhur me kushtetutat e Luksemburgut, Belgjikës, Spanjës, Portugalisë, Francës, Hungarisë dhe Spanjës: “Në pajtim me atë model, pushteti kryesisht zhvillohet në kuadër të institucioneve shtetërore të vendit, por ajo mund të zbatohet edhe në nivel tjetër të qeverisjes. Shteti ende e gëzon / e mban fuqinë (pushtetin) kushtetuese që të miratojë ligje dhe masa nacionale në fushat e shumta të UE, por pajtohet se ato ligje dhe masa duhet të jenë kompatibile me të drejtën e UE. Klauzola për “ushtrimin e përbashkët të pushteteve” mund të shpjegohet edhe si kërkesë që supremacioni i të drejtës së UE të ketë kufij të vet në vlerat themelore të Kushtetutës. Ai model është shumë tërheqës për vendet-anëtare të reja të Unionit. Atë e kanë pranuar Sllovakia dhe Sllovenia.” (faq. 15).

Model i mundur për eurointegrim: pa konvergjencë dhe me konvergjencë të pjesshme me UE

Në vitet e fundit jo vetëm që “shtetet e mëdha” – anëtare të UE, por edhe ato më të “voglat” gjithnjë e më tepër ta pranojnë rolin e UE si formë mbishtetërore për ekzistim dhe veprim  politik të jenë dominante në jetën e qytetarëve të vendeve përkatëse. Përse atëherë edhe Maqedonia do të duhej atë ta pranojë? Përse në procesin e negociatave të mos insistohet më së paku në një klauzolë të tillë të “ushtrim të përbashkët të ingerencave që do të jetë e kufizuar, e ndarë, por, sërish, në pajtim me rrethanat nacionale maqedonase dhe specifikat shtetërore-politike? Duke i pasur edhe lëvizjet e këtilla në “arkitekturën” e UE, duhet të revidohet eurointegrimin i vazhdueshëm i shtetit maqedonas, të ridrejtohet në binare të reja, në pajtim me pikëpamjet e reja nga teoria dhe praktika e evropeizimit.

Patjetër duhet të hidhet poshtë harmonizimi i tanishëm i pakuptimtë i tërë legjislativit të Maqedonisë sipas legjislativit evropian dhe në tërë sistem politik, ekonomik dhe financiar sipas kërkesave të  “qendrës evropiane”. Duhet fillimisht të aplikohet model i kombinuar, i përshtatur të evropeizimit të brendshëm të shtetit dhe sistemit të saj pa konvergjencë të pjesshme (afrimi i ndërsjellë, synimi drejt të njëjtit qëllim) ndaj legjislativit dhe sistemit të UE, varësisht për cilat fusha të përshtatjes së politikave të vendit do të bëhet fjalë. Në atë kuptim Fedon Nikollaides (Phedon Nicolaides) nga Instituti Evropian për administratë publike në Mastriht, të Holandës, në shkrimin shkencor të vetin “Modeli i evropeizimit me dhe pa konvergjencë” e konstrukton këtë model të ri të evropeizimit të vendeve-anëtare dhe thekson: “Njëra nga çështjet kryesore në literaturën shkencore është nëse (evropeizimi – vërejtje e imja) i sjell politikat dhe sistemet nacionale deri në konvergjencë. Tani ekziston konsensus i gjerë se vjen deri në konvergjencë, mirëpo ajo mund të bëhet edhe pa harmonizim. ... Harmonizimi nënkupton njëtrajtshmëri në vendet-anëtare, ndërsa konvergjenca është zvogëlim i dallimeve nacionale.” (faq. 114-115).

Përgjigja në pyetjen të cilën e parashtron Nikollaides e parashtron “Evropeizim: sa shumë konvergjencë?”, Maqedonia do të duhet ta gjejë vetë në atë mënyrë që nga “evropeizimi i brendshëm” të vetën para-aderues, të përshtatur në mënyrë optimale me dispozitat dhe standardet e UE, do ta nxjerr përfitimin e tërë të mundshëm politik dhe ekonomik, duke u transformuar në shtet të respektuar dhe funksional evropian me rol të çimentuar të sundimit të të drejtës. Domethënë, duke e zgjedhur atë model dhe drejtim të evropeizimi, me ç’rast si shtet nuk do të shndërrohet në “koloni evropiane politike” të margjinalizuar. Legjislativi evropian për momentin përbëhet prej 160 mijë dispozita, rregulla, ndërsa vazhdimisht  miratohen akte të reja evropiane. Prandaj, për tu përcaktuar “sasia optimale” të mos-konvergjencës dhe të konvergjencës në modelin e ri eurointegrimin të Maqedonisë, vëllimi optimal sa dhe cilat nga ato ligje mund të transmetohen në legjislativin maqedonas.

Ashtu sikur Turqia në negociatat me UE fitoi “status special” të llojit të vet, ashtu edhe Maqedonia do të duhet ta “ngrijë” aplikimin e vet për anëtarësi në UE dhe kërkoi “status special” të kufizuar me kohë si kandidate e cila nuk tërhiqet nga negociatat, por edhe e cila më së pari do ta zbatojë “evropeizimin e brendshëm” të vetin para-aderues dhe funksionimin e jashtëm    të shtetit të Maqedonisë, duke i pasur parasysh 33 UE kapitujt dhe e përshtatur me praktikat më të mira të qeverisjes në UE. “Evropeizimi i brendshëm” i tillë i Maqedonisë gjithsesi duhet të mbështetet mbi qëllimet dhe vlerat e Unionit, por në të njëjtën kohë të jetë e shoqëruar edhe me ruajtje dhe forcim të shtetësisë së Maqedonisë nën këtë emër kushtetues. Gjithashtu edhe me ruajtjen dhe njohjen si dhe konfirmimin e përhershëm edhe të identitetit etnik, gjuhësor dhe kulturor të popullit maqedonas si bartës i sovranitetit bashkë me të gjithë qytetarët të tjerë nga të gjitha etnitë që jetojnë në të. Vendi i Maqedonisë edhe vetëm në Unionin Evropian.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose të shkarkoni
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i pasqyron pozitat e Institutit për studime të komunikimit e as të donatorit.

Да се расте како ЛГБТИ
Прво „внатрешно европеизирање“ на Македонија - пот...
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Недела, 16 Јуни 2019
  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не