fbpx
 

Protestat si zëvendësim përballë protestave për ndryshim

MK

Zdravko Saveski

zdravko saveski1Pjekuria e një populli është të dallojë kur protestat për zëvendësim ja shesin si protesta për ndryshim. Dhe, kur të ndodhin protesta për ndryshim të mos lejohet që ato të shndërrohen deri në protesta për ndërrim, për tu mos u lejuar me vendosje të fytyrave të reja në pushtet, por prej tyre të kërkohet që të shkojnë përtej deklaratives dhe kozmetikes.

Në këtë periudhë në botë ndodhin protesta të shumta. Në Çeki, në protestat dolën 250 mijë njerëz, numri më i madh i demonstruesve që nga revolucioni i Kadiftë në vitin 1989.  Protestojnë kundër kryeministrit dhe oligarkut Andrei Babish, të akuzuar për keqpërdorim të parave nga fondet evropiane. Ju do të thoni, vend evropian, dhe jo nga rajoni i Ballkanit, por edhe krahas kësaj ende vuan nga “sëmundjet e fëmijërisë në tranzicion”. Për të cilat ne jemi thellësisht të bindur se ato zhduken pas hyrjes në BE. Në Hong Kong numri i protestuesve është edhe më i madh. Sipas disa vlerësimeve, ai arriti pothuajse dy milion, nga gjithsej 7,5 milion banorë të Hong Kongut. Pasi që e fituan tërheqjen e ligjit të kontestuar të ekstradimit në Kinë, ata nuk u kënaqën me këtë dhe kërkuan dorëheqje të kryeministres Keri Lam.

Në Francë “jelekët e verdhë“krijuan një trazim të madh. Nga protestat në hemisferën Perëndimore vëmendje më të madhe mediatike fituan protestat në Venezuelë, por nuk protestohet vetëm atje. Në këtë periudhë posaçërisht u përhapën protestat në Honduras dhe Haiti. Edhe Afrika veriore u trazua. Në  Algjeri dhe Sudan përmes protestave u rrëzuan liderët e tyre, pas 20 viteve në pushtet në Algjeri dhe 30 viteve në Sudan. Protestohet edhe në fqinjësinë tonë. Në Serbi dhe Shqipëri  opozita proteston tanimë muaj me radhë.

E tërë ajo, në shikimin tonë ndaj vetvetes, në solipsizmin tonë, e tërë kjo ne nuk na intereson. Madje edhe kur bëhet fjalë për protesta te fqinjët tanë, e ku më atje diku nëpër Azitë dhe Afrikat. I kemi problemet tona, përse të mendojmë për ato të të tjerëve?

Cili është përfitimi nga informacionet shtesë rreth protestave në vende të tjera? A nuk janë këto informata thjesht të tepërta, të panevojshme? Pa dyshim, mediet në Maqedoni janë në atë mendim, duke gjykuar nga trajtimi që u japin këtyre lajmeve. Ata janë diçka pa të cilën pa dyshim mundet, por, ja, këtu, keni diçka për ta mbushur rubrikën e lajmeve nga bota. Jo se lajmet e tjera nga bota marrin trajtim më të ndryshëm. Në gishtat mund të numërohen emisionet debatuese në vitet e fundit të dedikuara për politikën ndërkombëtare. Në ato, bota shfaqet vetëm përmes prizmit të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE. Pjesa tjetër - nuk konsiderohet të jetë me interes të publikut.

Prapëseprapë, ky raport solipstik ndaj botës vështirë se është një pozicion racional. Përveç se nëse nuk mendojmë se tendencat botërore nuk po na prekin dhe se ne gjithçka që duhet të dimë rreth protestave - tashmë e kemi absolvuar, kështu që as nuk kemi nevojë për njohuri apo frymëzim nga vendet e tjera.

Cilat protesta ti ndjekim? Në Sudan?

Natyrisht, jo të gjitha protestat  e kanë të njëjtën rëndësi. Disa protesta nuk shkojnë përtej rëndësisë lokale dhe nuk zgjojnë frymëzim. As sipas metodave as nga objektivat. Ndërkaq, disa protesta janë vetëm për zëvendësimin e pushtet-mbajtësve. Si, nga bollëku i protestave, të përcaktohet se cilët janë të denjë për vëmendje? Ndoshta metoda e drejtë e qasjes është të ndiqni vetëm protestat në vendet kyçe të botës? Ose, vetëm ato në vendet fqinje?

Ka edhe një mënyrë tjetër. Më teorike. Në vend që të humbet koha për tu njohur detajet nga çdo proteste, këshillat për një organizim më efektiv të protestës mund të kërkohen në literaturën teorike. Për shembull, në maqedonisht janë përkthyer të paktën dy libra me këshilla praktike për protestuesit, “Nga diktatura deri në demokracia“ e Xhin Sharpit dhe “rregulla për radikalët“ të Soll Alinskit. Edhe sikur ato të mos ishin për librat më të mirë, sigurisht mund të gjendet literaturë cilësore që do të mundësonte sukses më të madh të protestave.

Qasja teorike nuk duhet të përjashtohet. Por kufizimi në atë nuk është racional. Përqendrimi në protestat në vendet kyçe dhe ato fqinjë është në parim një qasje e drejtë, por, përsëri, nëse veprohet në mënyrë përjashtuese, mund të anashkalohen disa protesta të rëndësishme në ato vende që nuk hyjnë në ato kategori.

13499922 144242622650780 291438729 o

Për shembull, kjo mund të çojë në injorimin e protestave në Sudan. Gjë që, të paktën sipas meje, është një lëvizje e gabuar nga pikëpamja e kujtdo që dëshiron të luftojë për një të ardhme më të mirë? Ato janë vend afrikan, i ngecur në varfëri dhe tradita, ndërsa ne – “jemi një copë e Evropës“. Dhe kur anëtarësohemi në BE (për ndonjë vit, jo më gjatë), diferenca midis nesh dhe atyre do të jetë edhe më e madhe. Ne - pjesë e botës së zhvilluar; ata - të mbërthyer në varfëri të pashërueshme. Ne mundemi - të bashkë-ndjejmë me vuajtjet e tyre, a mundet, në të ardhmen, si anëtare e BE-së, tu dërgojmë ndonjë ndihmë humanitare, por të mësojmë prej tyre?! Mund të mësojmë vetëm nga më të mirët, nga SHBA dhe BE, dhe jo nga atje disa atje sudanez.

Përafërsisht kështu do të ishte qëndrimi tipik për Sudanin (dhe për tërë botën në zhvillim) edhe i qytetarit të rëndomtë edhe i  ekspertëve. Një këndvështrim i tillë nënvlerësues nga lartë nuk do të shprehet në mënyrë eksplicite, por përhapja e tij është e dukshme. Dhe ai nuk është i rastësishëm, por një pjesë integrale e vetë-mashtrimit rreth vendit aktual dhe të ardhshëm të vendit tonë në sistemit botëror. Dhe kështu, nuk ka gatishmëri që të pranohet konstatimi se edhe jemi vend “në zhvillim”, vend nga periferia e sistemit botëror. Përkundër faktit që vendi ynë është importues i kapitalit, burim i lëndëve të para të lira dhe të punës, eksportues i punonjësve, një vend nga i cili humbet pasuria, një vend me sovranitet faktikisht të kufizuar dhe me institucione të dobëta dhe të korruptuara. Ekziston edhe bllokadë e vetëdijshme që të nxirren mësime nga përvojat e vendeve të tjera post-socialiste të cilat u anëtarësuan në BE, të kuptohet nga rasti i tyre se anëtarësimi në BE vetvetiu nuk sjell ngritje të statusit nga shtet periferik  në gjysmë-periferik ose vend nga thelbi i sistemit, por se ajo është një nga mënyrat e perpetuimit të roleve në sistemin botëror. Dhe ashtu, duke menduar për pjesën (potenciale) të botës së zhvilluar, i lëshojmë gjasat për zhvillim të vërtetë. Dhe mendojmë se asgjë nuk mund të mësojmë nga vendet siç është Sudani.

Po, Sudani

Protestat në Sudan arritën që të mos shndërrohen ashtu lirshëm nga protesta për ndryshime në protesta për zëvendësim, siç ishte rasti me Revolucionin e Larmë i a.q. revolucion në Maqedoni. Dhe, mu për këtë shkak, meritojnë vëmendje nga çdokush që është i revoltuar për shkak të keqpërdorimit të tillë të potencialit protestues të Revolucionit të Larmë. Dhe që është i gatshëm që ti tejkalojë shtrëngimet e pikëpamjeve neo-koloniale me të cilat me nënçmim shihet në vendet e jugut global.

Në Sudan, për shkak të masave për kursim, të aplikuara me “rekomandim” nga FMN, vitin e kaluar u përkeqësua ndjeshëm standardi i jetës. Çmimi i bukës - u trefishua. Dhe, në dhjetor shpërthyen protesta masive. Pa marrë parasysh se qytetarët kundër vetes e kishin regjimin autoritar të Оmar al Bashirit, i cili , madje, 30 vjet sundonte me vendin. Ndërsa atje protestat mund të sjellin edhe vdekje, siç treguan protestat para vetëm disa vitesh, kur u vranë qindra demonstrues.

Pushteti menjëherë u përgjigj me dhunë, duke vrarë disa dhjetëra demonstrues. Por kjo nuk i ndali protestat. Në shkurt të këtij viti u shpall gjendje e jashtëzakonshme dhe protestat u ndaluan. Dhe kjo nuk mjaftonte. Kur në prill demonstruesit në Algjeri arritën ta realizojnë dorëheqjen e presidentit të tyre, i cili për 20 vjet ishte në pushtet, njerëzit në Sudan fituan fuqi të re. Sërish kishte të vrarë, por pas disa ditësh, si pasojë e tensioneve në vend, ushtria e rrëzoi Bashirin.

Në vendin e tij ajo “përkohësisht” e vendosi – nënpresidentin e tij. Demonstruesit vazhduan me protesta dhe arritën, qysh të nesërmen,  ta realizojnë dorëheqjen e tij. Mandej, në vendi  e tij ushtria vuri një gjeneral, i cili nuk kishte marrë pjesë në krimet e regjimit të Bashirit. Dhe, nëse qytetarët e Sudanit do të ishin kënaqur me suksese gjysmake, këtu do të përfundonte storia.

Ushtria filloi biseda për qeveri kalimtare me demonstruesit dhe prej tyre kërkoi që ti ndërpresin protestat. Sepse, apo, regjimi tanimë ishte rrëzuar. Prapëseprapë, demonstruesit refuzuan që të demobilizohen, përderisa nuk zbatohen premtimet për qeveri civile kalimtare. Duke hasur në rezistencë, ushtria e tregoi fytyrën e vet të vërtetë. Më 3 qershor me dhunë e shpërndau kampin e protestuesve në kryeqytet. U vranë 120 demonstrues, ndërsa u dhunuan 70 burra dhe gra. Por edhe ajo nuk i theu demonstruesit. Trupi udhëheqës i protestave shpalli grevë të përgjithshme dhe mos-dëgjueshmëri të përgjithshme civile. Greva ishte mjaft e efikase dhe ushtria i përtëriu negociatat. Para disa ditësh u arrit kompromis, sipas të cilit, në periudhën kalimtare deri në zgjedhjet, me Sudanin do të qeveris një trup i përzier i përbërë, në mënyrë të barabartë, nga përfaqësues të ushtrisë dhe të demonstruesve.

Lufta për ndryshime për momentin është në këtë fazë. Çmimi që e paguan qytetarët e Sudanit është tejet i lartë, por imponon vendosmëria e tyre dhe refuzimi i tyre që të gënjehen me zëvendësime kadrovike dhe me premtime të “të rinjve”. Ata e dinë mirë se për çka luftojnë dhe  nuk heqin dorë nga ajo. Ushtrinë e përkrahin edhe shumë fuqi kyç rajonale dhe botërore. Dhe, nuk është e sigurt se qytetarët do ta korrin fitoren përfundimtare. Por sakrifica e tyre, si dhe qëndrueshmëria e tyre dhe pjekuria e shfaqur në protesta u japin gjasa serioze për sukses.

Qëllimet e protestave

Protestat mund të klasifikohen sipas formës, qëllimeve dhe ideologjisë së tyre. Sipas qëllimeve ndaj të cilave synojnë, protestat mund të jenë të orientuara kundër politikave të pushtetit ose kundër  bartësve të funksioneve. Por mund të jenë edhe kundër të dy gjërave. Kur qëllimi është të realizohet dorëheqje e bartësve të funksioneve, (qeveri) individuale ose kolektive, atëherë mund të behet fjalë për protesta të zëvendësimit ose për protesta të ndryshimit. Protestat për zëvendësim kanë qëllim faktik (por jo edhe deklarativ) në vend të disa personave në kolltuk të ulet persona të tjerë. Me këtë rast, ndryshimet në politikat që do ti zbatojë pushteti “i ri” rrallë herë e tejkalojnë nivelin kozmetik. Përkundër kësaj, qëllimi i protestave për ndryshim nuk është zëvendësim i kolltukxhinjve, por ndryshimi i politikave të kolltukut, dhe pro-biznesit, me politika popullore. Si vijim, qëllimet e tyre mund të kenë edhe karakter rrënjësor, revolucionar.

Vetëm ata që janë klientë mund të binden të protestojnë për ndërrim. Por, kur protestat janë të kufizuara vetëm në ata që janë klientë, rrallë herë janë të suksesshme. Prandaj për tu  fituar përkrahje më e madhe, protestat për zëvendësim prezantohen si protesta për ndryshim. Flitet edhe për rrëzim të regjimit, e madje edhe për –revolucion. Ndërsa qëllimi është: ti merret kolltuku tjetrit.

Pjekuria e një popullit është që të dallojë kur protestat për zëvendësim ja shesin si protesta për ndryshim. Dhe, kur të ndodhin protesta për ndryshim të mos lejohet që ato të shndërrohen në protesta për zëvendësim, të mos kënaqet me vënie të fytyrave të reja në pushtet, por prej tyre të kërkohet që të shkojnë më tej nga ajo deklarativja dhe kozmetikja. Dhe, kur nuk do të ndodh ajo, në vend që të bjerë në apati, të mos demobilizohet përderisa nuk e fiton atë që e kërkon.

Atje ku ne u nënshtruam me Revolucionin e larmë dhe me protestat që e sollën atë, atje Sudanezët nuk u nënshtruan. Dhe, nëse fitojnë, nuk do të marrin zëvendësim, por ndryshim. Ajo i vendos më lartë, e jo më poshtë se ne.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose ta merrni përmbajtjen.
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozitat e Institutit për studime komunikologjike e as të donatorit

Каков министер за финансии ни е потребен?
Протестите за замена наспроти протестите за промен...
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Петок, 06 Декември 2019
  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не