Aktivizmi digjital në mënyrë drastike e ndryshoi mënyrën në të cilën shprehet pakënaqësia dhe kritika ndaj temave shoqërore dhe politike gjatë dy dekadave të fundit. Telefonat e mençur, interneti dhe disponimi të një numri të madh të mjeteve dhe shërbimeve të tjera mundësuan organizim të numrit të madh të lëvizjeve të ndryshme të cilat mobilizuan numër tejet të madh të qytetarëve me qëllim të realizimit të ndonjë ndikim konkret apo për të sfiduar ndryshime. Çdo ditë në internet paraqiten forma të ndryshme e të reja të aktivizmit të cilat i anashkalojnë kanalet tradicionale të lëvizjeve politike dhe shoqërore. Ato para së gjithash e shfrytëzojnë teknologjinë dhe rrjetet për rrjetëzim social dhe ofrojnë pikëpamje alternative të organizimit dhe bashkimit.
Nga taktikat e shumta të ndryshme të cilat sigurisht që janë të ndërthurura në veprimin onlajn dhe oflajn do të veçojmë disa të cilat dominojnë gjatë viteve të fundit si në Maqedoni ashtu edhe në botë.
Blogimi
Nënkupton përdorim të blogut si formë e internetit me qëllim që të ndikohet në drejtim të realizimit të ndonjë ndryshimi shoqëror. Njerëzit i përdorin blogjet që të luftojnë kundër llojeve të ndryshme të padrejtësive shoqërore, siç janë futja e padrejtë në burg, korrupsioni në Qeveri, degradimii mjedisit jetësor, keqpërdorimi i të drejtave njerëzore etj.
Në thelb, blogu është mjet i shkëlqyeshëm për aktivizëm pasi që i mundëson secilit që ka lidhje në internet të fillojë kampanjë për ndryshim shoqëror me qëllim që të jetë i dëgjuar, si në nivel lokal ashtu edhe në nivel global. Qytetarëve të thjeshtë ua jep forcën e pabesueshme tu kundërshtohen autoriteteve qeverisëse, të veprojnë si burime alternative të informatave, ti organizojnë përkrahësit, dhe të lobojnë tek ata të cilët janë në pushtet.
Të hapësh blog dhe të blogosh nuk është fare më e komplikuar se hapja e postës elektronike dhe korrespodencës me miqtë.
Përmbajtja e blogjeve është më e dukshme për kërkuesit, mbetet aktuale për një kohë më të gjatë dhe paraqet dëshmi të shkëlqyeshme për zhvillimin e një aktiviteti të caktuar. Përmbajtja mund të publikohet nga një apo më tepër autorë, apo në mënyrë anonime. E njëjta mund në një vend të përmbajë më tepër lloje multimediale të përmbajtjeve, me çka jep hapësirë plotësuese në krahasim me statuse, video apo foto postime në rrjetet sociale.
Mikro faqe të internetit - Microsites
Bëhet fjalë për faqe të internetit të krijuara me dedikim dhe të kushtuara vetëm ndaj një teme apo problemi konkret i cili përpunohet tërësisht. Shpesh herë këto mikro faqe mund të jenë pjesë e një kampanje konkrete apo të jenë përkrahje të ndonjë lufte më komplekse për ndryshim.
Mjetet të cilat ofrojnë ndërtim të shpejtë dhe të lehtë të faqeve të internetit mundësojnë që lloji i këtillë i mikro faqeve të paraqiten gjithnjë e më shpesh dhe me funksione të ndryshme në vete.
Tek ne ekzistojnë disa shembuj të mirë në këtë temë: javendolg.mk, patnitrosoci.mk, skopjesezagreva.mk e të tjera.
Targetimi i reklamave të paguara tek kërkuesit - Paid Search Targeting
Çdo ditë në Google bëhen mbi 3.5 milionë kërkime. Gjatë shfaqjes së një pjese të madhe të rezultateve shfaqen edhe reklama të paguara. Pikërisht këto reklama janë njëra nga mënyrat më efektive që në mënyrë mirë të targetuar ta transmetojnë mesazhin tuaj. Ju e dini se cilët njerëz mund të kërkojnë fjalën apo frazën kyç, e supozoni qëllimin e tyre, përgatisni reklamë pikërisht për ata dhe fitoni klikim. Përmes përdorimit kreativ, kjo teknikë mund të drejtohet ndaj zbritjes së agjendës për një temë të caktuar apo thjeshtë shfaqje të anës tjetër të problemit para audiencës së synimit të cilën në mënyrat tjera vështirë mund ta targetoni. Gjithashtu taktika e njëjtë mund të përdoret edhe gjatë të ashtuquajturit ego-surfim (kur e kërkon veten në google).
Sigurisht njëra prej taktikave më efektive të aktivizmit digjital është përdorimi i hashtag-ut (hashtag). Hashtag është në fakt fjalë, frazë apo akronim kyç me # para tij i cili shënon temë për të cilën shkruajnë (të cilën e mbrojnë) më shumë shfrytëzues të rrjeteve sociale. E tëra filloi në Twitter kur përdoruesit ndjenë nevojën që në mënyrë më efektive ti ndjekin diskutimet e tyre, që më pas të kalojë në një prej funksionaliteteve kryesore të çdo shërbimi vijues.
Një prej shembujve më të freksët globalë për aktivizmin nëpërmjet hashtag-ut është lëvizja #MeToo me të cilën u fol publikisht kundër abuzimit dhe ngacmimit seksual. Fushta filloi në tetor të vitit 2017 dhe shumë shpejtë u krijuan edhe variante të saj lokale.
Edhe pse kampanjat e këtilla në shumicën e rasteve fillojnë në Twitter, megjithatë ato sot shpesh dinë të jenë shumë të shpejta dhe në mënyrë efektive të vërshojnë edhe Instagram-in, YouTube-in, Facebook-un dhe platformat tjera. Fuqia e llojit të këtillë të fushatave shtrihet në mundësinë e mobilizimit të shpejtë të përdoruesve aktivë të rrjeteve sociale dhe me atë të rritet dukshmëria e vetë kampanjës. Me këtë edhe të ndikohet në qendrat e vendimmarrjes ndërsa në të njëjtën kohë edhe të inkurajohet një numër më i madh njerëzish që në mënyrë aktive të kyçen me përkrahje më aktive.
Në nivel lokal njëra nga kampanjat e para dhe më të fuqishme ishte kampanja #протестирам (#protestoj) e cila filloi pas përpjekjes për fshehje të incidentit në sheshin e Shkupit në të cilën u vra një person i ri.
Gjatë përpjekjes për krijimin e një kampanje të këtillë është e rëndësishme edhe vetë zgjedhja e hashtag-ut. Kampanjat e këtilla kanë për qëllim ta vendosin kornizën në të cilën do të zhvillohet diskutimi. Një hashtag i zgjedhur mirë mund të ndikojë pozitivisht ndaj definimit të vlerave të cilat kanë të bëjnë me pozitën politike dhe të tërheqë numër më të madh njerëzish të diskutojnë për temën. Shpesh herë hashtag-u është fjalë e polarizuar e cila i inspiron njerëzit të marrin pozitë dhe të diskutojnë për atë. Si shembull adekuat lokal mund të shërbejë hashtag-u #СлушниЈа (#Dëgjoje) që kishte të bëjë me kampanjën 16 ditë aktivizëm kundër dhunës së bazuar në gjini.
Njëra nga recetat kryesore për sukses të një hashtag-u të caktuar është sigurimi i një numri kritik të përkrahësve në fazën e hershme të përdorimit të tij. Është e rëndësishme që para se të lëshohet në përdorim hashtag-u të kontrollohet se a ekziston përdorim i tij paraprak (në alfabetin cirilik dhe atë latin) nga ndonjë palë tjetër (mund të jetë tjetër shtet, gjuhë etj.) E tërë kjo është në drejtim të anashkalimit të panevojshëm të më shumë llojeve të përmbajtjeve të ndryshme në komunikimin e mëtutjeshëm.
Parodi dhe satirë (politike) onlajn – “memes”
Nëse do ta kishim marrë parasysh definicionin e Limor Shifman-it për meme-t e internetit si diskurs publik i konstruktuar në shoqëri në të cilin variacione të ndryshme të meme-ve paraqesin qëndrime dhe pikëpamje të ndryshme, atëherë lehtë mund ta kuptojmë se pse meme-t janë mjet të kuptuar mendimin e përgjithshëm të shoqërisë. E njëjta vlen edhe për meme-t të cilat i prekin temat aktuale shoqërore-politike. Ato i pasqyrojnë qëndrimet se si duhet apo nuk duhet të jetë një realitet i caktuar politik.
Meme-t e kanë fuqinë e shpërndarjes së shpejtë dhe masive dhe me këtë, edhe për arritje tejet të madhe te audienca. Edhe pse vetë akti i shpërndarjes së këtillë shpesh herë është nën goditje të kritikës për shkak se konsiderohet si aktivizëm i „rrejshëm”, megjithatë kur bëhet fjalë për përmbajtje politike, disa studime konkrete pohojnë se në fakt ato janë aktivitet i rëndësishëm dhe delikat. Shpërndarja e përmbajtjes së këtillë do të thotë se frikët për cenimin e privatësisë personale në aspektin e qëndrimeve politike etj. janë të tejkaluara. Hulumtimet e fundit tregojnë se meme-t e internetit luajnë rrol të rëndësishëm në shprehjen politike dhe emancipimin qytetar.
Sot posaçërisht aktuale janë profilet/faqet në Instagram dhe Facebook të cilat i përkushtohen pikërisht kësaj përmbajtjeje. Prej shembujve lokalë mund ti veçojmë: Seir, Просечен Македонец во Европа (Maqedonasi mesatar në Evropë), kamaj.net e tjera.
Globalisht platforma ku më shumë zhvillohet kjo kulturë është reddit. Ky servis është pronar i servisit më të popullarizuar për publikimin e meme-ve -giphy.com. Meme-t mund të krijohen përmes një numri të madh të serviseve onlajn apo aplikacioneve të telefonave celularë ndërsa historia e meme-ve globalisht të njohura është e arkivuar në knowyourmeme.com