fbpx
 

Rënia e PSP-së - nga shndërrimi në likuidim

Gordan Kalajxhiev

Gordan Kalajdziev 200x250Megjithëse në dukje zgjidhjet e ligjit duken si disa shkrirje (bashkime) të dy prokurorive, praktikisht bëhet fjalë për mbylljen e PSP-së, një falimentim dhe marrjen përsipër të kapaciteteve të saj njerëzore dhe teknike nga prokuroria e re e krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë.

Prokuroria Speciale Publik (PSP) u krijua me një ligj të veçantë për të hetuar dhe ndjekur penalisht abuzimet e pushtetit të zbuluara nga përgjimet e paligjshme. Kjo prokurori speciale u bë shpresa kryesore për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë të elitës politike. Për këtë qëllim, ky organ fitoi një autonomi të madhe, financiare dhe operacionale, por edhe një mbështetje të madhe nga bashkësia ndërkombëtare. Edhe përkundër kundërshtimeve serioze për punën e tij, padyshim mbizotëronte mendimi që ky institucion i ri duhet të mbështetet, prandaj ideja e Strategjisë për Reformimin e Sistemit Gjyqësor dhe të gjitha përpjekjet e bëra publikisht ishte që të vazhdohet funksionimi i PSP-së në mënyrë që të shndërrohet në një institucion të përhershëm që do të jetë një mjet serioz në luftën kundër korrupsionit të lartë. Ky transformim duhej të bëhej duke ndryshuar Ligjin për Prokurorinë Publike (LPP), miratimi i të cilit është ndërlikuar me "meritë" të partive politike. Në fund të fundit, për ndonjë mrekulli, fati i PSP-së pësoi një lloj zhgënjimi, pjesërisht për shkak të vetë prokurores Katica Janeva, por edhe me amine të aktorëve më të rëndësishëm politikë në skenën vendase dhe atë ndërkombëtare.

Megjithatë duke folur ligjërisht, zgjidhja më e qartë ishte që PSP-ja të përfundojë mandatin e saj të paraparë në bazë të Ligjit të PSP-së, disa arsye çuan në shndërrimin e PSP-së nga një institucion plotësisht autonom në një pjesë relativisht autonome të shërbimit të rregullt të ndjekjes penale para skadimit të mandatit të PSP-së. Përkatësisht, rizgjedhja e Katicës ishte një arsye e rëndësishme për transformimin e parakohshëm, në përpjekje për të zgjatur mandatin e saj pa rizgjedhje me forcë të ligjit. Dy arsyet e tjera ishin problemi kushtetues i vetë PSP-së dhe kryesorja nga të gjitha problemet - afati i diskutueshëm i ngritjes s; aktakuzës nga neni.22 të LPSP-së.

Variantet e transformimit të PSP-së

Ekzistojnë disa versione të LPP që parashikojnë transformimin e PSP-së, të cilat ofrojnë modele të ndryshme për pozicionimin e ri, si dhe një sere alternativash ose nën-variantesh. Ne do të ndalemi në më të rëndësishmit. Sipas variantit të parë të paraparë me Strategjinë dhe të zhvilluar në draftin e grupit punues të akademikut Vlado Kambovski, PSP-ja ishte që të përfshihej në PP në një mënyrë të ngjashme si prokuroria ekzistuese e ndjekjes së krimit të organizuar me të cilën praktikisht ndante kompetencën. Ky propozim do të largonte përgjithmonë problemin kushtetues, do të hapte një derë të vogël për hetime të mundshme të papërfunduara nga zyrat e tjera të prokurorive themelore dhe do të krijonte një klimë më të favorshme për vayhdimin e funksionimit të PSP-së.

Padot na SJO od transformacija do likvidacijaBurimi: prizma.mk

Ministria e Drejtësisë së pari doli me një variant të këtij teksti, të ngarkuar në mënyrë të panevojshme me dy çështje të diskutueshme që nuk e kanë vendin në këtë ligj: (1) përpjekja që me LPP-së të imponohet zgjidhje për fatin e hetimeve të iniciuara pas afatit prej 18 muajsh nga neni. 22 i Ligjit për PSP-në dhe (2) problematizimi i sërishëm i ligjshmërisë së përdorimit të bisedave të përgjuara, dhe krejt papritur, në një debat publik u diskutua teksti i lartpërmendur i ligjit të hartuar nga vetë PSP-ja.

Kompetencat e PSP-së dhe ato të Prokurorisë Themelore Publike për Prokurorinë e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHPPKOK) nën propozimin e Ministrisë së Drejtësisë transferohen në Prokurorinë Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, dhe procedurat e filluara vazhdojnë t’i udhëheqë Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të Lartë në fazën në të cilën ndërmerren.

Edhe pse në pikëpamje të parë ky duket si një bashkim i dy prokurorive, praktikisht ka të bëjë me mbylljen e PSP-së, një falimentim të vetin dhe marrjen përsipër të aftësive të tij njerëzore dhe teknike nga PTHPPKOK. Formulimi se "procedurat në vazhdim vijojnë të ndiqen nga Prokuroria Publike për ndjekjen penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë në fazën që ndërmerren" është më i butë se zgjidhja e mëparshme e Ministrisë së Drejtësisë që parashikon që hetimet të vazhdojnë.

Mendimi i Gjykatës Supreme është i drejtë

Përpjekja që problem me afatin për hetimin respektivisht aktakuzat që të "zgjidhet" PSP është juridikisht e gabuar, së pari sepse kjo është çështje e procedurës penale pra LPP, dhe së dyti sepse një çështje e hapur dhe aktuale nuk mund të zgjidhet post festum me një datë të mëvonshme. Respektivisht, pasi të ketë skaduar afati dhe hetimet të jenë bërë të paligjshme, d.m.th. duhej të ndaleshin në interes të të dyshuarve, ato nuk mund të vazhdonin, sikur të mos ketë ndodhur asgjë, me ndonjë ligj të mëvonshëm! Prandaj, është më mirë që kjo çështje t’I lihet jurisprudencës. Në fund, por jo edhe më pak e rëndësishme, ne jemi të bindur që mendimi i Gjykatës Supreme është i drejtë, pasi dispozitat që kanë qenë qartë në favor të të dyshuarve nuk mund të tejkalohen nga argumentet politike kriminale që "të gjithë të dyshuarit duhet të përgjigjen".

Përndryshe, pas rënies së PSP-së dhe marrjes së çështjeve nga prokuroria e rregullt, pothuajse të gjithë ata që nuk ishin dakord me mendimin e Gjykatës Supreme (Ministrja e Drejtësisë Renata Deskovska, Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev, etj.) pohuan se problemi brenda afatit kohor nga neni. 22 i Ligjit të PSP-së nuk është më aktual, po kështu edhe mendimi i Gjykatës Supreme. Jemi të bindur që ky mendim është i gabuar, pasi ligji i posaçëm rregullon çështjet procedurale, në disa prej të cilave përfitojnë të dyshuarit. Do të ishte e padrejtë dhe e paligjshme nëse këto privilegje për të pandehurit do të tejkaloheshin nga fakti se çështjet tani po drejtohen nga një prokurori tjetër (prokuroria e rregullt). Në lidhje me këtë, Gjykata Supreme kohët e fundit dorëzoi një letër zyrtare në Gjykatën Penale në Shkup.

Legaliteti i provave të "bombave" tashmë është apsolvuar. Sipas praktikës së Gjykatës së Apelit në Shkup, ato lejohen sepse ato nuk janë siguruar në mënyrë të paligjshme nga organet e zbatimit të ligjit por nga palët e treta, që është në përputhje me pikëpamjet e komunitetit akademik dhe literaturës të huaj, kryesisht asaj amerikane. Do të ishte ndryshe nëse do të kishte konstatuar se baza e përdorimit të provave të tilla është vetë Ligji për PSP-në, por edhe në këtë rast, siç u përmend më lart, Ligji për PSP-në është ende në fuqi dhe zbatohet për këto lendë.

Si u shua PSP-ja për në natë

Roli i PSP-së në rivendosjen e besimit në shtetin e së drejtës deri më tani ka qenë i padiskutueshëm, megjithëse është herët të flasim për një vlerësim përfundimtar të punës së këtij institucioni. Nuk diskutohet që shoqëria jonë ka ende nevojë për një prokurori të pavarur e cila do të jetë mjaft e pavarur dhe e fuqishme për të luftuar krimin dhe korrupsionin e elitës politike. Për më tepër, pothuajse të gjithë (komuniteti akademik, prokurorët, bashkësia ndërkombëtare dhe organizatat e shoqërisë civile) ranë dakord që kapacitetet e krijuara nga ky institucion i ri duhet të vazhdojnë të përdoren, jo të shkatërrohen.

Duke e sforcuar zgjidhjen e hetimeve të ngritura pas skadimit të afatit nga neni. 22 i Ligjit për PSP-në të vazhdijnë të jenë në fui të ligjit (PSP), Ministria e Drejtësisë (LSDM) sakrifikoi në mënyrë të panevojshme disa gjëra të rëndësishme: 1. PSP-ja si një ide për një instrument të qëndrueshëm në luftën kundër elitës politike dhe si një simbol të sundimit të ligjit;2. përfundimi i papenguar i procedurës kryesore për të cilën PSP-ja u krijua; 3. Mosrespektimi i LPP si një kërkesë e rëndësishme për integrimin evropian, me pasoja shkatërrimtare! Ministria e Drejtësisë me këtë shkaktoi probleme serioze aty ku nuk ekzistonin dhe vetëm duhej që të vinte në procedurë parlamentare tekstin e grupit të ekspertëve të Profesor Kambovskit në fund të vitit të kaluar.

Fatkeqësisht, askush nuk u përgjigj pasi brenda natës u mor njëvendim diametralisht i kundërt me atë në të cilin kishte një konsensus të fortë, PSP-ja të bëhet një institucion i përhershëm. Askush (as Kryeministri, as Qeveria, as Prokurori Republikan Ljubomir Jovevski, e as vetë Katica Janeva) nuk ka autorizim ta shuajë PSP-në, sepse ligji u miratua me konsensus të të gjitha partive politike me një shumicë të madhe në parlament, dhe me mbështetje të fortë nga opinioni vendas dhe ai ndërkombëtar. Askush nuk dha një përgjigje se pse nuk u zgjodh një prokuror i ri special, edhe pse Ligji i PSP-së është në fuqi, dhe as nuk është filluar ndonjë procedurë për këtë.

Na duhet ndryshim i zgjedhjes së prokurorit shtetëror

Nëse, sidoqoftë, nga e gjithë kjo nxirret mësim, çdo qeveri e mëvonshme duhet të fillojë një reformë të mirëfilltë, dhe jo një reformë kozmetike të prokurorisë publike, duke forcuar pavarësinë e saj në kuptimin e distancimit të mëtejshëm të këtij insitucioni nga ekzekutivi dhe policia.

Dy detyra duken thelbësore për këto qëllime: 1) ndryshimi i zgjedhjes së Prokurorit të Shtetit dhe 2) ngritja e Qendrave të Hetimit të PP në mënyrë që kjo të mos varet nga policia/MPB. Prokuroria Speciale, nga ana tjetër, duhet të organizohet si një ekip i vogël por i fortë dhe kompakt brenda Prokurorisë së Krimit të Organizuar, me ekipin e tij hetues dhe një autonomi të gjerë operacionale dhe financiare. Përndryshe nuk do të kemi kurrë sundim të ligjit.

Nga ana tjetër, transferimi i çështjeve për të cilat Avokati i Shtetit Jovski ka pretenduar se ishin problematike me muaj, befas u bë një zgjidhje e pranueshme kur hasi "thika në kockë", kur i erdhi fundi mandatit të Janevës dhe arrestimit të saj. Për hir të së vërtetës, LPSP-ja nuk parashikon mundësinë e një dorëzimi të plotë të çështjeve të PSP-së prokurorisë së rregullt.

Kjo buron nga fryma e ligjit dhe nga dispozita e veçantë e nenit. 5 ku parashikohet mundësia që një hetii/procedurë e caktuar me kërkesë të prokurorisë rregullt mund t’i hiqet PSP-së nëse ekziston ndonjë arsye e veçantë për këtë. Kontestuese është gjithashtu nëse Janeva ishte e autorizuar ta bënte këtë nga paraburgimi, dhe nëse letra e saj (autorizimi) ishte e besueshme duke pasur disa dyshime publike se nuk ishte shkruar tërësisht personalisht nga Katica Janeva.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose para se ta merrni përmbajtjen.
Vërejte: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozicionet e Institutit për studime komunikuese e as të donatorit.

Наместо една изборна единица, попис и подобрување ...
Падот на СЈО - од трансформација до ликвидација
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Понеделник, 11 Ноември 2019
  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не