fbpx
 

Fjalori i ri i shtangët i kandidatit Pendarovski: formulë e garantuar për dështim

d-r Dimitar Apasiev

Prandaj, pothuajse gjithmonë fiton oratori i cili me virtyt, guxim dhe dinjitet ka qëndruar besnik ndaj principeve të tij, e jo ato „dredhacak“ politik të cilët, të udhëhequr nga interesa përdhese dhe llukrative, përkulen përpara parave dhe fuqisë, në vend se përpara Të drejtës dhe Drejtësisë.

Siç po afrohet fillimi zyrtar i fushatës parazgjedhore për zgjedhjet vijuese presidenciale, ashtu ajo po bëhet gjithnjë e më e nxehtë dhe më e fëlliqur – duke i involvuar madje edhe jetët private anëtarëve të familjeve më të ngushta të kandidatëve dhe duke e problematizuar kapacitetin e tyre për kryerjen e funksionit. Në vazhdim do të japim një vështrim kritik të kandidaturës se protagonistit qeveritar Stevo Pendarovski, nga një aspekt profesional retorik, duke e kontekstualizuar atë nëpër rregullat e pashkruara të cilat vlejnë në oratorinë deliberative bashkëkohore.

Natofundamentalizmi si kornizë unike politike

Pendarovski (i lindur në v. 1963 n Shkup) për herë të parë u bë i njohur për opinionin gjatë konfliktit të armatosur të vitit 2001, si zëdhënës i atëhershëm i ri, karizmatik dhe elokuent i Ministrisë së punëve të brendshme, i cili në bazë ditore i kumtonte numrat e „çerdheve të neutralizuara të mitralozëve të UÇK-së terroriste“ nga ana e forcave të armatosura maqedonase. Më pas shërbente si këshilltar në kabinetet e dy presidentëve të Maqedonisë Boris Trajkovskit dhe Branko Cërvenkovskit, ndërsa në një mandat ishte edhe në pozitën kryetar i Komisionit shtetëror zgjedhor. Nga viti 2008 fillon kariera e tij e profesoresorit një universitet privat, kryesisht në programe studimore në lëminë e sigurisë ndërkombëtare, terrorizmit dhe politikës botërore. Në vitin 2014, në zgjedhjet e pesta me rradhe presidenciale, ai ishte kandidat i LSDM-së – me përkrahje nga deputetët e tyre të atëhershëm në kuvend – dhe humbi bindshëm në raundin e dytë nga kryetari aktual në largim prof. d-r Gjorgje Ivanov, me afro 400.000 vota të fituara – pothuajse 135.000 më pak se Ivanovi.

Në skenën politike të Maqedonisë Pendarovski është i njohur si një prej propaguesve dhe lobistëve më të mëdhenj të ideologjisë së NATO-s dhe apologjet skolastik i të ashtuquajturës Shkollë real-politike në politikën e jashtme të ShBA-ve. Vlen si ithtar i globalizmit dhe imperializmit amerikan dhe përkrahës i anëtarësimit të shtetit tonë në këtë aleancë militare – me çdo kusht, madje edhe përmes ndryshimit ilegal të emrit kushtetues, në kundërshtim me vullnetin e popullit të shprehur në Referendumin (2018), i cili nuk e fitoi censusin minimal për sukses të nevojshëm sipas kushtetutës.

Kandidatët duhet të jenë njerëz të ndershëm dhe të nderuar

Fjala „kandidat“ rrjedh nga e drejta publike Romake. Për nga etimologjia e saj nga toga e bardhë (lat. toga candida), e cila ka qenë e zbardhur qëllimisht me ndihmë të tymit helmues nga sulfuri, e të cilën e ka veshur kandidati në zgjedhje për funksion të lartë magjistrati, në vendet publike dhe në Forumin, gjatë fushatës parazgjedhore. Pas saj ai është veçuar nga qytetarët e tjerë romakë dhe në atë mënyrë është bërë i dukshëm në masën e popullit. Por, nga ana tjetër, ngjyra e bardhë ka aluduar ndaj faktit se qytetari i nominuar është pa asnjë njollë, respektivisht pa njollë të zezë në karrierën e tij, do të thotë se është „njeri i pastër dhe i ndershëm“. Por, a mund ta themi këtë për të ashtuquajturin kandidat konsenzual presidencial të qeverisë – Stevo Pendarovskin?

Njollat e „togës së bardhë“ të Pendarovskit

Në karrierën e tij politike – e cila, nga pikëpamja faktografike, është më tepër burokrate-konsultuese, se sa burrështetase – do të mbahen mend disa njolla të cilat duhet të jenë të theksuara në kontekst të elaborimit të besueshmërisë dhe karakterit të tij si „politikan kolerik “ socialdemokrat në hije:

(1) Ai sot është kandidat i përbashkët i qeverisë së udhëhequr nga pakica, respektivisht i koalicionit LSD dhe BDI, më saktësisht i atyre kundër të cilëve zellshëm luftonte në vitin 2001 – kriminelëve të amnistuar të luftës për të ashtuquajturit Raste të Hagës;

(2) Pas të ashtuquajturit Revolucion i larmë, në 2016, u zgjodh si deputet në Kuvendin e Maqedonisë, por më pas – pa kurrfarë respekti ndaj votuesve të cilët e kanë votuar që të jetë zëdhënës i tyre dhe i zgjedhur i popullit në parlamentin – në mënyrë të qetë dhe pa zhurmë u transferua në Qeverinë e kryeministrit Zoran Zaev – si Koordinator nacional për përgatitje të vendit për anëtarësim në NATO-traktatin;

Aprovimi i heshtur i zaevizmit pendarovskin do ta kushtojë shtrenjtë në zgjedhjet

(3) Në këto zgjedhje presidenciale të gjashta me rradhë, Pendarovski, qartë me lejen e tij paraprake, në mënyrë të koordinuar është i kandiduar nga LSD dhe BDI, edhe pse paraprakisht partia më e madhe qeverisëse shpalli Konkurs të brendshëm për paraqitje të kandidatëve – e cila më pas në mënyrë shpërfillëse e vetë-anuloi, duke treguar mungesë të kulturës elementare politike dhe duke i hequr qafe kandidatët e tjerë potencialë të cilët besonin në mënyrë naive në qëllimet gjoja të sinqerta dhe në kapacitetin kinse demokratik të kësaj klike qeverisëse.

Burim: prizma.mk

(4) Në mënyrë plotësuese, vlen të përmendet se gjatë deklaratave të tij publike për emrin jo edhe aq të largëta, Pendarovski e vuri veten e tij në një pozitë tejet të palakmueshme – duke e ndryshuar në mënyrë drastike kursin politik, apo të ashtuquajturin qëndrim të pastër të cilin e përfaqësonte për më tepër se një dekadë. Dhe ashtu, ai në një intervistë për TV 24 Vesti, në cilësinë e përfaqësuesit të opozitës së atëhershme, shprehet në mënyrë të prerë: „Emri nuk mund të ndryshohet pa konsenzus shtetëror. Jo partiak, jo qeveritar, jo etnik – por konsenzus mbarështetëror! Ajo do të thotë se të gjitha palët relevante, qeveria dhe opozita, shqiptarë dhe maqedonas – të gjithë duhet të pajtohemi rreth asaj se cila është vija e kuqe e Republikës së Maqedonisë. Unë pohoj se kjo çështje ka proporcione kaq të mëdha dhe na prek apsolutisht të gjithëve që jetojmë në këtë vend, sa që legjitimiteti të cilin partia qeverisëse e ka fituar në zgjedhje nuk mjafton... A e dini se sa njerëz duhet të votojnë në atë referendum obligativ?... Unë jam për arritjen e konsenzusit. Megjithatë, për atë se çfarë përmbajtje do të ketë ai kompromis, nuk mund të vendosë vetëm një njeri! Do të thotë, njerëzit këtu janë pajtuar për shtesën gjeografike. Kë kanë pyetur? Kush i ka autorizuar? Kush u ka dhënë të drejtën të merren vesh për shtesë gjeografike?“ (cit. mbyll.)

Politikani mendon për zgjedhjet e ardhshme, ndërsa burrështetasi – për gjeneratat e ardhshme

Një parafrazim i ish kryeministrit britanik Vinston Çerçil në mënyrë të shkëlqyeshme do të na paraqesë thelbin e asaj që dëshirojmë ta potencojmë rreth jokonzistencës dhe diskrepancës midis fjalëve të shqiptuara dhe veprave të bëra nga protagonisti ynë Pendarovski: „Njeriu mbetet sundues i asaj që do ta heshtë, por bëhet shërbëtor i asaj që do ta thojë“! Deri më tani, së paku në disa raste, Pendarovski është i kapur në vepër se si në mënyrë flagrante e gënjen opinionin apo – të përdorim eufemizëm – se nuk e tregon të Vërtetën. Teoreticientja politike Hana Arent, duke folur për gënjeshtrën moderne politike, thotë se ajo i drejtohet opinionit laik vendor, e ka të bëjë me gjëra përgjithësisht të njohura të cilat heshten apo shtrembërohen, e në vend të tyre plasohen të vërteta të rafinuara gjysmake. Kjo, në shumicën e rasteve bëhet përmes mjeteve të informimit publik dhe mas-medieve – jo rrallëherë duke e ofenduar inteligjencën mesatare të dëgjuesve/shikuesve, si dhe mendimin logjik të gjykimit të shëndoshë (common sense).

Sot, për këto pesona publikë punojnë PR-ekipe të tëra profesionale dhe agjenci të ushtruara reklamuese të cilat e ndërtojnë imazhin për ta, dhe përmes organizimit të një sëre të solemniteteve, kremtimeve, ngjarjeve kinse „spontane“ etj. – por, edhe përmes krijimit të problemeve fiktive të cilat faktikisht nuk ekzistojnë, ndërkaq personi imazhi i të cilit ndërtohet gjoja duhet ti zgjidhë – arrihet që ai të perceptohet kinse si i dërguar/ profet, respektivisht si „heroi i kohës sonë“.

Nëpërmjet metodave të përpunuara të psikologjisë sociale, propagandës dhe marketingut politik – ku vend të posaçëm kanë botët partiakë në rrjetet sociale, lajmet e rreme, emisionet e porositura televizive dhe „gazetarët e paguar të fabrikës“ – gjithçka hyn në zonën e përhitur të karakterit përrallor-sfidues të retorikës deliberative. Prandaj, duke i analizuar në mënyrë profesionale shfaqjet publike të kandidatit Pendarovski, e kemi të domosdoshme të paralajmërojmë se ato i ngjasojnë këngës së sirenave e cila edhe pse tingëllon ëmbël për veshin, në vete mund të fshehë rrezik të madh për ardhmërinë e Republikës – posaçërisht përmes vendosjes në fronin e qeverisjes totale koalicionin aktual qeverisës, pa asçfarë sistemi institucional të „frenave dhe drejtpeshimit“ (checks and balances).

Virtyti është thelbësor për reputacionin dhe zërin e mirë të oratorit politik

Deliberativiteti, i cili vlen si përcjellëse e parë e demokracisë, definohet si diskutim jo-autokratik i një grupi të njerëzve dhe udhëheqësve të tyre për çështje të rëndësishme dhe sjellje të vendimeve (decision making), në funksion të ndryshimit të politikës publike për shkak të realizimit të së mirës së përbashkët, respektivisht të interesave më të gjera shoqërore (res publica = “e mirë e përgjithshme / çështje publike“). Aristoteli, në veprën e tij të njohur Retorika, thotë se ekzistojnë tre lloje kryesore të oratorisë: (1) Retorikë gjyqësore, apo e ashtuquajtur gojëtari forenzike; (2) Retorikë politike apo e ashtuquajtur gojëtari deliberative; dhe (3) Retorikë e rastit, apo e ashtuquajtur gojëtari epideiktike. Për dallim prej dy llojeve tjera, kur bëhet fjalë për oratorinë politike apo të quajtur ndryshe edhe oratori simbuletike, ajo, parësisht, e nënkupton elementin moral, respektivisht elementin etik (ethos), ka të bëjë me ardhmërinë, kriterin të cilin e respekton është dobia, argumentim dominues është shembulli personal, ndërsa qëllimi final është këshillimi dhe udhëheqja e popullit.

Qëllimi parësor i oratorit të mirë politik është që dejtimi i tij ndaj audiencës të bazohet të forcën e argumenteve dhe integritetit personal, e jo autoritetin e fuqisë apo pozitën ose fuqinë momentale shoqërore – të tij apo të shokëve të tij partiakë. Mirëpo, është e pakontestueshme se procesi i ndërtimit të urave të besimit ndaj votuesve dhe elektoratit është i gjatë, posaçërisht nëse i keni ndryshuar deklaratat për çështje kruciale për shtetin dhe identitetin – varësisht nga rrethanat dhe konstelacionet.

Sepse, në fund të fundit, ne nuk i dëgjojmë fjalët, por Njeriun i cili flet! Prandaj, pothuajse gjithmonë fiton oratori i cili me virtyt, guxim dhe dinjitet ka qëndruar besnik ndaj principeve të tij, e jo ato „dredhacak“ politik të cilët, të udhëhequr nga interesa përdhese dhe llukrative, përkulen përpara parave dhe fuqisë, në vend se përpara Të drejtës dhe Drejtësisë.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose të shkarkoni
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i pasqyron pozitat e Institutit për studime të komunikimit e as të donatorit.

Две причини зошто Гордана Силјановска-Давкова би б...
Дрвениот новоговор на кандидатoт Пендаровски: гара...
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Петок, 23 Август 2019
  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не