fbpx
 

Qëndrimet parimore dhe mendimet juridike si burim (problematik) i të drejtës

m-r Emilija Llokvenec

Autorizime i Gjykatës Supreme që të japë kuptime interpretuese për çështje të rëndësishme juridike, të krijuara in abstracto, është i njohur vetëm në sistemet juridike që janë zhvilluar nën ndikimin e modelit sovjetik, të bazuar në formalizëm dhe centralizëm.

Këto ditë, opinioni në Maqedoni është i shqetësuar nga mendimi parimor me të cilin Gjykata Supreme në seancë të përgjithshme e “gjykoi” Prokurorisë Speciale Publike dhe në mënyrë të tërthortë e shpalli si jo-kompetente në një numër të madh të lëndëve gjyqësore që janë në vazhdë e sipër. Përse Gjykata Supreme e solli këtë mendim, a e tejkaloi kompetencën e vet dhe çka mund të bëhet tani, janë pyetje  të cilat më shpesh, para shtrohen me të drejtë.

Sjellja e qëndrimeve parimore dhe mendimet parimore juridike është autorizim ligjor në seancën e përgjithshme të GJS në kuadër të kompetencës saj e përcaktuar me nenin 101 të Kushtetutës  së Republikës së Maqedonisë për të siguruar unitet në zbatimin e ligjeve nga gjykatat. Në mënyrë më të detajuar, edhepse me saktësi të pamjaftueshme, kjo procedurë është e rregulluar me Rregulloren e Gjykatës Supreme. Në ligjin për  gjykatat, si dhe në Rregulloren, mendimet dhe qëndrimet në parim shkojnë në “pako” dhe nuk është e qartë në mënyrë të mjaftueshme kur seanca e përgjithshme sjell qëndrim, ndërsa kur mendim.

Çfarë burimi i të drejtës janë qëndrimet dhe mendimet parimore?

Në literaturën juridike të vendit dhe atë të vendeve nga Evropa Juglindore do ti hasni si burim “faktik” i të drejtës, edhepse pa marrë parasysh se për nga ana formale-juridike nuk janë të obligueshme për gjykatat më të ulta, ato mbi to ndikojnë me autoritetin e vet, si qëndrime të miratuara nga gjykata më e lartë nacionale.  Në literaturën juridike të botës perëndimore as që do ta hasni, përveç se si instrument juridik i braktisur para më tepër se 2 shekuj. Prandaj, ky fenomen  i llojit të vet, autorizimi i Gjykatës Supreme që të japë kuptime interpretuese për çështje të rëndësishme juridike, të krijuara in abstracto, është i njohur vetëm në sistemet juridike që janë zhvilluar nën ndikesën e modelit sovjetik, të bazuar në formalizëm dhe centralizëm.

Përse qëndrimet dhe mendimet parimore janë burim problematik i të drejtës?

Shkalla e problematizimit rezulton nga më tepër shkaqe:

- Janë në kundërshtim me parimin kushtetues të ndarjes së pushtetit, në pajtim me të cilin Gjykata Supreme është edhe bartës i pushtetit gjyqësor. Ajo është gjykata më e lartë në shtetin, por prapëseprapë është vetëm gjykatë dhe vetëm në atë kapacitet, duke proceduar për lëndë konkrete dhe të gjalla, mund ta realizojë rolin e vet të përcaktuar me Kushtetutën. Kompetenca jashtë gjykimit, çfarë është kompetenca të sjell qëndrime dhe mendime parimore, është kinse-kompetencë gjyqësore dhe ajo më tepër e zvogëlon se sa që e rrit sigurinë juridike të qytetarëve. Me mundësinë që Gjykata Supreme të miratojë  të kuptuar abstrakt juridik dhe ta bëjë të zbatueshme në mënyrë universale në procedurat gjyqësore që bëhen para gjykatave, Gjykata Supreme e merr funksionin e ligjvënësit dhe atë ligjvënës me veprim retroaktiv;

 - Janë në kundërshtim me parimin e pavarësisë që gjyqësisë, dhe atë edhe me nenin 6 të Konventës Evropiane për të drejtat dhe liritë e njeriut, me të cilën është përshkruar e drejta që çdo rast të tij ta hulumtojë gjykatë e pavarur dhe e paanshme, gjë e cila nuk ndodh kur gjykata e instancës vetëm sipas ligjit dhe kushtetutës, por edhe sipas vendimit të miratuar nga një trup tjetër (Seancë e përgjithshme e Gjykatës Supreme) e cila vendos in abstracto, pa shqyrtim të fakteve në kontestin konkret;

 -  Janë në kundërshtim me nenin  13 të Konventës Evropiane për të drejtat dhe liritë e njeriut me të cilën është përcaktuar e drejta për mjet efektiv juridik. Në fakt, kundër qëndrimeve dhe mendimeve abstrakte të Gjykatës Supreme, palët në procedurën para gjykatës së instancës nuk mund të paraqesin kurrfarë mjeti juridik.

Meqë qëndrimet dhe mendimet në parim (formalisht – juridikisht) nuk janë të obligueshme për gjykatësit nga gjykatat më të ulta, ato nuk paraqesin akt të përgjithshëm juridik (dispozitë) i cili do ti nënshtrohej kontrollit të Gjykatës Supreme, për të cilën gjë Gjykata Supreme disa herë është shprehur se është jokompetent të procedojë dhe i ka hedhur poshtë iniciativat për kontrollimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë që qëndrimeve dhe mendimeve në parim sepse nuk paraqesin dispozitë në kuptimin e nenit 110 alineja 2 nga Kushtetuta e RM. Në këtë mënyrë ato janë jashtë rrezeve të arritjes së radarit madje edhe të Gjykatës Kushtetuese.

Burim: makfax.com.mk

Qëndrimi i Komisionit të Venecias në raport me qëndrimet dhe mendimet në parim, si dhe instrumente të ngjashme për barazimin e praktikës gjyqësore, është se “ajo  është një lloj arrêts de règlement i cili është hedhur poshtë në shoqëritë perëndimore qysh para dy shekuj” dhe se  “Gjykata Supreme përcakton qëndrime juridike vetëm në kuadër të një rasti konkret; përndryshe kjo do të paraqiste shkelje të parimit të ndarjes së pushtetit, sepse gjykata nuk mund të mos sjell asnjë vendim gjyqësor jashtë nga kompetenca e vet”.

Vështirësia e qëndrimeve dhe mendimeve në parim është aq më tepër e madhe që ato nuk janë as mekanizëm efikas për sigurim të konsistencës së praktikës gjyqësore. Ekzistojnë aktgjykime të shumta të Gjykatës Evropiane  në raste kundër Republikës së Maqedonisë në të cilat është konstatuar shkelje e të drejtës për gjykim të drejtë për shkak të praktikës jo-konsistente gjyqësore. Në rastin e Stoillkovskës për shembull, Gjykata Evropiane ka konstatuar se ankuesja është ballafaquar me mos-konsistencës në zbatimin e të drejtës vendore gjë e cila mund vetëm ta rrënojë kredibilitetit e gjykatave dhe ta zvogëlojë besimin e opinionit  në sistemin gjyqësor. Gjykata e Apelit në aktvendimin  e vet gjyqësor nuk ka dhënë kurrfarë arsyetimi racional  në çka ka të bëjë dallimi i zbatimit të të drejtës, gjë e cila ka rezultuar me restrikcion jo të drejtë të ankueses për fer gjykim. Në mungesë të mekanizmit që do ta kishte mënjanuar këtë mos-konsistencë Gjykata Evropiane ka vendosur se aktgjykimi i tillë bie ndesh me parimin e sigurisë juridike dhe e shkel të drejtën të ankueses të garantuar me nenin 6 nga Konventa.

Nevojë për model të ri në realizimin e rolit kushtetues të Gjykatës Kushtetuese

Trendi i braktisjes së qëndrimeve dhe mendimeve në parim si mjete për barazimin e praktikës gjyqësore vërehet në vendet post-socialiste nga Evropa Juglindore,  kështu që është çështje kohe kur do të arrijë edhe tek ne. Ndërkohë, duhet të punohet në përforcimin dhe fuqizimin e Gjykatës Supreme, por jo në rolin e tij të deritanishëm paternalist mbi gjykatat më të ulëta, por në rritje të kapaciteteve të tija profesionale dhe profesionale përmes të cilave do të realizohet si gjykatë më e lartë në vendin.

Konsistenca e praktikës gjyqësore është shumë e rëndësishme për një sistem gjyqësor në shtet demokratik i cili i respekton të drejtat e njeriut dhe udhëhiqet nga parimet e ligjshmërisë dhe sundimit të të drejtës. Uniteti në zbatimin e ligjeve nga gjykatat do të thotë barazi e qytetarëve para ligjit, parashikimi i situatave juridike dhe siguri juridike. Siguria juridike është element i rëndësishëm i parimit të sundimit të të drejtës dhe është thelbësore gjatë krijimit dhe kultivimit të besimit të opinionit në sistemin e jurisprudencës. Praktika konsistente gjyqësore  mund ta zvogëlojë edhe vëllimin e punës së gjykatave, ndërsa me atë edhe ta zvogëlojë presionin mbi to, me çka do të mundësohet punë më efikase dhe më cilësore e tyre.

Prapëseprapë, zbatimi i baraspeshuar i të drejtës nuk duhet të thotë ndalje e zhvillimit të tij progresiv. Çdo sistem gjyqësor duhet bëjë përpjekje që të arrijë baraspeshë midis vlerave të zhvillimit progresiv të praktikës gjyqësore, nga njëra anë dhe sigurim të unitetit të shpjegimit dhe të zbatimit të ligjit, përkatësisht praktikë e unifikuar dhe stabile gjyqësore, nga ana tjetër. Në të kundërtën, praktika gjyqësore e cila zhvillohet shumë shpejtë mund ta bëjë rregullativën juridike të pa parashikueshme, dhe me atë ta rrënojë sigurinë juridike. Por, edhe praktika tejet rigide gjyqësore mund të mos mund të përballohet me sfidat e kohës dhe zhvillimin e raporteve sociale, gjë e cila, ndërkaq, mund të sjellë stagnim, e madje edhe zmbrapsje të atyre raporteve. Ajo që është me rëndësi është që sistemi i jurisprudencës të disponojë mekanizma efikas të cilat do të pengojnë  divergjenca të thella dhe të stërzgjatura në praktikën gjyqësore, përkatësisht do ti mënjanojnë në mënyrë efektive nëse ndodhin të tilla. Roli i Gjykatës Supreme këtu është kyç, por vetëm me model të ri, përkatës përmes të cilit do ti mundësohet që të sigurojë unitet në zbatimin e ligjeve nga ana e gjykatave, duke mos e shkelur me atë rast pavarësinë e tyre, duke mbetur në fushëveprimin dhe kompetencën e vet.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose të shkarkoni
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i pasqyron pozitat e Institutit për studime të komunikimit e as të donatorit.

Идни предизвици поврзани со насилниот екстремизам ...
Начелните ставови и правни мислења на Врховниот су...
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Вторник, 15 Октомври 2019
  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не