fbpx
 

Ushqimi i shpejtë në Maqedoni: e shijshme dhe kërcëlluese ose seriozisht e dëmshme për shëndetin?

МК   ALB

Kristijan Fidanovski

Kristijan FidanovskiblogUshqimi i shpejtë dhe pijet e gazuara janë shkaktarët prijës të peshës trupore tejet të madhe, e cila ndërkaq e zvogëlon jetën tonë dhe cilësinë e të jetuarit.

Pas luftës së deritanishme (deri tani të pasuksesshme) me ndotjen e ajrit, duket se vetëdija qytetare në Maqedoni për shëndetin publik më në fund rritet, edhepse edhe më tej mbetet që ndotja e tillë të shndërrohet në protesta më masovike se sa disa qindra njerëz në rrugë. Mirëpo, ndotja, pa marrë parasysh se është më e madhe, në mënyrë definitive nuk është i vetmi kërcënim për shëndetin tonë. Një kërcënim i tillë i cili padyshim meriton vëmendje më të madhe në opinionin janë pasojat serioze shëndetësore nga vizita e restoranteve për ushqim të shpejtë.  

Në hapjen e paradokohshme e një fast-fud restoranti, Kryeministri Zoran Zaev e prezantoi praninë e këtyre restoranteve në Maqedoni si “konfirmim se vendi shkon në drejtimin e duhur”. Shkaku se përse  hapja e fast-fud restoranteve sjell simbolikë pozitive me siguri qëndron në kontrast me mbylljen e restoranteve nga zinxhiri “Mekdonallds” në vitin 2013, i cili u largua nga Maqedonia gjatë kohës së qeverisë paraprake dhe e la njërën nga hapësirat më atraktive afariste në qendër të Shkupit të vendrojë i zbrazët vite me radhë. Por, problemi qëndron në atë që njohuritë nga bashkësia shkencore udhëzojnë në efekte serioze shëndetësore nga ushqimi në fast-fud restorantet. Këto efekte patjetër duhet të duhet të jenë më të rëndësishme për ne se sa ushqimi i shijshëm dhe PR-përfitimet simbolike nga prania e zinxhirëve të tilla botërore.

Bashkimi fatal i ushqimit të shpejtë dhe të pijeve të gazuara

Fakti se ushqimi i shpejtë që shitet në fast-fudet është i dëmshëm, njerëzimi e din tanimë me decenie. Ajo që është më pak e njohur është se pijet e gazuara, që janë ushqimet e dyta më të shitura në fast-fud restorantet, që janë edhe më të dëmshme nga ushqimi i shpejtë. Filmi dokumentar amerikan dokumentar “Fed Up”, i cili shkaktoi vëmendje tejet të madhe  në SHBA, dëshmon se nutritienti bindshëm më i dëmshëm në tregun bashkëkohor është sheqeri. Burimi më i shpeshtë, ndërkaq, në ushqimin e Amerikanëve nuk janë as tortat e as ëmbëlsirat, por pikërisht pijet e gazuara. Ajo që është kyç  të shihet është se ekzistojnë tre arsye për të cilat restorantet për ushqim të shpejtë  janë më të suksesshëm në shitjen e pijeve të gazuara, se sa, të themi dyqanet e vogla dhe supermarkatat.

E para, suksesi i gjithëmbarshëm i fast-fud restoranteve bazohet para së gjithashtu në biznes-modelin e tyre të dëshmuar megaloman. Këto restorante deri në përkryerje e kanë sjellë  konceptin e pako-shujtave (p. sh. fletë pule me pomfrit dhe një shishe koka-kolë), duke na bindur se për shërbimin bazë të cilin e paguajmë (krahët e pulës) fitojmë shtesa të shijshme me pagesë minimale. Shikuar nga ana kuantitative, ky model është formulë fituese edhe për prodhuesin edhe për konsumatorin. Prodhuesi fiton disa dollarë plus për prodhime për të cilat ka bërë  shpenzim minimal shtesë, ndërsa konsumatori për vetëm disa dollarë plus merr prodhime të cilat me siguri nuk do ti kishte blerë nëse do të shiteshin me çmim të rregullt.

I vetmi problem është që konsumatori në matematikën e vet e përfshin vetëm pagesën  minimale financiare shtesë, e jo  edhe pagesë maksimale shëndetësore e cila buron nga çdo koka kolë të pirë.

Shkaku i dytë është gjithashtu e marketingut. Në suaza botërore, fast-fud kompanitë kanë zhvilluar mekanizma komplekse me të cilat në realitet nuk i shesin prodhimet e veta, por në mënyrë nebuloze e reklamojnë të ashtuquajturën “përvojë” të ndërlidhur me këto prodhime.  Thënë në mënyrën popullore, “shesin mjegull”, por më e tmerrshme është që konsumatorët e atë mjegull e blejnë: gjenerata ime me siguri i mban në mend dhuratat e vockla nga “Mekdonalldsi” më tepër se ato burgerët e ngrënë dhe koka-kolat që janë pirë, të cilat mundet edhe nuk do ti kishin konsumuar nëse nuk i kishin tërhequr ato dhurata të vockla.

Dhe në fund, shkaku i tretë për shitjen tejet të lartë disporopocionale të pijeve të gazuara në fast – fud restorantet  është e ndërlidhur me  vetë përmbajtjen e ushqimit të shpejtë. Valë a ka ushqim i cili më tepër të çon të pish lëngje se sa një porrci të fletëve djegëse të pulës.

brza hranaBurim: listovative.com

Trashësia vret

Problemi kryesor me ushqimin e shpejtë, pijet e gazuara dhe të gjitha shkaktarët e tjerë të rëndësishëm të peshës tejet të madhe trupore është se në ato nuk ka një etiketë nga lloji si “pirja e duhanit vret”. Kjo aspak nuk do të thotë se nuk vrasin.  Në fakt të gjitha vendet evropiane, kështu edhe Maqedonia edhepse ende është vend në zhvillim e sipër, që moti kanë hyrë në të ashtuquajturën fazë e avancuar nga koncepti i tranzicionit epidemiologjik. Tranzicioni i këtillë do të thotë se shkaktari kryesor i vdekshmërisë në Maqedoni tanimë nuk janë të a.q, sëmundje akute, nga të cilat shumica nuk janë vdekjeprurëse (p.sh. pneumonia). Përkundrazi, si shtet me jetë mesatare të të jetuarit prej 76 vjet, në Maqedoni vdiset para së gjithash nga sëmundje kronike, përkatësisht sëmundje të cilat kryesisht sulmojnë organizma të vjetër, si për shembull kanceri, diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Besueshmëria për sëmundjet e tilla në së shumti varet nga gjendja në të cilën organizmi gjendet kur do të hyjë në moshe më të shtyrë. Faktori prijës i rrezikut, ndërkaq, është pikërisht - trashësia.

Në fakt, trashësia është aq problem i madh në vendet më të pasura (ku shumica e njerëzve mund ti lejojnë vetes që të hanë deri në ngopje të plotë duke mos menduar aspak se sa kjo i kushton financiarisht), sepse kohëzgjatja jetësore nuk matet sipas numrit të viteve të jetuara, por sipas numrit të viteve të jetuara në mënyrë cilësore (quality-adjusted life expectancy). Thënë në mënyrë plastike, ato (pothuajse gjithmonë njerëz më të moshuar) njerëz pesha e të cilëve trupore është e aq e lartë që seriozisht ju pengon lëvizshmërinë, me atë duke e zvogëluar në mënyrë drastike cilësinë e të jetuarit, tanimë konsiderohen për “të vdekur”.

Një nga faktet më interesante të ndërlidhura me trashësinë është ai që negativisht ndikon jo vetëm në njerëzit e trashë, por edhe në pjesën tjetër të shoqërisë, Një hulumtim për efektet e trashësisë i bërë para do kohësh në Britaninë e Madhe tregoi se 6 përqind nga buxheti i gjithëmbarshëm në shëndetësinë publike për vitin 2017 është shpenzuar në sëmundje të cilat kanë dalë drejtpërdrejtë nga pesha tejet e madhe. Kjo do të thotë se njerëzit e trashë jo vetëm që e asgjësojnë jetën e vetë, por edhe ndikojnë mbi shëndetin e të gjithë të tjerëve, sepse shpenzojnë mjete të konsiderueshme nga buxheti  i përbashkët shtetëror. Me këtë rast, aspekti më interesant nga hulumtimi është se pirja e duhanit, për dallim nga trashësia, jo vetëm që nuk shpenzon para nga buxheti shëndetësor, por kursen. Duhan pirësit rrallë arrijnë pleqëri të thellë, me çka besueshmëria se ndonjë herë do të kenë nevojë për qëndrim më të gjatë në spital, që do të paraqiste shpenzim për sistemin shëndetësor, është më e vogël në mënyrë të konsiderueshme.

Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se nuk duhet të luftojmë kundër pirjes së duhanit, por në mënyrë definitive do të thotë se kundër trashësisë duhet të luftojmë në mënyrë edhe më të ashpër. Tek ne tani është në mënyrë të kundërt: ligj kundër pirjes së duhanit në objektet hotelierike ka vite që aplikohet (pa marrë parasysh se në formë të kufizuar si rezultat i  modifikimit të ligjit të pasqaruar vitin e kaluar). Prandaj, ligji për tatimim eventual shtesë të prodhimeve që përmbajnë nutrinientë të dëmshëm (si pijet e gazuara) aspak nuk ekziston, edhepse ajo është normë në një numër të madh të vendeve perëndimore.

Në suaza botërore, Maqedonia është realisht më pak e trashë nga shumica e vendeve evropiane. Por kjo nuk do të thotë se ushqehemi në mënyrë të shëndetshme. Në listën e nutrinientëve të shëndetshëm, sheqeri gjendet krahë për krahë me miellin, i cili ndërkaq, është një nga shenjat e kuzhinës maqedonase për shkak të popullaritetit të brumërave të pjekura të bardha. Për fat të keq, traditat kulturore shpesh herë janë imune në këshillat për ushqim të shëndetshëm. Mirëpo, pijet e gazuara për fat të mirë ende nuk kanë depërtuar aq thelë në kulturën tonë në krahasim me kulturat perëndimore, ku më së paku janë shndërruar në stil jetësor. Pikërisht për këtë, më vështirë është të gëlltitet fakti se Maqedonia praktikisht e “iniciuar nga asgjë” ja hap derën e vet drejtë kësaj fatkeqësie përmes hapjes së fast-fud restoranteve të reja.

Shëndeti para gurmanllëkut dhe vendet e punës

Para disa ditësh një restorant për ushqim të shpejtë në Shkup “përkohësisht ishte i mbyllur për shkak të kinse problemeve teknike. Një ditë paraprakisht, rrjetet sociale ishin të vërshuara nga shpallje për krimba të zbuluar në një shujtë të blerë në këtë restorant. Problemi me krimbat me siguri tanimë me siguri është i zgjidhur, por efektet shëndetësore nga ushqimi në fast-fud restorantet pukjanë të zgjidhshme. Kur kryeministri Zaev para do kohësh e paralajmëroi hapjen e këtij restoranti në  profilin e vet në Instagram, tha se “vjen diçka e shijshme dhe kërcëlluese”. Ka ardhur koha që shteti  të ndërpresë të përkrah investime të cilat e rrezikojnë shëndetin publik, qoftë edhe me çmim lëshojë të realizojë disa qindra punësime.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose të shkarkoni
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i pasqyron pozitat e Institutit për studime të komunikimit e as të donatorit.

Прво „внатрешно европеизирање“ на Македонија - пот...
Брзата храна во Македонија: вкусна и крцкава или с...
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Петок, 18 Октомври 2019
  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не