fbpx
 

Si mund Shkupi ti afrohet Vjenës dhe me sukses të riciklojë mbeturina?

Sonja Stojadinoviq

Sonja Stojadinovic 200x250Vjena, si qytet i dikurshëm mbretëror, tani kryeqyteti i Austrisë, u bë shembull se si grumbullohet, riciklohet, shfrytëzohet e madje edhe të përfitojë nga mbeturinat që krijohen nga qytetarët. Nëse dëshirojmë të shkojmë në UE, patjetër duhet ti pastrojmë mbeturinat, pa dallim se sa kjo do të në na sjell dhembje.

“Aaaa, Vjena, nga Ballkanasit e pa larë” “. Komenti qesharak dhe i pacipë i Tina taksistes në videon nga fushata “Reago, mos injoro” parashtron shumë pyetje të cilat janë të përbashkëta për Vjenën dhe Shkupin. Video incizimi nga fushata bën një krahasim të lehtë të Vjenës me Shkupit, ashtu siç dëshirojmë të jetë, dhe nuk është as larg për të parë se si funksionon dhe në çfarë jetojmë. Qytet i ndritshëm me miliona banorë me sistem të rregulluar të transportit, përballë dy bulevarde e gjysmë, 850 mijë banorë, qindra mijëra vetura dhe të gjithë të ngulfatur në mbeturina, rrugë të pa pastra, ndërsa mbi kokat tona era i valon qeset e plastamasit nga ndonjë market.

Si u bë Vjena qyteti më i dëshiruar për jetë në Evropë?

Vjena, si qytet i dikurshëm mbretëror, tani kryeqyteti i Austrisë, u bë shembull se si grumbullohet, riciklohet, shfrytëzohet e madje edhe të përfitojë nga mbeturinat që krijohen nga qytetarët. Mundemi deri nesër të arsyetohemi me faktin se qyteti i Vjenës mbeturinat ka filluar ti djeg në vitet 1960-ta, ndërsa ta riciklojë në vitet 1980-ta, ndërsa ne për këtë u kujtuam pak më vonë, dhe na duhet kohë që ta kapim ritmin dhe të kemi rrugë dhe ambient të pastër.

Me djegie të mbeturinave,Pa marrë parasysh se nevojat ndryshojnë varësisht nga sezoni, në periudhat më të ftohta t vitit, 120 mijë amvisëri ngrohen vetëm me energjinë e fituar nga djegia e mbeturinave. Gjithsesi se djegia e mbeturinave ndot, por aty vjen kujdesi për ambientin me vendosje të filtrave në furrat për djegie. Një gjë të tillë tani për tani nuk e ka në furrat në Drisllë. Krahas kësaj, komuna e Vjenës ju shet edhe mbeturina qytetarëve të vet. Me hapje të një dyqani në të cilin shesin sende që kanë mbetur më tepër se një vit në seksionin “e humbur – e gjetur” dhe që janë në gjendje të mirë, të punësuarit në ndërmarrjen komunale bëjnë përpjekje që të hyjnë në kontakt me qytetarët dhe të informohen më tepër për nevojat e tyre.

Seleksionimi i mbeturinave është primar në çdo amvisëri dhe parim themelor për funksionim të suksesshëm të sistemit vjenez të kontrollit të mbeturinave. Pronarët e banesave paguajnë pagesë për mbeturinat në lartësi prej një të katërtën e volumit të kontejnerëve që janë të instaluara në objektin dhe frekuencën e zbrazjes së atyre kontejnerëve. Logjika është në atë, se sa më shumë seleksionohen mbeturinat, aq kontejnerë më të vogël instalohet dhe më pak paguhet. Asnjë lloj i mbeturinave nuk është i harruar, ndërsa kompanitë për prodhimin e baterive i grumbullojnë bateritë e vjetra sipas parimit të kompanive të përgjegjshme, bio plehu përdoret për krijimin e kompostos për plehërimin e tokës. Biznesi nga mbeturinat në një.

Burim: reagiraj.mk

Por si kjo mënyrë e riciklimit dhe të mbrojtjes që ambientit mbillet te qytetarët? Gjithsesi jo vetëm me dënime për hedhje të pa ndërgjegjshme të mbeturinave por edhe përmes edukimit të fëmijëve që nga kopshti i fëmijëve. Domethënë, nuk ka hedhje të qeskave të çipsit, bonboneve dhe çfarë do qoftë mbeturinash në rrugë ose atje ku fëmijëve do tu kujtohet. Hidhen vetëm në shportë të shënuar për mbeturina. Qytetarët e vetëdijshëm të vegjël të Vjenës janë të gatshëm të turpërojnë qytetar të rritur, të pa vetëdijshëm të Maqedonisë.

E si është te ne ose deri ku arritëm me vetë ngufatjen në mbeturina?

Unioni Evropian gjithnjë e më tepër filloi të aplikojë ndalesë për përdorim të qeseve prej plastmasi në marketet, u ndaluan shkopinjtë për pastrimin e veshëve, pjatat prej plastike dhe enët plastike për kuzhinë. Ajo Evropa aq e dëshiruar kalon në materiale biologjike që shpërbëhen. Të lehtë për përdorim, edhe më të lehtë për ti hedhur, pa ndotje.

Përderisa kryetarët tanë të komunave blejnë vetura të kushtueshme në vend që me paratë e votuesve të tyre të investojnë në vendosjen e sistemit të riciklimit të mbeturinave, do të ngulfatemi në qeset që na godasin në fytyrë gjatë çdo ere më të madhe dhe me aromën e keqe e mbeturinave të thartuara në kontejnerët. Deponija përkrah rrugës Veles – Shtip vitin e kaluar u ndez, e pas atij zjarri menjëherë, në mënyrë misterioze e ndërprenë funksionimin stacionet për matje të ndotjes. Biznesi me import dhe djegie të mbeturinave i cili është i mbrojtur me vetëm një rregullore nga Ligji për mbrojtje të ambientit jetësor i cili lejon djegie të mbeturinave pothuajse pa kontroll, na vendosi në listat e vendeve kancerogjene.

Në socializmin “monstruoz”, sistemi për rregullimin e mbeturinave ka funksionuar më mirë se sa tani. Plastikë pothuajse se nuk ka pasur, bio mbeturinat degraduese është groposur në oborrin për bërë toka me pleh, ndërsa veshja e vjetër është grumbulluar në thasë dhe është dërguar në reparte të veçanta për përpunim, janë nxjerrë fije, nga të cilat mandej janë bërë torba, thasë dhe dyshekë. Qelqi është ricikluar, ndërsa nga letra e vjetër është bërë letër tualeti, qese letre. Për këtë sistem ka qenë e ngarkuar “Jugosurovina” e cila ka pasur qendra për riciklim në çdo qytet.

Nëse ministria jonë për ambient jetësor ka intencë ta mbajë hapin me UE, nuk ka nevojë që menjëherë të hidhet në harmonizimin e legjislativit të Maqedonisë me vendimin e fundit për ndalesë të përdorimit të plastikës. Mjafton që fillimisht të fillohet të ndëshkohet hedhja jolegale e mbeturinave ndërtimore atje ku do tu teket kompanive, të aplikohet zvogëlimi i përshkallëzuar, e së shpejti edhe ndalesë e përdorimit të qeseve plastike nga marketet pa marrë parasysh se në disa prej tyre shkruan se janë bio degraduese. Tanimë është e dukshme vetëdija e disa qytetarëve që gjatë pagesës në vend të frazës klasike: ju lutem dy, tri qese, ata përgjigjen: jo, faleminderit, nuk dua qese dhe me vete kanë torbë prej pëlhure ose shportë për produktet e blera. Fakti se çështja e zgjidhjes së ndotjes ju parashtrohet kandidatëve për president pasqyron qartë se ky problem është në nivel të shtetit. Aktorja Irena Ristiq mund të organizojë mijëra aksione për pastrimin e sipërfaqeve publike me lëvizjen joformale “Mos ji mbeturinë”, por çfarë është përfitimi nga këto aktivitete? Atëherë kur do ti thonë: bravo Irena, ti je institucion, kjo për atë nuk është kompliment por fyerje, realitet se institucionet nuk funksionojnë, ndërsa atë e thotë në mënyrë të vazhdueshme por ata heshtin në mënyrë arrogante.

Turpërimi publik i kryetarëve të komunave të cilat paratë komunale për luks në vend që ti përdorin për zgjidhje të problemeve me ndotjen të çfarë do qoftë lloji mund të sjellë rezultat. Prapëseprapë, kryetarët e komunave nuk janë të zgjedhur nga qytetarët për shkak të dashurisë por për ti mbrojtur interesat dhe nevojat e tyre? Nëse dëshirojmë në UE, patjetër duhet ti pastrojmë mbeturinat, pa marrë se sa kjo do të na sjellë dhembje. Askund nuk të pranojnë të pa pastër.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose ta merrni përmbajtjen.
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozitat e Institutit për studime komunikologjike e as të donatorit.

Општеството ќе има поголема корист од општокорисна...
Како може Скопје да се приближи до Виена и успешно...
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Вторник, 15 Октомври 2019
  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не