Irena Cvetkoviq ka titullin doktor shkencash në fushën e studimeve gjinore. Si studiuese e re, ajo ka punuar në shumë projekte kërkimore në fushat e sociologjisë, studimet gjinore dhe media. Ajo ishte autorja e blogut Femgerila, dhe më pas kolumniste për gazetën e përditshme Dnevnik. Është aktiviste për të drejtat e njeriut për komunitetet e margjinalizuara dhe është veçanërisht aktive në avokimin e të drejtave të njerëzve LGBT, përdoruesve të drogës dhe punonjësve të seksit. Ajo është aktive në disa shoqata zyrtare dhe informale të aktivistëve. Ajo aktualisht është Drejtore Ekzekutive e Koalicionit "Të Drejtat Seksuale dhe Shëndetësore të Komuniteteve të Margjinalizuara" - Shkup.