fbpx
 

Ka ardhur koha që në Maqedoni të tatimohen makrotë dhe dilerët, ndërsa plotësisht të lirohen IKT kompanitë

MK

Vlado Nikoloski

Vladimir Nikoloski200x250Matematika tregon se qytetarët e Maqedonisë në vitin 2016 kanë shpenzuar rreth 107 milion euro për prostitucion dhe narkotikë. Sot kjo shumë me siguri është shumë më e madhe. Gjë e cila nuk mund të konfirmohet me statistikë sepse të dhënat përllogariten një periudhë të caktuar pas përfundimit të vitit në vijim e sipër.

 

Në shtetin tonë ende nuk u gjend “erbap” politikan i cili pasi ta marrë pushtetin do të ndërmarrë hapa radikale në ekonominë gjë e cila do të sillte rritje të bruto prodhimit vendor prej 6 në 8 përqind, sa është e nevojshme që qytetarët të ndiejnë përmirësim të standardit jetësor dhe të pengohet vala e shpërnguljes e cila dita-ditës merr hov gjithnjë e më të madh.

Në vend të asaj, elitat pushtetmbajtëse dhe ekipet e tyre ekonomike kryesisht mbështeten në masa paushall, të cilat nuk mjaftojnë për nxitje të rritjes të përshpejtuar dhe të vazhdueshme. Treguesi më i mirë për atë është që gjatë rreth pesëmbëdhjetë viteve të kaluara vetëm një herë kemi pasur shkallë të rritjes së BPV e cila tejkalon 6 përqind.

Ngjashëm punon edhe pushteti aktual e cila po bën përpjekje që me grim dhe masa populiste siç janë subvencionet për punëdhënësit të cilat do ti rrisin rrogat prej 10 deri 100 euro që janë të paralajmëruara dhe rritja e rrogave në administratë ti prezantojë si rritje të standardit jetësor. Në të njëjtën kohë, u aplikua tatimi progresiv nga i cili më të goditur janë programuesit dhe profesionistët e tjerë nga IKT kompanitë edhe pse pikërisht ata kanë perspektivë më të madhe dhe më së shumti mund të kontribuojnë për zhvillim më të shpejtë ekonomik dhe për mbajtje të të rinjve në atdheun tonë.

Rritje e BPV 2005-2018

bdp porast12

Është për keqardhje që ekspertë ekonomik me renome nga vendi heshtin për këto çështje në vend që të nxisin debat. Ekonomia nuk është fizikë kuantike dhe mjafton që të pasqyrohen shembujt nga bota e jashtme, siç është për shembull nga SHBA që Maqedonia të përjetojë bum ekonomik. Bëhet fjalë për një “ekuacion me tre të njohura”, të cilat për shkaqe të ndryshme kompetentët nuk dëshirojnë ti shohin. Ato janë legalizim përkatësisht tatimim i tregtisë me marihuanë dhe të prostitucionit, si dhe lirim të plotë nga tatimi i IKT industrisë.

Më tepër para shpenzojmë për prostitucion dhe lëndë narkotike se sa për barna, ndërsa shteti nuk merr asnjë denar tatim

Qytetarët e Maqedonisë shpenzojnë më tepër para për prostitucion dhe lëndë narkotike sipas të dhënave të Entit Shtetëror të statistikës (ESHS) për bruto-prodhimin vendor sipas metodës së shpenzimeve në të cilën janë shfaqur shpenzimet për konsum final të amvisërive për nga dedikimi.

Në këtë dokument mund të shihet se në periudhën nga viti 2014 deri në vitin  2016 shpenzimet për prostitucion janë rritur prej 3,2 në 4,2 miliard denarë, ndërsa shpenzimet për lëndë narkotike prej 1,9 në 2,4 miliardë denarë. Në të njëjtën periudhë shpenzimet e amvisërive për barna janë rritur prej 2,2 në 2,5 miliardë denarë.

Siç është e dukshme shpenzimet për prostitucion dhe lëndë narkotike, sipas të dhënave të ESHS, rriten me dinamikë të përshpejtuar, gjë e cila për fat të keq është e dhënë që i përgjigjet vetëm narko-mafies dhe tregtarëve me qenie njerëzore të cilët siç duket pasurohen në mënyrë të lartë në llogari të hipokrizisë e cila mbizotëron  në vendin tonë në raport me çështjen e institucionalizim përkatësisht të dekriminalizimit të veprimtarive dhe të prodhimeve të cilat kanë ekzistuar dhe të të cilat janë përdorur që para erës sonë.

Matematika tregon se qytetarët e Maqedonisë në vitin 2016 kanë shpenzuar rreth 107 milion euro për prostitucion dhe narkotikë. Sot kjo shumë me siguri është shumë më e madhe. Gjë e cila nuk mund të konfirmohet me statistikë sepse të dhënat përllogariten një periudhë të caktuar pas përfundimit të vitit në vijim e sipër.

Prapëseprapë, mjafton që të lexohen buletinet ditore të Ministrisë së punëve të brendshme ku fjalë për fjalë për çdo ditë ka publikime për persona të privuar nga liria ose të ndjekur për posedim, prodhim ose qarkullim të palejuar të lëndëve narkotike, para së gjithash të marihuanës, për të kuptuar se ka rritje të përdorimit të drogave të lehta.

E ngjashme është gjendja edhe me prostitucionin e cila është vepër që dëshmohet më vështirë. Kështu, në buletinet policore shpesh mund të lexohet për privim nga liria të “kërcimtareve” nga bota e jashtme të cilat ilegalisht qëndrojnë në motelet e vogla në mbarë vendin dhe të cilat nuk kanë sigurim shëndetësor dhe social gjë e cila është më tepër se e nevojshme për persona të cilat merren me dhënie të shërbimeve seksuale.

Kanabisi nuk mund për qëllime rekreative, por mund për qëllime mjekësore
Nga ana tjetër, Maqedonia këto ditë është hit në botë pas publikimit të stories të “Bllumbergut” për biznesmenët të cilët e thyejnë akullin në raport me prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore, si dhe për nga ardhjes së paradokohshme në vendin tonë të Big Majkut, njërit nga lojtarët më të mëdhenj botëror në këtë biznes.
zaev big majk
Kryeministri Zaev nikoqir i Big Majkut

Interesimi i këtillë ka të bëjë me vendimin e Qeverisë aktuale që ti ndjek trendët botëror dhe ta legalizojë prodhimtarinë e kësaj bime për përdorim mjekësor, rritje të të ardhurave tatimore dhe të eksportit. Treguesi më i mirë për përfitimet në ekonominë e Maqedonisë është që në një afat shumë të shkurtër rreth tridhjetë kompani tanimë morën licenca për prodhim dhe punësuan kuadro përkatëse.

Prapëseprapë, problematike është se një numër i madh i qytetarëve të cilët përdorin marihuanë në mënyrë rekreative, këtë hap të Qeverisë e vlerësojnë si hap hipokrit sepse shumë shpesh janë të privuar nga liria dhe janë dënuar për posedim të marihuanës për përdorim personal. Prandaj, elitat politike do të duhet të gjejnë mënyrë  fillimisht përmes dekriminalizimit, e mandej edhe përmes shitjes së kontrolluar përkatësisht përmes institucionalizimit të prostitucionit, shteti më në fund ta marrë pjesën e vet që i takon në vend që paratë nga këto veprimtari të përfundojnë në xhepat e dikujt.  

Zero tatime për IT kompanitë të cilat do të shpërngulen në brendësinë e shtetit

Para disa ditësh në Shkup, projekti i USAID-it – Partneritet për biznes rregullativa më të mirë mbajti Forum për stimulim të fuqisë së punës në IKT industrinë. Përfaqësues të kompanive nga ky sektor e shfrytëzuan këtë ngjarje që sërish të dërgojnë apel për tu përmbushur kërkesat e tyre për përfitime tatimore dhe rregullim  fleksibël i cili do të mundësojë zhvillim edhe më të shpejtë  të kësaj industrie  dhe do të tërheq investitorë të shumtë të huaj në vendin tonë.

Kërkesat e tyre janë shumë logjike dhe kanë të bëjnë në njohjen tatimore të shpenzimeve të bëra për përmirësimin e kushteve të punës  (sport, rekreacion, tim-billding, kontrolle shëndetësore, përkujdesje ndaj fëmijëve e të tjera), lirime nga tatimi për shpenzime për edukimin (sipas shembullit të donacioneve në sportin) për stimulim të investimeve në rikualifikimin dhe rrumbullakësimin e kualifikimit të fuqisë së punës.

Përkundër kërkesave të tyre, Qeveria solli vendim me ndarje të 35 milion denarë për trajnim të të rinjve të papunësuar në IT shkathtësi me çka më mirë do të gjendeshin në tregun e punës, që është vetëm edhe një masë paushall e cila sa do qoftë të jetë pozitive nuk mund të sjellë kthesë ekonomike.

Qeveris duhet tu dalë ballë të gjitha kërkesave të kompanive nga IKT industria dhe edhe më tepër t’ua heq tatimet atyre që do ti shpërngulin bizneset në brendësinë e vendit. Nuk duhet harruar se migrimet fshat-qytet mund të shkaktojnë kokë-dhimbje të shumta se sa shpërngulja nga vendi sepse popullata kryesisht koncentrohet në Shkup, i cili ngulfatet me ndërtime të reja dhe me tej-popullim, ndërsa pjesa tjetër e shtetit boshatiset. 

Atë e tregon edhe statistika e Agjencisë për kadastër të patundshmërive, sipas të cilës përfundimisht me muajin mars, sivjet në mbarë territorin e shteti ka 5.340 banesa të cilat janë ndërtuar, por ende nuk janë shitur dhe ofrohen në tregun e patundshmërive. Gjithashtu, në Agjencinë për kadastër të patundshmërive janë lëshuar 11.322 fletë për para-shënim të ndërtimit gjë e cila tregon se këto objekte janë në fazë të ndërtimit dhe së shpejti do të gjenden në tregun e patundshmërive. Pjesa më e madhe e këtyre banesave të reja gjenden në Shkup.

Në atë nuk ndihmon edhe projekti “Bli banesë, bli shtëpi”, të cilin e filloi Qeveria e VMRO – DPMNE-së, por e vazhdoi edhe pushteti aktual. Të dyja lëvdohen me rezultatet e projektit edhe pse ato janë më se dëshpëruese. Nga fillimi i zbatimit të projektit janë miratuar vetëm 1.327 subvencione, përkatësisht 974 janë për modelin “subvencionim të këstit”, ndërsa 353 janë për modelin “subvencionim i pjesëmarrjes”. Sipas dedikimit 1.041 kërkesë është për blerje të banesës së re, ndërsa 286 janë për ndërtim ose blerje të shtëpisë së re, ose për shtim të shtëpisë .

Receta kaliforniane

Zgjidhja e ekuacionit për rritje të përshpejtuar ekonomike në vendin tonë është e dukshme dhe duhet të fillojë nga vendet turistike dhe qytetet pranë kufitare si Ohri, Struga, Dojrani, Prespa, Gjevgjelia,  Strumica, Kumanova. Nëse me të vërtetë dëshiron bum ekonomik, Qeveria duhet të vë dorë mbi shitjen e marihuanës dhe mbi prostitucionin në këto vende dhe duhet ti tatimojë.

Në mënyrë shtesë, përmes reformave serioze tatimore duhet ti nxisin IKT kompanitë  që ti shpërngulin bizneset në rrethinën e këtyre qyteteve. Paralelisht me atë, me mënjanimin e banesave nga projekti “Bli shtëpi, bli banesë” dhe me modifikimin e tij, Qeveria mund ti modifikojë kompanitë që të krijojnë “lagje silikoni” të vogla në ambient të pastër dhe të shëndetshëm ku IT profesionistët do të jetoni në shtëpi të tyre.

Në atë mënyrë shteti do të kishte pasur përfitim të shumëfishtë sepse ata që merren me ndërtimtari do të kishin se çka të punojnë, ndërsa do të kishte ndodhur edhe rritje e konsiderueshme e të ardhurave buxhetore nga numri i shtuar i turistëve nga vendi dhe nga bota e jashtme.

Bëhet fjalë për recetë ekonomike kaliforniane e cila është e testuar mirë dhe nga i cili ky shtet amerikan inkason me miliarda dollarë në nivel vjetor.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose ta merrni
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozicionet e Institutit për studime komunikuese e as të donatorit.

Како технологијата да работи во полза на работници...
Време е во Македонија да се оданочуваат макроата и...
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Вторник, 22 Октомври 2019
  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не