fbpx
 

Gjendja me punën në shtetin: (pa)punësia

Vildan Drpljanin

Papunësia dhe të drejtat e punëtorëve kanë lidhje shkak-pasojë, përkatësisht teoria thotë se sa më e lartë është shkalla e papunësisë, aq më të vogla janë të drejtat e të punësuarve.

Gjatë gjashtë muajve të kaluara, lehtë mund të vërehej toni triumfues me të cilin përfaqësuesit qeveritar raportonin për rënien e papunësisë dhe suksesin e masave të Qeverisë. Për shtetin si ky yni, i cli që nga pavarësimi ballafaqohet me shkallë të lartë të papunësisë, kjo shifër në mënyrë të pashmangshme është një nga faktorët kryesor social që i imponon raportet, kulturën dhe funksionimin e institucioneve. Pikërisht për këtë, është posaçërisht e rëndësishme që të analizohet domethënia e vërtetë e përqindjes së të (pa)punësuarve si një tregues i gjendjes së punësimit në shtetin.

Pasqyrë analitike në tregun e punës

Papunësia dhe të drejtat e punëtorëve kanë lidhje shkak-pasojë, përkatësisht teoria thotë se sa më e lartë është shkalla e papunësisë, aq më të vogla janë të drejtat e të punësuarve. Pasqyra analitike e shtetit pohon se në tremujorin e parë të vitit 2019 numri i tërësishëm i të punësuarve ka qenë 789.414 persona (45,1 përqind), ndërsa numri i tërësishëm i të papunëve 171.329 persona (17,8 përqind). Krahasuar me vendet-anëtare të OECD, shkalla e Maqedonisë e punësimit është jashtëzakonisht e ulët, ndërsa shkalla mesatare e papunësisë është në mënyrë të konsiderueshme më e lartë nga mesatarja e shteteve. Nga kumtesa e Entit shtetëror për statistikë rezulton se sektori i industrisë përpunuese punëson më shumë njerëz – 155.914 persona, ndërsa numër më të vogël të të punësuarve ka në sektorin e xehetarisë dhe nxjerrjes së gurit – 6.523 persona. Përveç kësaj, shumica e të papunëve (75.7 përqind) e kanë përfunduar arsimin fillor, trevjeçar ose katërvjeçar të mesëm, por shkalla e të papunëve me arsim të lartë është gjithashtu e rëndësishme (20.8 përqind).

Nga aspekti gjinor, vërehet se vetëm 40.5 përqind të të punësuarve dhe 37.7 të të papunëve që kërkojnë punë janë gra. Ngjashëm me atë, shkalla e personave joaktivë, që përbëhet nga njerëz që nuk mund ose nuk duan të punojnë, përbëhen nga 36.9 përqind meshkuj dhe 63.1 përqind. Vendosja e tillë padyshim se vë në pah përfshirjen më të vogël të grave dhe ndërlidhet në hulumtimin e Bankës Botërore për mos-barazinë në tregun e punës në vendin tonë. Duke pasur parasysh atë që të dhënat nga hulumtimi konfirmojnë se në përgjithësi midis grave, shkalla e mos-aktivitetit është rreth 48 përqind krahasuar me përafërsisht 23 përqind midis burrave, bëhet e qartë se problemi i parë në të cilin duhet të punohet ndaras është aspekti gjinor.

Sipas grup-moshave, pjesa më e madhe e të papunëve (62,9 përqind) janë në moshën prej 25 deri në 49 vjeç, ndërsa 17,3 përqind janë në grup-moshën prej 15 deri 24 vjeç dhe 19,9 përqind janë në grupin midis 50 dhe 64 vjeç. Papunësia te të rinjtë (15-29 vjeç) në shtetin mbetet problemi më i madh dhe shkalla e papunësisë së të rinjve prej 45,4 përqind ende është një nga më të lartat në Evropë. Kjo vë në pah se zvogëlimi i papunësisë së të rinjve patjetër duhet të vendoset si prioritet dhe bazë për bashkëpunim midis faktorët kyç, siç janë trupat qeveritare, institucionet arsimore dhe bizneset/punëdhënësit.

Burim: faktor.mk

Vlerësimi i punës

Në raport me pagat, neto-paga mesatare e paguar për një të punësuar, në prill të këtij viti, ka qenë 24.785 denarë. Në atë periudhë, neto-paga më e lartë mesatare është paguar në sektorin “Programim kompjuterik, veprimtari konsultuese dhe të ngjashme” në lartësi prej 60.991 denarë në muaj, ndërsa neto-paga më e ulët është në sektorin “Veprimtari mbrojtëse dhe hulumtuese” në lartësi prej 14.674 denarë në muaj. Me rëndësi është të përmendet se pjesa më e madhe e njerëzve fitojnë pagë nën mesataren, përkatësisht se të punësuarit në 45 sektorë, nga të regjistruarit 82, fitojnë neto-pagë mujore më të ulët se 24.785 denarë. Lartësia e pagës minimale në neto lartësi nga prilli i vitit 2019 është 12.507 denarë.

Në mënyrë krahasuese, vlera mesatare e punës së punëtorit të Maqedonisë është më dobët e vlerësuar në rajon edhe deri njëmbëdhjetë herë e paguar nga mesatarja prijëse Evropiane. Me këtë rast, shteti ballafaqohet edhe me një shkallë tejet të lartë me shtresimin e klasave me xhini indeksin prej 35,6 (nga të mundshmet 100), ndërsa sipas të dhënave të Bankës Botërore, Maqedonia e Veriut në vitin 2014 ka qenë shtet me shtresim më të madh klasor në Evropë. Xhini indeksi e mat mos-barazinë e shpërndarjes së të ardhurave ose pasurinë dhe shpesh herë konsiderohet për indeks të varfërisë.

Të dhënat e prezantuara japin një pasqyrë të shkurtër për hartën e punësimit në shtetin tonë, përkatësisht sjellin në dukje se çfarë është pozicioni strukturor i ekonomisë së Maqedonisë. Ky pozicionim strukturor e dikton kornizën e punës së institucioneve dhe mekanizmat për mbrojtje të të drejtave të punëtorëve. Shkalla ende e lartë e papunësisë prej 17,8 përqind, problemet fondamentale të ekonomisë, si dhe në përgjithësi mos-besimi në institucionet dhe sundimi i të drejtës, i vënë punëtorët në pozicion ku rrallë i përdorin mjetet juridike që i kanë në dispozicion në rast të shkeljeve të të drejtave të tyre në vendin e punës. Hulumtimi i Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut tregon se 82,6 përqind nga të anketuarit kanë deklaruar se të drejtat e tyre punëtore ose të drejtat e një të afërmit e tyre kanë qenë të rrezikuara në një moment të caktuar, por vetëm 22,3 përqind kanë deklaruar se e kanë paraqitur shkeljen.

Pozicionimi i shtetit ndaj punës

Të drejtat e punëtorëve janë pjesë e të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore dhe paraqesin një vlerë themeltare të rendit tonë kushtetues. Duke i vendosur të drejtat e punëtorëve në kategorinë e të drejtave të njeriut, Kushtetuta e garanton të drejtën për punë dhe përshkruan se çdokush ka të drejtë për zgjedhje të lirë gjatë punësimit, mbrojtje gjatë punës dhe siguri materiale gjatë papunësisë së përkohshme.

Nga ana tjetër, Ligji për marrëdhëniet e punës, si ligj sistemor i cili e vendos kornizën e përgjithshme për të gjitha çështjet që janë të ndërlidhura me fuqinë punëtore, ka pësuar gjithsej 23 ndryshime dhe plotësime dhe 13 vendime të kasatore të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së veriut. Kjo në mënyrë të drejtpërdrejtë e vë në pah “ndryshueshmërinë” w lehtë të këtij ligji në pajtim me nevojat e strukturës në pushtet dhe rezulton me dispozita të shumta dy-kuptimore dhe të paqarta të cilat e shtojnë pasigurinë e mbrojtjes së punëtorit. Krahas asaj që Qeveria vendosi Ligj të ri për marrëdhëniet e punës më së voni gjashtë muaj nga zgjedhja e saj, grupi i punës që u themelua në gusht të vitit 2018 ende nuk ka përgatitur version final dhe dinamikë dhe punë cilësore të punës nuk janë premtuese.

Në një situatë të tillë, mund të thuhet se para nesh qëndron edhe shumë punë për të vendosur legjislativ funksional të punës, i cili i mbron të drejtat e punëtorëve dhe si rrjedhojë krijon hapësirë për rritje të produktivitetit në vendin e punës.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose ta merrni përmbajtjen.
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozitat e Institutit për studime komunikologjike e as të donatorit

Пратениците упорно бараат дислоцирање на обложувал...
Состојбата со трудот во државата: (не)вработеност
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Четврток, 18 Јули 2019
  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не