fbpx
 

Punëtorët në Maqedoni janë të sigurt vetëm në letër

Vildan Drpljanin

Vildan Drpljanin 200x250Punëtorët, si të fundit në këtë hierarki piramidale të fuqisë, janë hallka më e dobët në procesin mbikëqyrës. Informimi i tyre i dobët, pozicioni i pafuqisë, droja dhe dëgjueshmëria, para punëdhënësit nuk mundësojnë që ata të paraqesin mos-konsekuenca sa u përket sigurisë dhe shëndetit gjatë punës.

Ora 16 e 30 zakonisht është koha kur pjesa më e madhe e të punësuarve i përfundojnë i kryejnë obligimet e tyre dhe përgatiten që ti braktisin vendet e tyre të punës. Për fat të keq, ajo nuk ndodhi me punëtorin të ngarkuar me mbajtjen e higjienës së dritareve në ndërtesën e Shtëpisë së futbollit, i cili para vetëm rreth tridhjetë ditë e humbi jetën pasi rreth orës 16 e 30 minuta u rrëzua vinçi në të cilin ka qenë i hipur përderisa i ka larë dritaret. Tragjedia e shkupjanit pesëdhjetë e gjashtë vjeçar është një nga lëndimet e shumta fatale gjatë punës, të cilat brenda nënte viteve të fundit në Maqedoni në mënyrë të vazhdueshme marrin je më së paku dy punëtorëve në muaj (përjashtim është viti 2016, i vetmi vit kur numri i rasteve të vdekjes ka qenë nën 24 sosh). Duke pasur parasysh faktin se vendet e punës në shtetin tonë, nga viti 2010 deri në vitin 2018, jetën e kanë humbur më së paku 318 punëtorë, ndërsa janë lënduar të paktën 895, është e qartë se i tërë sistemi i sigurisë dhe i shëndetit gjatë punës thjeshtë nuk funksionon.

Ku qëndron problemi: në regullativën apo në implementimin?

Standardet për mbrojtje në punë janë të vendosura nga Organizata Ndërkombëtare e punës (ONP) në formë të konventave dhe rekomandimeve të cilat vendet anëtare duhet ti ratifikojnë dhe aplikojnë në legjislativin nacional. Tre konventat themelore të cilat janë obligatore për vendet anëtare në atë pikëpamje janë: Konventa për siguri dhe shëndet gjatë punës numër 155 nga viti 1981, Konventa për shërbime për mbrojtje të shëndetit gjatë punës numër 161 nga viti 1985 dhe Konventa për kornizë promovuese për siguri dhe shëndet gjatë punës numër 187 nga viti 2006. Deri tani, vendi ynë, ka ratifikuar 80 konventa të ONP, përfshirë edhe këto të tria, dhe i ka aplikuar në legjislativin nacional në pakon e ligjeve për mbrojtje gjatë punës dhe për avancim të kushteve të punës. Krahas asaj që shteti nuk ka ratifikuar konventa të rëndësishme nga fusha e ndërtimtarisë, si veprimtari në të cilën në vitin 2018 ka pasur numër më të madh të lëndimeve, i pakontestueshëm është fakti se problemet kryesore nuk janë në regullativën por në implementimin.

Rabotnicite vo Makedonija se bezbedni samo na hartijaBurim: fupping.com

Ligjet që janë të ndërlidhura m mbrojtjen gjatë punës në Republikën e Maqedonisë në masë të madhe janë të harmonizuara edhe me direktivat e UE (EU-OSHA) dhe mund të thuhet se nga aspekti formal-juridik, legjislativi ligjor është në pajtim me standardet evropiane. Në një situatë të tillë, natyrshëm imponohet pyetja përse Republika e Maqedonisë ka shkallë pothuajse nëntë herë më të lartë të lëndimeve fatale gjatë punës (4,34) nga, për shembull, Britania e Madhe (0,5)? Gjatë vitit 2018, sipas raportit të SHMMP, mesatarisht ka ndodhur nga një lëndim në vendin e punës (gjithsej 124), ndërsa çdo ditë të njëmbëdhjetë në vendin e punës jetën e ka humbur nga një punëtor (gjithsej 33). Vetë hapja e temës për rastet e vdekjes, lëndimet dhe fatkeqësitë në punë has në probleme sepse shteti nuk ka vendosur sistem të besueshëm për grumbullimin e informacioneve. Si rrjedhojë, ekziston mundësi për dallim në shifrat e rasteve nga ato që janë të theksuara në këtë tekst sepse institucionet përdorin metodologji të ndryshme, duke mos i publikuar me atë rast të dhënat publikisht, që vë në pah atë se problemi është në sistemin.

Burimet e problemit qëndrojnë në mungesën e të dhënave të harmonizuara për gjendjen e vërtetë në drejtim të mbajtjes së evidencës për mbrojtje në punë, hedhja e përgjegjësisë në raport me atë se ku qëndrojnë dobësitë dhe ekzistimi i problemeve praktike me të cilat ballafaqohen punëtorët e rrezikuar. Problemet praktike pasqyrohen në shembujt e shumtë ku gjatë lëndimit në vendin e punës, punëdhënësit përmes presionit ose përmes pagesave të jashtëzakonshme i dekurajojnë punëtorët për ti paraqitur lëndimet. Gjithsesi, implementimi përkatës i ligjeve do ta kishte zgjidhur pjesën më të madhe të këtyre problemeve, por për momentin mungon llogaridhënie dhe përgjegjësi për rezultatet e (pa)arritura, ndërsa mungon edhe përcjellje e efekteve nga programet dhe shfrytëzimi i tyre në procesin e krijimit të politikave.

Çfarë duhet bërë dhe është i detyruar të angazhohet për sigurinë e punëtorëve?

Sistemin e sigurisë dhe të shëndetit në punë e përbëjnë punëdhënësit, të punësuarit, institucionet shtetërore të punës, entet shëndetësore nga fusha e medicinës së punës, Inspektorati Shtetëror i punës, sindikatat, shoqatat e punëdhënësve dhe shoqëria civile dhe të gjithë duhet patjetër të angazhohen shumë më tepër për sigurinë e punëtorëve. Kur të gjitha këto faktorë nuk do të kenë sukses që të krijojnë sistem që i parandalon fatkeqësitë në vendin e punës, më pak që mund të bëhet është të sanksionohet çdo lëshim e kjo të bëhet nga Prokuroria publike. Për fat të keq, në këtë pjesë gjendja është njëlloj e keqe si dhe i tërë sistemi, lëshime konstatohen edhe në vetë zbatimin e obligimeve te Inspektorati dhe te Prokuroria Publike, e cila nuk ngre dhe nuk zgjidh raste që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe shëndetin gjatë punës. Pothuajse edhe nuk ekzistojnë raste të përgjegjësisë penale të punëdhënësve, madje as në situata kur lëndimi ose vdekja ndodhin për shkak të lëshimeve të bëra nga ata.

Republika e Maqedonisë ka kornizë solide ligjore dhe standarde të vendosura mirë, por mekanizmat për zbatimin e ligjeve në këtë fushë, posaçërisht në pjesën e parandalimit, janë në nivel brengosës të ulët. Informimi i të punësuarve, fuqizimi i kontrollit në të gjitha nivelet – të punësuar, persona profesionist, ente shëndetësore dhe Inspektorati, si dhe fuqizimi i sistemit për evidencë dhe ndjekje të zbatimit të ligjit, janë vetëm një pjesë e ndryshimeve të nevojshme që imponohen. Fillimisht, shkrimet në këtë temë duhet ti nxisë ata që marrin pjesë në procesin të bëjnë përpjekje maksimale për marrje të të dhënave të harmonizuara për gjendjen e vërtetë në raport me mbrojtjen gjatë punës. Më tutje, ato të dhëna, të mbështetura me një numër tjetër të të dhënave statistikore, duhet ti vënë në pah dobësitë e sistemit dhe të propozojnë masa përkatëse për tejkalim të problemeve.

Përfundimisht, krahas zgjidhjeve të sjella ligjore për mbajtje të evidencës në këtë fushë, nevojitet që të miratohen edhe akte nënligjore të cilat saktë do ti definojnë të dhënat për evidentim, të nevojshme për hetime më konkrete, për sjellje të konkluzioneve dhe për propozim të masave përkatëse. Me atë do të bëhet hapi i parë për aplikimin dhe përcaktimin e përgjegjësisë të të gjithë pjesëmarrësve në procesin, nga personat që i plotësojnë dokumentet e nevojshme, deri te ata që e bëjnë përpunimin e tyre. Pas miratimit të formularëve të nevojshëm është e nevojshme të bëhet trajnimi i të gjithëve që marrin pjesë në procesin sepse nuk ndodh shpesh së në praktikë të hasni në njohuri të pamjaftueshme të obligimeve të personave të cilët duhet të marrin pjesë në pjesët e caktuara të procesit. Punëtorët, si të fundit në këtë hierarki piramidale të fuqisë, janë hallka më e dobët në procesin mbikëqyrës. Informimi i tyre i dobët, pozicioni i pafuqisë, droja dhe dëgjueshmëria, para punëdhënësit nuk mundësojnë që ata të paraqesin mos-konsekuenca sa u përket sigurisë dhe shëndetit gjatë punës. Pikërisht për atë, ky proces patjetër duhet të udhëhiqet me të gjitha palët e involvuara.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose ta merrni
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozicionet e Institutit për studime komunikuese e as të donatorit.

Време е во Македонија да се оданочуваат макроата и...
Работниците во Македонија се безбедни само на харт...
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Вторник, 22 Октомври 2019
  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не