fbpx
 

Të rinjtë e Ballkanit Perëndimor dhe ardhmëria e tyre

MK

Ardita Vejseli

Ballkani Perëndimor njihet si vend me histori të trazuar e të kryqëzuar mes popujve që kanë jetuar në këto troje. Shekuj me radhë konfliktet dhe trazirat kanë qenë përditshmëri dhe kanë krijuar marrëdhënien dashuri – urrejtje mes banorëve të rajonit. Historia komplekse e kësaj “humnere” të vogël të kontinentit Evropian paraqet paradoks dhe mister në vete. Mirëpo, gjithmonë ka ekzistuar një shkëndije që e ka mbajtur të gjallë shpresën për paqe dhe bashkëjetesë, rinia.

Vitet e fundit është parë bashkëpunim më i madh mes shteteve të Ballkanit Perëndimor lidhur me integrimin dhe afrimin e të rinjve dhe tejkalimin e barrierave etnike mes tyre. Si pasojë e Procesit të Berlinit, në gusht të vitit 2015 u formua Zyra rajonale për bashkëpunim rinor, apo e njohur si RYCO, e frymëzuar si pasardhëse e Zyrës rinore Franko-Gjermane. Detyrë e RYCO që nga themelimi i saj dhe sipas statutit është që, mes të tjerave, të promovojë diversitet dhe vlera demokratike; edukim interkulturor; shkëmbim të të rinjve; bashkëpunim rajonal mes të rinjve. Ky hap paraqet kontribut të madh në afrimin e të rinjëve me vlera dhe ide të përbashkëta për të ardhmen e tyre.

Forca rinore dhe aftësia për të sjellë ndryshime

Duke i pasur parasysh ngjarjet që kanë ndodhur vitet e fundit në Republikën e Maqedonisë, mund të themi se rinia e këtij vendi gjithmonë ka pasur ideale për shoqëri më funksionale. Rilindja ndodhi me protestat e vitit 2014, kur studentët ënë një lloj kryengritjeje kundër reformave gjithëpërfshirëse në sistemin e arsimit të lartë, kryesisht kundër testimit ekstern që Qeveria e atëhershme kishte për qëllim ta vendos si mekanizëm vlerësimi të diturisë së studentëve. Vazhdojmë në vitin 2018, ku filluan të bëhen ripërpkejet për krijimin e Ligjit për të rinj, i cili ende është në proces të ngadalshëm të realizimit. Republika e Maqedonisë është nji ndër shtetet e rralla të rajonit që nuk posedon kornizë ligjore për të rinjtë dhe politikat rinore, dhe për atë shihet si nevojë që të egzistojë nji Ligj si i tillë.

Pas procesit të pasuksesshëm të vitit 2011, filluan kërkesat, me propozime, për rifillimin e procesit.“Risi” në këtë drejtim është fakti se në hartimin e këtij ligji do të marrin pjesë të gjitha palët e interesuara, ku theks të veçantë do të kenë idetë dhe propozimet e të rinjve, si aktorë kryesor të prekur drejtpërdrejtë nga rezultatet e ligjit. Këtu duhet përmendur debatet, takimet, thirrjet për punëtori që të rinjtë e Republikës së Maqedonisë të bashkojnë forcat dhe të arrihet satisfaksion i nevojave të tyre në çdo aspekt të jetës. Këto, shembuj të tjerë, japin pasqyrën e përgatitjes rinore për të luftuar për pozitën e merituar që e kanë në politkbërje në shtet.

Sa të ndryshëm, po aq të njëjtë

Duke u referuar jo vetëm në Republikën e Maqedonisë, por edhe tek shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor, sipas hulumtimit të RYCO, për sferat prioritare si mobiliteti i të rinjëve, shkëmbimi, pjesëmarrja dhe distanca etnike, vihet re se ende ka gjurmë të barrierave dhe ndarjeve etnike, por edhe ndarjeve seksuale. Sipas të dhënave që përmban ky hulumtim nga burime të ndryshme, distancë më e madhe etnike egziston kundrejt përkatësve të komunitetit Rom dhe kundrejt homoseksualëve. Sipas këtyre informatave, vihet në shprehje rëndësia e komunikimit ndëretnik, që të arrihet mirëkuptim dhe respekt.

Marrë parasysh se e kaluara, ka rrënjë të thella tek banorët e Ballkanit Perëndimor në tërësi, të rinjtë në shumicën e rasteve ndihen si skllevër të së kaluarës apo si bartës të domosdoshëm të disa stereotipeve dhe paragjykimeve. Kreativiteti dhe vullneti për ndryshim shpesh herë paraqesin mekanizma të fortë për ndryshime rrënjësore, dhe kështu krijohen frytet e pajtimit dhe kuptimit. Nëpërmjet këtyre hapave që i ndërmarrin të rinjtë për mirëkuptim dhe pajtim, shihen idealet e tyre për një rajon më të bashkuar dhe realizimi i tyre për ngjajshmëritë që egzistojnë ndërmjet etniciteteve.

Ngjajshmëria që kanë të rinjtë, vjen në shprehje edhe në idetë dhe pikëpamjet e tyre për të ardhmen. Shpalosja e pritshmërive dhe ideve që kanë për paqe, tregon se, krahas dallimeve fizike, etnike, kombëtare, gjuhësore, gjeneratat e ardhshme kujdesen dhe kanë vizion se si ardhmja duhet të duket. Tubimi i madh i të rinjëve nga Ballkani Perëndimor por edhe nga i gjithë Bashkimi Evropian dhe më gjërë, ishte dëshmia për kohezionin rinor, sidomos në krijim e Ideve për Paqe, idetë e krijuara nga të rinjtë për të rinjtë dhe për ardhmërinë pa lufta të  njerëzimit, ide që u prezentuan para presidentëve të Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës së Francës.

Burim: RYCO

Shpresa për ardhmërinë dhe mësimet nga e kaluara

Gatishmëria e rinisë së kohës së tashme për vendosjen e gurthemelit të bashkëpunimit mes njëri tjetrit dhe për tejkalimin e urrejtjeve është më e madhe se kurrë më parë. Me rast të shënimit të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, komuniteti ndërkombëtar po vë theks të madh në ndodhitë e këtyre 100 viteve të fundit, pasojat nga ato, ndryshimet dhe efektet politike që ndodhën dhe pasojat emocionale dhe shoqërore tek mbarë njerëzimi.

Edukimi formal në institucione arsimore nuk është mënyra e vetme që gjeneratat e reja të pajisen me dituritë e duhura për të kaluarën dhe të gjitha pasojat që ajo i ka në të ardhmen. Edukimi jo formal dhe kreativ, sidomos nëpërmjet shkëmbimeve rinore, është po aq i rëndësishëm sa edhe edukimi formal në institutcionet arsimore. Duhet vënë theks në atë se, zhvillimi i individit nuk mund të vijë vetëm nga leximi dhe mësimi i fakteve të dhëna në librat shkollore. Është i pajtetërsueshlm edhe kontakti me moshatar të tjerë nga kulturat dhe etnicitet tjera që krijohet mentalitet dhe karakter përdëllyes ndaj shoqërsiës ku jetojmë. Duke qëndruar në sferën e shkëmbimeve rinore apo të projekteve të llojit të tillë, duhet vënë re se ato paraqesin mënyrën, shprehimisht thënë, ideale për emancipim të rinisë.

Shkëmbimet rinore janë posaçërisht të rëndësishme për rininë e Ballkanit Perëndimor. Këto shkëmbime zakonisht zgjasin për një periudhë kohore prej maksiumim 2 javësh, ku të rinjtë “bashkëjetojn” dhe kryesisht tematikat e tyre janë njohja e kulturave dhe traditave, njohja e historisë, ndërtimin e paqes mes të rinjëve, tejkalimi i stereotipeve. Pasiqë përçarja mes popujve në këtë rajon ka qenë gjithmonë prezente, njohja për së afërmi me historinë dhe ëndrrat e njëri tjetrit paraqet urën lidhëse në mes urrejtjes dhe paqes. Duke u “zhveshur” nga paragjykimet dhe frika, duke folur haptazi për të kaluarën, do të mund të bashkëpunojmë për krijimin e nji rajoni të bashkuar. Historia e Ballkanit ka qenë gjithmonë e komplikuar, dhe ndonjëherë krijohet përshtypja se asnjëherë nuk do t’i vijë fundi “mjerimit”, mirëpo shpresa dhe dëshira që qëndron tek të rinjtë për zgjidhjen e shumë problemeve bashkëkohore është jashtzakonisht e madhe. Shikuar mbledhitë e rinisë së Ballkanit Perëndimor, shkëmbimet e shumta jo formale, iniciativat që ndërmarrin po këta njerëz dhe organizatat qytetare në përmirësimin e gjendjeve aktuale dhe krijimin e nji ambienti më të përshtatshëm për zhvillimin e ideve rinore tregon se rinia e sotme e Ballkanit Perëndimor lufton për një të ardhme të përbashkët.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose të shkarkoni
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i pasqyron pozitat e Institutit për studime të komunikimit e as të donatorit

 

Фактори за големата гледаност на турските теленове...
Младите луѓе од Западен Балкан и нивната иднина
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Сабота, 16 Февруари 2019
  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не