fbpx
 

Sporti maqedonas fitoi udhërrëfyes si të ndryshojë legjislacionin

Milorad Stojmanovski

Milorad Stojmanovki 200x250Përfaqësuesit qeveritarë Danel Dimevski dhe Gjorgji Tasev, nga dora e parë mundën të dëgjojnë vërejtjet në selinë e KON në Lozanë dhe u pajtuan me rekomandimet e të ashtu quajturit udhërrëfyes, më datë 13 nëntor të këtij viti, më së voni deri në maj të vitit 2020 dhe të harmonizojnë rregullativën ligjore në fushën e sportit, ndërsa deri më 15 janar të përpilojnë draft versionin e ndryshimeve të ligjit për sport, me inkorporonim e rekomandimeve të KON.Qeveria nuk do të mund të kërkojë pretekst gjatë fushatës parazgjedhore, qeverisë teknike dhe ngjashëm.

 

Sporti maqedonas fitoi shuplakë nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) siç nuk mbahet mend më parë: në "karrigen e të akuzuarit” në selinë se trupit udhëheqës olimpik ndërkombëtar në Lozanë u thërritën përfaqësues qeveritar dhe përfaqësues të Komitetit Olimpik Maqedonas (KOM). Gjatë takimit janë nxjerrë konkluzione me rekomandime për autoritetet tona të sportit për përpilimin e legjislacionit të ri për sport që do të jetë në harmonizim të plotë me parimet e lëvizjes olimpike (1).

Deri në fund të vitit duhet të nënshkruhet Memorandum për mirëkuptim ndërmjet Qeverisë maqedonase nga njëra anë dhe Federatave Nacionale dhe KOM nga ana tjetër, në bazë të "dokument referent të KOM-së". Federatat dhe KOM, nga ana tjetër do të duhet të harmonizojnë statutet e tyre me ato të asociacioneve përkatëse ndërkombëtare, respektivisht me atë të KON.

Kërcënohej suspendimi

Ajo që është më e rëndësishme, pas të gjithave, të paktën për momentin, është evituar suspendimi i olimpizmit maqedonas. Takimit në Zvicër, për shkak të "shkeljes së Kartës Olimpike", i paraprinte vërejtje në të cilën kryetari i KON, Tomas Bah, nuk zgjodhi fjalët – “suspendim ose tërheqje të pranimit në komitetin përkatës olimpik” (2) (mendohet për KOM). Kjo me fjalë të tjera, do të thotë seniorët e hendbollit të rinë në shtëpi gjatë KE, në janar 2020, edhe pse kanë fituar plasman në kampionatin kontinental (3), ndërsa mundësit me normë të fituar olimpike, maqedonasi i natyralizuar Magomedgaxhi Nurov, do të ndiqte Lojërat në Tokio në televizion verën e ardhshme.

Rekomandimet nga Lozana, nuk paraqesin presedan, por vetëm kërkesë për implementimin e Rezolutës së 69-të, të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (4) për autonominë e KON dhe të sportit, më vonë e pranuar edhe nga trupat më të lartë të Bashkimit Evropian. Edhe pse KOM disa vite me radhë kërkoi nga Agjenci për të Rinj dhe Sport rezoluta të fitojë formë konkrete në legjislacionin tonë, kjo nuk hasi në mirëkuptim nga ana tjetër. Drejtori i Agjencisë për të Rinj dhe Sport, Darko Kaevski, i cili paraprakisht " nuk e kishte të qartë çfarë duhet të ndryshohet" në Ligjin për sport, nuk shkoi në takimin në KON që t'i sqarojnë. Por, atje ishin përfaqësuesit qeveritarë Daniell Dimevski dhe Gjorgji Tasev, të cilët nga dora e parë mundën të dëgjojnë vërejtjet e KON.

Olimpizmi maqedonas, por edhe Qeveria, sipas rekomandimeve nga Udhërrëfyesi (5) të 13 nëntorit të këtij viti, u pajtuan më së voni deri në maj të vitit 2020, të harmonizojnë rregullativën ligjore në fushën e sportit, ndërsa më së voni deri më 15 janar të përpilojnë draft versionin e Ligjit për sport, me rekomandimet e inkorporuara të KON. Qeveria nuk do të mund të kërkojë pretekst gjatë fushatës parazgjedhore, qeverisë teknike dhe ngjashëm. Nga Qeveria, tani për tani, nuk kanë koment, përpos një njoftimi (6).

Iniciativë e paqartë

Me konkluzionet, KOM, në fakt fitoi mbrojtje nga KON në periudhë kur 26 federata ngritën nismë për "rregullimin e marrëdhënieve në KOM" (7)" (?!), respektivisht, për konvokimin e asamblesë së jashtëzakonshme. KON nismën e quajti të vdekur (8) dhe ju bëri thirrje atyre që nuk janë të kënaqur, kërkesat e veta t'i paraqesin gjatë Asamblesë së rregullt vjetore të KOM. Në mbledhjen e organit më të lartë të KOM, të caktuar për 21 dhjetor, është paralajmëruar edhe ri emërimi zyrtar i KOM në Komiteti Olimpik i Maqedonisë së Veriut, si dhe ndryshimi i nenit kontestues 10 të Statutit për shkak të ndikimit të madh të federatave gjatë vendimmarrjes.

Por vetë formulimi i iniciativës – për “rregullimin e marrëdhënieve në Komitetin Olimpik Maqedonas ( Cilat marrëdhënie? Ndër njerëzore në vetë KOM? Marrëdhëniet ndërmjet trupave të KOM? Marrëdhëniet me federatat?), sugjeronte në paqartësinë e saj. Në mesin e “kalorësve të ndryshimeve" që u paraqitën në konferencën për shtyp, më të njohur ishin ish olimpistët, ish kaikeri Atanas Nikollovski dhe ish atletja Aleksandra Vojneska, por kishte edhe kryetarë të federatave legjitimiteti i të cilëve është kontestues sipas rregullave të KON ( federata të ketë të paktën gjashtë klube, organe dhe trupa, kupë / ligë, arbitra etj.).

Makedonskiot sport dobi patokaz kako da ja smeni legislativataИзвор: vestikavkaza.ru

Duke mos marrë parasysh pjesën juridike, në mesin e "rebelëve" nuk kishte të tillë, që mund të lavdërohen me rezultate të shquara sportive. Sepse publiku më i gjerë aspak, as që e di se tek ne ekzistojnë edhe federata, për shembull për badminton dhe ngjitje sportive. Të bëhej fjalë për persona të cilët në ndonjë mënyrë e kanë ngarkuar me borxh sportin maqedonas, iniciativa do të fitonte jehonë tjetër. Federatat me numër më të madh të klubeve - e futbollit, hendbollit, basketbollit ... ngelën indiferente ndaj kësaj iniciative.

Paraprakisht, kishte edhe një përpjekje për ndryshim, pas përpjekjes së pa suksesshme nga periudha para qeverisjes së Nikolla Gruevskit, kur regjistrimin KOM e kontestonin federatat e njëjta (9) që ishin mbështetëse të, të ashtuquajturve “Tvrdokorni", akt që do të thoshte përzierje të ashpër të politikës në sport, e palejueshme sipas kartës olimpike.

Agjencia për të Rinj dhe Sport, në ndërkohë në mënyrë të heshtur e ndiqte iniciativën, pa dalë me qëndrim. Për njohësit, e çuditshme ishte heshtja e atij "koalicioni joparimor”, sepse pjesë e iniciatorëve për asamblenë e jashtëzakonshme, të paktën " deri dje", ishin pjesë e proveniencës tjetër politike.

Sistemi i kuponëve që shkaktoi grevë

Projekt më i rëndësishëm i kësaj Qeverie nga fusha e sportit është vendosja e kuponëve të cilët u ndahen federatave, klubeve ose sportistëve, ndërsa me të cilët sponsorët eventualë të këtyre subjekteve sportive fitojnë lehtësime tatimore. Në lidhje me këtë sistem të financimit kishte qëndrim publik kryetari i federatës në takim të KOM (10) për punët e turbullta gjatë ndarjes së kuponëve. Parimi i përzgjedhjes "vetëm për elitën", respektivisht për klubet e ligës së parë, nxiti grevë dhe bojkot te klubet e neglizhuar, pastaj u gjet zgjidhje Solomoni me ndarjen e kuponëve edhe për ligën e dytë në “sportet më të mëdha” (11). Megjithatë, ngel spekulimi për pazarllëqe koalicioni (12) gjatë ndarjes së kulaçit sportiv, gjë që nuk u demantua. 

Pikërisht mënyra e re e financimit të sportit mund të jetë motivi i fshehur për kërkimin e ndryshimeve në KOM, sepse kryetari i KOM sipas funksionit, përpos përfaqësuesit qeveritar dhe kryetarët e pesë federatave më të mëdha të sportit, do të duhet të vendosin për ndarjen e kuponëve. Gjithashtu, ekziston edhe ndërtimi i Shtëpisë Olimpike, në fakt bëhet fjalë për partneritet publiko – privat me vlerë prej 50 milion euro. Sipas projektit, përpos shtëpisë olimpike, duhet të mbijnë edhe objekte afariste.

Dashnore e politikës

Edhe KOM morri urdhër nga KON për ndryshimin e Statutit (13). Në të ardhmen, fjalën kryesore në Asamblenë e KOM, organin më të lartë të olimpizmit maqedonas, duhet ta kenë delegatët që i përfaqësojnë federatat nacionale. Kjo ishte një nga kërkesat e iniciatorëve për ndryshime, që deri diku me siguri do t'i plotësojë orekset e tyre (14). Në Asamblenë e KOM ndoshta do të vendoset diçka e ngjashme me Parimin e Badenterit, sipas së cilit vendoset në Parlament, në mënyrë që të respektohet rekomandimi i KON në Udhërrëfyesin.

Agjencinë për të Rinj dhe Sport, nga ana tjetër, deri tani e kanë udhëhequr kryesisht njerëz të rinj, kuadro partiak, të cilët më vonë janë avancuar në deputetë, ministra, konsuj dhe drejtorë të ndërmarrjeve publike. Sportistët dhe federatat, nga ana tjetër, deri tani sikur vetë e kanë zgjedhur rolin e dashnores së politikës për shkak të varësisë financiare, respektivisht për shkak të paaftësisë vetë të krijojnë produkt sportiv cilësor, të cilin do ta shesin vetë në treg.

Shteti duhet me vendosmëri të shfrytëzojë këtë shans për rinovimin e sportit në vend. KOM, në bazë të Ligjit, është organi më i lartë sportiv në vend edhe pse asnjëherë nuk ka pasur rol të këtillë. Këtë e konfirmon fakte se KOM që nga formimi nuk ka fituar asnjë denar nga shteti (ndërsa në emër të donacioneve nga KON dhe nga komitete të tjera ka fituar rreth 20 milionë euro, prej të cilave 92 përqind drejtpërdrejtë kanë qenë në shërbim të sportit). Shtet deri më tani, nuk ja ka pranuar asnjë strategji për sportin (15) të ofruar, e cila ishte përpiluar nga ekspertë të lartë.

KOM meriton ingerenca më të mëdha (sipas shembullit të Kroacisë (16)) , para së gjithash, për shkak të pavarësisë së saj, të deritanishme të deklaruar dhe mos pajtimit me partitë në pushtet.

Kaosi në "legjislacionin sportiv” edhe pse deri tani ju përshtatej partive që të mund të manipulojnë me sportin dhe sportistët për qëllime politike, është evidente dhe po tejkalon në KON. Shprehitë e këqija për vetë-promovim të kuadrove partiake dhe pranimit të fituesve të medaljeve, gjatë së cilave rolin kryesor në vend ta ketë sportisti e ka kryeministri ose drejtori i ARS, duhet të ngelin prapa ne. Në fakt, për këtë jemi obliguar si anëtare e OKB-së dhe vend kandidat për anëtarësim në BE.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose para se ta merrni përmbajtjen.
Vërejte: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozicionet e Institutit për studime komunikuese e as të donatorit.

„ДА“ за гасификација во индустријата, но „НЕ“ за д...
Македонскиот спорт доби патоказ како да ја смени л...
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Петок, 06 Декември 2019
  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не