fbpx
 

Roli i strategjisë së ndryshuar diplomatike mbi zgjidhjen përfundimtare të kontestit me emrin

МК   ALB

d-r Maja Stojanova

Maja Stojanova 200x250Befasia se më në fund është gjetur zgjidhje ekzistonte edhe te fqinji jugor edhe te ai verior, por në tërë procesin u dalluan emrat e Aleksis Ciprasit, Zoran Zaevit dhe Nikolla Dimitrovit të cilët treguan vullnet për harmonizim të dallimeve në momentin kur negociatat ishin në fazën e stagnacionit.

Pa marrë parasysh se në gjuhën e kryeministrit Zoran Zaev dominonin fraza optimiste dhe tek ai është karakteristike paraqitja me thjeshtësi dhe fjalë konkrete, si dhe praktika e marrjes së vendimeve në afate të shkurtra, prapëseprapë askush nuk e ndiente se për një vit qeveria e re do të arrijë një zgjidhje të pranueshme për kontestin me Greqinë, përkatësisht për ndryshimin e emrit. Duket se u arrit më tepër se kaq. U nënshkrua Marrëveshja e Prespës, u përtërinë raportet miqësore midis dy vendeve fqinje, ndërsa për vizitë erdhën burrështetas grek të cilët për shkak të të njëjtit kontest për emrin vite me radhë atë e refuzonin. Befasia se më në fund është gjetur zgjidhje midis dy palëve ekzistonte edhe të fqinji jugor edhe te ai verior, por në tërë procesin u dalluan emrat e Aleksis Ciprasit, Zoran Zaevit dhe Nikolla Dimitrovit të cilët treguan vullnet për harmonizim të dallimeve në momentin kur negociatat ishin në fazën e stagnacionit. Momenti prapëseprapë nuk varej nga disponimi i qeverive, por edhe nga afatet e vendosura nga zgjedhjet që vitin e ardhshëm do të mbahen në të dyja vendet. Kthesa kyç për arritje më të shpejtë deri te zgjidhja u arrit edhe me vendosjen e shefave të diplomacive të Maqedonisë dhe të Greqisë për negociatorë të drejtpërdrejtë.

Roli i Nikolla Dimitrovit në procesin e negociatave

Paraqitja e Nikolla Dimitrovit në Revolucionin e Larmë, në verë të vitit 2016, kur në fjalimin e tij ftoi në domosdoshmërinë e afirmimit të vlerave liberale, barazi, liri, konstitucionalizëm, në vend të proklamimit të paprekshmërisë së klasës punëtore dhe mos-përgjegjësisë së politikanëve, ishte befasi për opinionin, por jo edhe emërimi i tij i mëvonshëm në postin e ministrit të punëve të jashtme, duke e pasur parasysh përvojën e tij tejet të madhe diplomatike. Nëse shihet biografia e tij do të vërehet se karrierën e fillon pikërisht në MPJ dhe se vite me radhë ka qenë në pozicione të shquara në sferën e politikës së jashtme dhe të diplomacisë, pa marrë parasysh se si është ndryshuar pushteti në Maqedoni.

Kështu, duke e përmbledhur aktivitetin e tërësishëm të tij diplomatik bashkë me pjesëmarrjen e tij në procesin e negociatave për emrin nga pozita e ministrit të punëve të jashtme, nuk është gabim të vërehet se pikërisht ai e ka pasur rolin kyç në procesin e negociatave. Roli i tij në intensifikimin e procesit negociator, posaçërisht në fillim të vitit 2018 ka ndikesë qenësore në arritjen e zgjidhjes përfundimtare, sepse edhe ai vetë ishte i involvuar në procesin negociator, si negociator për emrin në periudhën e viteve 2003-2008. Qysh në fillim të mandatit të vet si ministër i punëve të jashtme Dimitrov paralajmëroi vazhdim të procesit të negociatave për emrin dhe atmosferë optimiste te të dyja palët, që në pranverë të këtij viti të theksojë se situata me negociatat për emrin ndryshon nga çasti në çast.

Për tu vërejtur është se informimi i vazhdueshëm i opinionit për detajet e procesit të negociatave nga Qeveria dhe personalisht nga ministri Dimitrov, gjë e cila nuk ishte praktikë vite me radhë, e gjë e cila nga ana tjetër jepte sinjale të qarta se zgjidhja e kontestit 27 vjeçar për emrin më në fund është në fund është në dukje e sipër. Në mënyrë shtesë intensifikimi i takimeve me liderët kyç botëror dhe përfaqësuesit e lartë të BE dhe NATO-s, vënë në pah atë se Dimitrovi do të jetë lojtari kyç në fund të procesit të negociatave.

Më në fund, kur në qershor u shpall se është arritur Marrëveshje me Greqinë për emrin Republika e Maqedonisë së Veriut, Dimitrov si përfaqësues i MPJ dhe nënshkrues i Marrëveshjes nga Prespa, sërish e merr primatin për implementimin e mëtejmë të marrëveshjes deri në ratifikimin e saj përfundimtar në parlamentin grek, me çka në realitet duhet të hyjë në fuqi.

Ulogata na promenetata diplomatska strategija vrz resavanjeto na sporot so imetoBurim: А1он.мк

Censusi e mundi referendumin

Megjithatë që te organizatorët ishin të dukshme pritjet e larta nga referendumi, prapëseprapë, në sfondin e pritjeve të tilla askush nuk ishte i vetëdijshëm se është pothuajse e pamundur të arrihet censusi prej 50% +1 votues. Nuk mund të lihet anësh as e vërteta se numri i votuesve të cilët e përkrahën votimin në referendumin nuk është për tu nënvlerësuar (609 427), por e tërë kjo bije nën hije për shkak të faktit se censusi e mundi referendumin. 

Analiza e rezultateve të referendumit ekskluzivisht përmes prizmit “referendum i pasuksesshëm”, nuk mjafton të që të ndërtohet qëndrim i qartë rreth asaj se cilat janë në esencë shkaqet për atë. Përkundrazi, një analizë më thelbësore duhet ti përfshijë edhe faktorët për rezultatin e tillë të referendumit. Si faktorë që ndikojnë drejtpërdrejtë në rezultatet e referendumit, posaçërisht mund të ndahet këto që vijojnë më poshtë:

Natyra e pyetjes për të cilën është shpallur referendumi domosdoshmërisht ndikon në rezultatet e referendumit, posaçërisht në rastet e tilla të ndjeshme siç është çështja e ndryshimit të emrit. Kësaj i shtohet edhe komponenti psikologjik, përkatësisht dimensioni emotiv i cili te qytetarët e shkakton vetë procesi i ndryshimit të emrit të deritanishëm të shtetit.

Percepcionet e qytetarëve në raport me natyrën e çështjes për të cilën votohet në referendumin, gjithashtu, kanë ndikesë mbi rezultatin në këtë rast në atë pjesë të pyetjes e cila para së gjithash përfshin komponentë historike dhe gjeografike. Pjesa historike do të pësojë ndryshime të caktuara, ndërsa aspekti gjeografik është i kufizuar vetëm në shtojcën në përcaktuesin gjeografik “E veriut” e cila si mbiemër i shtohet emrit të tanishëm kushtetues. Pa marrë parasysh që u bënë polemika të shumta me atë, përcaktuesit identitar mbeten të pandryshuara. Për momentin punohet vetëm në korrigjimin e librave mësimore të Maqedonisë edhe të dy vendeve fqinje Greqisë dhe Bullgarisë, më saktë të mënjanimit të elementeve irredentiste dhe pretendimeve eventuale territoriale në përmbajtjet e librave mësimore të historisë. Komiteti për korrigjime në librat mësimore me Bullgari është në një fazë më të avancuar, duke pasur parasysh se Marrëveshja për fqinjësi të mirë u nënshkrua vitin e kaluar, përderisa negociatat me komitetin e përzier nga pala maqedonase dhe greke posa kanë filluar.

Bojkoti i opozitës kishte ndikesë mbi rezultatin sepse pjesa më e madhe e anëtarësisë dhe përkrahësit e VMRO-DPMNE vendosën të mos dalin në votim për referendumin. Megjithëse në fillim bojkoti i partisë kryesore opozitare VMRO-DPMNE lëvizte përgjatë linjës së bojkotit të përgjithshëm pa përjashtime, deri në një bojkot të heshtur në vetë fundin (sidomos pas presionit nga bashkësia ndërkombëtare), prapëseprapë ai duket se ishte me ndikesë vendimtare për mos-suksesin e referendumit.

Lloji i referendumit ndërkaq, kishte ndikesë mbi daljen, ndërsa si pasojë e kësaj edhe në rezultatet. Zakonisht kur referendumet janë konsultative, dhe me atë edhe kur ajo theksohet se rezultati i tyre nuk është i detyrueshëm për procedurat e mëtejshme lidhur me të njëjtën çështje, atëherë edhe interesi i elektoratit për të shkuar në votime është më i vogël. Në këtë rast tërësisht racional ishte vendimi i pushtetit që të shpall vendim për mbajtje të referendumit konsultativ, sepse edhe në vetë Marrëveshjen me Greqinë mbajtja e referendumit para qasjes ndaj ndryshimeve kushtetuese nuk është obligative, por është sipas vullnetit të palës së dytë, në rastin të Maqedonisë. Nga ana tjetër, edhe në vetë Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, nuk ka dispozitë që parashikon shpallje të referendumit konsultativ në nivel shtetëror. 

Midis të gjitha këtyre faktorëve të përmendur si varijabla të cilat ndikonin mbi rezultatin e referendumit, patjetër duhet të përmendet edhe e dhëna se pa marrë parasysh se nuk u përmbush censusi i nevojshëm, ky deklarim në referendum deri tani është me rezultat më të suksesshëm. Për krahasim, Gjorgje Ivanov fitoi mandat të dytë si president me më pak vota se sa në këtë referendum (453.615), madje edhe Branko Cërvenkovski i cili në vitin 2004 u zgjodh me gjithsej 550.317 vota. I vetmi rezultat më i mirë deri tani në raport me censusin e përmbushur ka pasur vetëm Kiro Gligorov në zgjedhjet presidenciale në vitin 1994, i cili për president të RM u zgjodh me 715.774 vota ose me census prej 52,60 përqind.

Pajtim ose falje?

Rrjedhja e ngjarjeve pas referendumit, posaçërisht fillimi i procedurave parlamentare për miratimin e ndryshimeve kushtetuese e hapën një nga pyetjet më të mëdha e cila e kushtëzon miratimin e amendamenteve kushtetuese, e ajo është a do të ketë pajtim apo do të ketë falje të të akuzuarve për ngjarjet e 27 prillit. Dilemën e hapi personalisht kryeministri Zaev i cili nga foltorja e parlamentit thirri anën e majtë dhe atë të djathtë t’ia shtrijnë dorën, duke theksuar me këtë rast se është i vetëdijshëm se mesazhi që e dërgon ka një çmim politik.

Nga ana tjetër, ndërkaq, këto ditë kjo hamendje u sqarua. Kryeministri deri në fund sqaroi se pajtimi i të majtës dhe të djathtës nuk do të thotë edhe falje, përkatësisht se të akuzuarit nuk do ti shmangen përndjekjes penale, duke deklaruar se “falja është e rëndësishme, por sistemi juridik duhet të vlejë”. Kjo gjithashtu e vë në pah edhe atë se kryeministri në prag të hapjes së debatit parlamentar mbi ndryshimin e Kushtetutës ka aluduar në pajtimin ekskluzivisht nga pikëpamja morale, jo edhe nga ajo ligjore. Në pjesën e fjalimit, ku, ai apeloi që të lihen mënjanë lojërat partiake në llogari të interesit nacional. Në të njëjtën linjë padyshim është edhe ministri i punëve të jashtme i cili me fjalinë “Ky rajon tepër është i ngarkuar me histori, ndërsa shumë pak prodhon ardhmëri”, vuri në pah atë se tani është moment vendimtar që të zgjidhet çështja e emrit dhe për atë është i nevojshëm konsensus nacional pa marrë parasysh përkatësinë partiake

Procedura parlamentare pas referendumit

Duket se kthesa më e madhe në diplomacinë maqedonase, përkatësisht politikën pas vendimit për kontestin për emrin, është votimi i qasjes ndaj ndryshimit të Kushtetutës. Pikërisht ky votim e trasoi rrugën drejtë fazës së dytë nga procesi për ndryshim të mëtejmë të Kushtetutës. Pikërisht ky votim e trasoi rrugën drejt fazës së dytë nga procesi për ndryshim të mëtejmë të Kushtetutës në pajtim me Marrëveshjen nga Prespa. Debati për projekt-amendamentet në Komisionin kuvendor për çështje kushtetuese përfundoi me miratimin e katër amendamenteve për ndryshime kushtetuese dhe procedura nga kjo fazë përfundon në Kuvendin, ku veçanërisht përcaktohet projekti i çdo amendamenti.

Deputetëve shumicë prej dy të tretat ose përkrahje prej më së paku 80 deputetë. Është tejet e ditur se edhe në këtë fazë përfundimtare vendimtare do të jenë votat e deputetëve të opozitës, ose së paku të atyre që votuan në fazën e parë. Disponimi i deputetëve ndryshon dhe numri përfundimtar i cili do ta përkrah ndryshimet kushtetuese deri në momentin e fundit është i panjohur. Shumica pushtetmbajtëse pret që numri i deputetëve që do të votojnë “pro” të jetë më i madh se të nevojshmit 80. Procedura e fundit e cila mbetet të përmbushet është ratifikimi i Marrëveshje e Prespës në parlamentin grek, ndërsa për atë kryeministri grek Aleksis Cipras deklaroi se ka siguruar shumicë në parlamentin e cila do ta përkrah Marrëveshjen.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose të shkarkoni
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i pasqyron pozitat e Institutit për studime të komunikimit e as të donatorit.

Ако сме и ние за биоетиката, нели сме за животот!?
Улогата на променетата дипломатска стратегија врз ...
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Недела, 18 Август 2019
  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не