fbpx
 

UE dhe sundimi i të drejtës në Ballkanin Perëndimor: Pa zë kur ai është më i nevojshëm

d-r Jovana Maroviq

Sundimi i të drejtës në shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk mund të avancohet me instrumentet ekzistuese të cilat i qëndrojnë në dispozicion Unionit Evropian. Pa marrë parasysh se shumë faktorë ndikojnë dhe i sqarojnë mangësitë e sundimit të të drejtës (dhe të demokracisë) mënyrat autokrate të udhëheqjes së këtyre vendeve është pjesa më e madhe e problemit. Autokratët Ballkanik dhe partitë e tyre politike nuk kanë vullnet që ti ndryshojnë praktikat jo-demokratike të cilat i mbajnë në krye të shteteve dhe e mbështesin fuqinë e tyre pothuajse të pakufizuar, por as nxitje të mjaftueshme.

Përpjekjet dhe sukseset e shteteve të Ballkanit Perëndimor në fuqizimin e sundimit të të drejtës dhe Unioni  Evropian në nxitjen e tyre janë tejet të kufizuara. Krahas ngjarjeve të shumta,  e madje edhe të dokumenteve të nivelit të UE gjatë vitit 2018 me qëllim të rivitalizimit të procesit të integrimit, fundin e vitit e pritëm në disponimin e njëjtë, apatik si edhe në vitet që kaluan.

Liderët ballkanik në mesazhet të Unionit Evropian sipas rregullit shohin vetëm përkrahje për perspektivën dhe integrimin e rajonit me injorimin e dritave të kuqe për gjendjen tejet të keqe dhe brengosëse për gjendjen e demokracisë dhe për sundimin e të drejtës, sipas atyre nga Strategjia e Komisionit Evropian e muajit shkurt të vitit 2018 për lidhjet e pushtetit me grupet e organizuara kriminele dhe për korrupsionin në të gjitha nivelet. Mirëpo, as vetë Komisioni nuk është gjithmonë i qartë dhe i saktë në dërgimin e mesazheve. Në vend të parashtrimit të kushteve të rrepta dhe në vend të rritjes së presionit ndaj politikanëve rajonal të cilët i akuzon për shtete të kapura, dhe në pajtim me vlerësimet nga dokumenti tanimë i përmendur, zyrtarët e UE shpesh herë përdorin fraza me të cilat i fuqizojnë  pozitat e autokratëve ballkanik sipas “Mali i Zi është mbështetje e UE në Ballkanin Perëndimor” pas fjalimit të presidentit të Malit të Zi Millo Gjukanoviq në Parlamentin Evropian në tetor të vitit 2018.

Ky tekst është pjesë e hulumtimit të Grupit këshillëdhënës për politikë publike Ballkani në Evropë, BiEPAG (Balkans in Europe Policy Advisory Group) dhe i studimit “Fuqizimi i sundimit të të drejtës në Ballkanin Perëndimor: thirrje për revolucion kundër partikularizmit” që është publikuar në janar të vitit 2019, ndërsa autorë të të cilës janë Tena Prelec, Marko Kmeziq dhe Jovana Maroviq.

Nuk ka monitorim efikas dhe udhërrëfyes të qartë

UE nuk merret me shkaqet më të thella të gjendjes së dobët me sundimin e ligjit në rajon, as në raportet e veta dhe as në deklaratat e zyrtarëve të tyre. Madje edhe kur në raportet ose në paraqitjet publike gjendet rast flagrant i shkeljes së të drejtave të njeriut, sulmit ndaj medieve ose keqpërdorim i resurseve publike nuk janë të përcjella me masa dhe aktivitete shtesë. Vlerësimet të cilat Komisioni Evropian i shpreh  në raportet e veta, ato vjetore dhe ato për gjendjen në kapitujt 23 (Gjyqësia dhe të drejtat themelore) dhe 24 (Drejtësi, liri dhe siguri), ose janë të përgjithësuara, kritikat nuk janë zmbrapse aq sa duhet, pa udhërrëfyes të qartë.

Më tej, me vetë atë se stabiliteti i rajonit është vënë në vendin e parë në raport me të gjitha gjërat e tjera, UE e nënvlerësoi leksionin e rëndësishëm të procesit të integrimit dhe të zgjerimit: demokracitë janë instrumenti më efektiv dhe më i sigurt për zgjidhje të problemeve që kanë të bëjnë me sigurinë dhe ndërtimin e shteteve.

Përveç asaj, i tërë kompleti i rregullave dhe i kushteve të cilat UE i posedon, në masë të madhe mbështeten mbi leksionet e mësuara nga valët paraprake të anëtarësimeve dhe në reagimet në situatat prioritare dhe të krizës në rajon dhe si të tilla nuk janë rezultat i qasjes dhe të mendimit sistematik dhe proaktiv. UE nuk ka ide për atë se si përkrahet konsolidimi i demokracisë, ndërsa Komisioni nuk ka as kompetenca që të intervenojë në këtë fushë. Instrumentet janë të kufizuara dhe të pa efektshme madje edhe në vendet anëtare, siç këtë e vë në pah zmbrapsja e demokracisë si, për shembull në Hungari dhe në Poloni.

Burim: newsbook.com.mt

Ndërkaq, sa i përket Ballkanit Perëndimor, një nga instrumentet të cilat UE i ka në dispozicion është klauzola e balancës sipas të cilës mund ta bllokojë hapjen e mëtejme të kapitujve negociatore nëse gjendja në fushat të cilat ndikojnë në sundimin e të drejtës (23 dhe 24) është e pakënaqshme. Ky mekanizëm është i fuqishëm në letër, ndërsa në praktikë nuk është përdorur kurrë. Krahas kësaj, bllokimi i negociatave (hapjes së mëtejme të kapitujve negociatore) nuk duhet, në mënyrë të nevojshme, të jetë edhe mënyrë e cila do të sigurojë avancim dhe përshpejtim të reformave.

Mekanizëm tjetër i hapjes së kapitujve që ka të bëjë me sundimin e të drejtës gjatë vetë fillimit të procesit të negociatave është i ri dhe i mirë, por nuk është i mjaftueshëm e as efektiv pa monitorim më efikas dhe pa udhërrëfyes  më të qartë.

UE ka shpenzuar shumë më tepër kohë “duke menduar” se si është e mundur të zgjidhet zmbrapsja e sundimit të të drejtës (edhe në oborrin e vet edhe në Ballkanin Perëndimor) në vend të zbatimit të aktiviteteve konkrete me shfrytëzimin e instrumenteve ekzistuese (deri në avancimin e tyre në praktikë), duke u kënaqur me status quo-në. Qasja e Komisionit Evropian për fuqizimin e është plotësisht teknokratike. “Sukseset” e deritanishme të UE janë të kufizuara në mënyrë të ashpër me ndryshimin e dispozitave. Avancimi i dispozitave nuk do të thotë nuk do të thotë aplikimi i tyre jo-selektiv, dispozita më cilësore ose lëvizje në zbatimin e tyre. Gjithashtu, në qendër të reformës gjendet logjika e kuantitetit, e jo të cilësisë. Numri i fletëparaqitjeve penale, fletë-akuzave ose të vendimeve ndëshkuese mund të jetë tregues i intensitetit të aktiviteteve dhe të zbatimit të ligjeve, por nuk jep një pasqyrë të qartë për atë se si zbatohen reformat, a është ligji i njëjtë për të gjithë, ndërsa nuk e merr parasysh as atë se institucionet shpesh herë “ndërtohen” krahas me ekzistimin e konfliktit të interesave ose krahas me shkeljen e ligjeve.

Në mënyrë shtesë, informacionet të cilat organet shtetërore ja dërgojnë Komisionit Evropian janë tejet të mëdha, të krijuara në bazë të masave/aktiviteteve të cilat nuk janë të azhurnuara në mënyrë të rregullt, nuk e shprehin gjendjen e vërtetë në fushat kyç për sundimin e ligjit, u nënshtrohen interpretimeve të ndryshme, me statistikë e cila është gënjeshtare dhe shpesh herë jo e saktë. Forma e tillë e raportimit është e miratuar nga UE.

Instrumente joefektive

Duke konfirmuar se qasja e saj e deritanishme ka qenë e kufizuar me publikimin e të përmendurës strategji për perspektivë kredibile dhe angazhim të përforcuar (të vetin) në këtë pjesë të Evropës, UE ka paraparë një varg instrumentesh me të cilat do të duhej të nxitej sundimi i të drejtës në Ballkanin Perëndimor. Përveç faktit se këto instrumente nuk janë plotësisht të reja, zbatimi i tyre deri tani ka hasur në probleme të shumta, prandaj në të ardhmen KE do të duhet të niset nga lidhja e qartë midis tyre dhe atë mënyrën vijuese:

Definimi i rregullt i (nën)masave konkrete dhe të aktiviteteve prioritare do ta plotësonte zbrazëtirën e cila krijohet në shtetet për shkak të planeve të vjetërsuara aksionale. Në të njëjtën kohë do të sigurohej koordinimi më i mirë dhe përshpejtimi i proceseve meqë organet kompetente në shtetet  e Ballkanit Perëndimor nuk do të ishin të detyruara të përgatisin plane të reja për të cilën gjë janë të nevojshme resurse të rëndësishme.

Forcimi i instrumenteve të Komisionit Evropian duhet gjithashtu të përfshijë një sërë të stimujve (shpërblime) dhe masa ndëshkuese (sanksione) me përdorimin e gjuhës së saktë në identifikimin e problemeve dhe me vënien në pah të keqpërdorimeve të shumta. Iniciativa e Këshillit të punëve të jashtme të parlamentit Evropian e muajit shkurt të vitit 2019 për suspendimin e ndihmës paraqasëse në rast të shkeljeve serioze të parimeve të sundimit të të drejtës mund të jetë një hap i rëndësishëm në atë drejtim. Masat e tilla patjetër duhet të përcillen edhe me monitorimin e avancuar, me vlerësime më të qarta për gjendjen e sundimit të ligjit dhe për udhërrëfyesit e qartë nga UE nivelet.

Shkurtimisht, UE do të duhej të:
  • Sigurojë masa korrektuese në mënyrë më të shpejtë dhe më të shpeshtë;
  • Definojë masa më konkrete të matjes, rregullisht ti azhurnojë dhe ti shpërndajë në më tepër nën-masa;
  • Vendos lidhje të qartë midis raporteve të misioneve të ekspertëve, raporteve vjetore të Komisionit Evropian për gjendjen në vendet dhe raportet për gjendjen aktuale në kuadër të kapitullit 23 dhe 24;
  • Bëjë hartë të detajuar të rrugës së reformave për çdonjërin nga shtetet e Ballkanit Perëndimor i cili do të mbështetej në prioritetet vjetore në fushën e sundimit të të drejtës;
  • Definojë mandatet specifike dhe të orientuara ndaj një caku për misionet e ekspertëve;
  • Bëjë publik të gjitha raportet e misioneve të ekspertëve;
  • Bëjë raportimin me strikte, më obligues dhe më të saktë;
  • Përgatit raporte për gjendjen aktuale në kuadër të kapitullit 23 dhe 24 për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor pa marrë parasysh fazën e integrimit;
  • Definojë prioritetet në raport me kornizën specifike kohore (prioritetet të jenë të matshme në nivel vjetor);
  • Bëjë presion te keqpërdorimet dhe shkelje të të drejtave;
  • Përkrah në mënyrë shtesë përpjekjet e shoqërisë civile në promovimin e sundimit të ligjit.
Me përcjelljen e UE udhërrëfyesve (të avancuara), institucionet shtetërore do të duhet të:
  • Përgatit raporte narrative për realizimin e aktiviteteve në përmbushjen e masave në formë të shqyrtimit të masave kyç të rezultateve dhe të sfidave;
  • Zbatojë analiza thelbësore të bazuara në rekomandimet e Komisionit për tu definuar aktivitetet e detajuara dhe konkrete;
  • Të zhvillojë një formular të ri për raportimin për reformat në fushën e sundimit të të drejtës;
  • Ta avancojnë transparencën në të gjitha nivelet (përfshirë edhe procedurën e punësimit) me qëllim të vendosjes së përgjegjësisë së qartë në rast të keqpërdorimeve, por me qëllim të zgjedhen kandidatët më të mirë dhe me qëllim të sigurimit të profesionalizmit;
  • Zgjerojnë mundësitë për trajnim dhe ti bëjnë të qasshme në mënyrë të gjerë (posaçërisht) në nivel lokal.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose të shkarkoni
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i pasqyron pozitat e Institutit për studime të komunikimit e as të donatorit.

EU i vladavina prava na Zapadnom Balkanu: Bez glas...
ЕУ и владеењето на правото во Западниот Балкан: Бе...
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Петок, 22 Март 2019
  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не