fbpx
 

Implikime të sigurisë nga përzierja ruse në Republikën e Maqedonisë

МК

m-r Timurlenk Çekoviq

timurlenk cekovic200x250Deri tani u bë fjalë për përzierjen e hapur të Rusisë në punët e brendshme të Republikës së Maqedonisë, por shumë pak vehet në pah se çfarë implikime mund të ketë ajo për sigurinë e RM.

Maqedonia që më 23 dhjetor të vitit 1993, me Vendim të Kuvendit vendosi të bëhet anëtare e NATO-s. Prej atëherë, ajo e nënshkroi Marrëveshjen për Partneritet për paqe, morri pjesë në 6 misione paqësore me mbi 4000 ushtarë, e profesionalizoi armatën sipas NATO standardet, kreu 17 plane rekorde aksionare dhe e filloi të 18-tin plan aksionar. Plani aksionar (PAÇ) tani është në dhomën e pritjes së NATO-s bashkë me B e H, Gjorgjinë dhe Ukrainën.

Deri para disa vitesh, Rusia nuk e kundërshtonte hapur dëshirën të cilën Maqedonia e shprehte në çdo NATO samit dhe të cilën e konfirmonte çdo pushtet yni i zgjedhur nga shumica e qytetarëve. NATO integrimet ishin proces normal me rëndësi nacionale dhe pjesë e pashmangshme nga Strategjia për siguri nacionale. Por, prej para do kohësh shteti Rus paralajmëroi hapur se do ta kundërshtojë aktin e tillë, sepse ai mund ti prish marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve. Çfar ndryshoi ndërkohë?

Shpërbërja e ish BRSS e solli kolapsin e një sistemi të sigurisë dhe u asgjësuan kërcënimet klasike të njohura deri atëherë. Sot, furnizuesi më i madh me gaz për tregun evropian është Rusia dhe kjo e bën Evropën në masë të madhe të lëndueshme, ndërsa qëndrimin që do ta ketë në ardhmen ndaj çështjeve të sigurisë do të varet nga hegjemonizmi  në rritje e sipër   të Rusisë të trashëguar që nga koha e BRSS.

Me fuqizimin e Rusisë në planin ekonomik u forcua edhe roli i saj i fuqisë botërore dhe i faktorit politik i cili nuk mund të anashkalohet. Dilema e tillë nuk ekziston për SHBA të cilat në periudhën e fundit në mënyrë të hapur e kundërshton përzierjen e Rusisë në pikëpamje të zgjerimit të NATO-s, si në Evropën Lindore, ashtu edhe në Ballkanin.

Një pjesë e analistëve politik në Maqedoni dhe Evropë konsiderojnë se Maqedonia, e madje as i tërë Ballkani, nuk është qëllimi strategjik i Rusisë, por është reagim i zgjerimit të sforcuar të NATO-s në drejtim të lindjes. Ata konsiderojnë se për ta penguar atë, Rusia përdor politikë agresive  tejet të madhe.

Raportet NATO - Rusi

NATO vendosi lidhje të afërta me të gjitha republikat e mëparshme sovjetike dhe vazhdon ta përkrah pavarësinë e tyre politike. Qëllimet parandaluese të reja të NATO-s duhet tu ndihmojnë anëtareve të mëparshme të Traktatit të Varshavës dhe ti mbrojë nga kërcënimet eventuale nga ana e Rusisë.

Fotografia: Zgjerimi i NATO-s në Evropë. Burim: Patrickneil, Wikipedia.

Krahas asaj, NATO i shtriu dorë Rusisë me qëllim që ti zbusë dyshimet në lidhje me zgjerimin e NATO-s në fqinjësinë e saj. Më 27 maj të vitit 1997, liderët e vendeve anëtare të NATO-s dhe të Federatës Ruse nënshkruan akt themelues për marrëdhënie të përbashkëta dhe bashkëpunim në fushën e sigurisë. Rusia e pranoi bashkëpunimin e ofruar edhe në vitin 1998 me propozimin e saj u formua Qendra koordinuese euroatlantike për reagime gjatë fatkeqësive natyrore (ЕАDRCC). Bashkëpunimi në fushat e interesit të përbashkët të sigurimit, siç janë zvogëlimi i ndërsjellë i rreziqeve të sigurisë dhe bashkëpunim në operacionet anti-terroriste, sipas Planit strategjik nga viti 2010 vë në pah atë se NATO-ja nuk dëshiron konflikt me Rusinë.

Aneksimi i Krimesë në vitin 2014, përkeqësimi i vazhdueshëm i raporteve me NATO-n pas aksionit luftarak në Gjeorgji dhe përkrahja luftarake për separatistët rus në Ukrainë e kyçën alarmin e kuq të NATO-s. Për shkak të trazirave në atë rajon,  në kohën e afërt bëhet i pamundur anëtarësimi i Ukrainës dhe të Gjeorgjisë në NATO. Gjendja në atë rajon edhe në Ballkan, pas atyre ngjarjeve u ndërlikua.

Sulmet kibernetike si paralajmërues të pararojës të stuhisë në Maqedoni

Mbrojtja kibernetike e NATO-s u imponua nga përzierja e fuqishme ruse në proceset që zhvillohen në Evropë. Ato kërcënime me konceptin e ri strategjik nga viti 2010 konsiderohen si kërcënim, por anëtaret e NATO-s prapëseprapë nuk mund të thirren në nenin 5 të Kartës së Atlantikut  për mbrojtje të përbashkët. Më shpesh sulmet  e tilla nuk mund të dëshmohen, por edhe në se dëshmohen, pala e involvuar mund ta mohojë lehtë atë fakt me hedhje poshtë të përgjegjësisë.

Hapi i parë i tillë në historinë e sulmeve kibernetike të kombinuara me veprime të armatosura, ndodhi gjatë luftës me Gjorgjinë në vitin2008, kur shumë serverë qeveritar gjorgjian u sulmuan dhe u asgjësuan. Qeveria e SHBA në një studim konkludoi se sulmi kibernetik në Ukrainë, prapa të cilit qëndron qeveria ruse, ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me rrymë elektrike për mbi 200.000 njerëz në vitin 2015. Sërish nuk kishte përgjigje zyrtare nga Moska. Në rastin e sulmit kibernetik mbi Estoninë, askush nga Aleanca nuk u inkurajua që ta drejtojë gishtin kah Rusia. Në të njëjtin vit 2015, Si-En-En (CNN) publikoi se hakerë rus, të cilët me siguri punojnë për qeverinë ruse, janë të dyshuar për më të pamëshirshmin sulm hakerësh  mbi Stejt Departamentin. Qeveria ruse i hodhi poshtë këto akuza.

Si pjesë e mbrojtjes, Republika e Maqedonisë miratoi koncept të ri strategjik nacional për mbrojtje kibernetike, si sfidë më bashkëkohore e sigurisë së një vendi. Sivjet Republika e Maqedonisë u ballafaqua me të gjitha sfidat bashkëkohore të luftimit kibernetik midis të cilave janë lajmet e rreme dhe propaganda. Gjatë verës së vitit 2018 u paraqitën qindra faqe të reja të internetit të cilat ftojnë në votim dhe poste në Fejsbuk dhe Tuiter të cilët i ftojnë Maqedonasit që të mos votojnë në referendum. Sipas përfaqësuesve maqedonas dhe amerikan, ato profile u krijuan për përhapjen e dezinformatave klasike nga grupe të përkrahura nga Rusia.

Në Republikën e Maqedonisë janë zbatuar hulumtime të caktuara gazetareske në pikëpamje të përzierjes ruse dhe rrezikimit të sigurisë. Midis tyre mund të përmendet  hulumtimi i realizuar në qershor të vitit 2017 nga TV Nova me partnerët nga “ОSSRP“ dhe rrjeti Serb i hulumtimit të krimit dhe të korrupsionit – “KRIK”, në partneritet me gazetën britanike “Gardian”. Sipas hulumtimit, në fillim të vitit 2017 është përgatitur raport nga Drejtoria për siguri dhe kundër-zbulim ku vehet në pah se në 9 vitet e fundit Republika e Maqedonisë është nën propagandën subversive dhe aktiviteteve të zbulimit të zbatuara përmes Ambasadës së Federatës Ruse dhe kjo koinçidon me përpjekjet e Maqedonisë që ti bashkëngjitet NATO-s.

Përveç kësaj, është vërejtur edhe burimi i lajmeve të rreme dhe të propagandës i cili më së shumti ndikoi në përhapjen e euforisë para-luftarake në vendin tonë, dhe atë nga askush tjetër, por nga agjencia e njohur ruse “Sputnik”, pronësi e Kremlinit. Sipas një tjetër hulumtim gazetaresk, “Sputnik” në mënyrë të hapur publikonte shkrime me të cilat paralajmërohej luftë në Maqedoni dhe citoheshin se “ekziston rreziku që të ndodhin sulme të organizuara, siç ishte ai në Kumanovë, në maj të vitit 2015”. E dukshme është se interesi i Rusisë ishte i orientuar drejt asaj që të përhapen zëra të ndryshëm në pikëpamje të rreziqeve të cilat mund të ndodhin në Republikën e Maqedonisë në  raport me raportet kosovare - serbe.

Përkundër të gjitha gjërave, përfaqësuesit amerikan konsiderojnë se zbulimi i qëllimeve të personit Ivan Savidis, biznesmen grek me origjinë ruse, në Greqi dhe dëbimi i diplomatëve rusë nga Maqedonia dhe Greqia është fitore e rrallë në betejën kundër fushatës ruse të dezinformimit në Evropë dhe në SHBA.

Sfida rajonale të sigurisë

Padyshim, me dinamikën e shpejtë të ndryshimeve në rajonin në mënyrë të përshkallëzuar do të ndërlikohet edhe siguria jonë. Në një kohë të afërt, themelimi i partive pro-ruse nuk do të jetë karakteristikë vetëm e Republikës së Maqedonisë, por edhe të tërë rajonit. Prapëseprapë,  ekzistojnë parti dhe organizata për miqësi ruse, ndërtohen kisha me arkitekturë ruse, e madje përhapen ndikesa pansllave pagane, por ato nuk janë kyç në rrezikimin e sigurisë së Republikës së Maqedonisë.

Ndikesa në rritje e sipër e Rusisë dhe interesi i saj që të imponohet si fuqi politike në Ballkan, i cili në njëfarë mënyre është shpallur si fushëbetejë virtuale e re, do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, gjë e cila lë hapësirë për pasiguri në rajonin dhe më gjerë. Aktiviteti diplomatik i gjerë i SHBA, Gjermanisë, Unionit Evropian dhe NATO-s në periudhën e fundit në Maqedoni janë tregues se implikimet e sigurisë në rajonin do të ndërlikohen të shkaktuara nga përzierja ruse.

Republika e Maqedonisë me hyrjen në NATO do ta hedh poshtë pjesën më të madhe të kërcënimeve dhe rreziqeve për sigurinë e saj dhe me atë do të pengohet involvimi i elementeve të huaja të cilat në të ardhmen mund të reflektohen për potencialin e saj ushtarak dhe të sigurisë.

Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i pasqyron pozitat e Institutit për studime të komunikimit e as të donatorit.
Уставните амандмани се политичко а не стручно дело
Безбедносни импликации од руското мешање во Републ...
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Сабота, 16 Февруари 2019
  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не