fbpx
 

Nëse Qeveria me të vërtetë dëshiron të luftojë kundër lajmeve të rreme, le të fillojë nga oborri i vet

Sonja Stojadinoviq

Sonja Stojadinovic 200x250Betejat e para duhet të fillojnë nga radhët e partisë, të ndalohen profilet e rreme të Fejsbuk dhe Tuiter të nxitura nga partitë për rritjen e rejtingut të tyre. Të gjenden dhe ndalohen portalet për të cilat dihet se financohen nga partitë politike dhe prapa të cilave nuk ka impresum.

Qeveria maqedonase para do kohësh e publikoi Planin e Veprimit për luftë kundër dezinformimin me 18 masa të cilat duhen të ndërmerren për mbrojtje të institucioneve, qytetarëve dhe publikut nga ndikimi i lajmeve të rreme dhe dezinformacioneve. Këto masa vijnë një kohë të shkurtër pas turpit të përjetuar nga kryeministri Zaev në publikun me Poroshenkon e rreme. Qasja e lehtë deri te kryeministri nga qytetarët e tij e solli në situatë që opinioni të pyet çfarë janë masat për mbrojtje të kryeministrit nga shakatë pa kripë. Masat që i solli qeveria janë përkatëse për situatën, por a janë marrë në kohë? Opinioni i Maqedonisë u njoftua me aktivitetet e krijuesit nga Velesi të lajmeve të rreme në vitin 2016, por taktika e përhapjes së lajmeve të rreme, drojës, panikut nuk është vepër autoriale të të rinjve nga Velesi. Taktika e okupimit të publikut me lajme të rreme në sasi të tillë që është pothuajse e pamundur të dallohet e vërteta nga gënjeshtra, është e njohur që nga Roma antike. Sulmi mbi oponentin dhe diskreditimi i tij me gënjeshtra dhe manipulime jo vetëm që është taktikë e suksesshme, por edhe vështirë mund të ngadhënjehet.

Si i luftojnë vendet e tjera dezinformatat?

Finlanda, në nivel botëror rangohet si vend i cili ka investuar më së shumti në luftën kundër lajmeve të rreme dhe dezinformatave. Fusha në të cilën është ndërmarrë ajo luftë fillon që nga shkolla. Sistemi arsimor i Finlandës i mëson nxënësit për mendim kritik dhe arsim digjital, aftësi që të dallohet lajmi. që është i rremë. Në listën e indeksit të shkrim-leximit mediatik Finlanda, Danimarka dhe Holanda janë vende të para, ndërsa vendet e fundit i zënë Turqia, Shqipëria, ndërsa Maqedonia është e fundit. Pa marrë parasysh ndaj Rusisë drejtohet gishti si plantacion për trollet ruse dhe lajme të rreme, ata kanë ligj ata kanë ligj me të cilin përhapja e lajmeve të rreme ndëshkohet me 6 mijë dollarë. Masë e cila te ne ende nuk është e dukshme në vepër. Në pjesën tjetër të botës qeveritë në ,mënyra të ndryshme ballafaqohen me lajmet e rreme dhe me dezinformatat. Përderisa në Kinë dhe Francë ekzistojnë ligje, në Republikën demokratike të Kongos ekziston një njësi e posaçme për luftë kundër dezinformatave, në Indi aplikohet praktika për shlyerje të internetit, ndërsa në Indonezi ekzistojnë njësi të posaçme për këtë lloj lufte, aplikohet arrestim dhe gjetje e internet faqeve.

Ako Vladata navistina saka da se bori protiv laznite vesti neka pocne od sopstveniot dvorBurim: vlada.mk

Lajmet e rreme dhe dezinformatat më shpesh paraqiten në Tuiter dhe shpejtë transmetohen edhe në Fejsbuk. Kontrolli ligjor mbi këto rrjete sociale pothuajse edhe nuk ekziston sepse ligji federal i SHBA-ve i vitit 1996 nuk i definon si publikues dhe me atë ata nuk janë përgjegjës për përmbajtjen asaj që është publikuar. Një nga masat për mbrojtje të publikut nga dezinformatat dhe nxitje të dhunës ë ishte ndërmarrë në Sri Lankë në formë të mbylljes së përkohshme të Fejsbukut pas sulmeve në kohën e Pashkëve me bomba. Por, masat e tilla nuk janë efikase për një kohë të gjatë sepse ata që kanë interes të krijojnë dhunë dhe kaos do të gjejnë mënyrë për përhapje të gënjeshtrave dhe manipulimeve të veta. Nëse më herët organizatat terroriste përdornin video incizime të postuara në Jutjub, sot pas Fejsbukut aplikimi më i ngarkuar për komunikim është Uatsap (WhatsApp), përmes së cilës në mënyrë të drejtpërdrejtë arrihet deri te përdoruesit, dhe është në pronësi të Fejsbukut.

Ithtarët e lirisë së fjalës që moti flasin për masat e ashpra të mbylljes së portaleve dhe shlyerjes së internetit, janë shkelje e lirisë së gjuhës së lirë. Duke u kujdesur që të mos e shkelin Kartën e të drejtave themelore të UE, Unioni Evropian publikoi Plan aksionar për luftë kundër dezinformatave me vështrim të posaçëm në të drejtën për liri të shprehjes. Është indikative se njëra prej njësive speciale për të luftuar dezinformimin duhet ta përfshijë gjithashtu Ballkanin Perëndimor si një vatër e nxehtë e dezinformatave në të njëjtin rrafsh me Rusinë. Kjo është një nga të metat e qeverisë së mëparshme, të cilës i përgjigjeshin portale me lajme të rreme, Fejsbuku trollet dhe profilet false të organizuara nga partia. Portalet me lajme të rreme u krijuan në bazë të numrit të klikimeve që shpijnë drejtpërdrejt në vizita të larta dhe përfitime nga reklamat. Përfitimet që i qarkullonte Fejsbuku nga reklamimi ishin më të rëndësishme sesa etika dhe mbrojtja nga lajmet e rreme dhe pasojave prej tyre.

Lufta e njëmendët kundër dezinformatave ose vetëm censurë elegante?

Publikimi i Planit Aksionar të Qeverisë shkaktoi reagime të shpejta dhe të fuqishme në opinion. Të parët u paraqitën gazetarët në Fejsbuk, e mandej vijuan Sindikata e gazetarëve dhe Shoqata e gazetarëve. Mungesa e gazetarëve në grupet e punës të parapara me Planin Aksionar shpien në mënyrë të drejtpërdrejtë drejt censurës të instaluar nga njerëz të cilët nuk janë gazetarë për nga profesioni. Plani i Veprimit i BE-së përcakton qartë se zbatimi i tij nuk mund të zhvillohet pa gazetarët, veçanërisht ata që merren me gazetari hulumtuese. Betejat e para duhet të fillojnë nga radhët e partisë, duke ndaluar profilet e rreme të Fejsbukut dhe Tuiterit të nxitura nga partitë për të rritur rejtingun e tyre. Të gjenden dhe ndalohen portalet për të cilat dihet se financohen nga partitë politike dhe prapa të cilave nuk ka impresum. Përfshirja e gazetarëve është me rëndësi thelbësore dhe përvoja e tyre në luftën kundër dezinformatave është e paçmueshme. Nuk ka nevojë të shpiket ujë i nxehtë, mjafton vetëm të përfshihen institucionet që tashmë kanë përvojë në këto luftime dhe të zhvillohen fushata për shkrim-leximin mediatik. Teknika është këtu, thjesht duhet të zbatohet. Ashtu siç mund Finlanda ti edukojë fëmijët që nga shkolla fillore për të bërë dallim midis lajmit të rreme dhe të vërtetë, ashtu edhe ne mund ti përdorim njohuritë nga fakultetet e medieve dhe komunikimit, organizatat e gazetarisë hulumtuese, Këshillin e etikës së medieve.

Një nga masat nën pikën 2 të Qeverisë parashikon aplikim të protokollit të sigurisë për komunikime digjitale për të gjithë nëpunësit shtetëror. Ky protokoll do të ishte efektiv kur do të ndalohet çdo veprimtari partiake e nëpunësve shtetëror në rrjetet sociale. Megjithëse Ligji për nëpunësit civilë nuk ndalon veprimtari partiake pas orarit të punës, kjo liri e aktivitetit politik u abuzua maksimalisht gjatë sundimit të koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI. Njerëzit e humbnin punën e tyre nëse nuk e mbështesin partinë në pushtet në Fejsbuk. Pastrimi i mbeturinave fillon nga radhët dhe oborret e veta. Kritika konstruktive nuk guxon të kuptohet si sulm, por si këshillë sepse këshillat nga një profesionist vlen si ari.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose ta merrni
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozicionet e Institutit për studime komunikuese e as të donatorit.

Освестување за состојбата на човековите права
A janë të gjitha kombet konstrukte?
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Вторник, 19 Ноември 2019
  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не