fbpx
 

Zonat e mbrojtura detare në vendet e Ballkanit Perëndimor

МК  SRB

Milica Kandikj

milica kandic 200x250Me krijimin dhe administrimin efikas të zonës së mbrojtur detare sigurohet përtëritja e fondit të peshqve, ruajtje e zonës nënujore por gjithashtu edhe të ardhura për komunitetin lokal.

Krijimi i  zonave të mbrojtura detare vonohet në mënyrë të konsiderueshme, nëse krahasohet me zonat e mbrojtura në tokë.  Nëse pyetet përse kjo është kështu, përgjigja qëndron në faktin se detet dhe oqeanet një kohë të gjatë kanë qenë të panjohur dhe për shkak se janë konsideruar si burim i pashtershëm të resurseve. Mirëpo, me zhvillimin zhytjes, të teknologjisë, shkencës është arritur në njohuri se njeriu ka ndikesë të konsiderueshme në resurset detare dhe se të njëjtat nuk janë të pashtershme. Asgjësimi i habitateve, humbja e llojeve, humbja e variabilitetit gjenetik është një nga sfidat kryesore me të cilat ballafaqohet njerëzimi.

As Deri Adriatik nuk paraqet përjashtim. Duke marrë parasysh se Deti Adriatik është det gjysmë i mbyllur dhe i cekët, me atë është shtuar rreziku për pasoja serioze dhe të përhershme të cilat kanë aktivitetet e njeriut siç janë: zhvillimi i turizmit dhe i komunikacionit detar, eksploatimi i naftës dhe të gazit, peshkimi tejet i madh, paraqitje i llojeve invazive, ndotje me ujërat e zeza dhe me plastikën.

Sipas Blue Growth trends in the Adriatic sea për pjesën më të madhe të aktiviteteve të theksuara pritet rritje e konsiderueshme në 15 vitet e ardhshme, gjë e cila do të sjell  një nevojë më të madhe për hapësirë dhe resurse si dhe për ndikesë potenciale në ekosistemet detare.

Një nga mekanizmat e mbrojtjes së detit patjetër duhet të jetë pikërisht krijimi i zonave të mbrojtura detare. Sipas të dhënave në dispozicion rreth 8% të deteve dhe oqeaneve botërore janë përcaktuar si zonë e mbrojtur në det (ZMD). Mirëpo, nuk mjafton vetë që një zonë të shpallet e mbrojtur por është tejet e nevojshme të sigurohet menaxhimi efikas me atë zonë. Një nga llojet më të mira të mbrojtjes së detit është ç[fshirja e drejtpërdrejtë e komunitetit lokal në mbrojtjen. 

Zonat e mbrojtura në detin në vendet e Ballkanit Perëndimor

Kur flitet për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për mbrojtjen e detit, gjithsesi se avancon Kroacia, e cila ka një traditë të gjatë të ruajtjes së detit por edhe një numër të konsiderueshëm të zonave të mbrojtura në detin e saj (Parku kombëtar Kornatet, Mleti, Parku i natyrës Telashica dhe Ishujt e Llastovës). Sipas dokumentit: Kroacia dhe zonat e mbrojtura detare, vlerësimi i kornizës juridike dhe institucionale për ruajtje të biodiversitetit të brigjeve dhe detit dhe krijimi i zonave të mbrojtura detare në Kroaci ekzistojnë 10 zona të mbrojtura në detin në nivel kombëtar, e përveç kësaj ekzistojnë edhe zona të mbrojtura të detit në nivel lokal. Zona e parë e mbrojtur detare në Kroaci është PK Mlet i cili  është krijuar në vitin 1960.

Shqipëria dhe Mali i Zi mbeten në mënyrë të konsiderueshme prapa kur është në pyetje krijimi i këtyre zonave. E para zonë e mbrojtur në det në Shqipëri është  Sazani– Karaburuni dhe është krijuar në vitin 2010. Mali i Zi ende nuk ka të tilla edhe pse krijimi i tyre  është planifikuar me një numër të madh të dokumenteve strategjike siç janë: Strategji kombëtare e zhvillimit të qëndrueshëm 2030, Strategji kombëtare e biodiversitetit 2020,  Strategji kombëtare e menaxhimit integral të zonës bregdetare të Malit të Zi në të cilën krijimi i më së paku tre zonave të mbrojtura detare theksohet si një nga aktivitetet prioritare deri në vitin 2020.

morence
Burim: ata.gov.al
Zonat e mbrojtura në Malin e Zi

Zonat të cilat janë të planifikuara për mbrojtje janë: ishulli Katiç dhe Sveta Nexhelja, Pllatamuni dhe ishulli Ulqini i vjetër. Ishujt Katiç dhe Sveta Nexhelja dallohen si EMERALD zona që nga viti 2008 kur është zbatuar hartografimi i  Emerald zonave në Ballkanin Perëndimor.  “Emerald” është rrjet evropian ekologjik për ruajtje të florës dhe faunës së egër dhe të habitateve të tyre natyrore në ato vende të cilat nuk janë anëtare të UE. Ajo është iniciuar në vitin 1998 nga Këshilli i Evropës, si pjesë e punës në kuadër të Konventës për ruajtje të florës dhe faunës së egër evropiane dhe të habitateve natyrore, përkatësisht Konventës së Bernës. Rrjeti Emerald funksionon paralelisht me programin Natura 2000 në Unionin Evropian.

Pas shpalljes së Katiçit si EMERALD zonë, në vitin 2010 fillojnë aktivitetet për krijim të zonës së mbrojtur detare – Katiç në bashkëpunim me Ministrinë e zhvillimit të qëndrueshëm dhe të turizmit të Malit të Zi dhe Ministrisë të ambientit jetësor të Italisë, kur janë realizuar hulumtime shtesë të zonës dhe kur është përgatitur plani i menaxhimit. Mirëpo, pa marrë parasysh se projekti i krijimit të zonës së mbrojtur detare Katiç është nisur në vitin 2010, Ligji për mbrojtje të natyrës i Malit të Zi nuk e dallon “zonën e mbrojtur detare” deri në vitin 2014 kur janë krijuar edhe kushtet ligjore për vendosje të zonës së mbrojtur detare. Pa marrë parasysh se kanë kaluar pesë vite nga mundësia ligjore e shpalljes dhe krijimit të zonës së mbrojtur detare, në Malin e Zi ende nuk ekziston.

Rëndësia e përfshirjes së komunitetit lokal në menaxhimin e zonave të mbrojtura detare

Një nga subjektet më të rëndësishme në ruajtjen e detit gjithsesi është komuniteti lokal, parimisht peshkatarët. Në literaturën shpesh përmenden si subjekte të cilët janë kundër vendosjes së zonës së mbrojtur detare, sepse konsiderojnë se në atë mënyrë u kufizohen mundësitë për peshkim. Mirëpo, nga ana tjetër në zonat ku peshkatarët janë të përfshirë në vetë procesin e menaxhimit të zonës, mbrojtje e detit, përtëritje e  resurseve të peshkut, përmirësimi i ekonomisë lokale dhe ç’është më me rëndësi kënaqësia e peshkatarëve nuk ka munguar. Shembull të tillë gjejmë në Turqi, gjiri Gekova është shpallur zonë e mbrojtur detare në vitin 2010. Mbrojtjes së zonës i ka paraprirë hulumtimi i resurseve të peshqve në Mesdheun që është zbatuar në vitin 2018 dhe e cila ka treguar se ka pasur një masë të peshqve në gjirin Gekovë është më e vogël dhe është vetëm 4g/m2. Hulumtimi është zbatuar sërish në vitin 2017 dhe ka treguar se bio masa e peshqve ka qenë 80g/m2 që e cila është rezultat i përfshirjes së drejtpërdrejtë të peshkatarëve në mbrojtje, fuqizim të kapaciteteve të tyre por edhe të bashkëpunimit të ndërsjellë të OJQ, komunitetit lokal dhe të institucioneve shtetërore.

Rëndësia e krijimit të zonave të mbrojtura në detin e Malit të Zi

Zonat e mbrojtura detare paraqesin mekanizëm për ruajtje dhe përtëritje të resurseve detare. Presionet e shumta të pranishme në pjesën malazeze të Detit Adriatik siç janë: peshkim pa leje, përdorimi i dinamitit, ndotja me ujëra të zeza, argjinaturat e bregut të detit, mbetjet e kanë sjellë prishjen e konsiderueshme të baraspeshës  së ekosistemit, gjë e cila ka si pasojë zvogëlim të fondit të peshqve, asgjësimin e habitateve tejet të rëndësishme siç janë livadhet e barit detar Posidonia oceanica e cila paraqet vendbanim për lloje të ndryshme.

Se gjendja e resurseve të peshkut në bregdetin malazez flasin edhe dëshmitë e peshkatarëve të cilët peshkojnë në zonën e zonës së mbrojtur detare - Katiç.

Me krijimin dhe me menaxhimin efikas të zonave të mbrojtura sigurohet përtëritja e fondit të peshqve, ruajtje e zonës nëndetare por edhe të ardhura për komunitetin lokal.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose ta merrni
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozicionet e Institutit për studime komunikuese e as të donatorit.

Zaštićena područja u moru u zemljama Zapadnog Balk...
Заштитени морски подрачја во земјите на Западниот ...
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Вторник, 22 Октомври 2019
  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не