fbpx

Informacionet e rreme në shërbim të propagandës dhe (ose) fitimeve më të larta

Tamara Cupaç

Histori nga rajoni

Media

30.03.22

Прегледи

Media nuk duhet të përdorë vuajtjet/perpecitë e dikujt tjetër për të marrë shikime apo për të “shpërndarë” më shumë përmbajtje. Gazetarët duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm kur raportojnë se duhet vendosur faktet dhe informacionet në kontekstin e duhur.

Lufta në Ukrainë vuri në provë të gjithë botën, e me këtë edhe median, respektivisht raportimin. Si në botë, ashtu edhe në mediat malazeze, mundej (dhe mund) të lexohen përmbajtje false ose së paku dizinformata në lidhje me luftën në Ukrainë. Është gjithmonë një situatë mosmirënjohëse të jesh në mes, të mos marrësh anë, të jesh i paanshëm.

Mirëpo, për t'i marrë parasysh të dyja palët, për të qenë objektiv, për t'i parë gjërat realisht, kur bëhet fjalë për gazetarinë, ato gjëra janë vendimtare, janë baza e gazetarisë.

Në Mal të Zi, si në të gjitha vendet e tjera, ka një ndarje të mediave. Etiketimet mund të jepen lehtë, por klasifikimi në mediat opozitare dhe ato në pushtet, gjë që ndodhte më së shumti deri në ndryshimin e qeverisë në vitin 2020, pas luftës në Ukrainë, ky etiketim u "riemërua" në media properëndimore dhe proruse. Edhe pse në thelb kjo ndarje ka qenë gjithmonë e pranishme, disa media në vend janë ende disi kundër këtyre dy kolonave. Megjithatë, ne kemi media që mbështesin hapur njërën ose tjetrën anë. Dhe kjo situatë, nëse është për të na ngushëlluar, nuk është e pranishme vetëm te ne.

Dy anët e propagandës

Si çdo konflikt, pra luftë, dhe ky në Ukrainë nuk është imun ndaj propagandës, informacioneve të rreme, gjysmë informacioneve. Në fillim të luftës, në mediat malazeze u shfaqën informacione se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ishte larguar nga vendi, gjë që shpejt doli të ishte informacion i pasaktë. Unë besoj se e gjithë bota mund të shihte/dëgjonte për një djalë 11-vjeçar që kaloi vetë kufirin mes Uktrainës dhe Polonisë. Megjithatë, kjo shpejt doli të ishte e pasaktë. Një tjetër lajm i pasaktë ishte se një miss ukrainase kishte marrë pushkën në duar. Lajmi i rremë se Kulla Aval në Beograd shkëlqen në ngjyrat e flamurit rus ka dalë edhe në një media malazeze, e shoqëruar me një titull tendencioz.

Teksti që pretendon se Komuna e Zhabljakut i ka ofruar ndihmë financiare Ukrainës, është gjithashtu i mbushur me dizinformata dhe është mohuar nga kryetari i asaj komune, Veselin Vukiçeviç. Ai shpjegoi se bëhet fjalë për një përjashtim nga pagesa e taksës së qëndrimit për personat e zhvendosur nga Ukraina, e cila për person, në baza ditore, është 0.80 euro për qëndrimet private dhe 1 europër qëndrimet në hotele.

Nga një ekzaminim i mediave që kanë publikuar lajmet e renditura të pasakta apo dizinformata, shihet se këto janë kryesisht media që njihen në Mal të Zi si proruse apo proamerikane (që në këtë situatë identifikohen me palën ukrainase) ose të angazhuara hapur në njërën anë ose në tjetrën. Nuk ka dyshim se këto media me vetëdije po zgjedhin më shumë tituj “tendenciozë” për të mbledhur më shumë komente dhe pëlqime. Mund të thuhet gjithashtu, nisur nga “sfondi” i këtyre mediave, se, për fat të keq, pranojnë të jenë një buletin propagandistik i njërës apo tjetrës palë në këtë luftë.

Burimi: pixabay.com

Mediat e njohura filtrojnë informacionin me më shumë kujdes, përhapin propagandë rrallë ose pothuajse kurrë, nuk përdorin tituj bombastikë dhe transmetojnë informacione të caktuara kur raportojnë.

Përveç informacioneve të pasakta të përmendura, në Mal të Zi u krijuan më shumë polemika në opinion për gjoja dërgimin e ushtarëve malazezë në Ukrainë, gjegjësisht manipulimin me këtë informacion. Gjegjësisht, seanca e Këshillit për Mbrojtje dhe Siguri ishte caktuar për shkak të obligimeve që dalin nga anëtarësimi i Malit të Zi në NATO lidhur me situatën në Ukrainë, por seanca nuk është mbajtur për shkak të mosplotësimit të kushteve.

Nga njëra anë, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Kuvendit Strahinja Bulajiq tha se si njeri dhe politikan ishte kundër dërgimit të ushtarëve malazezë jashtë kufijve të Malit të Zi dhe se ushtria nuk duhet të marrë pjesë në asnjë aksion ushtarak sulmues dhe pas kësaj ishte larguar nga seanca. Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi, nga ana tjetër, tha se propozimi nuk është diskutuar fare dhe theksoi se duke pasur parasysh faktin që Ukraina nuk është anëtare e NATO-s, do të thotë se forcat e Aleancës nuk do të vendosen në territorin e atij vendi, një fakt që deklaruan edhe zyrtarët e Aleancës.

U sqarua se propozimi nënkuptonte dërgimin e anëtarëve të Ushtrisë së Malit të Zi (VCG) në kuadër të forcve të NATO-s për të kryer aktivitete të reagimit ndaj krizave, si dhe kufizime kombëtare për anëtarët e VCG gjatë angazhimit të tyre në këto forca.

Midis Rusisë vëllazërore dhe partnerëve të NATO-s

Lufta në Ukrainë, besoj si në shumicën e vendeve, e ka ndarë publikun kryesisht në dy anë. Frikësimi dhe manipulimi emocional i politikanëve, i cili shpërndahet sërish nëpër media, pasi Rusia “vëllazërore” ka qenë gjithmonë me ortodoksët, apo nga ana tjetër “shihni çfarë mund të kishte ndodhur po të mos ishim anëtarësuar në NATO, çfarë do të kishte ndodhur pa partnerët e Aleancës" rezulton të jetë mënyra më ekonomike dhe më e sigurt për partitë për të krijuar një zonë elektorale. Pikërisht përmes këtyre dy perceptimeve, në varësi të qëndrimeve personale, që një individ krijon një qëndrim lidhur me atë që po ndodh në Ukrainë. Më lejoni t'ju kujtoj se Podgorica është një nga ato qytete ku u mbajtën mitingje në mbështetje të Ukrainës dhe Rusisë.

Të mos i shtohet zjarrit vaj

Mediat malazeze më të lexuara bëjnë disa përpjekje për të respektuar të dyja anët e konfliktit. Por disa media që konsiderohen kryesisht pro-ruse ose pro-amerikane, siç e kam përmendur tashmë, me qëllim theksojnë, zmadhojnë ose zvogëlojnë faktet kur raportojnë. Prandaj, mund të them lirisht, ju duhet të hyni në disa portale të huaja "kundërshtare", për të mbledhur një informacion të denjë, nëse qëllimi juaj është të informoni objektivisht lexuesin tuaj. Nuk duhet vrapuar në informacionin e “parë” e të transmetohen informacione “që ndezin zjarrin”, në këto rrethana lufte për mediat është një gjë e rëndësishme.

Duke marrë parasysh se portalet janë bërë mjetet më të aksesueshme të informacionit për qytetarin e zakonshëm, është e nevojshme të rishikohet nëse shpejtësia dhe informacioni pas postimit, ka më shumë shikime, më shumë fitime, duhet të ketë përparësi ndaj raportimit të vërtetë, të paanshëm dhe të përgjegjshëm, veçanërisht në kohët e luftës.

Një sërë faktorësh ndikojnë në fotografinë e përgjithshme dhe besimin në një medium të caktuar, por nëse synojmë raportimin objektiv, duhet të kemi gjithmonë parasysh të dyja palët, të mendojmë gjakftohtë, të respektojmë postulatet bazë të gazetarisë.

E gjithë kjo është thelbësore për gazetarët dhe mund të kontribuojë për një qëllim më të madh - sigurinë e shoqërisë, shtetit dhe rajonit në fund. Në situata të tilla, në të cilat një vend, përveç një qeverie të qëndrueshme, ka nevojë për raportim të përgjegjshëm, ndikimi i padiskutueshëm i medias në shoqëri nuk mund të shpërfillet.

Media nuk duhet të përdorë vuajtjet/perpecitë e dikujt tjetër për të marrë shikime apo për të “shpërndarë” më shumë përmbajtje. Gazetarët duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm kur raportojnë se duhet vendosur faktet dhe informacionet në kontekstin e duhur.

Shpesh mund të dëgjohet në media se Ballkani është ende një “fuçi baruti” dhe vetëm me raportim të përgjegjshëm, gazetarët e kësaj fushe mund të kontribuojnë për stabilitetin dhe paqen kolektive.

 

Teksti është pjesë e iniciative “Histori nga rajoni” që zbatohet nga Res Publica dhe Instituti për Studime të Komunikimit nga Maqedonia, në bashkëpunim me partnerët nga Mali i Zi (PCNEN), Kroacia (Lupiga), Kosova (Sbunker), Serbia (Autonomija), Shqipëria (Exit), dhe Bosnja dhe Hercegovina (Analiziraj.ba), në kuadër të projektit "Bashko pikat: politika të përmirësuara përmes pjesëmarrjes qytetare " me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Shkup.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose shkarkoni Vini re: Pikëpamjet dhe qëndrimet e shprehura në këtë artikull janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Institutit për Studime të Komunikimit ose donatorit.

Tamara Cupaç

Tamara Cupaç punon për agjencinë e lajmeve MINA në Mal të Zi. Në gazetari, ajo është që nga viti 2015. Me profesion është gazetare sportive, përndryshe ka diplomë master në edukimin fizik për fëmijë. Pas përfundimit të studimeve, ndjek me përkushtim ngjarjet shoqërore dhe politike në vend, rajon dhe botë.