fbpx
 

“Rruga e mëndafshit” dhe “Rruga drejt UE”: a kryqëzohen diku?

MK

m-r Ana Bllazheska

ana blazeska200x250Përderisa Republika e Maqedonisë nuk del nga korniza e vlerave, normave dhe praktikave evropiane, ka të drejtë legjitime të bashkëpunojë me Kinën për realizim të interesave të veta ekonomike, aq më tepër që ky bashkëpunim mund të shpjerë edhe drejtë arritjes më të shpejtë të mesatares ekonomike për mbulim infrastrukturor, rrije ekonomike ose zvogëlim të papunësisë.

Në kuadër të kontekstit më të gjerë gjeopolitik dhe përpjekjeve për rritje të ndikesave të “forcave” rajonale dhe globale në Ballkan, imponohet pyetja se sa bashkëpunimi me ta është i përputhshëm me prioritetet strategjike të vendeve dhe anëtarësimit në UE dhe NATO. Për dallim nga vendet me ndikim tradicional në rajonin, si Rusia dhe Turqia, ndikesa e Republikës së Kinës si “lojtare” e re në Evropën Qendrore dhe Lindore (EQL) është e hulumtuar më pak. Në atë kontekst, ndikesa sinergjetike ose e kundërta e bashkëpunimit me RP të Kinës si dhe procesi i aderimit të Republikës së Maqedonisë ndaj UE meriton të jetë lëndë e analizës.

Bashkëpunimi maqedono-kinez në iniciativat gjeostrategjike aktuale kineze

Nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në vitin 1993 deri sot, RP e Kinës është një nga përkrahësit kryesor të pavarësisë dhe identitetit tonë. Raportet tradicionalisht të mira janë të trashëguara nga Jugosllavia, e cila ishte një nga partnerët kryesor të Kinës në Evropë në periudhën kur Kina dhe vendet e Evropës Perëndimore kishin raporte “të ftohura” (deri në vitin 1975). Raportet e mira zgjasin deri në aventurën fatkeq të politikanizmit të papërgjegjshëm kur Maqedonia e njeh Tajvanin për një grant prej 1 miliardë dollarësh. Me atë Maqedonia e shkel parimin themelor të kultivimit të raporteve të mira me Kinën – njohjen e një Kine të vetme dhe të pandashme. Gjendja normalizohet pas largimit të Alternativës Demokratike nga skena politike dhe pas shlyerjes së njohjes, kështu që sot Maqedonia, bashkë me 15 vende të EQL është pjesë e strategjisë më të madhe kineze ndaj këtij rajoni që zbatohet përmes të a.q. forum “16+1”.

Kina në marrëdhëniet diplomatike e thekson parimin se nuk ekzistojnë shtete të vogla dhe të mëdha. Në atë drejtim i vlerëson raportet madje edhe me vendet e vogla siç është i yni dhe bën përpjekje që ato në mënyrë partnere të mbështeten në “dobinë e ndërsjellë”. Vendet nga EQL janë tejet të vogla dhe të shumta që Kinës ti paguhet tu kushtojë vëmendje çdonjërit veç e veç, por prapëseprapë janë edhe të rëndësishme për atë sepse janë në zemrën e iniciativës Brezi dhe rruga  kineze gjeostrategjike. Iniciativa, e filluar në vitin 2013, synon kah avancimi i bashkëpunimit rajonal midis Kinës dhe 65 vendeve nga Azia dhe Evropa, para së gjithash përmes përmirësimit të infrastrukturës dhe bashkëpunimit ekonomik. Për nga ana gjeografike shtrihet përgjatë të a.q. “Rrugë të mëndafshit”, përkatësisht rutave historike tregtare të cilat kanë çuar nga Kina deri te vendet e Evropës Perëndimore, të cilat sot  janë destinacioni i fundit i pjesës më të madhe të prodhimeve eksportuese dhe investimeve kineze. Në kuadër të “16+1”, Kina u jep mundësi fillestare të gjitha vendeve, ndërsa përfitojnë ato që dëshirojnë dhe mund të harmonizohen me interesat dhe prioritetet kineze.

Në atë kuptim, vendet e EQL dhe posaçërisht të Ballkanit Perëndimor (BP) janë konkurrente në përpjekjen që ta tërheqin vëmendjen e Kinës (për investime të ndryshme, për investime në infrastrukturën e kështu me radhë). Nuk mendojnë për strategji dhe paraqitje të përbashkët për ta zvogëluar asimetrinë në raportet, për ofertë të përbashkët dhe komplementare ekonomike, për produktivitet më të madh, kuadër cilësor, inovacione dhe ngjashëm, por shpesh herë bëjnë gara kush do të ofrojë subvencione më të mëdha, tatime më të ulta e kështu me radhë. Por,  në vend ndaj përfitimeve të tilla, Kina gjithnjë e më tepër orientohet ndaj investimeve të cilat do të mundësojnë transfere të teknologjive, brendeve, tregje të reja të mëdha dhe ngjashëm. Prandaj,  niveli i tërësishëm i investimeve kineze në 3B (5 vendet, pa Kosovën e cila nuk është pjesë nga “16+1”) është vetëm 3 përqind nga investimet e tërësishme në EQL dhe larg nga niveli i investimeve kineze në UE.

Foto: Iniciativa Brezi dhe rruga. Burim: Banka botërore
Bashkëpunimi ekonomik me RP të Kinës dhe procesi i integrimit evropian

Bashkëpunimi ekonomik midis Kinës dhe Maqedonisë është në nivel shumë bazik. Pa marrë parasysh se kemi potencial, nuk kemi prodhimtari që është e zhvilluar aq të mjaftueshme dhe nuk kënaqim as një pjesë të vogël të tregut kinez, për cilin do qoftë lloji të prodhimeve. Pa marrë parasysh se shumica e kompanive kanë dëshirë dhe ambicie, nuk kanë dituri e as strategji se si të depërtojnë në tregun kinez. Me siguri nga të njëjtat arsye, as shteti nuk u ndihmon shumë. Prandaj, shënojmë deficit tejet të lartë tregtar, por kjo nuk dallon nga vendet e rajonit dhe të Evropës (me përjashtim të Gjermanisë). Investimet e drejtpërdrejta nga Kina janë nën 0,1 përqind nga ato të tërësishme në shtetin tonë dhe kjo ka të bëjë me strategjinë e gabuar e cila nuk i dallon prioritetet investuese të Kinës. Fusha e vetme ku bashkëpunimi “16+1” kishte kontribut konkret janë të a.q. kredi të lira për infrastrukturë rrugore, që në të njëjtën kohë ishin edhe lëndë e kritikës serioze nga UE, para së gjithash për shkak të procedurave për zbatimin e tyre.  

Anëtarësimi në UE dhe bashkëpunimi ekonomik me Kinën, për infrastrukturë, por edhe për çdo gjë tjetër, mund të jenë tërësisht kompatibile dhe sinergjetike. Sipas të dhënave nga komiteti Nacional të investimeve, nevojat e përgjithshme të Maqedonisë për infrastrukturë (energjetike, transportuese dhe sociale) vlerësohen në 5 miliard euro. UE është plotësisht e vetëdijshme se nuk mund të sigurojë aq mjete në 20-30 vitet e ardhshme, por duhet të jemi të vetëdijshëm edhe ne, që të zhvillojmë modele alternative dhe ta shohim Kinën si biznes partnere. Suksesi ynë si shtet në bashkëpunimin do të varet nga vullneti politik i Qeverisë, si dhe nga kapacitetet e saj që projektet me Kinën ti negociojë, zhvillojë, përkrah me argumente dhe ti zbatojë sipas standardeve më të larta të transparencës, llogaridhënies dhe cilësisë së UE. Dyshimet dhe aferat për korrupsion, si për shembull marrëveshjet për ndërtimin e autostradave me Sinohidro dhe blerja e autobusëve nga Jutong, për të cilat për momentin ka procedura gjyqësore, askujt nuk i shkojnë në favor dhe u japin një armë shtesë atyre që bëjnë përpjekje që bashkëpunimin me Kinën ta prezantojnë si të dëmshme.

Me siguri se si rezultat i përpjekjeve të tilla, në mënyrë të heshtur tërhiqemi nga memorandumi trepalësh me Hungarinë dhe Serbinë për ndërtimin e hekurudhës Athinë – Budapest me mjete kineze dhe nga iniciativa për liberalizim të vizave me Kinën. Sa për krahasim, Serbia, e cila tanimë ka negociata me UE, pothuajse e përfundoi pjesën e hekurudhës Beograd – Budapest, i shleu vizat ndaj Kinës dhe nënshkroi investim për hapje të fabrikës kineze për goma në vlerë prej një miliardë dollarë. E njëjta ndodh me Bullgarinë e cila do të ndërtojë central bërthamor me para kineze, siguroi 20 milion dollarë grante për ndërmarrje të vogla dhe të mesme dhe nënshkroi një varg të kontratave të tjera në samitin e fundit “16+1” në korrik. Në vendin tonë, samiti kaloi pa u vënë re dhe pa u shfrytëzuar.

Me rëndësi është të theksohet se në politikën e jashtme, Kina nuk ka kurrfarë pretendime ideologjike dhe e përkrah anëtarësimin e Maqedonisë dhe të të gjitha vendeve të tjera nga rajoni në UE. Ajo është edhe në interes të Kinës për shkak të madhësisë së tregut, ekonomisë, stabilitetit politik dhe ekonomik të eksportit dhe investimeve e kështu me radhë. Kur vendet anëtare të UE të cilat (duhet të) jenë edhe promotorë më të mëdhenj të vlerave të tij, si Gjermania, Franca, Italia e kështu me radhë kultivojnë bashkëpunim  intensiv ekonomik me Kinën dhe vazhdimisht bëjnë përpjekje që atë ta avancojnë, përse atëherë do të kishte pasur çfarë do qoftë problemi për Maqedoninë? UE ende e kërkon pozitën e vet në raport me iniciativën “Brezi dhe rruga”, para së gjithash për shkak të pamundësisë që ti unifikojë pozitat e vendeve anëtare ndaj Kinës, sepse të gjithë përpiqen që të marrin pjesë sa më të madhe të mundur nga kulaçi për vete. Ndaj, përderisa Republika e Maqedonisë nuk del nga korniza e vlerave, normave dhe praktikave  evropiane, ka të drejtë legjitime të bashkëpunojë me Kinën për realizimin e interesave të veta ekonomike, aq më tepër që bashkëpunimi mund të shpjerë edhe ndaj arritjes më të shpejtë të mesatares evropiane për mbulim infrastrukturor, të rritjes ekonomike ose zvogëlim të papunësisë.

Përveç asaj, edhe Kina është e vetëdijshme për imazhin negativ që projektet e saja e kanë në rajon dhe punon në mënyrë aktive për përshtatje në rrjedhat dhe standardet evropiane dhe ato botërore. Referencat e projekteve të suksesshme të implementuara kudo qoftë që të janë në Evropë u nevojiten kompanive kineze kur konkurrojnë për projekte të mëdha në vendet e Evropës perëndimore dhe Kina në atë sheh si mësim. Për ilustrim kompanitë kineze, filluan të fitojnë edhe tenderë të UE, si për shembull për ndërtim të urrës në Peleshac, Kroaci.

Sipas analizës së hulumtueses rumune Oler-Sinkai, Maqedonia hyri në mënyrë ambicioze në iniciativën “16+1” dhe në periudhën 2013-2015 u radhit në grupin e dytë të të a.q. vende ambicioze sipas iniciativës dhe përpjekjeve të larta, që mandej në vitet 2016-2018 të bjerë në grupin e tretë – ndjekës. Me këtë rast, e pa kontestueshme është se Maqedonia nuk ka kurrfarë ndikimi më të madh mbi strategjinë e Kinës ndaj rajonit. Nëse dëshirojmë të bashkëpunojmë, mund të nxjerrim përfitime, nëse pengojmë – do të anashkalohemi, siç po ndodh për momentin. Në fakt, Kina bleu aksione në rreth dhjetë porte nëpër Evropë, gjë e cila do të thotë se Pireu nuk është më hyrja ekskluzive  e prodhimeve kineze në Evropë dhe korridori kryesor nuk do të shpjerë më përmes Maqedonisë. Ndërkohë edhe Bullgaria paraqet ambicie të ndërtojë hekurudhë bashkëkohore e cila do ta lidh Athinën me Beogradin përmes Bullgarisë. Domethënë, me apo pa ne, Kina do të gjejë rrugë të shpejtë dhe efikase për prodhimet e saja nëpër Evropë, ndërsa humbës në atë skenar mund të jetë vetëm Maqedonia.

Çfarë duhet të jetë strategjia maqedonase ndaj Kinës?

Me ndikimin ekonomik gjithsesi se vjen edhe ndikimi politik. Por, për dallim nga ndikimet e vendeve të tjera të pranishme në rajonin, të cilat synojnë drejt ndryshimeve politike ose ideologjike dhe kanë implikime për integrimin euroatlantik, RP e Kinës më shpesh e shfrytëzon ndikimin për qëllimet e politikës së saj të brendshme. Ajo artikulohet përmes mobilizimit të përkrahjes për ose kundër rezolutave ose deklaratave në organizatat ndërkombëtare në lidhje me Tibetin, Shinxhiangun, njohjen universale të Tajvanit  si pjesë të Kinës ose kontestet territoriale në Detin Jugkorean. Kina bën përpjekje që të dëshmohet dhe të imponohet në konstelacionin aktual global si fuqi ekonomike – botërore dhe si partnere konstruktive, ndërsa edhe fuqi politike – rajonale në Azi.

Maqedonia, si dhe tërë rajoni i EQL është pjesë e rrugëve tregtare përgjatë iniciativës “Brezi dhe rruga”. Në atë kuptim, në interesin e Kinës është stabiliteti dhe prosperiteti i rajonit si destinacion transitor, por edhe si treg për prodhimet kineze. Kina shumë mirë e din se stabilitetin e tillë, Maqedonia do ta arrijë vetëm në kuadër të UE. Prandaj, prania kineze në Maqedoni nuk duhet të mbivlerësohet ose të stigmatizohet,  por të shfrytëzohet, para së gjithash për avancimin e bashkëpunimit ekonomik përmes nxitjes së eksportit, tërheqjes së investimeve dhe turistëve nga Kina. Këto janë qëllime, që  nëse ideohen dhe zbatohen mirë, mund të jenë tërësisht kompatibile me procesin e aderimit në UE, përmes nxitjes së rritjes ekonomike dhe konkurrencës së vendit.

Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i pasqyron pozitat e Institutit për studime të komunikimit e as të donatorit 
Легализација на корупцијата во македонскиот јавен ...
„Патот на свилата“ и „Патот кон ЕУ“: дали некаде с...
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Понеделник, 16 Септември 2019
  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не