fbpx
 

Rashkovski gjuan në të zbrazët: Paditë strategjike për heshtje të opinionit janë më të urryera në Strasburg

MK

Dimitar Apasiev

dimitar apasiev200x250Një shoqëri bashkëkohore demokratike dallon nga ajo totalitare pikërisht për që kritika publike dhe i a. q. debatim publik për gabimet të pushtetmbajtësve (individë ose institucione) është e drejtë themelore polemizuese dhe detyrë instrumentale e medieve, partive, sektorit joqeveritar dhe e shoqërisë në përgjithësi.

Në këtë blog profesional nuk do të merremi me deklaratat raciste mikroborgjeze në tender-bisedimet e incizuara të Sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë së Maqedonisë, e rusofobia, e cila i ngjan kohës së Luftës së ftohtë,  dhe e cila reflekton nga bisedat e publikuara zyrtare me Poroshenkon e rremë të kryeministrit tonë. Ne këtu do të përqendrohemi vetëm në sqarimin profesional juridik të kërcënimeve për parashtrimin e padive për shpifje nga prof. d-r.  Dragi Rashkovski të drejtuara ndaj një pjese të madhe të gazetarëve, individëve dhe partive. Me këtë rast, do të argumentojmë se, edhe përkundër  tërë frustrimit nga ajo që e kanë “rrëshqitur” dhe e kanë xhiruar në disa takime, ai prapëseprapë gjuan në të zbrazët dhe me qor-fishekë përplot mllef – sepse praktika e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut (Strasburg) assesi nuk shkon në favor të tij.

të a.q. SLAPP parashtresa janë një nga më të urryerit në shpërndarjen e të drejtës në mbarë botën

Paralajmërimet për paditje serike të gazetarëve, kolegëve dhe aktivistëve civil të bëra nga Sekretari i përgjithshëm i qeverisë, në esencë, i përmbushin të gjitha kushtet për tu kualifikuar në grupin me zë të keq juridik të a.q. SLAPP parashtresa – Padi strategjike kundër pjesëmarrjes së opinionit (Strategic Lawsuit Against Public Participation). Sipas vetë definicionit të përkrahur në suaza ndërkombëtare të shkrimeve të tilla, ato janë padi që kanë për qëllim që ti (vetë)censurojnë, frikësojnë dhe heshtin gazetarët, aktivistët ose qytetarët me atë që do ti ngarkojnë me taksa tejet të larta gjyqësore dhe shpenzime për seancat gjyqësore – përderisa nuk i tërheqin kritikat e tyre. Këto praktika të pandershme dhe jo morale të shkuarjes në gjykatë nga hidhërimi më shpesh vijojnë kur do të zbulohet ndonjë skandal i turbullt të korrupsionit të lartë i bërë nga ndonjë funksionar publik i cili, deri atëherë është ndjerë shumë komod dhe i mbrojtur nga sistemi. Ato konsiderohen si malicioze dhe ilegale në shumë sisteme juridike në botë – qoftë të jenë nga familja e të drejtës Anglo-saksone (Common Law) ose, ndërkaq, nga ajo Euro-kontinentale (Civil Law), ndërsa disa shtete madje edhe kanë miratuar edhe ligje speciale të a.q. antisllap: SHBA, Kanada, Australi e të tj.

Specifike për këto të a.q. “padi të poshtra” është ajo që si paditës, më shpesh, paraqitet ndonjë figurë e fuqishme e politikës ose e biznesit, për të cilin punojnë ekipe të kushtueshme të avokatëve, qëllimi i keq i të cilëve është jo aq ta fitojnë kontestin, sa të bëjnë presion financiar momental mbi palën kundërshtare që ajo vetë ta tërheq deklarimin fillestar, duke dëshiruar të shmang bankroto parash në rast se do ta humb kontestin – dhe, në këtë mënyrë, të ndodh ndërprerja e gjykimit në një mënyrë perfide. Sepse, shpenzimet gjyqësore dhe të avokatëve mund të paraqesin pengim subtil të lirisë së të shprehurit, atëherë kur shuma e tyre e përgjithshme e nxit çështjen e solvencës, përkatësisht qëndresën financiare të personit të cilit i është urdhëruar që ti paguajë – duke pasur në atë mënyrë, efekt të pa lejuar përmbajtës të vetë-censurës mbi gazetarët hulumtues ose frilens që janë të paguar dobët, si dhe mbi punëtorët e tjerë mediatike [shih edhe: Open Door and Dublin Well Woman vs Ireland / 1992].

Burim: a1on.mk
Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut e trajton lirinë mediatike si “qen rojtar” të demokracisë

Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut (1950), e miratuar në Romë në kuadër të Këshillit të Evropës, te ne është ratifikuar me Ligjin për ratifikim të KEDNJ të 10 prillit të vitit 1977 (Gaz. Zyrtare e RM– 11/97 dhe 30/04, 30/05). Si rrjedhojë, ajo është pjesë e pandashme e rendit të brendshëm juridik, përkatësisht e legjislativit të vendit dhe, si plotësisht obliguese dhe drejtpërdrejtë e aplikueshme nga gjykatësit e Maqedonisë, ajo ka status dhe trajtim të normës imperativë [ius cogens]. Madje edhe më tepër, Konventa ka avantazh dhe përparësi në raport me cilin do qoftë akt legjislator shtetëror! Dhe kështu, në nenin 10 e vet famoz, ajo garanton se: Çdokush ka të drejtë për liri të shprehjes  [freedom of expression]. Kjo e drejtë e përfshin lirinë e mendimit të vet të lirë dhe të pranimit dhe transmetimit të informacioneve dhe të ideve – pa çfarë do qoftë të pushtetit publik dhe pa marrë parasysh kufijtë shtetëror “! Pa garanci të gjerë të lirisë së të shprehurit, të mbrojtur nga gjykatat e pavarur dhe të paanshëm, nuk ka vend të lirë, nuk ka demokraci.

Praktika e Gjykatës Evropiane është në kundërshtim me arrogancën e Gen-sekut qeveritar

Në arsyetimin e vendimit gjyqësor për rastin Sandej Tajms kundër Mbretërisë së bashkuar (Sunday Times vs United Kingdom / 1979), Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut konstatoi se “liria e shprehjes  paraqet një nga bazat qenësore të çdo shoqërie demokratike... dhe ajo aplikohet jo vetëm në informacionet dhe idetë që pranohet me dashamirësi ose konsiderohen si korrekte, të moderuara, jo-fyese ose indiferente – por edhe për ato që e fyejnë, shokojnë ose, ndërkaq, e shqetësojnë shtetin, përkatësisht ndonjë pjesë të popullatës “.

Në rastin e mëvonshëm gjyqësor Dallban kundër Rumanisë (Dalban vs Romania / 1992), thuhet se “liria gazetareske e të shprehurit kritik në vetvete përfshin edhe në shkallë të caktuar të stërmadhimit, e madje të provokimit. [...] Do të kishte qenë absolutisht e papranueshme që një gazetari ti ndalohet shprehja e mendimeve dhe vlerësimeve kritike, përveç nëse ai ose ajo nuk do të kishin mundur ta dëshmojnë vërtetësinë e tyre “.

Në vendimin gjyqësor Torgerson kundër Islandës (Thorgeirson vs Iceland / 1992) thuhet: “patjetër duhet pasur parasysh roli parësor i shtypit në një shtet ku ka sundim të të drejtës. Pa marrë parasysh se shtypi, nuk guxon ti tejkalojë kufijtë e përcaktuar për mbrojtje të reputacionit të personave të tretë – prapëseprapë, ai është i obliguar të paraqesë informacione dhe ide për çështje me interes publik [utilitas publica]. Jo vetëm që ai ka për detyrë të dërgojë informacione të tilla, por edhe opinioni ka të drejtë të njëjtat ti pranojë! Në të kundërtën, ai nuk do të kishte pasur mundësi ta ketë rolin e vet vital demokratik të gardianit publik “. Sa i përket gjuhës të ashpër, të larmë dhe të bujshme të përdorur në kritikën e paraqitur, Gjykata konkludoi se duhet të shihet konteksti i ngjarjeve në rrethanat posaçërisht të ndërlikuara: “Duke e pasur parasysh qëllimin që dëshirohet të arrihet dhe ndikesa që duhet ta ketë, Gjykata qëndron në mendimin se gjuha e përdorur [herë pas here edhe vulgare  nga aplikuesi – i cili, thënë me këtë rast, është thirrur në përralla, thashetheme, zëra, spekulime dhe muhabete pazari] nuk mund të konsiderohet si e pa moderuar “.

Funksionarët patjetër duhet të tregojnë shkallë të lartë të tolerancës ndaj kritikave publike

Në rastin e njohur Lingens kundër Austrisë (Lingens vs Austria / 1986) Gjykata Evropiane, duke i aplikuar parimet e proporcionalitetit dhe të balancës midis interesit publik dhe privat, arsyetoi se “për dallim nga personi privat, politikanët dhe personalitetet publike në mënyrë të pashmangshme dhe me vetëdije vendosen për kontrollim të afërt të çdo fjale dhe vepre të tyre – si nga gazetarët, ashtu edhe nga i tërë opinioni – kështu që, si rezultat i kësaj, ata duhet të tregojnë shkallë më të lartë të tolerancës ndaj kritikave mediatike. [...] Pa marrë parasysh se dënimi i imponuar mbi të akuzuarin, thënë në mënyrë strikte, nuk e ka penguar që ai të shprehet – ajo, prapëseprapë, shndërrohet në një lloj censure, e cila do të mund ta dekurajojë nga kritikat e sërishme të atij lloji më të ardhmen. […] Në kontekstin e debatit politik për një çështje të caktuar, dënimi i paraparë do të mund ti zmbraps gazetarët [ose qytetarët, si faktor aktiv shoqëror] që të kontribuojnë në diskutimin publik për çështje të cilat ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi jetën në komunitetin. Pik[Krisht për shkak të kësaj, sanksioni si ky do të mund ta pengojë shtypin në zbatimin e detyrës së vet si furnizues me lajme dhe informacione dhe si gardian publik “.

Në një vendim tjetër të ngjashëm gjyqësor, Shvabe kundër Austrisë (Schwabe vs Austria / 1992), ku u sanksionua copëzimi tendencioz dhe fjalë për fjale me qëllim të ngufatjes së debatit politik publik për çështje të rëndësishme, Gjykata vendosi drejtë se: “Në një kontribut të shkurtër ndaj diskutimit për sjellje dhe mirësjellje të politikanëve dhe për moralin e tyre publik, çdo fjalë e shprehur nuk mund të vehet në kandar, të matet e stërmatet, për ta përjashtuar pikërisht çdo mundësi për mosmarrëveshje dhe kontroversa“.

Fshehja qeveritare e informacioneve të pakëndshme është një mënyrë e butë për aplikimin e censurës mbi kontrollin publik

Në mendimin e ndarë në lëndën Observer dhe Gardian kundër Mbretërisë së Bashkuar (Observer and Guardian vs UK / 1991) gjykatësi evropian Petiti në mënyrë të përkryer konkludon: “Të privohet opinioni nga informacionet për funksionim të organeve shtetërore do të thotë të shkelet një nga të drejtat themelore demokratike! [...] Liria e shprehjes në një vend nuk mund të varet nga nëse materiali për të cilin bëhet fjalë është i publikuar në ndonjë shtet tjetër të huaj. Sot, në kohën e televizionit satelitor [dhe të internetit] e pamundur është ndarja territoriale e mendimit “.

Në një mendim tjetër të ndarë, gjykatësi De Mejer shprehu pajtim me gjykatësin paraprak dhe në mënyrë të mprehtë shtoi:  “Media patjetër duhet të jetë e lirë të publikojë lajme nga cili do qoftë burim [ose nga i a.q. ‘përshpëritës’] – pa censurë, ndalesa ose çfarë do qoftë kufizime paraprake! Në një shoqëri të lirë, të hapur dhe demokratike nuk mund të ketë vend për kufizime të llojit të tillë, e posaçërisht nëse të njëjtat janë ndërmarrë për shkak të fshehjes nga ana e qeverisë të informacioneve ose ideve të pakëndshme të brendshme “.

Bërja e “thesit të boksierit” nga bartësit e funksioneve publike është pikërisht në frymën e jurisprudencës Evropiane

Gjykatat nuk guxojnë të bëhen shërbëtorë të ekzekutivit dhe duhet të lejojnë puna e gazetarëve, duke vepruar në emër të publikut - përmes shtypit, radios, televizionit, internetit dhe rrjeteve sociale  – ta përdor lirinë e vet të identifikimit të funksionimit jo-përkatës qeveritar, parregullsitë ose gabimet e tjera brenda sistemit të pushtetit publik. Ndëshkimet më të larta për fyerje ose shpifje të mundshme të zyrtarëve të lartë publikë dhe nëpunësve civilë vis-à-vis qytetarëve të rëndomtë janë në kundërshtim me parimin e barazisë dhe barabarësisë para ligjit – duke mbrojtur nocione abstrakte nga lloji i: “autoritet shtetëror / reputacion funksionari / prestigj publik / imazh i popullarizuar “ dhe ngjashëm. Në esencë, nuk ekziston kurrfarë baze juridike për dhënie të mbrojtjes së privilegjuar ose mbrojtjes më të mirë gjyqësore të institucioneve se sa të individëve, ose të përfaqësuesve qeveritar se sa të opozitarëve.

Një shoqëri bashkëkohore demokratike dallon nga ajo totalitare pikërisht për që kritika publike dhe i a. q. debatim publik për gabimet të pushtetmbajtësve (individë ose institucione) është e drejtë themelore polemizuese dhe detyrë instrumentale e medieve, partive, sektorit joqeveritar dhe e shoqërisë në përgjithësi: “Liria e shtypit mundëson publikut një nga mënyrat më të mira për të zbuluar dhe formuar një opinion mbi idetë dhe qëndrimet e liderëve të tyre politik. Ajo posaçërisht u jep mundësi politikanëve për shprehje dhe komentim të preokupimeve  të mendimit publik (public opinion)– me ç’rast, në atë mënyrë, çdokujt i është e mundësuar që të marrë pjesë në debatin e lirë politik i cili, ndërkaq, është në esencën e konceptit të një shoqërie demokratike. […]  Në një shoqëri të tillë, veprimet ose lëshimet e Qeverisë duhet t'i nënshtrohen një hetimi të plotë jo vetëm nga autoritetet legjislative dhe gjyqësore, por edhe nga shtypi dhe opinioni publik! Përveç kësaj, pozita dominuese e Qeverisë domosdo kërkon që ajo të tregojë përmbajtje në përdorimin e procedimeve penale (ose procedura të tjera gjyqësore), veçanërisht në rastet kur ka mjete të tjera për t'iu përgjigjur sulmeve të padrejta dhe kritikave të opozitës ndaj kundërshtarëve të tij apo medieve të pavarura “ [shih. Castells vs Spain / 1992].

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose ta merrni përmbajtjen.
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozitat e Institutit për studime komunikologjike e as të donatorit

Политичка и кривична одговорност на претседателот
Рашковски пука во празно: Стратешките тужби за зам...
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Недела, 18 Август 2019
  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не