fbpx
 

Politika e udhëhequr nga inteligjenca ose inteligjenca e udhëhequr nga politika

МК   ALB

m-r Magdalena Lembovska

Magdalena Lembovska 200x250Me këtë rast, një nga prioritetet kyç duhet të jetë shkëputja e asaj lidhjeje jo të shëndoshë midis politikanëve dhe inteligjencës, përkatësisht vendosje e shërbimeve të pavarura dhe të pavarura të cilat në mënyrë profesionale do ta kryejnë punën e vet.

Shërbimet e sigurimit, para së gjithash Drejtoria për siguri dhe kundërzbulim (DSK) tanimë një kohë të gjatë janë cak i opinionit të ekspertëve dhe të përgjithshëm në raport me përfshirjen e tyre të drejtpërdrejtë në ngjarjet dhe proceset politike. Duke pasur transparencën tejet të ulët, shumë pak dihet për punën e tyre, ndërsa qytetarët dëgjojnë për punën e tyre, ndërsa qytetarët dëgjojnë për këto shërbime vetëm në kontekst të skandaleve të ndryshme të ndërlidhura me jetën politike. Në atë mënyrë ekziston rreziku që të përfitohet percepcion se shërbimet sekrete janë vetëm armë për realizimin e interesave të elitave politike, ose ndërkaq, se shërbimet sekrete i shfrytëzojnë politikanët për qëllimet e veta.

Raportet midis politikanëve shpesh herë janë objekt i debatit kur një vend i caktuar ballafaqohet me rreziqe më serioze të sigurisë. Në diskursin akademik, ekzistojnë dy shkolla të të mësuarit: në njërën anë janë “tradicionalistët”, nën ndikimin e Kent (Kent), të cilët angazhohen për pavarësi më të madhe të shërbimeve të zbulimit. Në anën tjetër janë “aktivistët” të udhëhequr nga Dejvis (Davis) dhe Hillsman (Hilsman) të cilët besojnë në qasje më inkluzive dhe bashkëpunim të afërt midis inteligjencës dhe politikanët. Këto debate janë të rëndësishme sepse na mundësojnë që të abstrahohemi nga ngjarjet e politikës ditore te ne dhe të mendojmë për zgjidhje më bazike reformuese të cilat i adresojnë mos-konsekuencat sistemore.

Reforma e shërbimeve të inteligjencës është njëri nga prioritetet kyç për R. e Maqedonisë dhe një nga parakushtet për fillimin e negociatave paraqasëse me UE. Qeveria më 20 nëntor e miratoi modelin për reformë të sistemit të zbulimit-inteligjencës me çka është paraparë që DSK të kalojë në subjekt të pavarur juridik. Njëri nga avantazhet e modelit është mundësimi i pavarësisë financiare dhe funksionale, për dallim nga vendosmëria e shërbimit në kuadër të MPB. Në të njëjtën kohë, reforma do të kishte qenë jo e plotë nëse nuk do ta përfshinte edhe Agjencinë për zbulim si edhe një nga faktorët më të rëndësishëm. Me këtë rast, një nga prioritetet kyç duhet të jetë shkëputja e asaj lidhjeje jo të shëndoshë midis politikanëve dhe inteligjencës, përkatësisht vendosje e shërbimeve të pavarura dhe të pavarura të cilat në mënyrë profesionale do ta kryejnë punën e vet.

Mirëpo, nuk duhet të harrohet se shërbimet nuk funksionojnë vetë për vetvete, por duhet të kenë rol kyç në sigurimin e sigurisë nacionale dhe në ndërtimin e politikave të sigurisë. Në të vërtetë, të gjitha definicionet e inteligjencës e etablojnë këtë veprimtari si grumbullim dhe analizë të dhënave dhe të informacioneve me domethënie për shtetin ku shfrytëzues përfundimtar janë vendimmarrësit, përkatësisht kreu shtetëror. Në atë kuptim, është e vlefshme që të merret parasysh nevoja për pavarësi, por edhe nevoja për bashkëpunim midis veprimtarisë së inteligjencës dhe krijimit të politikave.

Nevoja për pavarësi

Definicionet për inteligjencën, pa dallim nëse e theksojnë aspektin informativ të punës së tyre ose strukturën organizative, kurrë nuk implikojnë përfshirje aktive të shërbimeve në procesin e krijimit të politikave. Më saktësisht, në ato shihet si në mjet dhe burim të informacioneve për liderët politik.

Prapëseprapë, kjo nuk do të thotë se në inteligjencën duhet të shohim njëlloj si në shërbimet e tjera qeveritare. Këto shërbime merren me sigurinë, gjë e cila është prioritet themelor dhe e mirë publike e cila duhet ti sigurojë ato që janë në pushtet. Prandaj, shërbimet e inteligjencës nuk janë vetëm prodhues të zakonshëm të raporteve analitike që janë rezultat i grumbullimit sekret të informacioneve, por kanë një përgjegjësi të madhe për posedimin e analizave me cilësi të lartë të inteligjencës që do të përdoren për politika të “mira” të sigurisë. Dështimi në këtë plan sjell pasoja tejet të mëdha – për sigurinë e qytetarëve, raportet ndërkombëtare dhe te sektorët e ndryshëm qeveritar. Në fakt, te ne ka nevojë të ngritet vetëdija te përfaqësuesit qeveritar për shfrytëzim më të mirë të informacioneve të inteligjencës gjatë ndërtimit të pozicioneve shtetërore për çështje kyç dhe për zhvillimin e politikave të sigurisë.

Burim: pexels.com

Për të qenë analizat e tyre objektive, shërbimet e inteligjencës duhet të mbeten sa është e mundur më tepër më të pavarura nga ndikimet politike. Politizimi i këtyre shërbimeve deri më tani është treguar si mjet jashtëzakonisht i rrezikshëm. Nëpërmjet analizës së rasteve të kaluara, Xhoshua Rovner në veprën e tij ”A mund të jetë politizimi ndonjëherë i mirë?” i ka shfaqur pasojat negative nga politizimi në afat të gjatë. Edhe pse ekzistojnë raste kur politizimi i butë ka mundësuar mbajtjen e lidhjes së „shëndoshë” midis inteligjencës dhe politikanëve, ajo që ka vijuar më pas dukshëm ka ndikuar ndaj produkteve të tyre në kuptim negativ: ose kanë filluar ti adaptojnë produktet e tyre që tu konvenojnë politikave aktuale, ose çfarë do ndryshimesh në vlerësimet e shërbimeve kanë filluar të konsiderohen si ndonjë lloj obstruksioni ndaj politikanëve aktualë.

Përveç asaj, në një fushë aq sensitive siç është zbulimi, duhet të ketë besim ndaj shërbimeve të inteligjencës. Kjo është posaçërisht e rëndësishme gjatë ndërrimit të qeverisjes kur strukturat e reja do të jenë të kujdesshme gjatë bashkëpunimit me shërbimet e inteligjencës në qoftë se dyshojnë se tek ata vazhdon të ketë ndikim politik nga paraardhësit e tyre. Në rast të tillë, duhet të marrin vendime për ndryshime kadrovike me qëllim që të jenë të rrethuar me agjentë të besueshëm të inteligjencës; megjithatë, kjo do të thotë largim i kuadrove me përvojë në qoftë se ajo konsiderohet të jetë e afërt me oponentët politikë. Kjo është posaçërisht e rëndësishme në kontekstin tonë ku garnitura aktuale politike është (me të drejtë) shumë e kujdesshme kur ka të bëjë me shërbimet. Gjegjësisht, „pastrimi” i DSK nga kuadrot joadekuate është ndoshta segmenti më i rëndësishëm i tërë reformës dhe për atë nevojitet strategji të posaçme, vendosmëri, por edhe përkrahje plotësuese nga partnerët.

Në të njëjtën kohë, evitimi i politizimit të shërbimeve sekrete nuk do të thotë se agjentët e inteligjencës duhet të përmbahen prej vlerësimeve politike dhe sugjerimeve të zgjidhjeve për çështjet e sigurimit. Në fund të fundit, zbulimi ekziston për qëllimin e politikave të sigurimit. Vlerësimet e tyre duhet të bazohen vetëm mbi përvojën dhe ekspertizën e agjentëve, apo siç thotë Bets (Betts) „të sjellët zbulimi në sferën e politikës duke mos u korruptuar”.

Duke pasur parasysh faktin se roli i inteligjencës është të sigurojë analiza dhe vlerësime të pavarura, nuk duhet të jetë i përfshirë në marrjen e vendimeve. Atë barrë e mbajnë politikanët dhe për atë janë përgjegjës para qytetarëve të cilët i kanë zgjedhur.

Nevoja për bashkëpunim

Në kushte ideale, shërbimet sekrete do ta ndjekin ciklin zbulues ku do të fitojnë udhëzime nga politikanët për prioritetet kryesore, në mënyrë të pavarur do ti grumbullojnë dhe analizojnë informatat dhe do ti distribuojnë vlerësimet dhe analizat e veta deri tek politikanët. Pastaj, politikanët do të sigurojnë informatë kthyese me udhëzime plotësuese dhe në radhë të fundit do ti shfrytëzojnë vlerësimet e inteligjencës gjatë sjelljes së vendimeve dhe krijimit të politikave të sigurimit.

Mirëpo, në realitet, në shumicën e rasteve nuk ka ndarje të rreptë të fazave të ciklit të veprimit të inteligjencës dhe të dy palët duhet të bashkëpunojnë shumë më ngushtë në një proces interaktiv. Gjegjësisht praktika ka treguar se veprimi i inteligjencës ndikon në masë të madhe ndaj vendimeve politike. Për shembull, Mclaughlin e thekson shembullin nga vitit 2002 kur në sajë të përfundimit të inteligjencës se Phenianit grumbullon materiale për programe të fshehta për uranium të pasuruar, Uashingtoni u lëshua në konfrontim me Korenë e Veriut i cili mbeti i pazgjidhur.

Në fakt roli i shërbimeve të inteligjencës ndërrohet varësisht nga rrethanat. Herman (Herman) potencon se rëndësia e shërbimeve të inteligjencës „varet nga kanosjet dhe rreziqet, si dhe nga perceptimi nacional për to” – kur kanosja është më e madhe, shërbimet e inteligjencës akumulojnë fuqi më të madhe. Përveç asaj, çështjet e sigurimit më nuk janë „punë sekrete”, por ato diskutohen publikisht. Sa më e rëndësishme të jetë çështja e inteligjencës, aq më shumë do të diskutohet për dimensionet politike. Shembull për këtë është dosja për posedimin e armëve për shkatërrim masiv në Irak të cilën e publikoi qeveria britanike për ta informuar opinionin dhe të fitojë përkrahje për pushtimin e Irakut në vitin 2003. Atëherë qeveria u ballafaqua me kritikа se nuk pranon se zbulimi ka përkufizime të caktuara dhe se e mjegullon kufirin midis vlerësimit dhe përfaqësimit. Në fund, bashkëpunimi është i rëndësishëm dhe i nevojshëm, por qeveritë e mbajnë përgjegjësinë të mos e keqpërdorin punën e inteligjencës për ta promovuar publikisht agjendën e vet politike.

Tek ne, nuk kemi informata për vlerësimet e deritanishme të inteligjencës dhe për mënyrën se si të njëjtat kanë ndikuar ndaj vendimeve të cilat i sjellin politikanët. Ligji nuk parashikon konsultime të rregullta dhe shkëmbim të informacioneve të inteligjencës midis faktorëve dhe kjo çështje duhet patjetër të adresohet në vendimet e reja ligjore. Më tutje, mbikëqyrja dhe kontrolli ndaj shërbimeve nuk duhet të bëjnë vetëm me ligjshmërinë gjatë përdorimit të autorizimeve, por duhet të vendoset dimension cilësor ku shërbimet do të japin raport për përmbajtjen e analizave të tyre dhe do të mbajnë përgjegjësi në qoftë se dështojnë të sigurojnë informata të sakta dhe në kohë për kanosjet e sigurimit. Për shembull, në Maqedoni është e njohur se shërbimet dështuan në vlerësimet e tyre për rastin “Lagjja e trimave”, si dhe për arratisjen e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, por tani për tani ende askush nuk ka marrë përgjegjësi.

Ku të gjendet balanca

Nuk ka nevojë të zgjedhet midis pavarësisë së shërbimeve të inteligjencës dhe bashkëpunimit të tyre me politikanët dhe vendimmarrësit. Çelësi është që shërbimet e inteligjencës në vazhdimësi të jenë profesionale dhe raportuese dhe të kenë komunikim të vazhdueshëm me qeverinë, por të jenë të liruara nga ndikimi politik. Shërbimet e tilla të inteligjencës duhet të sigurojnë analiza objektive të cilat do të bazohen në fakte, bile edhe për sugjerime për çështje politike, por duhet të rijnë anësh kur bëhet fjalë për marrjen e vendimeve. Ajo detyrë u përket liderëve të shtetit, të cilët kanë legjitimitetin, por gjithashtu edhe përgjegjësi të sjellin vendime në emër të qytetarëve dhe për qytetarët.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose të shkarkoni
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i pasqyron pozitat e Institutit për studime të komunikimit e as të donatorit

Младите луѓе од Западен Балкан и нивната иднина
Политика водена од разузнавање или разузнавање вод...
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Сабота, 16 Февруари 2019
  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не