fbpx
 

Gjykuar sipas medieve gratë në Ballkan jetojnë vetëm në estradën

МК  SR

Prof. dr Dubravka Valiq Nedeljkoviq

Dubravka Valic Nedeljkovic200x250Hulumtimet e shumta mediatike në më tepër se çerek shekullin e fundit në nivel ballkanik, por edhe ndërkombëtar, e vënë në pah të njëjtin fenomen e ajo është se gratë nuk janë burim kredibil i informacioneve.

Hulumtimet e shumta mediatike në më tepër se çerek shekullin e fundit në nivelin ballkanik, por edhe ndërkombëtar, e vënë në pah të njëjtin fenomen e ajo është se mediet konsiderojnë se gratë nuk janë burim kredibil i informacioneve . Në të njëjtën kohë ato nga gjysma e dytë e shekullit të njëzetë janë dominuese si prodhuese të përmbajtjeve në sferën e mas-medieve, më shpesh si prezantuese ose si menaxhere. Mirëpo për fat të keq hyrja e grave në profesionet mediatike nuk do të thoshte automatikisht edhe ndryshim të politikave redaktuese për dukje më të madhe të grave në mediet, por vetëm kontribuoi për zvogëlimin e pagesës për punën në industrinë mediatike .

Të gjitha monitorimet e deritanishme Globale mediatike (GMMP), të cilët, të rikujtojmë, bëhen çdo pesë vite, të filluara që në vitin 1995, ndërsa i fundit është bërë në vitin 2015 kur në hulumtimin kanë marrë pjesë 114 vende në botë, “tregon se bota në lajmet kryesisht është botë e meshkujve. Njëzet vite pas GMMP të parë, rezulton se sfidat e seksizmit, te stereotipave gjinore dhe paragjykimet në botën informative i rezistojnë kohës, hapësirës dhe platformave. Por, ka edhe shembuj të avancimeve sipas medieve më të drejta sa i përket gjinisë (...) Gratë në vitin 2015 diç më tepër kanë vërë lajme, por edhe më tutje lajmet kanë qenë për ato” (Snjezhana Milivojeviq).

Monitorimi i servileve publike në Serbi shkollës gazetareske të Novi Sadit (2016) në korpusin prej 200 orëve të programit të analizuar gjatë gjashtë muajve të analizuar tregoi se në korpusin e përgjithshëm (domethënë në programin informativ dhe kulturo-informativ dhe në programin zbavitës dhe sportiv) gratë janë subjekte të informacioneve në radio-televizionin e Serbisë (RTS) 21 përqind, ndërsa në Radio-televizionin e Vojvodinës 20 përqind, me ç’rast sipas regjistrimit të popullatës që është i vlefshëm në Serbi 51,3 përqind (2014) janë gra.

Gjatë fushatës paraelektorale të njëjtin vit (2016) përkundër kuotave sipas të cilave në listat zgjedhore çdo person i katërt është dashur të jetë grua, në mediet kandidatet kanë qenë të pranishme vetëm 15 përqind në emisionet informative të RTS dhe 14 përqind në RTV. Nëse shikohen rezultatet e gjatësisë së përgjithshme të inserteve tonike të publikuara gjatë fushatës në të dy servilet publike ajo është 18 përqind përballë 82 përqind të kohës që i është përkushtuar fjalimit të drejtpërdrejtë të kandidatëve. Rezultate shumë të ngjashme janë marrë edhe gjatë vitit zgjedhor 2017, por në ciklet paraprake zgjedhore nga viti 1996 e këndej kur NNSh në mënyrë sistematike e përcjell raportimin e medieve për të gjitha fushatat parazgjedhore (lokale, krahinore, parlamentare, presidenciale dhe për anëtarë të këshillave nacionale të pakicave nacionale) në ditën zgjedhore dhe ndodhive pas-zgjedhore. 

Dhe kur flasin për mediet gratë nuk merren me çështjet nga fusha e barazisë gjinore. Për shembull në ekzemplarin për hulumtim të politikave redaktuese gjatë përcjelljes së fushatës para elektorale në viti 2018 në mediet elektronike dhe të shtypura nuk është identifikuar asnjë shembull se kandidatja ka folur për këto çështje. Kjo në tërësi u përgjigjet edhe rezultateve të GMMP të vitit 2015 sipas të cilave gratë në nivel planetar ka folur për çështjet e dedikuara për barazinë gjinore në gjithsej 3 përqind të rasteve (fushatës parazgjedhore të vitit 2008 në mediet elektronike dhe të shtypura nuk është identifikuar asnjë shembull se kandidatja ka folur për këto çështje. Kjo në tërësi ju përgjigjet rezultateve të GMMP 2015. sipas të cilave gratë në nivel planetar kanë folur për çështjet e barazisë gjinore në gjithsej 3 përqind të rasteve (Snjezhana Milivojeviq 2015).

Disbalanca gjinore vërehet në Serbi, e ngjashëm është edhe në vendet e tjera, madje në sferën e arsimit. Studimet shpesh herë i përfundojnë gratë (58 përqind), por ato kryesisht përcaktohen për shkencat shoqërore-humanitare (71 përqind), ndërsa burrat për shkencat teknike (65 përqind). Ky aspekt gjinor i arsimit pasqyrohet edhe në mediet kështu që meshkujt flasin për të ashtuquajturat çështje të rëndësishme siç janë ekonomia, politika, ekonomia, investimet, zhvillimi, ndërsa gratë për arsimin, mbrojtjen sociale dhe për kulturën. E kështu në emisionet për kulturën edhe në RTV dhe RTS gratë në vitin 2016 kanë qenë subjekt madje në 45 përqind të rasteve (Metropolis RTS, Follder kultura RTV), ndërsa burrat në emisionet informative në kontributet për politikën në RTV 85 përqind, Pink 84 përqind, RTS 76 përqind dhe N1 75 përqind (NNSh 2017). Domethënë pa marrë parasysh a janë në pyetje servilet publike ose mediet komerciale e madje edhe ato që konsiderohen me profesionalizëm të lartë, bashkëkohore e me politikë redaktuese e cila mban llogari për shkallën e balancimit dhe për raportin mos-diskriminues ndaj grupeve të margjinalizuara (N1) edhe në ato programe gratë si burime të informacioneve, si persona të cituar, tërësisht janë lënë anësh.

Burim: pexels.com

Përveç aktivisteve nga organizatat joqeveritare të grave edhe hulumtueset në nivel akademik dhe gazetaresk në mbarë Ballkanin luftojnë për dukshmërinë e grave në mediet dhe politikë redaktuese me sensibilizim gjinor. Në Serbi janë shumë aktive Tamara Skrozza, Jovana Gligorijeviq dhe të tjera. Për gazetën “Danas” Jovana Gligorieviq thekson “Gratë do të gjenden në mediet nëse janë lakuriqe dhe me seksualizëm të lartë ose nëse është e rrahur ose e vdekur. Ato janë dy lloje themelore të paraqitjes së grave në mediet (2017).

Hulumtimi i Amzës kroate u tregua se në vitin 2009. në HTV deklaratat e grave për ndonjë çështje kanë qenë të përfaqësuara me vetëm 16,5 përqind, në Nova TV 21,8, ndërsa në RTL 21,4 përqind.

Në mediet e Malit të Zi sipas mendimit të filozofes dhe feministes Kristina Bojanoviq “Gratë më shpesh kanë mundësi q[ të flasin për përvojën personale, për çështjet familjare e ngjashëm, ndërsa në kuadër të rubrikave në revistat e caktuara, e marrin vendin e “eksperteve” për kozmetikë, ushqim/dieta, receta, rregullimin e shtëpisë, kultivimin dhe ngritjen e fëmijëve. Kryesisht për atë që nuk ka kurrfarë rëndësi publike, ose që do të mund të ndikojë në ndryshimin e klimës socio-politike në shoqëri (2015)“.

Hulumtimet e organizatë joqeveritare CURE nga BeH thekson “Në mediet, reklamat, gazetat, billbordet, librat e leximit, TV emisionet, serialet, filmat, filmat e animuar, në fqinjësi, në rrugë në familje, gratë janë posaçërisht gjithmonë të prezantuara me familjen e tyre. NË BeH mediet nuk shfaqen gratë e margjinalizuara. Në stripat, video lojërat, përrallat, filmat e vizatuar pothuajse të gjitha personazhet aktive janë burra, ndërsa personazhet gra janë ato të cilave ju duhet ndihmë dhe të cilat janë pasive”.

Njëra nga fushat e rëndësishme të dukshmërisë dhe të raportit jo-diskriminues ndaj grave është edhe përdorimi i gjuhës sensitive gjinore në sferën publike, posaçërisht në mediet. Në Ballkanin Perëndimor, më saktë në hapësirën e ashtuquajtur BeH/MZ/KR/SRB është raport i ndryshëm si linguisti/linguisti/ligjvënësi/sistemit arsimor dhe mediet sipas gjuhës sensitive gjinore nuk është pak çështje që parashtrohet në normën gjuhësore. Në mal të Zi çështja e gjuhës sensitive gjinore është e rregulluar me Ligjin për barazinë gjinore, dhe mos-respektimi i gjuhës sensitive gjinore dallohet si diskriminim dhe është i ndëshkueshëm. Mirëpo, në mediet malazeze edhe më tutje nuk ishte e pranishme përdorimi gjuhësor gjinor. Kryetarja e Këshillit për barazi gjinore të Malit të Zi Nada Drobnjak në intervistën për portalin analitika.me (4.11.2018) ka deklaruar:

“Ne, nëse e njohim gjuhën tonë, grave gjithmonë do tu drejtohemi në gjininë femërore dhe për ato do të flasim në atë gjini gjuhësore. Por, ne dëshmojmë se praktika nuk është e tillë. Ne duhet të shkatërrojmë stereotipat dhe mënyrat e shfrytëzimit të atyre shprehjeve. Ekziston obligim zyrtar që të përdoret gjuhë sensitive gjinore, por ende as institucionet as mediet atë nuk e përdorin në mënyrë konsekuente”, … “shpeshtësia e përdorimit të gjinisë femërore është shtuar, por kjo nuk mjafton”.

Në Serbi nuk ka konsensus për atë nëse duhet ose jo, që gjuha të jetë sensitive gjinore, ose qasja gramatike sipas të cilës gjinia mashkullore është reprezentative edhe për gjininë natyrore femërore është normë të cilën duhet pa rezerve të respektohet dhe të përdoret. Mediet sillen në mënyrë të ndryshme, disa janë konsekuente ose në përdorimin (ato më demokratike) ose në injorimin e gjuhës sensitive gjinore (më konservativet) ose çdo gjë është lënë në preferencën personale të vetë gazetarëve dhe gazetareve. Sidoqoftë, debatin për përdorimin e gjuhës sensitive gjinore në gjuhën serbe e hapi, profesorja dr Svenka Saviq nga Universiteti i Novi Sadit qysh në vitet e tetëdhjeta të shekullit të njëzetë, dhe ja edhe pas më tepër se tridhjetë vjet ky debat nuk ka përfunduar, e as është arritur konsensus profesional, e as shkencor për atë çështje. Për fat të keq, na duhet të përmendim se aty më tepër bëhet fjalë për çështje nacionale dhe politike, se për gjuhësore dhe gjinore.

Çka është emëruesi i përbashkët i të gjitha hulumtimeve hulumtuese në çerek shekullin e fundit, me avancime të vogla në përqindje, por jo aq të mëdha që ta ndryshojnë pasqyrën për disbalancën gjinore në mediet e Ballkanit Perëndimor. Në të gjitha mediet rubrika me këto tema shqyrtohen më shumë nga perspektiva e meshkujve; meshkujt flasin në emrin e vet dhe në emër të grave; për sukseset e meshkujve raportohet me më shumë vëmendje; gratë si subjekt i informacioneve më shpesh e kualifikon roli i saj reproduktiv ose pozita aktuale në pushtetin publik e cila vetë është bartëse e lajmit; meshkujt i përdorin sukseset e grave për promovimin e vetvetes; gratë jo rrallë edhe kur janë politikane edhe kur politikanet në fotografitë mediatike janë të shfaqura në mënyrë seksiste, jo vetëm në tablloidet por edhe në mediet e respektuara. Rikujtojmë në shembullin e ushtrueses së detyrës të Presidentit të Serbisë Natasha Miçiq (nga data 29.12.2002) fotografinë e së cilës se si del nga vetura zyrtare në një fund më të shkurtër (gjunjët dhe këmbët janë në gro-plan të fotografisë të cilën e incizoi fotoreporteri Milosh Cvetkoviq e publikuan medie të shumta në Serbi midis të cilave edhe i respektuari “NIN” dhe “Politika”. Domethënë në atë moment ishte më me rëndësi se çfarë këmbë ka kjo politikane se sa çfarë është orientimi i saj politik në periudhën e krizës, të atëherë, pushtetit të ri që e rrezoi Sllobodan Millosheviqin në vitin 2000.

Në fund të kësaj pasqyre ende fillestare, të fakteve hulumtuese, të qëndrimeve dhe mendimeve mbizotëruese për dukshmërinë e grave në mediet e Ballkanit perëndimor, me vetëdijen se pasqyra është tërësisht me mangësi dhe se temat e rëndësishme kanë mbetur jashtë këtij teksti, domethënë tema “gratë dhe mediet” nuk është përpunuar as nga larg, e ku më të jetë e shterur, por prapëseprapë, në fund ja disa rekomandime më themelore për praktikë më të mirë redaktuese:

Me rëndësi është të arrihet konsensus publik për nevojën e dukshmërisë më të madhe të gruas si subjekt dhe burim të informacioneve, persona të cituara në mënyrë të drejtpërdrejtë në të gjitha mediet si ato të shtypura, ashtu edhe në ato elektronike dhe ato të reja digjitale, posaçërisht në kohën e fushatës para elektorale tu jepet gjasë kandidateve të flasin për qëndrimet dhe politikat e veta të cilat i përfaqësojnë. Nëse gazetarët i kanë në dispozicion dy burime njëlloj kredibile të informacioneve gjithmonë duhet fillimisht të zgjedhet gruaja, e mandej nëse ky burim paraqitet si i pamundur ti drejtohemi burimi mashkull. Në vendet në të cilat në përdorim gjuhësor nuk është gjuhë me senzibilitet gjinor duhet të aplikohet në mënyrë sistemore. Duhet të pranohem të gjitha rekomandimet të projektit ndërkombëtar GMMP sipas të cilave do të duhej që në mënyrë të konsiderueshme të shtohet numri i temave që kanë të bëjnë me barazinë gjinore dhe me të drejtat e njeriut në të gjitha mediet, e posaçërisht në ato informative-politike, gjithashtu është tejet me rëndësi që në emisionet e lajmeve të shtohet në mënyrë të konsiderueshme gratë, ndërsa gazetaret më tepër të merren me raportimin dhe redaktimin, e më pak të punojnë vetëm si prezantuese. Në publikimin e incizimeve dhe të fotografive duhet ti kushtohet vëmendja e duhur kultivimit të shijes së mirë në të cilën gjë udhëzojnë edhe të gjitha kodet gazetareske.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose të shkarkoni
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i pasqyron pozitat e Institutit për studime të komunikimit e as të donatorit.

Sudeći po  medijima žene na Balkanu žive samo na e...
Судејќи по медиумите, жените на Балканот живеат са...
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Понеделник, 17 Јуни 2019
  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не