fbpx
 

Lufta e kursyer me gjuhën e urrejtjes si shkak plus për evropeizmin e Maqedonisë

МК   ALB

m-r Ivan Durgutov

Ivan Durgutov 120x160Shkathtësia e një shoqërie nuk matet sipas asaj nëse gjuha e urrejtjes është në bollëk apo tërësisht mungon, por sipas asaj se sa një shoqëri e caktuar është argjile në disiplinimin e gjuhës së tillë dhe lufta e pa kursyer me atë.

Shëndeti dhe imuniteti i një demokracie bazohen mbi shfrytëzimin e shkathët të lirive dhe të drejtave  të përfituara me lindjen. Në sistemin juridik të Republikës së Maqedonisë, në mënyrë parimore dhe deklarative, mbizotëron klima e legjislativit anti-diskriminues, por kur treni i paragjykimeve një herë fuqimisht do të niset, vështirë se dikush lehtë do të mund ta ndal. Në pajtim me aktin e parë në hierarkinë e akteve juridike – Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe të qytetarit të njohura me të drejtën ndërkombëtare dhe të përcaktuara me kushtetutën, janë një nga vlerat themelore të rendit tonë kushtetues. Ndërsa, një nga liritë më të zjarrta të njeriut, e cila paraqitet edhe si liri politike, është liria e shprehjes.

Mundësia që në mënyrë të papenguar publikisht të shprehet mendimi vetanak është conditio sine qua non të demokracisë së sotme bashkëkohore. Nuk ka shoqëri demokratike pa liri të shprehjes, e as që liria e shprehjes ekziston në shoqëri jo-demokratike. Ajo paraqet synim shekullor për njerëzimin, dhe një herë e fituar – për atë themi se është dhuratë e çmueshme nga paraardhësit tonë. Ajo është e lidhur në mënyrë të pandashme me luftën për të drejtat e pranuara në përgjithësi të njeriut dhe simbolizon beden mbrojtës të vlerave posaçërisht pozitive në një bashkësi, siç janë e vërteta, drejtësia, dinjiteti i qytetarit. Shikuar historikisht, liria e tillë është sinonim për “luftim” antologjik të veprimtarëve progresiv me pushtet të pakufizuar dhe pushtetmbajtësit të cilët nga pozita e fuqisë, atë e kanë shpjeguar në mënyrë restriktive dhe e kanë kufizuar ose ndaluar.

Liria e shprehjes – nëpërmjet teorisë dhe realitetit

Shprehja e mendimeve të veta, vlen edhe për ide të cilat, në shikim të parë, mund të shokojnë, shqetësojnë dhe hutojnë. Por, kjo liri e garantuar me kushtetutë, shpesh herë din të gjendet në rivalitet me koncepte të tjera të kundërshtuara dhe ti drejtojë të ftuarit para sfidës, t’i përgjigjen pyetjes a paraqet një absolut dhe nëse lejon ajo edhe sulm përmes përmbajtjeve kërcënuese, diskriminuese dhe përplot me urrejtje për të drejtat e tjetrit.

Duke e përcjellë praktikën e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut dhe standardet e vendosura të atjeshme, duhet të theksohet se liria e të menduarit është ajo që është e kufizuar, ndërsa manifestimi publik dhe shprehja e atij mendimi nuk konsiderohet absolutisht e lirë dhe ajo i nënshtrohet kufizimeve të caktuara.

Pikërisht në atë drejtim, pasojë e pashmangshme nga jeta sociale, “marrëveshja shoqërore” e lidhur dhe rendi i organizuar, është limitimi i lirisë së shprehjes në raste të caktuara. Dhe kjo është kështu për një arsye të vetme, të quajtur si parakusht i domosdoshëm për të mundësuar indin e shëndetshëm shoqërore. Në të njëjtën kohë, krijimi i një zone funksionale të bashkë-ekzistencës dhe bashkëjetesës, me një mundësi objektive për ushtrimin e barabartë të të drejtave të çdo personi - e gjithë kjo është e realizueshme dhe e arritshme vetëm nëpërmjet ndërhyrjes së shtetit atje dhe kur ajo është e nevojshme.

Penetrimi i strukturës ekzekutive institucionale është i dukshëm me vendosjen e kufizime të justifikuara në gëzimin e lirive dhe të drejtave të njeriut. Por, në këtë proces nuk duhet shikuar si një ngarkesë e përligjur për represion, por si atë impuls shtesë që nevojitet për të nxitur një klimë aktive në të cilën të drejtat do të respektohen në mënyrë të konsekuente.

Baza e filozofisë së mbrojtjes, dhe në të njëjtën kohë edhe për përkufizimin e lirisë së shprehjes, është e nevojshme të përcaktohen nga autoritetet gjyqësore si bartës të elementit të tretë të pushtetit publik. Në përgjithësi, kufijtë në ushtrimin e lirive dhe të drejtave gravitojnë në mes hapësirën nga mbrojtja e objektivave me interes të gjerë (tërësia territoriale, siguria kombëtare, rendi dhe qetësia publike, mbrojtja e shëndetit) dhe mbrojtja e të drejtave individuale të individëve të tjerë.

Gjuha e urrejtjes dhe e drejta mediatike

Globalizimi, ndërkombëtarizimi dhe migrimi ekspansiv që ndodhin në ditët e sotme, kontribuan ndaj hapjes së shoqërive dhe krijimit të mjediseve multietnike, multiracore, multigjuhësore dhe multikonfesionale. “Multi – kulti” koncepti e nxori në pah problemin me mos-durimin ndër-njerëzor  dhe edhepse ajo nuk është rezultat i zbulimeve më të reja njerëzore, prapëseprapë, komunikimi negativ i cili artikulohet përmes mos-tolerancës ndaj të  ndryshmit, përjeton kulminacion në shtetet me procese të brishta demokratike.

Teorikisht, situata me rregullimin e lirisë së shprehjes duket dinjitoze. Por, një pikë e rëndësishme problematike është gjuha e urrejtjes, që shkon përtej kufijve të treguar dhe fillon të bëhet jo vetëm një enigmë juridike, por edhe sociologjike, kulturore dhe arsimore. Vënia e theksit dhe koncentrimit në vendosjen e distinkcionit midis të drejtës themelore të etabluar dhe tejkalimet eventuale të kufirit të tij, në drejtim të (keq)përdorimit të tij për gjenerimin e sjelljes juridikisht të ndëshkueshme – gjuhë të urrejtjes, është obligim i çdo njërit prej neve me njohjen e problematikës.

Për nga ana përmbajtësore, kjo i takon fushës juridike të drejtës mediatike. Si një degë e drejtësisë, e drejta për media i tangon mediet masive dhe aktivitetet e tyre. Kuriozitet i vërtetë është që,  kjo disiplinë relativisht e re përbëhet nga një sërë rregullash të llojllojshme që i përkasin legjislacionit kushtetues, ndëshkues, civil dhe madje edhe legjislacionit administrativ. Rëndësia e rolit multifunksional i cili sferën mediatike e luan dhe kryen,  kontribuoi  në formimin e kësaj lënde të veçantë dhe aplikimin e saj në kurikulat e universiteteve botërore. Për fat të keq, në universitetin më të vjetër të Maqedonisë – UQIM, ai paraqitet vetëm si një nga të ofruarit në listën universitare të lëndëve të lira zgjedhore për ciklin e parë dhe të dytë të studimeve, që është edhe një sinjal përse gjendja është e tillë siç është.

Një nga tërësitë tematike me të cilën merret e drejta e medies,  është edhe gjuha e urrejtjes, si një antipod ndaj lirisë së shprehjes. Sa për një nocion shumëdimensional, për definimin e tij ka një mori përpjekjesh për ta përcaktuar atë. Një nga definicionet më reprezentative është ajo e përbërë në njërën nga rekomandimeve të Këshillit të Evropës, e cila  thotë: “Të gjitha format e shprehjes që përhapin, nxisin, promovojnë ose arsyetojnë urrejtje racore, ksenofobi, antisemitizëm dhe forma të tjera të urrejtjes, ksenofobisë, antisemitizmit dhe forma të tjera të urrejtjes që mbështeten në mos-tolerancë...”.

Bespostednata borba so govorot na omraza kako pricina plus za evropeizacija na MakedonijaBurim: ResPublica

Diskursi aktual – atmosfera pas referendumit dhe roli i medieve

Gazetaria, as më pak, e as më shumë, është “fuqia e shtatë” dhe “pushteti i katërt” në realizimin shoqëror. Informimi i opinionit, edhe pse në dukje akti i thjeshtë prapëseprapë është veprim me ndikesë komplekse shoqërore. Në mënyrë djallëzore janë ata që thonë  se pjesëtarët e gazetarisë së vërtetë, thjeshtë, patjetër duhet ta personalizojnë kombinimin e mendjes së shëndoshë, intelektin dhe moralin. Ndërsa, respekti ndaj llojllojshmërive dhe zemërgjerësisë është diçka pa të cilën sot nuk mund të kenë sukses në linçimin e lajmeve dhe të të rejave, nëse kjo bëhet në mënyrë përkatëse.

Referendumi i kaluar, megjithëse sipas përkufizimit, është forma më e përhapur e shprehjes së drejtpërdrejtë të qytetarëve për çështje të caktuara, ka sjellë pjesëmarrjen problematike të votuesve dhe i nxori të gjitha polemikat e mundshme në sipërfaqe, me çka për të satën herë na bindi në polarizimin e jashtëzakonshëm të shoqërisë maqedonase. Hapësira e gjithëmbarshme mediatike, në këtë periudhë, ishin kryekëput të bombarduara me gjuhë të fuqishme të urrejtjes. Retorika e “patriotëve dhe tradhtarëve” që nuk është kurrfarë risie në këto pjesë të Evropës, kësaj radhe duket se i ka mënjanuar më tej dilemat për  momentit të vetëdijesimit të ulët, që mbisundon për pasojat e fjalës së shprehur ose të shkruar.

Të gjitha reagimet pas referendumit, pavarësisht nëse vijnë nga tabori i atyre të cilët vendosën që të paraqiten në vend-votimet dhe ta shprehin qëndrimin e tyre në raport me pyetjen e referendumit, ose ndërkaq nga radhët e bojkotuesve, për të cilët në fund nuk vlente se është zgjedhja më e mirë të aspak të mos zgjedhësh, vënë në pah një gjë – se ekologjia e frymës midis njerëzve në vendin tonë është minimale dhe mezi ekzistuese.

Deklaratat e fundit për pajtim kombëtar, megjithëse është e diskutueshme se ky pajtim çka do të thotë saktësisht, e vënë në pah faktin se si popullatë ne duhet të maturojmë dhe të fillojmë me hapin e parë - sanksionimin e gjuhës së urrejtjes.  Me të vërtetë nevojitet reagim i organizuar ndaj kësaj sjellje kundërligjore, e cila është shumë më tepër  se kompilim i dijagnostikës së keqe vokabulare dhe konstruksion të pa dinjitoz të fjalisë. Kjo dukuri degraduese, e cila transformohet në mjet  të dëshiruar për komunikim  me numrin jo nënvlerësues të bashkë-qytetarëve tanë, e konfirmon tezën tanimë të përmendur. Kjo është se shkathtësia e një shoqërie  nuk matet sipas asaj nëse fjala e urrejtjes ka tepër ose mungon tërësisht, por sipas asaj se sa shoqëria e dhënë është argjile në disiplimin e gjuhës së tillë i dhe luftën e pamëshirshme me të.

Ndërsa, në një dhomë tërësisht të errët, së paku edhe një qiri të digjet, do të ju duket sikur të shndrit dielli. Në atë kontekst, popullata juridike i përjeton njoftimet e fundit nga Prokuroria Publike Themelore në Shkup, si një zgjim përfundimtar i këtij organi shtetëror pas një ëndrre të shumëvjeçare. Prej kësaj e informon opinionin për dy akt-akuzat e parashtruara në gjykatën penale. E para është propozimi akuzues për veprën e kryer penale raciste dhe ksenofobie përmes sistemit kompjuterik” – ka të bëjë me paragrafin 1 të nenit 394-g nga Kodi penal i RM (një nga dispozitat ligjore përmes të cilës inkriminohet gjuha e urrejtjes ndaj nesh), dhe cila për të cilën vepër ngarkohet se e ka bërë përmes profilit shfrytëzues të rrjetit social. Ndërsa, e dyta është propozimi akuzues për  veprën e kryer kriminale “Rrezikimi i sigurisë”, për formën e kualifikuar të gjuhës së urrejtjes nga paragrafi 4 të nenit 144 nga Kodi penal i RM, përkatësisht vepër për të cilën personi i akuzuar ngarkohet se e ka bërë përmes sistemit informatik me drejtimin e kërcënimit  për kryerje të veprës së rëndë penale..

Nga bartësit e togave gjyqësore të cilët në mënyrë të argumentuar ti procesuojnë akuzat e akuzave të parashtruara, por edhe të përfaqësuesve të shoqërisë civile varësisht nëse përfundimisht do të “ballafaqohemi”  dhe do ti reduktojmë nivelit ekzistues të lartë të pranisë së gjuhës së urrejtje rreth nesh.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose të shkarkoni
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i pasqyron pozitat e Institutit për studime të komunikimit e as të donatorit.

Дипломатија на мирот и дипломатскиот мир
Беспоштедната борба со говорот на омраза како прич...
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Петок, 23 Август 2019
  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не