fbpx
 

Integrimi në Bashkimin Evropian:  Bashkëpunimi i aktorëve vendas si faktor deciziv

МК  SR

Jona Koprencka

Për tu bërë pjese e Bashkimit Evropian, së pari duhet një jetë e qete dhe bashkëpunuese politike brenda vendit.

Integrimi në Bashkimin Evropian është një prioritet për Ballkanin Perëndimore. Perspektiva e te gjitha vendeve është e qartë. Integrimi për këto vende nuk nënkupton vetëm bashkimin me familjen evropiane por shkëputjen nga politika dhe mentaliteti i vjetër. Situata e brendshme politike duket se nuk është shumë në favor të integrimit. Të gjitha partitë, si partitë opozitare si edhe qeveritë e reklamojnë integrimin si prioritetin më të rëndësishëm të vendeve. Në fakt përçarjet dhe krizat e krijuara nga partitë në pushtet dhe opozita e vendeve përkatëse tregojnë të kundërtën. Për tu bërë pjese e Bashkimit Evropian, së pari duhet një jetë e qete dhe bashkëpunuese politike brenda vendit.

Ballkani prodhon më tepër ngjarje se sa mund të konsumojë. Kemi të bëjmë me mite, legjenda, ndodhi, fakte të vërteta për kohën e jetuar, por më vonë të fryra e të shtrembëruara më dashje. Nacionalizmi dhe populizmi i kanë shoqëruar këto vende gjatë gjithë kohës. Vitet e shkuara nën tutelën komuniste ose jugosllave i kanë mbyllur këto vende duke i bërë më tepër nacionaliste dhe populiste, thua sikur të gjitha ngjarjet ti referoheshin atyre.

Këto vende janë në fillim ose në mes të rrugës së tyre evropiane. Duket sikur vështirësia më e madhe ka kaluar, por jo vështirësia më e madhe është pikërisht në këto momente. Siç dihet vendet e Ballkanit gjithnjë kanë qenë një vatër konfliktesh falë pozitës së tyre gjeografike. Duhet një punë e madhe, mbi të gjitha një punë reale për tu shkëputur nga realiteti i politikës së vjetër. Prej më shumë se një vit në këto vende shohim tension të brendshëm politik.

Shqipëria

Pas rrëzimit të diktaturës komuniste dhe zgjedhjeve të para pluraliste më 31 mars 1991, anëtarësimi në NATO u perceptua si shkëputja nga e politikat e vjetra. Situata politike gjithnjë ka qenë e tensionuar. Qeveria dhe opozita akuzojnë në mënyrë reciproke njëra tjetrën për çdo vërejte të ndërkombëtareve por edhe për krizat ekonomike dhe sociale brenda vendit.

Në Shqipëri prej më shumë së një viti opozita proteston në sheshet e Tiranës duke kërkuar largimin e qeverisë aktuale. Deputetet e opozitës kanë djegur mandatet e tyre. Parlamenti funksionon vetëm me deputetët e qeverisë, një gjë e tillë e bënë situatën politike mjaft shqetësuese për stabilitetin e vendit. President iIlir Meta ka vendosur të shfuqizojë Dekretin nr. 10928, për zhvillimin e zgjedhjeve lokale, të cilat ishin vendosur të realizoheshin më 30 qershor. Meta argumenton se ky vendim është marrë për të ç’tensionuar situatën dhe rrezikun për përshkallëzimin e paparashikueshëm të konfliktit në vend.

Kosova

Në Kosovë partia në pushtet dhe opozita lëshojnë deklarata mjaft të forta duke akuzuar njëra tjetrën për korrupsion dhe shfrytëzim të pushtetit. Bëhet fjalë për një nga shtetet më të reja në botë. Në 17 shkurt 2008 Kosova shpalli pavarësinë, duke kërkuar të jetë një shtet i pavarur. Përplasjet me Beogradin zyrtar nuk kanë munguar dhe Mitrovica vijon të mbetet molla e sherrit. Për ndërkombëtarët të cilët zënë një pjesë të rëndësishme në ruajtjen e stabilitetit i rëndësishëm është Dialogu Prishtinë-Beograd. Siç ndodh gjithnjë në vendet e Ballkanit e kërkojmë zgjidhjen nga ndërkombëtarët dhe harrojmë se prosperiteti në vend mund të vijë vetëm nga bashkëpunimi i aktorëve politikë vendas. Qeveria dhe opozita në Kosovë janë në konflikt të vazhdueshëm duke e çuar Prishtinën brenda një harku të shkurtër kohor, disa herë në zgjedhje të njëpasnjëshme të parakohshme.

Maqedonia e Veriut

Maqedoninë e Veriut duket sikur situata u qetësua pas ndryshimit të emrit te vendit dhe situata me shtetin Grek po shkon drejt normalizimit të marrëdhënieve dypalëshe. Kujtojmë se integrimi i vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian mbahej peng nga mospranimi i Athinës zyrtare për emrin ‘Maqedoni’. Prej shumë vitesh tensionet dypalëshe mes Shkupit dhe Athinës ishin të tensionuara. Situata e brendshme politike e vendit mbetet e tensionuar për shkak të etnive të ndryshme që bashkëjetojnë, por edhe nga akuzat shumëvjeçare të qeverisë dhe opozitës për ryshfete, shpërdorim të pushtetit, korrupsion etj.

Mali i Zi

Nëse për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor mund të themi se janë në udhëkryq mes të kaluarës së tyre dhe të ardhmes perëndimore, për Malin e Zi influencat e huaja janë më të dukshme. Mjafton të kujtojnë tentativën për vrasje të ish presidentit Gjukanoviq, për të cilën u akuzuan disa fanatikë anti perëndimore. Parti të caktuara opozitare financohen nga populiste të orientuar drejt politikave ruse. Për të mos harruar investimet kolosale ruse në bregdetin e Adriatikut.

Burim: mia.mk

Influenca të huaja ne Ballkanin Perëndimor

Rrugëtimi evropian nuk është vetëm një dëshirë, por një nevojë për këto vende të cilat e kanë të nevojshëm ndryshimin e kursit politik. Nëse nuk është Bashkimi Evropian, një fuqi tjetër do te vij te dominoje ne rajon. Republika Popullore Kineze ka filluar prej kohesh ta shoh Ballkanin si shtrirjen e saj me te re gjeo-politike. Krijimi i Rrugës se Mëndafshit është një ëndërr e hershme kineze. Kina në këtë mënyrë do të krijojë një ndërlidhje me rrugën prej Azisë, nëpër Afrikë e deri në Evropë. Investimet kineze janë bërë në portet e Greqisë, në termocentralet e Bosnje-Hercegovinës, në aeroportin e Shqipërisë, në Maqedoninë e Veriut. Bashkimi Evropian mbetet mjaft i shqetësuar për këto investime te cilat nuk sjellin vetëm kapitalin kinez, por edhe ndikimin politik. Mediet gjermane shkruajnë se Kina dëshiron te vendos influencen e saj ne ish Republikat Jugosllave, ndërsa ende nuk është qartësuar gjithë ky interesim i Kinës për Ballkanin. Komisioni Evropian ka nisur edhe një procedurë hetimore për planet kineze për ndërtimin e hekurudhave të shpejta në Hungari, ndërkohë që kinezët e vlerësojnë këtë si një win-win strategji... Ndërkohë që janë planifikuar edhe investime kapitale në Serbi, Hungari dhe vende të tjera, me të cilat ndërlidhen rrugët e mallrave kineze. Në një kohe vështirësish ekonomike dhe politike, investimet kineze po shtrihen ne rajonin i cili e sheh rryemen evropiane si të vetmen rruge për ndryshim e diskursit te vjetër politik.

Për tu arritur një gjë e tillë duhet një punë e madhe nga të gjithë aktorët dhe faktorët vendas të cilët duhet të bashkëpunojnë. Vetëm bashkëpunimi mes tyre do të çojë në një arritje reale të rrugës evropiane. Mbi të gjitha klima politike vendase duhet të jetë e qete. Protestat, akuzat e ndërsjella për korrupsion, ryshfete, shpërdorim të pushtetit vetëm sa e ngadalësojnë rrugën evropiane. Asnjë hap përpara nuk mund të bëhet në një vend ku opozita dhe qeveria akuzojnë në mënyrë të vazhdueshme njëra tjetrën. Më shumë se çdo institucion evropian apo i dërguar i posaçëm i këtyre institucioneve, ndihma më e madhe për këto vende vjen nga vetë vendi, nga bashkëpunimi mes aktorëve vendas.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose ta merrni përmbajtjen.
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozitat e Institutit për studime komunikologjike e as të donatorit.

Integracija u Evropskoj Uniji: Saradnja lokalnih a...
Интеграција во Европската Унија: Соработката на ло...
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Вторник, 19 Ноември 2019
  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не