fbpx
 

Njohja juridike e gjinisë është kyç për të drejtat e njerëzve transgjinor në Maqedoni

МК   ALB

d-r  Irena Cvetkoviq

koalicija irena 200Tani është koha më e mirë që Republika e Maqedonisë të fillojë me procesin e miratimit të modelit të cilin ekspertët dhe trans komuniteti e definojnë si kornizë gjithëpërfshirëse ligjore për njohje juridike të gjinisë, e cila do ti respektojë të drejtat fondamentale dhe të drejtën e integritetit personal dhe trupor të trans njerëzve.

Gëzohuni, mbijetuam regjim. Me këto fjalë përshëndeteshim vitin e kaluar në tetor kur LGBTI qendra për përkrahje e festonte ditëlindjen e vetë  të pestë në prani të kryeministrit. Një vit më vonë, në tetor të vitit 2018, Shkupi ishte qytet nikoqir të LGBTI konferencës më të madhe në rajonin, konferencën vjetore të ERA. Avancimi i të drejtave të LGBTI njerëzve ishte temë për të cilën diskutuan qindra LGBTI aktivistë, prindër të LGBTI të rinjve, përfaqësues të qeverive, deputetë dhe deputete, ekspertë nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia. Një nga fushat kyç në të cilin u fokusua dialogu midis pushteteve dhe shoqërisë civile ishin të drejtat e njerëzve transgjinor dhe përpjekjet e shteteve për zgjidhje ligjore ose modele për njohje juridike të gjinisë.

41 vend në Evropë lejojnë ndryshim të treguesve për gjini

Njohja juridike e gjinisë paraqet një proces në të cilin individi mund ta ndryshojë treguesin për gjini në evidencën amë dhe në atë mënyrë shteti ta njeh gjininë e tij. Me fjalë të tjera, njohja juridike e gjinisë paraqet mundësi që trans personat (personat transgjinor) të marrin dokumente për identifikim personal me të cilat do ta reflektojnë identitetin e tyre gjinor. Deri në vitin 2017, ndryshimi i treguesve për gjininë është e mundësuar në 41 vend në Evropë. Por, ajo në shumë vende është kushtëzuar nga kërkesat që thellësisht depërtojnë të drejtën e privatësisë, dinjitetin dhe integritetin trupor të njerëzve transgjinor. Dhe kështu, në 21 vend e drejta që të ndryshojnë treguesit e gjinisë është kushtëzuar nga sterilizimi, 22 vende kërkojnë që ata që janë në martesë të shkurorëzohen, ndërsa 34 vende kanë kufij të moshës, përkatësisht personat e mitur nuk kanë qasje në këto të drejta. Për ta thënë ndryshe, njerëzit transgjinor ose duhet t'i nënshtrohen sterilizimit të detyruar ose të divorcohen nga partnerët e tyre që shteti të jetë në gjendje ta respektojë ndjenjën më intime për veten e tyre. Në atë mënyrë, shtetet mundësojnë një të drejtë në llogari të marrjes së një vargu të të drejtave të tjera.

Në seancën e vet të 15-të të mbajtur më 22 prill të vitit 2015 Këshilli i Evropës i përcaktoi standardet të cilat shtetet patjetër duhet ti respektojnë gjatë krijimit të procedurave ligjore për njohje juridike të gjinisë. Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës e rregullon procedurën në mënyrën vijuese: të zhvillohen procedura të shpejta, transparente dhe lehtësisht të qasshme, për të ndryshuar emrin dhe treguesit e gjinisë të personave transgjinor në librat amë të të lindurve, në letërnjoftimet, pasaportat, dëftesat dhe diplomat për arsimin e përfunduar dhe dokumente të ngjashme, këto procedura të bëhen të qasshme për njerëzit të cilët kanë nevojë për to pa dallim të moshës së tyre, gjendjes martesore, gjendjes financiare dhe ngjashëm. Pikërisht kjo njohje e identitetit gjinor nga Këshilli i Evropës është një pikë kyç në ndryshimin e paradigmave nga paradigmat e anës mjekësore (sterilizimi, përshtatja mjekësore e gjinisë dhe ngjashëm) ndaj ligjeve të reja të bazuara në konceptin e të drejtave të njeriut.

Sot, Evropa krijon gjeneratë të re të ligjeve të bazuara mbi konceptin e vetë-përcaktimit duke e shkelur në atë mënyrë traditën e kornizave normative moralizuese dhe kufizuese. Republika e Maqedonisë është një nga dhjetë vendet në Këshillin e Evropës në të cilën njohja juridike nuk është e qasshme. Nga njëra anë, ajo i sjell njerëzit transgjinor në pasigurinë juridike dhe jashtë nga sistemet e mbrojtjes, por nga ana tjetër ajo është mundësi për krijim të modelit të mirë të bazuar në standardet e Këshillit të Evropës.

Pravnoto priznavanje na rodot e klucno za pravata na transrodovite lugje vo MakedonijaBurim: The Economist

Stresi dhe poshtërimi i personave transgjinor

Njohja juridike e gjinisë në shikim të parë duket si betejë banale për procedura administrative të cilat nuk e prekin jetën e përditshme të njerëzve. Prapëseprapë, përvojat e njerëzve transgjinor flasin për një situatë të ndryshme. Njohja juridike e gjinisë është esenciale për njerëzit transgjinor për të mund të jetojnë jetë dinjitoze. Në Maqedoni, dokumentacioni personal do të thotë qasje në të mirat  dhe shërbimet më themelore. Në raste të mungesës së dokumenteve që e pasqyrojnë gjininë tonë ose identitetin tonë gjinor apo gjinor si letërnjoftimi, pasaporta dhe numri amë, pjesëmarrja në jetën shoqërore bëhet problematike.

Hulumtimi “Përvojë transgjnore: identiteti, trupa, dhunë dhe socializim” i Koalicionit Margjinat tregoi se një nga problemet më të shpeshta me të cilat ballafaqohet ky grup është problemi me treguesit për gjini në dokumentet personale. Pjesëmarrësit në hulumtimin vënë në pah situata të ndryshme, në banka, gjatë përdorimit të transportit publik, në ente shëndetësore, gjatë takimit me nëpunës policor, në sportel të institucioneve të ndryshme e kështu me radhë. Pothuajse pa përjashtim, situatat të tilla janë stresuese dhe poshtëruese për të anketuarit, sepse ata në mënyrë të vazhdueshme Pra nëpunësve të panjohur që do të gjenden në institucionin duhet ta sqarojnë identitetin e tyre dhe ta mbrojnë identitetin e tyre. Një pjesë nga të anketuarit të cilët vetë nuk janë gjetur në situatë të tillë, e theksojnë frikën nga një mundësi të tillë, posaçërisht nëse kjo do të ndodhte gjatë takimit apo legjitimimit nga një nëpunësi policor. Pa dyshim, jeta e përditshme e trans njerëzve karakterizohet me përvojë të përjashtimit dhe dhunës gjatë zbulimit të statusit të tyre, por edhe privimi nga të mirat dhe shërbimet themelore për shkak të frikës nga reagimet që shpesh përfshijnë tallje, diskriminim dhe dhunë. Kështu, një pjesë e madhe prej tyre nuk vizitojnë mjek (për shkak të të dhënave në librezën shëndetësore),  shmangen që të udhëtojnë jashtë vendit (për shkak të të dhënave në pasaportë) dhe nuk përdorin llogari për transaksione në banka (për shkak të të dhënave në llogarinë dhe letërnjoftimin). Me fjalë të tjera, shëndeti, lëvizshmëria dhe mirëqenia e tyre janë të shkelura, ndërsa jeta e tyre është e privuar nga cilësia dhe dinjiteti.

Në Maqedoni është i lejuar ndërrimi i emrit, por ndryshimi i treguesve gjinor në numrin e identifikimit personal dhe në letër njoftimin nuk është i rregulluar me ligj, ndërsa vendimet e Drejtorisë për mbajtjen e regjistrit të librave amë, janë kontradiktore. Dhe kështu, Drejtoria i ka lejuar një personi që ta bëjë ndryshimin e treguesve për gjininë, ndërsa për një rast identik personit tjetër nuk i ka lejuar. Në dy raste të tjera, Drejtoria është vetëshpallur për jokompetente dhe i ka refuzuar kërkesat e parashtruesve. Për këto dy vendime negative, gjykata ka sjellë vendime pozitive gjyqësore në dobi të parashtruesve të padisë dhe i ka urdhëruar Drejtorisë të bëjë ndryshim të të dhënave. Përkundër suksesit të këtyre dy rasteve, këto persona ishin të detyruar të kalojnë një golgotë për ta realizuar të drejtën fondamentale dhe të jetojnë në mënyrë më dinjitoze dhe më të sigurt. Pikërisht për këtë, trans komuniteti në Maqedoni bashkë Koalicioninin Margjinat dhe palë të tjera të interesuara filluan proces të përfaqësimit, për model për njohje juridike të gjinisë.

Modelet e Danimarkës, Maltës dhe Irlandës

Duke u nisur nga fakti se në Evropë tanimë implementohet ligjet e para që i reflektojnë nevojat e trans njerëzve, shteti ynë mund ti shfrytëzojë praktikat e mira për zhvillim të modelit i cili do të jetë  i dobishëm për të gjithë pjesëtarët e shoqërisë sonë. Analiza e praktikave pozitive për njohjen juridike të gjinisë tregoi se Danimarka, Malta dhe Irlanda kanë miratuar ligje ë parashikojnë procedurë të shpejtë, transparente dhe të qasshme lehtë. Konteksti juridik dhe politik në të tria vendet në të tria vendet është i ndryshëm, por ajo që i lidh është fakti se gjatë tërë procesit të përgatitjes dhe miratimit të ligjeve është kyçur edhe trans komuniteti. Ajo që është karakteristike, posaçërisht në Maltë dhe në Irlandë, është që ndryshimi i vullnetit politik për fillim të procesit për miratim të kornizës ligjore për njohje juridike të gjinisë ndodh me marrjen e pushtetit nga ana e partive me orientim të majtë, të cilët programin e vet e mbështesin në të drejtat e njeriut. Pikërisht për këtë, konsiderojmë se është koha më e mirë që Republika e Maqedonisë të fillojë me procesin e miratimit të modelit të cilin ekspertët dhe trans komuniteti e definojnë si kornizë gjithëpërfshirëse ligjore për njohje juridike të gjinisë, e cila do ti respektojë të drejtat fondamentale dhe të drejtën për integritet personal dhe trupor të trans njerëzve. Një nga pozitat kyç në programin e qeverisë aktuale të Republikës së Maqedonisë është “Një shoqëri për të gjithë”. Njerëzit transgjinor patjetër duhet të jenë pjesë e këtij vizioni.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose të shkarkoni
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i pasqyron pozitat e Institutit për studime të komunikimit e as të donatorit

Проблемот со рудниците – проблем со доверба во држ...
Правното признавање на родот e клучнo за правата н...
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Среда, 12 Декември 2018
  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не