fbpx
 

KOVID-19, taçerizmi dhe e ardhmja e botës

Luka Paviqeviq

Luka Pavicevic 200x250Edhe pse Teçerizmi ka marrë një goditje, kjo nuk do të thotë se nuk është në gjendje të mbijetojë si një ideologji... Potenciali për një lloj kthimi të botës drejt solidaritetit socialist ndërkombëtar është shumë i vogël.

Kriza globale e shkaktuar nga pandemia e KOVID-19 ka lënë pjesën më të madhe të njerëzimit në një gjendje ekuivalente me arrestin shtëpiak. Ekonomia praktikisht është shfuqizuar, kufijtë janë mbyllur dhe shprehitë e sjelljes kulturore dhe përshëndetjes sot konsiderohen të pasigurta dhe të papërgjegjshme, ndonjëherë të ndaluara. E gjithë kjo ka nxitur shfaqjen e një çështjeje kyçe në diskursin intelektual, si dhe atë publik - respektivisht, si do të duket bota pas kësaj pandemie.

Ekzistojnë dy rryma mendimi për këtë çështje. E para shpreson të ketë një shans për të rigjeneruar botën pas kësaj krize duke reformuar ekonominë, sistemin e kujdesit shëndetësor dhe në mënyrë thelbësore - duke vendosur solidaritetin ndërkombëtar si një parim themelues. Solidariteti ndërkombëtar si një virtyt në thelbin e tij i përket socializmit. Edhe pse fillimisht u konceptua si një bashkëpunim midis dy grupeve (shteteve) në të njëjtën anë të konfliktit të klasës, përkrahësit aktual të idesë flasin për solidaritet midis gjithë njerëzimit - të prekur nga KOVID-19. Rryma e dytë, nga ana tjetër, është skeptike në lidhje me rezultatin e krizës dhe pasojat e saj, pra paralajmëron për një përkeqësim të mundshëm të situatës globale: Më shumë shtete autoritare, shkeljen e të drejtave civile, mos zgjidhja e krizës klimatike. Ky diskutim është njësoj i pranishëm si në skenën botërore, si në vendin tonë, ashtu edhe në rajon.

Premisa se virusi dhe pasojat e tij e mohojnë taçerizmin si ideologji është diçka që lidh shumë intelektualë - përkrahës të idesë së solidaritetit. Sipas tyre, pikat kryesore të polemikës janë, para së gjithash, qëndrimi ndaj shoqërisë së gruas së parë Kryeministrjes së Britanisë, Margaret Taçer. Së dyti, parimi i ndërhyrjes më pak të mundshme të shtetit në ekonomi. Dhe së treti, një individ i fortë dhe shprehës. Pika e parë ka një rëndësi të madhe filozofike, ndërsa dy të tjerat janë domethënëse për momentin aktual.

Shoqëria ekziston vërtet

Këto janë fjalët e kryeministrit britanik Boris Xhohnson gjatë vetëizolimit të tij. Deklarata e Xhonsonit u interpretua nga shumë njerëz në politikën britanike si një përgënjeshtrim i deklaratës së famshme të Margaret Taçer se "nuk ka diçka të tillë si shoqëria". Mos harrojmë se të dy kryeministrat vijnë nga e njëjta parti politike – Partia Konservatore.

Kjo deklaratë, sa është e famshe, aq është edhe famëkeqe. Teza se nuk ka shoqëri është bërë objekt i shumë kritikave ndaj politikave të Taçerit. Deklarata, në sytë e kundërshtarëve të saj, simbolizon ideologjinë e individualizmit mizor, egoist të lidhur me taçerizmin. Megjithatë, sipas revistës politike Nju Stejstmen, filozofia e saj është "shumë më komplekse sesa një citat".

KOVID 19 tacerizmot i idninata na svetotBurimi: aktuelno.mk

Shpesh e përdorur kundër saj, teza e Taçerit i ka shkaktuar shumë dhimbje koke trashëgimtarëve të saj në Partinë Konservatore. Fakt është se edhe dy kryeministrat paraardhës të Xhonsonit, gjithashtu e kundërshtuan atë. Dejvid Kameron foli për një shoqëri të madhe, ndërsa Tereza Mej mbrojti ndërtimin e një shoqërie më të drejtë që do të funksiononte për "të gjithë". Pra, pozicioni i Xhonsonit nuk është risi në politikën britanike. Përkundrazi, bëhet fjalë për déjà vu. Por momenti i tanishëm duhet të merret në konsideratë.

Çfarë dëshironte të thoshte Taçer?

Deklarata erdhi nga një intervistë e Thaçerit në vitin 1987, në të cilën ajo iu përgjigj pyetjes së një gazetari. Ajo fillon përgjigjen duke thënë se sa njerëz ankohen se kanë probleme dhe qeveria ka përgjegjësi t'i zgjidhë ato. Taçer përfundon se njerëzit fajësojnë shoqërinë për problemet e tyre dhe pyes veten se çfarë është shoqëria. Vijon deklarata e saj:

"Nuk ekziston diçka e tillë si shoqëria. Ka burra dhe gra individualë dhe ka familje dhe asnjë qeveri nuk mund të bëjë asgjë, vetëm përmes njerëzve. Njerëzit së pari kujdesen për veten e tyre. Është detyra jonë që të kujdesemi së pari për veten tonë dhe më pas për fqinjin tonë. Jeta është diçka reciproke..."

Megjithëse sulmohej shpesh, deklarata e saj pothuajse asnjëherë nuk u transmetua plotësisht. Sigurisht, ajo ishte subjekt i interpretimeve të ndryshme. Sidoqoftë, ekziston vetëm një autoritet që mund ta interpretojë me të vërtetë - vetë Margaret Taçer. Në autobiografinë e saj, ajo adreson këtë:

"Qëllimi im, atëherë i qartë, por më vonë i shtrembëruar deri në pikën e mosnjohjes, ishte që shoqëria nuk është diçka abstrakte, e ndarë nga njerëzit që e përbëjnë atë, por një strukturë e gjallë e individëve, familjeve, fqinjëve dhe organizatave vullnetare."

Duke pasur parasysh interpretimin e Taçerit, është e qartë se deklarata e saj është keqkuptuar ose shtrembëruar për shumë vite me rradhë. Taçer thotë se ajo nuk e mohoi ekzistencën e shoqërisë, por foli për një fenomen specifik në atë kohë. Sipas saj, problemet nuk duhet të transferohen tek "shoqëria" si palë e tretë, por të gjithë duhet ta shohim veten si pjesë të saj. Prandaj, mbetet të shihet nëse deklarata e Xhonsonit është një përmbysje serioze e Taçerizmit apo një "dredhi e pastër marketingu" për të rritur popullaritetin.

Ndërhyrjet shtetërore në ekonomi në vitin 2020

Tani që e gjithë situata është bërë e jashtëzakonshme, kur bota ka ndryshuar shumë dhe jeta e përditshme është e pa njohur, vihet re një “kthesë” e madhe drejt shtetit. Njerëzit po i drejtohen shtetit, domethënë, ata nuk po kërkojnë asgjë nga ndonjë faktor tjetër i kapitalizmit. Të gjithë jemi në pritje të shtetit, e jo të kompanive private.

Sipas shumicës, fakti që shtetet po ndërhyjnë në ekonomi (përmes subvencioneve, zbritjeve të taksave, kredive pa interes) flet për fundin e dukshëm të taçerizmit në formën e liberalizmit ekonomik.

Por nuk ka pse të jetë kështu. Sipas Zharko Puhovskit, intelektual nga Kroacia, vendet - me përjashtime – e shfuqizuan (e ndaluan) ekonominë duke ndaluar prodhimin, si dhe duke ndaluar "praktikën e përgjithshme të tregut - duke rritur çmimet kur kërkesa është e lartë."

Ndërhyrjet shtetërore në ekonomi janë të pranueshme, por në të njëjtën kohë të pasigurta për të shkaktuar ndryshime afatgjata për shkak të natyrës së thjeshtë të marrëdhënies shkak-pasojë (ang. cause and effect) - nëse shtetet vetë e kanë shfuqizuar ekonominë, ata duhet të sigurojnë mbijetesën e saj.

Për më tepër, flitet për një sistem të kujdesit shëndetësor. Përsëri, të njëjtin supozim - të gjithë jemi duke pritur për shtetin. Por edhe kjo nuk e dëmton taçerizmin. Vetë Taçer ishte e ndërgjegjshme për rolin thelbësor të sistemit të kujdesit shëndetësor të kontrolluar nga shteti.

Individi dhe solidariteti

Edhe këtu, teza mbizotëruese është anti-taçeristike: në kohë pandemie, individi shtyp të gjitha nevojat e tij personale, dëshirat, madje edhe të drejtat, me qëllimin e vetëm për të ruajtur jetën e tërë komunitetit, domethënë, individi sakrifikon veten për mirëqenien e shoqërisë.

Aktet e tilla të ndryshimit japin shpresë se situata do të zgjasë mjaft gjatë për të prodhuar ndryshime të thella në rolin e shtetit, ekonomisë, në mënyrë që të vendoset solidariteti si një maksimë shoqërore.

Kontrasti i kësaj shprese është roli i individit. Çështja është nëse individi është duke sakrifikuar veten për hir të shoqërisë "abstrakte" apo duke e bërë këtë në mënyrë që të mbrojë veten, familjen e tij dhe të afërmit e tij më të vjetër. Ne jemi gjithashtu dëshmitarë të fuqisë së individit. Zyrtarët shëndetësorë thonë se secili individ është i rëndësishëm për ballafaqimin me sukses të virusit.

Të gjithë i admirojmë fqinjët tanë që punojnë në supermarkete, spitale ose stacione policie. Ndërsa, kapiteni anglez Tom Mur, i cili mbledh miliona donacione për sisitemin shëndetësor, është simboli i fundit i fuqisë së një individi.

Optimizëm apo realizëm

Edhe pse taçerizmi mori një goditje, kjo nuk do të thotë se nuk është në gjendje të mbijetojë si një ideologji. Konkludoj se, së pari, Taçer kurrë nuk e kontestoi ekzistencën e shoqërisë, por kundërshtoi "shoqërinë si një abstraksion". Së dyti, ndërhyrja e shtetit në ekonomi është e nevojshme, por deri më tani nuk ka indikacione për vazhdimin e saj, pra në periudhën pas krizës. Dhe së treti, roli i individit zvogëlohet, por fuqia e tij vazhdon. Individi qëndron në shtëpi kryesisht për të mbrojtur veten dhe të dashurit e tij, ndërsa një person jashtë mund të infektojë dhjetëra të tjerë.

Shpesh herë përgjatë historisë njerëzore, parakushti për një ndryshim afatgjatë në skenën sociale janë ndryshimet e mëdha në ekonomi. Për shembull, Rilindja u parapri nga rënia e Kostandinopojës; në epokën e Iluminizmit - Revolucioni Industrial. Por parashikimet ekonomike të Zyrës Britanike për Përgjegjësi të Buxhetit (OBR) flasin për një kthim në trendet e vjetra ekonomike. Përkatësisht, për shkak të karantinës, ekonomia britanike do të pësonte humbje në vitin 2020 (kryesisht në tremujorin e dytë), do të rritet ndjeshëm në tremujorin e tretë dhe të katërt të vitit 2020 (krahasuar me të dytin) dhe në 2021 do të kthehej në të njëjtin nivel të rritjes së Prodhimit Bruto të Brendshëm (BPP) në vitin 2019. Pra, nëse gjërat kthehen siç kanë qenë, hapësira për ndryshime historike është e vogël.

Prandaj, të gjitha argumentet dhe statistikat e paraqitura më parë çojnë në pikëpamjet e të ashtuquajturës rrymë skeptike. Sipas mendimit tim, ka shumë pak mundësi që bota t'i drejtohet solidaritetit ndërkombëtar socialist. Në fund të fundit, edhe kundërshtari pasionant i neoliberalizmit, Noam Çomski, është skeptik për një të ardhme të tillë "të ndritshme". Përkundrazi, ai paralajmëron se edhe në periudhën pas krizës, mund të mbeten mundësitë për një luftë bërthamore dhe mos zgjidhjen e krizës klimatike.

 

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni apo shkarkoni
Shënim: Pikëpamjet dhe qëndrimet e shprehura në këtë artikull janë ato të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Institutit për Studime të Komunikimit ose të dhuruesit.

Родовиот императив на пандемијата
КОВИД-19, тачеризмот и иднината на светот
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Петок, 29 Мај 2020
  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не