fbpx
 

Revokimi i Presidentit Trump

prof. d-r Svetomir Shkariq

svetomir skarik 200x250Revokimi ose impiçmenti i Presidentit Donald Trump nga Dhoma e Përfaqësuesve tregon se anëtarët e Kongresit amerikan janë së pari partiakë dhe pastaj amerikanë. Republikanët dhe Demokratët janë varrosur thellë në hendekët e tyre dhe nuk shohin më larg se interesat e partisë. Kjo është arsyeja pse revokimi i Trump-it nuk do të përfundojë me heqjen e tij nga presidenca, megjithëse ai akuzohet për krime të rënda dhe shkelje flagrante të Kushtetutës së SHBA-së.

Bazat kushtetuese të impiçmentit

Themeluesit e Shteteve të Bashkuara ishin të vetëdijshëm se pushteti presidencial mund të abuzohej për interesa personale. Bëhet fjalë për qeveri që mund të fascinojë dhe korruptojë këdo sepse është e madhe. Prandaj në Kushtetutë kanë paraparë dispozitë sipas së cilës Presidenti mund të revokohet dhe të zëvendësohet para kohe nëse ai tradhton vendin, nëse i nënshtrohet korrupsionit ose kryen një vepër të rëndë ose shkelje serioze. Meritorët më të mëdhenj për pranimin e dispozitës janë Alexander Hamilton dhe James Madison, federalistë me bindje dhe pasues të idesë së Monteskesë për ndarjen e pushtetit.

Përgjegjësia e Presidentit të Shteteve të Bashkuara përcaktohet në dy faza të njëpasnjëshme. E para është revokimi i presidentit dhe e dyta është heqja e tij nga presidenca (remove). Në fazën e parë ai akuzohet për shkelje të Kushtetutës dhe në fazën e dytë dënohet, d.m.th., largohet nga funksioni i Presidentit. Ngjashëm me procedurën penale para gjykatave të rregullta e cila fillon me aktakuzë dhe përfundon me dënim.

Sipas kushtetutës, Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit të SHBA-ve (Dhoma e ulët) është kompetente për revokimin e Presidentit, ndërsa Senati (Dhoma e lartë) për zëvendësimin e tij. Gjatë gjykimit, senatorët shndërrohen në gjyqtarë porotë, të ngarkuar me shqyrtimin e aktakuzës dhe marrjen e një vendimi përfundimtar. Seanca e Senatit kryesohet nga Presidenti i Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara (Chief of justice).

Rregullat e revokimit dhe gjykimi përcaktohen në mënyrë të pavarur nga dhomat, nga një impiçment në tjetër. Ato janë të ndryshueshme, në varësi të ashpërsisë së shkeljes së Kushtetutës dhe shkallës së ndarjes partiake të anëtarëve të Kongresit. Për shembull, hetimi për fajësimin e William Clinton u krye vetëm nga hetuesi Ken Star, bazuar në rregullat e miratuara unanimisht nga anëtarët e të dy partive në Dhomën e Përfaqësuesve. Ndërkohë për hetimin e Trump-it janë formuar tre komitete të Dhomës së Përfaqësuesve, me kundërshtim të ashpër nga anëtarët e tyre. Ndarja do të jetë edhe më e ashpër gjatë përcaktimit të rregullave të Senatit për gjykimin e Trump-it në Janar 2020. Dhe Senati mund të vendosë të mos ketë rregulla dhe dëshmitarë të rinj.

Heqja e Presidentit bëhet me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i Përfaqësuesve (deputetë) në Dhomën e Përfaqësuesve (218), dhe revokimi me dy të tretat e votave të numrit të përgjithshëm të senatorëve (67). Dhoma e Përfaqësuesve ka 435 përfaqësues dhe Senati ka 100 anëtarë. Kryetari i Gjykatës Supreme udhëheq me gjykimin, por nuk voton për vendimin. Në 245 vitet e kaluara, janë iniciuar vetëm 64 procedura për impiçment të zyrtarëve të lartë shtetëror me imunitet. Vetëm 19 e kanë kaluar fazën e parë, tetë prej të cilëve përfunduan me revokim të funksionit. Të gjithë të revokuarit janë gjyqtarë të nivelit të ulët federal. Asnjë President i SHBA-ve nuk është revokuar.

Revokimi i parë i presidentit u ngrit kundër John Tyler në 1842, vetëm një vit pas presidencës së tij. Por propozimi për impiçment u kundërshtua me shumicë votash në Dhomën e Përfaqësuesve (127: 83). Aso koke Amerika nuk ishte aq e ndarë në baza partiake siç është sot. Në kohën e Tyler, Partia Demokratike sapo ishte formuar nga paraardhësi i tij, Andrew Jackson, arkitekti i rezervateve indiane.

Nga 45 Presidentët, impiçmenti është pranuar vetëm kundër katër, tre prej të cilëve ju nënshtruan gjyqit të Senatit. Bëhet fjalë për Andrew Johnson, William Clinton dhe Donald Trump. Andrew Johnson është trashëgimtari i Abraham Lincoln. Presidenti Harry Truman e konsideronte atë si presidenti që njihte më së miri Kushtetutën e SHBA-ve. Ai është akuzuar për denigrim të Kongresit, për përdorim të shpeshtë të vetos presidenciale dhe për thyerjen e ligjeve. Ai u padit në 1868 me 11 pika për revokim për "aferën Edwin Stanton", por nuk u zëvendësua për mungesë të vetëm një vote në Senat. William Clinton akuzohet për "aferë me Monica Lewinsky". Procedura zgjati më shumë se një vit, nga janari 1998 deri në shkurt 1999. Ken Star ishte hetuesi kryesor. Në bazë të materialit të mbledhur, Komiteti Ligjor përcaktoi katër baza për impiçment, dy prej të cilave u miratuan dhe dy u refuzuan. Klinton u tërhoq nga funksioni për dëshmi të rreme dhe obstruksion të Kongresit, por nuk u zëvendësua për shkak të mungesës së 12 votave.

Otpovikuvanjeto na pretsedatelot TrampBurim: time.com

Rasti me Richard Nixon është më i ndryshëm. Kundër tij u hap procedura e revokimit për shkak të "aferës Përgjimi" (Watergate). Procedura zgjati më shumë se dy vjet. U akuzua për shpërdorim të pushtetit, ndërhyrje në drejtësi dhe mosrespektim të Kongresit. Më 8 gusht 1974, ai vullnetarisht dha dorëheqje para se Dhoma e Përfaqësuesve të vendoste për revokimin e tij. Pasardhësi i tij, Gerald Ford, e fali atë për të gjitha shkeljet që bëri ai kur ishte në detyrë.

Impiçmenti i Trump-it

Impiçmenti i Trump-it filloi në 24 Shtator 2019. Procedura u hap nga Nancy Pelosi, Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve. Rasti është biseda telefonike e 25 korrikut 2019 midis Trump dhe Volodomyr Zelensky, Presidenti i Ukrainës. Nga bisedimet, mund të konkludohet se Trump ka bërë presion ndaj presidentit ukrainas në lidhje me dërgimin e ndihmës ushtarake 391 milion dollarësh që Kongresi Amerikan ja kishte ndarë Ukrainës. Ndihma u kushtëzua me kërkesën e Trump-it që qeveria ukrainase të raportojë rastin e korrupsionit të djalit të Joe Biden te ndërmarrja e energjisë ukrainase "Burisima". Trump dyshohet se lëshoi "direktivë urgjente" për ndihmësit e tij - ndihma ushtarake për t'u zbatuar në parimin e jep-marrjes: ndihma ushtarake e Ukrainës dhe për Trump-in diskreditimi i rivalit të tij politik Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 (quid pro quo).

Me propozimin e Komitetit Ligjor, Dhoma e Përfaqësuesve përcaktoi dy baza për përgjegjësinë e Donald Trump-it. E para është abuzimi i pushtetit, dhe e dyta është obstruksioni i Kongresit të SHBA-ve. Pas një debati të plotë, më 18 dhjetor 2019, Dhoma e Përfaqësuesve revokoi Donald Trump-in nga funksioni i Presidentit me shumicë votash. Për pranimin e pikës së parë nga akuza votuan 230, dhe 197 përfaqësues votuan kundër. Për pikën e dytë u përcaktuan 229, ndërsa kundër ishin 198 përfaqësues. Për pikën e parë kishte 7 abstenime dhe për të dytën 24 abstenime nga përfaqësuesit.

Demokratët kanë akuzuar Trump-in për sjellje korruptive, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose përmes agjentëve të tij. Ai akuzohet se ka abuzuar me postin e tij në mënyrë që donte që Ukraina të përfshihej në procesin zgjedhor të SHBA-ve, në mënyrë që për vete të sigurojë përfitim në dëm të kundërshtarëve të tij politikë. Qeverinë Presidenciale e kishte përdorur si mjet për të imponuar interesa personale në dëm të interesave nacionale, për mosrespektimin e sigurisë së SHBA-ve, për ekuilibrin e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv dhe për zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Duke vepruar kështu, ai cenoi demokracinë amerikane dhe u bë armiku i saj numër një.

Trump gjithashtu është akuzuar për obstruksionin e Kongresit - deri tani e pa parë në historinë amerikane. Ai nuk pranoi të bashkëpunonte personalisht në procedurat e impeçmentit. Në të njëjtën kohë ai lëshoi një urdhër gojor për të gjitha seksionet e pushtetit ekzekutiv që të mos marrin pjesë në procedurë, të mos dëshmojnë dhe të mos i japin dokumentet e kërkuara. Nëntë persona në rrethin e tij të ngushtë qëndruan plotësisht në anën e Trump-it, duke injoruar plotësisht urdhrat e gjykatës që morën nga Dhoma e Përfaqësuesve. Kështu Dhoma e Përfaqësuesve është penguar për ta hetuar çështjen (Sole Power of Impeachment).

Trumpi nuk shqetësohet se obstruksioni i Kongresit është paraparë si vepër penale që nga viti 1857. As nuk shqetësohet për peshën e mendimit të ekspertëve të tre profesorëve të ligjit kushtetues, Noah Feldman të Harvardit, Pamela Carlan të Stanford dhe Michael Gerald nga Karolina e Veriut. Profesorët konfirmojnë që Presidenti Tramp ka kryer më shumë vepra penale, se me shpërdorimin e pushtetit ka goditur "zemrën e sundimit të së drejtës" dhe se pengesat kanë "torpeduar ndarjen e pushtetit".

Përgjigja me shkrim e Trump-it

Tramp nuk i pranon akuzat, duke i konsideruar ato të rrejshme. Ai është i bindur se biseda me Zelenskin ishte "e përkryer" dhe e mirë për të dy palët. Impiçmenti është i lidhur me zgjedhjet e vitit 2016, dhe jo me ndihmën ushtarake të Ukrainës. Demokratët nuk e njohin humbjen e Hillary Clinton, megjithëse ajo humbi zgjedhjet me një dallim të madh të votave në elektorat (306-227). Tregimi i përfshirjes së Rusisë në ato zgjedhje shihet si një mashtrim (The Russia Hoax). Dhe impiçmentin kundër tij e konsiderojnë si mashtrim i cili do të ndëshkohet nga votuesit në zgjedhjet e ardhshme presidenciale (Impeachment Hoax).

Në një letër drejtuar Kryetares Nancy Pelosi, Tramp argumenton se impiçmenti kundër tij është nën nivelin e teorisë kushtetuese, standardeve kushtetuese dhe jurisprudencës. Ai konsideron se nuk ka dalë përtej kornizave të kushtetutës, se ka "të drejtë absolute" të mbajë të dhëna të caktuara konfidenciale dhe se nuk ka pse t'i ndajë ato me legjislaturën dhe gjyqësorin. Thirret në "të drejtat e privilegjuara" që i përkasin si privilegj i bartësit të pushtetit ekzekutiv ( executive privilege).

Në një letër që ai dërgoi një ditë para votimit në Dhomën e përfaqësuesve, impiçmentin e konsideron të pavlefshëm, të paligjshëm dhe partiak, që nuk është parë kurrë në historinë legjislative të SHBA-ve: “Ju e mbuluat me turp fjalën impiçment për qëllime të ulëta, ju e shkelët betimin tuaj, ju e tradhtuat besimin tuaj në Kushtetutë dhe keni shpallur luftë të hapur ndaj demokracisë amerikane".

Presidenti Trump e di se impiçmenti nuk është proces gjyqësor, por proces politik. Ai e di se shumica e Senatit do të jetë në anën e tij: 53 senatorë republikanë dhe 45 senatorë demokratë. Është e pasigurt se si do të votojnë dy senatorët e pavarur. Por është e sigurt se Partia Republikane nuk do të lejojë që Trumpi të jetë presidenti i parë i revokuar në historinë kushtetuese të SHBA-ve. Për ta ndërruar atë, të paktën 20 senatorë republikanë dhe të pavarur duhet të votojnë. Kjo do të ndodhte nëse senatorët do të ishin më amerikanë sesa republikanë dhe nëse Kushtetutën e SHBA-ve do ta interpretonin në mënyrë të njëjtë si krijuesit e saj.

Ju lutemi lexoni rregullat para se të komentoni ose ta merrni përmbajtjen.
Vërejtje: Mendimet dhe qëndrimet e këtij shkrimi janë të autorit dhe nuk i reflektojnë pozitat e Institutit për studime komunikologjike e as të donatorit.

Јавните медиуми во Југоисточна Европа: наместо кон...
Отповикувањето на претседателот Трамп
 

Коментари

Моментално нема коментари. Биди прв со својот коменат!
Анонимен
Среда, 03 Јуни 2020
  • Блогирај +

    Приклучете се кон тимот соработници и предложете тема или испратeте текст, со Ваша фотографија и куса биографија на info@iks.edu.mk.Повеќе

  • Насоки +

    Текстовите треба да имаат помеѓу 900 и 1300 зборови и да бидат напишани во куси пасуси, во разбирлив и неформален стил. Повеќе

  • Преземи +

    Содржината на блогот е слободна за споделување и читателите можат да оставаат разумни и конструктивни коментари на блоговите. Повеќе

  • 1

Следете не