fbpx
 

Legalizimi i korrupsionit në sektorin publik të Maqedonisë?

m-r Konstantin Bitrakov

kostantin bitrakov 1Sipas Ligjit për të punësuarit në sektorin publik, nëpunësit mund të pranojnë dhurata deri 3000 denarë në vit, gjë e cila konsiderohet si “vlerë më e ulët”.

Korruptimi i sektorit publik në Republikën e Maqedonisë është më se e zakonshme. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për vepra serioze penale të kryera nga funksionarët e mëparshëm të lartë, nepotizmin ose ndërkaq dhënia e rregullt e ryshfetit nëpunësve administrativ në procedurat administrative, qytetari i Maqedonisë për çdo ditë ballafaqohet me praktika korruptuese. Ata janë të përhapura deri në atë masë, që tanimë bëhen të zakonshme – rregull, në vend të përjashtimit. Ashtu, fakti që në vitin 2017 Republika e Maqedonisë ishte e ranguar në vendin e 107-të prej 180 shteteve (180 – shtet më i korruptuar, 1 – vendi më pak i korruptuar) sipas Indeksit për perceptim të korrupsionit të Transparensi Interneshënell (Transparency International) aspak edhe nuk paraqet befasim. Prej aty, seriozisht parashtrohet pyetja çka ndërmarrin institucionet maqedonase me këtë rast? Përveç që mund të vërehet mungesë serioze e zgjidhjeve sistemore dhe strategjike, brengosëse është që ligjvënësi madje edhe e ka “legalizuar” korrupsionit e imët me Ligjin për të punësuarit në sektorin publik.

Çka paraqet korrupsioni dhe si është i rregulluar në legjislativin e Maqedonisë?

Nocioni korrupsion, pavarësisht për definicionin e kujt flasim (Transparency International, Komisioni Evropian, Organizata për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim), gjithmonë është i përbërë nga dy komponentë, përkatësisht supozime: (1) keqpërdorimi i fuqisë ose pozitës së besuar dhe (2) përfitimi personal. I korruptuar mund të jetë çdo funksionar i cili keqpërdor mjete buxhetore dhe nuk i merr parasysh rregullat e furnizimeve publike. Ai mund të jetë çdo nëpunës administrativ i cili nuk e kryen obligimin e vet ligjor pa mos i dhënë një shumë të caktuar parash ose çdo gjykatës i cili vendimet i bazon jo në ligjin por në interesin privat. Nënkuptohet, aty do të ishin radhitur edhe prokurorët, nëpunësit e uniformuar dhe të pa uniformuar policor, inspektorët, por edhe ofruesit e shërbimeve publike ose zbatuesit e veprimeve publike siç janë profesorët, mjekët dhe ngjashëm. Thënë më ndryshe, çdo person i cili disponon me mjete shtetërore, krijon politika dhe miraton dispozita, vendos për të drejtat dhe obligimet e qytetarëve, me veprimet e veta ndikon në ato vendime, ose person i cili ju ofron shërbime me karakter publik, mund të jetë i korruptuar nëse i keqpërdor autorizimet e veta ligjore për përfitim personal.

Praktikisht thënë, vepra të korrupsionit janë të gjitha rastet e legjislativit të Maqedonisë të cilat në një masë të caktuar korrespondojnë me definicionet e theksuara. Ligji për pengim të korrupsionit në nenin 1-a parashikon se me korrupsion “nënkuptohet shfrytëzim i funksionit, autorizimit publik, detyrës zyrtare dhe pozitës për realizim çfarë do qoftë përfitimi për vete ose për tjetërkënd “. Кodi penal, ndërkaq, parashikon një varg inkriminimesh siç janë mitmarrje (neni 357), dhënie e mitës (neni 358), ndërmjetësimi kundër-ligjor (neni 359), keqpërdorim i pozitës dhe të autorizimeve zyrtare (neni 355), puna e pavetëdijshme në shërbimin (neni 353-v), përvetësime në shërbimin (neni 354), mashtrim në shërbimin (neni 355) dhe ngjashëm.

Prapëseprapë, pa dallim të këtyre dispozitave dhe inkriminimeve, korrupsioni i imët ose praktika e mitmarrjes së imët është legalizuar. Bëhet fjalë për Ligji për të punësuarit në sektorin publik. Duke i vendosur rregullat e përgjithshme për marrëdhënien e punës të të gjithë të punësuarve në institucionet publike siç janë organet administrative, komunat, institucionet (spitalet, shkollat, fakultetet, teatrot e kështu me radhë), agjencitë, fondet, ndërmarrjet publike dhe ngjashëm, këtë dispozitë e përmban neni 39 i titulluar “ndalesë për pranim të dhuratave” paragrafi i të cilit i parë thotë:

“Të punësuarit në sektorin publik nuk guxojnë të pranojnë dhurata që kanë të bëjnë me punën e tyre me përjashtim të dhuratave protokollare dhe të kohë pas kobshme me vlerë më të ulët. Dhuratat që nuk e tejkalojnë vlerën prej 1.000 denarë, ose dhuratat që janë marrë nga i njëjti person vlera e tërësishme e të cilave nuk e tejkalon vlerën prej 3.000 denarë në të vitin e dhënë, konsiderohen si dhurata me vlerë më të ulët […]“

Në mënyrë shtesë, paragrafi 3 nga i njëjti nen parashikon se dhuratat mbi vlerën e përcaktuar nominale bëhen pronë e punëdhënësit. Me fjalë të tjera, nëse dhurata e qytetarit e tejkalon maksimumin ligjor ajo nuk kthehet por bëhet pronë e ministrisë, organit në përbërje të saj, institucionit e ngjashëm. Në vend që të kursehen qytetarët nga (edhe ashtu vështirë të shpjegueshme) shpenzimet, vetë organet publike përfitojnë dhurata. Këto dispozita vështirë se mund të gjejnë arsyetim logjik dhe të qëndrueshëm, ndërsa qëllimi i tyre përfundimtar nuk është asgjë tjetër por konfuzion dhe rritje e ryshfetit.

Burim: globalriskinsights.com

Natyra e palogjikshme nga Ligji për të punësuarit në sektorin publik dhe efekti i saj (i mundur)

Absurditeti i nenit të theksuar 39 nga Ligji për të punësuarit në sektorin publik mund të arsyetohet përmes më tepër argumenteve.

E para, është e paqartë se përse ligjvënësi në Maqedoni ka konsideruar se është e nevojshme të lejohet që të punësuarit në sektorin publik të pranojnë dhurata nga qytetarët. Përderisa pjesa më e madhe e shteteve veprojnë pikërisht në mënyrë të kundërt, më saktë parashikojnë ndalesa, Republika e Maqedonisë i është qasur legalizimit të një tradite që deri atëherë ka qenë e paligjshme – qytetarët të shprehin falënderim ndaj të punësuarve në sektorin publik për shkak të asaj se ata i kanë përmbushur obligimet për të cilat janë të obliguar ti kryejnë. Për ilustrim, Ligji për nëpunës shtetëror i Kroacisë (për të cilin është e nevojshme të theksohet se ka vëllim më të ngushtë nga ligji maqedonas për të punësuarit në sektorin publik sepse i rregullon vetëm të punësuarit në administratën “klasike”, e jo edhe ata në institucionet e tjera – teatrot, spitalet, universitetet, organizatat profesionale si entet e ngjashëm) në nenin 17 përcakton se çdo nëpunës shtetëror është i obliguar ti refuzojë dhuratat e ofruara që kanë të bëjnë me punën e tij. Dispozita e njëjtë është edhe në të drejtën federale gjermane, por edhe në sistemet juridike të vendeve të cilat sipas Indeksit për perceptim të korrupsionit tradicionalisht janë midis vendeve më pak të korruptuara në botën: Danimarka (ndalesa është paraparë në Kodin e sjelljes në sektorin publik), Norvegji, Finlandë, Singapor, Kanada dhe ngjashëm. Nënkuptohet, ithtarët e kësaj zgjidhje ligjore në Maqedoni kanë theksuar se ekzistojnë edhe shembuj të ngjashëm në të drejtën komparative (për shembull Slloveni). Pavarësisht, legjislativi i Maqedonisë duhet të jetë i përshtatur në realitetin ekzistues shoqëror në shtetin, në faktin se korrupsioni edhe ashtu është seriozisht i pranishëm, si dhe se ligjet duhet të jenë hapi i parë i luftimit të tij.

Mëtutje, racionale është që të paraqiten dyshime në pikëpamje të efektit të kësaj norme në rendin juridik maqedonas. Vallë a mund të pritet se çdo i punësuar në sektorin publik do të mbetet imun në tundimin për favorizim, përkatësisht se do të veprojë njëlloj ndaj të gjithë qytetarëve, pavarësisht nëse ata i kanë bërë dhuratë në masën e lejuar apo jo? Gjithashtu, çfarë janë garancitë se të punësuarit në institucionet nuk do të kërkojnë dhurata të tilla nga qytetarët? Është evidente se keqpërdorimi i këtillë vështirë se do të dëshmohej, gjë në fakt është edhe stimulim për korruptimin. Ajo rezulton nga shqyrtimi i ekonomistëve sipas të cilëve probabiliteti për të qenë i korruptuar do të varet nga dy varijabla: (1) përfitimi i pritur dhe (2) probabiliteti për të qenë i sanksionuar. Rasti konkret është i tillë që përfitimi i pritur është i konsiderueshëm, ndërsa probabiliteti që të jetë i sanksionuar, për shkak të vështirësisë keqpërdorimi të dëshmohet (gjithmonë do të mund të pohohet se ajo ka qenë vullneti i qytetarit dhe asgjë më tepër), është i vogël.

Në vijën përfundimtare, hetues është edhe vetë formulimi i dispozitës së problematizuar ligjore. Askund në legjislativin nuk ekziston definicion i nocioneve dhuratë “protokollare” dhe e “herë pas hershme” (një herë në muaj, një herë në vit e ngjashëm). Përveç asaj nuk është dhënë as ndalesë e fortë për pranim të shumave në para (pa marrë parasysh se ajo nuk është intenca e dispozitës), ndërsa edhe vetë përcaktimi i vlerës së dhuratës që është marrë është e paqartë. Në vitin 2014, Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka sjell Rregullore për mënyrën e disponimit me dhuratat që janë marrë sipas nenit 4, paragrafit 4 të të cilës, vlera e dhuratës përcaktohet në bazë të çmimit të tij të tregut, mirëpo mungojnë çfarë do qoftë udhëzime shtesë – çfarë ekspertize duhet të kenë ata që do ta realizojnë vlerësimin, në çfarë procedure do të bëhet ajo, dhe në të njëjtën kohë si do të përcaktohet se sa vlen në treg një objekt.

Hapa të ardhshëm?

Pa marrë parasysh se ishin theksuar vetëm një pjesë e dilemave të ndërlidhura me nenin 39 nga Ligji për të punësuarit në sektorin publik, rreziqet fillojnë të duken. Si vijim, nëse koalicioni ekzistues qeverisës është serioz në përpjekjet për luftë kundër korrupsionit, dispozita e tillë ligjore duhet në një afat sa më të shkurtër të mundur të shlyhet ose së paku të ndryshohet në mënyrë përkatëse. Pasiviteti, në të kundërtën, do të mund ta sjell shtetin në pozitë edhe më të pavolitshme, përkatësisht të kontribuojë për rezultat edhe më të keq në pikëpamje të nivelit të korrupsionit.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose të shkarkoni
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i pasqyron pozitat e Institutit për studime të komunikimit e as të donatorit.

Зошто Уставниот суд ќе мора да го поништи т.н. „за...
Легализација на корупцијата во македонскиот јавен ...
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Петок, 15 Ноември 2019
  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не