fbpx
 

Profili politik i Blerim Rekës: Profesori me ambicie shtetari!

d-r Sefer Tahiri

sefer tahiri 200x250Profesori Reka shpalli kandidaturën e tij për shefin e shtetit në mënyrë shumë ambicioze dhe me pretendim të qartë se më nuk do të jetë spektator dhe politikës nuk do t'i qaset vetëm nga ana opinioniste, por pragmatike. Do të shkruajë "Historinë e shkruajnë shtetarët, intelektualët vetëm shkruajnë për historinë"

Blerim Reka, në të përditshmen kosovare "Rilindja", në të cilën punonte gazetar, më 25 dhjetor të vitit 1985 kishte botuar shkrimin me titull "Udhëtimi pa kthim"! 34 vite pas thotë se do të udhëtojë në politikë. Më 28 shkurt të vitit 2019 shpalli kandidaturën për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kandidaturën e tij, në mënyrë jokonvencionale e shpalli në rrjetin social Fejsbuk! Edhe atë në dy postime ndaras, në dy gjuhë: shqip dhe maqedonisht!

Kandidat etnik për "Shtet për të gjithë"

Me profesion jurist dhe profesor i shkencave juridike gjatë disa dekadave në universitetet e vendit dhe në Kosovë e rajon, deklarohet kundër konceptit të kryeministrit Zoran Zaev "Shoqëri për të gjithë" pasi preferon konceptin politik "Shtet për të gjithë", ndërsa në shpalljen e kandidaturës në mënyrë implicite kandidaturës së tij për president shteti i dha ngjyrime etnike. Reka do të shprehet se "vetëm me kandidatët maqedonas, pa asnjë shqiptar, kjo shoqëri shumë-etnike, rrezikon të rrëshqet drejt shtetit monoetnik, e shqiptarët vetëm votues, por jo edhe të votuar”. Ekspert i njohur dhe njohës i mirë i së drejtës, por edhe i marrëdhënieve ndërkombëtare, me rreth 20 vepra të botuara shkencore, zgjedhësve u ofrohet si shqiptar, duke konfirmuar pozicionin e tij politik të moskapërcimit të rubikonit etnokratik, i cili në vendin tonë është i pranishëm nga vitet 90-ta të shekullit të kaluar dhe i cili politikisht është shumë profitabil.

Në këtë vijë janë edhe deklarimet e tij se pret që të marrë nga 120 mijë deri në 150 mijë vota. Nuk ka asnjë dyshim se në këtë kontingjent votash, profesori Reka ka përllogaritur votat etnike të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut! Kjo shifër, edhe po të jetësohej e plotë sipas projeksioneve të Rekës as për së afërmi nuk i afrohet mundësisë për futje në raundin e dytë presidencial. Do të thotë, kjo shifër edhe nëse do të bëhej realitet do të ishte e përafërt me rezultatin zgjedhor të Muharrem Nexhipit, kandidat i Partisë Demokratike Shqiptare në zgjedhjet presidenciale të vitit 1999, i cili fitoi 155.978 vota dhe rezultatin e Imer Selmanit, kandidat për president i Demokracisë së Re në zgjedhjet e vitit 2009, i cili mori 147.547 vota! Andaj shtrohet pyetje a është udhëtimi i tij i parë në politikë pa shpresë?

Ambasador i BDI-së, me pak frymë opozitare

Më shumë se kandidimi i profesorit Reka për president, befasuese ishte mbështetja që i dhanë dy partitë politike të opozitës shqiptare: Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës dhe Levizja BESA e Bilall Kasamit. Të dy këto parti nuk lanë anash as infrastrukturën e tyre partiake, por të njëjtën e mobilizuan për grumbullimin e 10 mijë nënshkrimeve, të nevojshme për shpalljen e kandidaturës.

Burim: epokaere.com

Në dhjetëvjeçarin e fundit Reka ka qenë njëri ndër oganizatorët e konferencave shkencore kushtuar MarrëveshjessëOhrit, e që janë mbështetur nga Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, i drejtuar nga njëri ndër eksponentët kryesorë të BDI-së, Musa Xhaferi. Njëra ndër to është tryeza e rrumbullakët me temë “Diskutim mbi analizën kuantitative për statusin e implementimit të politikave të Marrëveshjes së Ohrit”, që u mbajt më 17 qershor të vitit 2013 në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Fotografi të shumta të profesorit Reka në krah të Musa Xhaferit do të ketë në shumë konferenca shkencore, por e vërteta është se në to kandidati i tanishëm për të "parin e shtetit" ka ofruar ekspertizën e tij kompetente dhe profesionale mbi zbatimin e dokumentit paqesor, pa bërë tifozllëk politik.

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti madje është shprehur se Reka nuk është kandidat i natyrshëm i opozitës shqiptare, duke thënë se nuk përfaqëson frymën opozitare. Madje Mexhiti u shpreh se BDI ka "investuar" në zotin Reka, duke aluduar qartë se ishte BDI-ja ajo që propozoi profesorin për ambasador i Maqedonisë në Bashkimin Evropian nga viti 2006 deri në vitin 2010.Vetë zoti Reka e pranon se në atë kohë kur është bërë ambasador në qeverisje ka qenë LSDM-ja dhe BDI-ja, ndërsa kryeministër ka qenë një profesor tjetër, Vllado Buçkovski. Askush nuk mohon se ka qenë diplomat i mirë, madje një gjë të tillë e pohon edhe kundërkandidati i tij nga koalicioni qeveritar, Stevo Pendarovski, këshilltar për siguri dhe politikë të jashtme në kabinetin e ish-presidentit Branko Cërvenkovski.

Bekraundi i ish ambasadorit Reka tregon se ai ka qenë intelektual dhe profesor, por pa i turbulluar shumë ujërat e politikës. Nga ky konformizëm shoqëror, Reka u shmang vetëm disa muaj, kur ishte analist dhe opinionist i rregullt në debatin politik të TV21 "Click plus", në të cilin shprehte qartë mendimet e tij kritike ndaj BDI-së! Nga fryma e tij opozitare mbahet mend përplasja e ashpër me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, të cilin e kritikonte për moszyrtarizimin e gjuhës shqipe si zyrtare në shtet.

Shtetari, jam unë!

Profesori Reka shpalli kandidaturën e tij për shefin e shtetit në mënyrë shumë ambicioze dhe me pretendim të qartë se më nuk do të jetë spektator dhe politikës nuk do t'i qaset vetëm nga ana opinioniste, por pragmatike. Do të shkruajë "Vetëm kritikat intelektuale – pa i hyrë përballjes politike – nuk mjaftojnë për ndryshimin e gjendjes. Ato, në FB mbeten virtuale, ndërkaq jeta është megjithatë reale. Fundja, historinë e shkruajnë shtetarët, intelektualët vetëm shkruajnë për historinë."

Blerim Reka, që e njohin edhe si shkupjan i Prishtinës, sepse jetën e tij e ka kaluar thuajse në mënyrë të përgjysmuar mes Maqedonisë e Kosovës, historinë dëshiron ta shkruajë si shtetar! Ide e bukur, pa çka se është e thënë me një intonacion pak sa më tepër se saindividualist! Reka nuk thotë si Luigji XIV "Shteti, jam unë", por shpreh ambicie shtetari, edhe pse thekson se do të angazhohet kundër modelit qeverisës që bazohet tek kulti i personalitetit. Ka synim afatgjatë për forcimin e republikës dhe depersonalizimin e shtetit, që është një koncept shumë i nevojshëm për Maqedoninë shumëkulturore dhe shumëetnike, me sundim të dobët të së drejtës, me administratë e gjyqësor të korruptuar e me sistem jofunksional në shumë fusha.

Profesori, që në dy mandate ishte prorektor i UEJL-së dhe i cili në zgjedhjet e fundit për rektor të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë kishte humbur betejën përballë fituesit të garës, rektorit Abdylmenaf Bexheti, pranon se më nuk do të jetë konformist dhe statist. Kjo do të thotë se në të ardhmen do të jetë pjesë e skenës politike të vendit. Poenton kur thotë se ndryshimet në shoqëri janë bërë nga donkishotët, por nuk pranon se në presidenciale futet si një Don Kishot!

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose të shkarkoni
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i pasqyron pozitat e Institutit për studime të komunikimit e as të donatorit.

Дрвениот новоговор на кандидатoт Пендаровски: гара...
Политички профил на Блерим Река: Професор со држав...
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Недела, 21 Април 2019
  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не