fbpx
 

Identiteti i zënë rob i Instа(nt) gjeneratës

d-r Tamara Qupeva

Tamara Kjupeva 200x250Detyra më e vështirë e edukimit modern është t'i dilet në ndihmë fëmijës, që të identifikohet si vlerë në gjeneratën e tij digjitale, matriks.

Ekonomia botërore, përgatitet t'i përgjigjet nevojave që do t'i sjellë Alfa gjenerata e re. Për dallim nga të gjitha gjeneratat paraprake, kjo gjeneratë më herët e filloi fëmijërinë e vet digjitale. Me kureshtje të lindur për të hulumtuar të panjohurën, këto "sajber – beba” natyrshëm integrohen në botën laramane të lëvizjeve, zërave dhe ngjyrave. Të udhëhequr nga udhëzimet e padukshme të rrjeteve globale, të pa vetëdijshëm për sfidat, ata në mënyrë të pavarur e krijojnë rrugën e tyre, nëpërmjet njohjes virtuale të vetes dhe të tjerët. Në këtë proces, mësojnë në mënyrë të panjohur për pedagogjinë tradicionale.

Jutuberë, Instagramxhinj, TikTokerë

Më 4 janar 2019, Instagrami e fitoi fotografinë më të famshme. Një vezë e zakonshme e fotografuar nga Kris Godfri, u më fotografia më popullore e fotografuar në këtë platformë, me për të pak 54 milion pëlqime. Kjo vezë, e simbolizon të gjithë filozofinë e pranimit të mesazheve të dy gjeneratave më të reja – gjeneratave Zet dhe Alfa. Sot, tinejxherë dhe më të vegjël se ata. Instagramxhinj, jutuberë dhe tiktokerë.

Ata e përdorin gjuhën e akronimeve, sepse shpejtësia e komunikimit për ata është parimi themelor. Më tepër parapëlqejnë të shkruajnë në telefon, sesa të komunikojnë me zë. Aftësia e tyre të pranojnë dhe dërgojnë mesazhe është shumë më e zhvilluar në krahasim me të gjitha gjeneratat e kaluara. Kanë qasje krejtësisht tjetër ndaj gjuhës dhe në mënyrë të tyre origjinale, zgjidhin probleme dhe situata. Përdorimi i mediave të multiplikuara ( njëkohësisht shohin, dëgjojnë, shkruajnë mesazhe) i zhvillon shkathtësitë e tyre për procedimin paralel të informacioneve. Nuk kanë përqendrim për të lexuar tekste të gjata.

Teknologjia i shndërron në pjesë të vogla të "komunitetit perceptues" milionësh, i cili kërkon prezencë aktive. Tag, shpërndarja, publikimi " i storjeve", shfletimi i shpejtë i përmbajtjeve (skroll), tuitet, linqet, komentimet, hashtag - shënimet janë alfabeti digjital në gjuhën e tyre. Jutub është televizioni i tyre, Tik Tok, instant - argëtim, ndërsa Instagrami - mjedisi i tyre natyror. Ajo që dikur ishte rruga.

Kjo gjeneratë e online video – kulturës, e cila paraqet transferim të plotë të jetës personale nëpërmjet rrjeteve sociale. Fenomeni i ri i përditshmërisë së tyre është përzierja e identitetit virtual, onljan dhe fizik, oflajn identitet dhe ekzistencë.

Rrugë e vështirë nëpër pubertet

Tinejexherët rriten dhe piqen në shoqëri intensive, ndërmjetësuese në të cilën vetëm inteligjenca emocionale, dija dhe mbështetja shoqërore dhe sistemore mund tu ndihmoj të gjejnë vendin e tyre. Lidhja konstante ju rezulton me konformizëm, individualizëm, kënaqësi, por edhe ankth, për shkak të presionit nga modelet të cilat krijohen si prototipe ideale. Kjo e sjell nevojën për edukim për shkathtësi të reja kulturore.

Instant generacija za nova edukacijaBurim: radiomof.mk

Asnjëherë më e vështirë nuk ka qenë rruga e pubertetit dhe procesi i pjekjes. Instagram, Tik Tok dhe rrjetet të tjera sociale, janë matrica themelore në të cilën krijohen qëndrime dhe pikëpamje. Imazhin për veten e krijojnë nëpërmjet fotografisë që të tjerët e krijojnë për ata. Ai presion i padukshëm, krijon tek ata nevojën që vazhdimisht të konfirmojnë “trajektoren e tyre shoqërore”, të sqarojnë ku janë, çfarë bëjnë, çfarë shprehi kanë - gjithnjë me një qëllim të vetëm, të sigurojnë status në rrethin. Shpesh herë ndodh, për shkak të këtij ndikimi, të paraqesin fotografi të rreme, ndërsa të vetmuar presin "lajk" në dhomën e tyre të fëmijës.

Në këtë mënyrë, kjo Insta(nt) gjeneratë e konstrukton identitetin (të zënë rob, të kontrolluar) e tyre dhe kulturën e tyre të, të jetuarit. “Personalja” e tyre, në mënyrë paradoksale shkrihet në “unë” të pranueshmen, shoqërore.

Hapësirë për mendim kritik

Në këtë makineri masive të informacioneve, ata gradualisht bëhen viktima pasive të manipulimit komercial dhe manipulimeve të tjera. Vala e kulturës së re gjendet në duart e influeserëve. Ata shesin / reklamojnë modele flokësh, lëkurë të lëmuar, veshje dizajn, modelet më të reja të telefonave, pije, sallone ekskluzive, agjenci për udhëtim dhe xhet - set stil jetese. Disa prej tyre, hobi interesante, sporte, fakte interesante. Ata nuk shesin vetëm produkte, ata në mënyrë ndërmjetësuese e “shesin” jetën e tyre personale, duke bërë onlajn video dhe fotografi përditë, nga përvojat e tyre.

Në këtë vorbull të ndikimeve dhe formave të komercializmit, tinejxherët ballafaqohen me sfida të cilat çojnë drejt hetimit të vazhdueshëm për estetikë të re, por edhe drejt gjendjeve psikologjike të apatisë, pakënaqësisë nga pamja, statusi social dhe ngjashëm.

Së këndejmi, detyra më e vështirë e edukimit modern është t'i dilet në ndihmë fëmijës, që të identifikohet si vlerë në gjeneratën e tij digjitale, matriks. Që në moshën parashkollore, me përkushtim të zhvillohet mësimi emocional dhe gjuhësor, sepse këto janë shkathtësi bazike për ndërtimin e personalitetit.

Të krijohet qasje, shtëpi dhe në shkollë, e cila do të sigurojë hapësirë për mendimin kritik, promovim të vlerave humane dhe aktualizimin e temave të cilat i krijon teknologjia.

Edhe prindërit edhe shkolla duhet të synojnë drejt asaj dhe qëllimit të këtillë. Opsion tjetër për edukimin e kësaj "gjenerate të qelqtë", përfundimisht - nuk ka!

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose para se të merrni përmbajtjen
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozicionet e Institutit për studime komunikuese e as të donatorit.

Слатко горчлива божиќна романса
Инста(нт) генерација за нова едукација
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Петок, 24 Јануари 2020

Најнови постови

  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не