Ridvan Peshkopia
Dhuna e forcave të rendit kundër qytetarëve australianë, britanikë, italianë dhe përgjithësisht anembanë shoqërive perëndimore vetëm sepse ata vazhdojnë të besojnë te liria individuale, tregon se vetë ideja e lirisë individuale tashmë ka vdekur së bashku me contratën sociale që do ta garantonte dhe përpjekjet e qytetarëve perëndimorë për t’i ringjalluar të dyja këto janë tashmë disa dekada të vonuara.
Shumëkush është zënë në befasi nga zhvillimet e fundit në “botën e lirë,” dhuna e paparë që forcat e rendit kanë treguar kundër qytetarëve të cilët po demonstrojnë për një të drejtë elementare, të drejtën e individit për të kontrolluar trupin e vet. Australia has become the posterchild of police brutality against vax mandate protesters, but news of such violence come from other parts of the Western societies as well. Dhuna policore kundër demonstratave paqësore të antivaksëve dëshmon për urrejtjen e autoriteteve ndaj asaj se çka këto tubime përfaqësojnë, lirinë e individidit, por njëkohësisht edhe pafuqinë e individit të lirë për të futur prapë në shishe xhindin që tashmë po rrënon lirinë individuale, Qeverinë e Madhe.
Ideja e lirisë individuale është krijesa më e madhe dhe unike e Qytetërimit Perëndimor. Asnjë qytetërim më parë nuk e pati njohur këtë koncept. Në të gjitha qytetërimet e tjera, individi ekziston në funksion të strukturave shoqërore. Zgjedhjet e tij diktohen nga ndërgjegja që këto struktura shoqërore formësojnë tek individi (sipas një reaksionari anti-individualist si Karl Marksi, çdo individ mbart ndërgjegjen shoqërore të klasës së cilës i përket). Kësisoj, historia e ngritjes dhe rënies së idesë së lirisë individuale është thellësisht e lidhur me historinë e ngritjes dhe rënies së Qytetërimit Perëndimor.
Rrënjët socioekonomike dhe kulturore të konceptit të individit të lirë
Thelbi i konceptit perëndimor të lirisë individuale i ka rrënjët në Krishtërim. Protestanismi, revolucioni doktrinor që përfshiu Krishtërimin duke filluar qysh nga mesi i Shekullit XVI, solli një kërcim kuantik të konceptit të agjensisë, duke reduktuar drastikisht rolin e klerit si ndërmjetësues mes njeriut dhe Zotit. Koncepti luterian [Martin Lutheri] i marrëdhënies së drejtpërdrejtë të individit me Zotin (me ndërmjetësinë vetëm të Krishtit), zgjeroi hapësirën e zgjedhjes së lirë të individëve. Sociologu gjerman Maks Veber [Max Webere] e shpegon suksesin e kapitalizmit industrial në Europën veriperëndimore me etikën e punës, kursimit dhe efiçensës që solli protestanizmi, si një përpjekje e individit për të përmbushur një sukses të predestinuar.
Studiues të tjerë argumentojnë se këto transformime konceptuale nuk ndodhën në vakum dhe as rastësisht. Europa Perëndimore ishte në fillimin e një shpërthimi të paparë ekonomik, politik dhe kulturor, nxitur kryesisht nga zbulimet e reja gjeografike dhe pasuritë e panumërta që u sollën prej tokave të largëta. Periudha e anarkisë feudale po ia linte vendin epokës së perandorive europiane. Ekonomia po transformohej nga feudalizmi, në kapitalizmin industrial. Në antitezë me Veberin, sociologu britanik R. H. Toni [R. H. Tawney] argumentonte se presioni politik dhe socioekonomik dhe shpirti i individualizmit, ishin faktorë më të rëndësishëm për zhvillimin e kapitalizmit se sa teologjia kalviniste [Jean Calvin]. Sipas këtij argumenti, nuk ishte protestanizmi çka solli zhvillimin e kapitalizmit por presionet brenda shoqërive perëndimore për zhvillim ekonomik ato që reformuan doktrinën krishtere nga feja që u premtonte të varfërve bekim dhe mbretërinë e Zotit (Luka 6:20-21), në fenë që bekonte suksesin ekonomik.
Në seicilin nga këto shpegime, individi i lirë shfaqet si një variabël kyç. Shfaqja e konceptit të individit të lirë transformoi krejtësisht konceptin e lirisë, duke e shndërruar atë nga një nocion i paprekshëm i lirisë së grupit, në praktika të përditëshme dhe të prekshme të tensionit mes individit dhe shoqërisë. Filosofikisht, koncepti i individit të lirë dhe racional u formulua nga iluministë britanikë si Xhon Lok [John Locke] dhe Dejvid Hjum [David Hume], sipas të cilëve, agjensia politike i takon individit për shkak të të drejtave të tij të pamohueshme, të dhëna nga Zoti, për jetë, liri dhe pronë. Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, 1776, i quan këto si “të vërteta vetë-evidente,” ndonëse ato qartësisht nuk janë tilla.
Racionalja mbas konceptit të individit të lirë
Lindja dhe ngritja e konceptit të individit të lirë përfaqëzonte një racionale të fuqishme: lufta e marrëdhënieve të reja shoqërore që po sillte kapitalizmi industrial kundër strukturave të vjetra feudale për të fituar njeriun. Industria që po zhvillohej kishte nevojë për krahë pune dhe konsumatorë dhe këta i zotëronte aristokracia, kyesisht si bujkrobër të mbërthyer në sistemin e konteve. Fillimisht rritja e krahëve të punës u krye duke absorbuar fshatarët e lirë, por kjo nuk kishte mundur të kapërcente kontrollin që aristokracia ende kishte mbi territorin dhe lëvizjen e lirë të mallrave. Koncepti i individit të lirë synonte të shpartallonte këtë kontroll të strukturave shoqërore ekzistuese mbi individin dhe të lejonte zhvendosjen e tij të lirë drejt qytetit si krahë pune, por edhe rrjedhjen e lirë të mallrave drejt periferisë si mjete konsumi. Fitimet e papara që po sillte prodhimi industrial dhe idetë e reja që po sillte Iluminizmi bënë që borgjezia e re t’i fitonte përplasjet politike dhe ushtarake me Regjimin e Vjetër dhe, duke filluar aty nga mesi i Shekullit të Nëntëmbëdhjetë, të marrshonte e pandalur drejt ndërtimit të sistemit të vet politik, demokracisë liberale, në qendër të së cilës qëndronte individi i lirë.
Burimi: shutterstock.com
Një detaj “i vogël,” të cilin shpesh e harrojmë në diskutimin për individin e lirë dhe në përgjithësi kur diskutojmë konceptin e lirisë, është racionalizmi. Filosofikisht, individi është jo vetëm i lirë por edhe racional. Ky racionalitet e ndërlikon pa masë çdo tis moral që duam të hedhim mbi konceptin e individit të lirë. Racionaliteti përfaqëson “mëkatin fillestar” të individit, ndjekjen prej tij të interesave personale pa u shqetësuar për pasojat shoqërore të veprimeve të veta. Racionalitet pamundëson jetën shoqërore dhe krijimin e të mirave të përbashkëta të tilla si infrastrukturë, shkolla e spitale. Siç e shëmbëllen loja teorike Dilema e të Burgosurit, kur individët ndjekin interesat e tyre racionale, shoqeria e tyre arrin rezultate më të ulëta nga sa do arrinte nëse individët do kishin bashkëpunuar mes tyre. Teorikisht, këta individë të lirë përfshihen në një kontratë sociale mes tyre dhe shtetit, ku ata zotohen të dorëzojnë te institucionet liritë që pamundësojnë bashkëpunimin social dhe ku qeveria zotohet të garantojë liritë themelore që individët synojnë t’i mbajnë.
Kundër të gjithë armiqve: Trimfi i idesë së individit të lirë
Ideja e individit të lirë si gur themeltar i shoqërisë u prit me reagim të ashpër në të gjithë skajet e kontinentit. Nga italiani Xhambatista Viko [Giambattista Vico] në jug e deri te gjermanët Johann Gottlieb Fichte, Johann Georg Hamann dhe Johann Gottfried Herder në veri, lëvizja kundër-iluministe (që më vonë u zbukurua me termin “Romanticizëm”) përfshiu Europën. Romanticistët synonin ta kthenin individin aty ku ai kishte ekzistuar gjithmonë qoftë si kategori filosofike, ashtu edhe si njësi shoqërore: brenda kllapës së strukturave shoqërore. Ky reaksion pasoi me teleologjinë magjike të një figure të errët të reaksionit strukturalist, Georg Wilhelm Friedrich Hegel dhe kulminoi me teorinë pseudoshkencore maksiste të tëhuazimit. Armiq të tjerë strukturalistë të individualizmit si fashizmi, nazizmi dhe feminizmi e sulmuan konceptin e individit të lirë nga perspektiva të strukturave shoqërore hierarkikore, racore dhe gjinore, përkatësisht.
Por ideja e individit të lirë lulëzoi për pothuajse tre shekuj për shkak se fitimtarët e Revolucionit Industrial, borgjezia industriale dhe puntoria, formuan një konsensus të gjerë politik rreth kësaj ideje. Përkrah lirisë individuale dhe racionalitetit, këmba e tretë e këtij stoli filosofik mbi të cilin do të qëndronte liberalizmi ishte përgjegjësia individuale/morale, një element që plotësoi dhe përforcoi bazamentin për stabilitet epistemologjik, ontologjik dhe empirik të konceptit të shoqërisë së lirë: vetëm liria individuale dhe vetëpërmbajtja e individëvë të lirë do të mund ta mbanin shoqërinë të lirë dhe të hapur.
Programet sociale, ngritja e shtetit përbindësh dhe vdekja e individit të lirë
Brenda këtij konsensusi, mosmarrëveshjet mes puntorëve dhe industrialistëve ishin për të ardhura dhe jo për vlera dhe, si të tilla, ato mund të negocioheshin. Të ardhura në rritje të prodhuara nga liria individuale dhe ekonomike mundësuan shtimin e një elementi moral në kapitalizmin racional, ndihmën ekonomike për individët e pamundur, çka solli në skenë programet sociale. Por globalizimi dhe deindustrializimi që ai solli holluan shtresën e mesme dhe, kësisoj, edhe konsensusin mbi të cilin qëndronte koncepti i individit të lirë. Polarizimi i tejskajshëm i shpërndarjes së të ardhurave marramendëse të prodhuara nga globalizimi rriti numrin e të pakënaqurve mes humbësve.
Por tani, këto pakënaqësi nuk kanë më se ku të negociohen. Bashkë me humbjen e konsensusit social, Europa Perëndimore po përjeton edhe zhdukjen e negociatorëve në tryezën sociale, partitë socialdemokrate dhe ato kristiandemokrate. Në vend të tyre sundojnë formacione ideologjikisht amorfe të llojit të CDU-së së Merkelit apo En Marche të Makronit. Të ardhur nga rradhët e elitave qytetare që po fitojnë nga globalizimi, këta përfaqësues të mikroborgjezisë, të fryrë ekonomikisht dhe politikisht nga ndryshimet strukturore që po sjell kalimi nga moderniteti i prodhimit industrial te postmoderniteti i ekonomisë së shërbimeve, kanë shtyrë jashtë tryezës së konsensusit social puntorinë dhe borgjezinë industriale dhe përpiqen ta blejnë konsensusin social me rritjen eksponenciale të programeve sociale.
Programet sociale përbëjnë sot thelbin e diskutimit politik në demokracitë perëndimore. Kritikë të tyre akuzojnë se ato kanë ulur nxitjen e individëve për të punuar dhe përparuar si antarë prodhimtarë të shoqërive të tyre. Të tjerë akuzojnë programet sociale si shkatërritare të bërthamës familjare të cilat, me përfitimet e tepruara që sjellin, ofrojnë nxitje për divorc nga partneri familjar dhe “martesë” me Qeverinë e Madhe. Programet sociale e vranë atë shpirt të iniciativës, kursimatrisë dhe mbështetjes në vetvete që krijuan periudhën historike më të lirë e begatë që ka njohur ndonjëherë njerëzimi. Programet sociale vranë individin e lirë.
Kësisoj, papritur, shoqëritë perëndimore u zgjuan në një situatë të tmerrshme. Përgjatë shtatë dekadave të fundit, por kryesisht 30 viteve të fundit, qytetarët kishin menduar gabimisht se mundej të gëzonin lirinë dhe ndjekjen e interest vetjak pa barrën e rëndë të përgjegjësisë individuale, të cilën ata ia kishin dorëzuar tashmë qeverive të tyre. Ky nuk është një skenar i panjohur. Në librin e tij Arratisje nga Liria, psikanalisti gjerman Erik From [Erich Fromm] shpegoi se si, sipas një modeli rusoian [Jean-Jacque Rousseau], gjermanët is dorëzuan Adolf Hitlerit barrën e rëndë të lirisë dhe përgjegjësisë individuale, e cila ishte e papërballueshme për një shoqëri kulturalisht armiqësore ndaj konceptit të individit të lirë.
Ngjashëm, gjatë tre dekadave të fundit, segmente të tëra në shoqëritë perëndimore ia kanë dorëzuar qeverive të tyre barrën e përgjegjësisë individuale për përparim, duke sjellë fryrjen e jashtëzakonshme të programeve sociale. Nga ana e tyre, qeveritë e kanë pranuar këtë pëgjegjësi, duke sjellë kështu rritjen e vazhdueshme të përmasës dhe fuqisë së qeverisë në vendet demokratike. Dikur e kosideruar një e keqe e domosdoshme, me detyrën e kufizuar vetëm të mbledhjes së taksave, mbajtjes së rendit dhe sigurimin e respektimit të kontratave, tani qeveria në demokracitë perëndimore është një përbindësh i kudondodhur dhe i gjithëfuqishëm.
Në vend të një eulogjie për individin e lirë
Kësisoj, dhuna e forcave të rendit kundër qytetarëve australianë, britanikë, italianë dhe përgjithësisht anembanë shoqërive perëndimore vetëm sepse ata vazhdojnë të besojnë te liria individuale, tregon se vetë ideja e lirisë individuale tashmë ka vdekur së bashku me contratën sociale që do ta garantonte dhe përpjekjet e qytetarëve perëndimorë për t’i ringjalluar të dyja këto janë tashmë disa dekada të vonuara. Retë e diktaturave ideologjike po mblidhen në horizontin e Qytetërimit Perëndimor dhe kjo nuk është ndonjë risi për Perëndimin. Komunizmi, Fashizmi dhe Nazizmi ishin të gjitha prodhime ideore dhe praktike perëndimore.
Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose shkarkoni
Vini re: Pikëpamjet dhe qëndrimet e shprehura në këtë artikull janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Institutit për Studime të Komunikimit ose donatorit.