Përveç se është mjet i shkëlqyer për promovim, ngritje të vetëdijes në opinionin për një brend të caktuar dhe diskutim me konsumatorët dhe lexuesit e interesuar, blogimi mund të jetë edhe mjet efikas për aktivizëm. Përkatësisht, blogu mund të ndikojë në drejtim të realizimit të ndonjë ndryshimi shoqëror.

Blogimi mund të përdoret si “luftë” kundër padrejtësive të ndryshme shoqërore. Kur bëhet fjalë për praktika të padrejta ose korrupsion në Qeverinë, blogu mund të jetë mjet për zbulimin e parregullsive në punën e institucioneve qeveritare.

Esenca e blogimit për ndryshim shoqëror është ndërtim i bashkësisë së qytetarëve që i shprehin qëndrimet e veta për padrejtësitë shoqërore.

Kur bëhet fjalë për ndotjen e ajrit në Maqedoni, blogu mund të shfrytëzohet si mjet për edukim të qytetarëve për atë se si ta mbrojnë veten nga efektet shkatërruese të ndotjes mbi shëndetin. Në mënyrë shtesë, përmes blogut qytetarët mund të nxiten se si të kyçen në aktivizëm dhe luftë kundër ndotjes së ajrit ose, ndërkaq, të thirret për pjesëmarrje në protestë.  

Blogu i mundëson çdonjërit që ka lidhje interneti që të fillojë fushatë për ndryshim shoqëror me potencial që të dëgjohet, si në nivel lokal, ashtu edhe në atë global.

Blogjet veprojnë edhe si dëshmi për atë që ka ndodhur në një periudhë të caktuar kur ka ekzistuar aktivizëm u përforcuar qytetar. Pa marrë parasysh që ajo që e lexojmë në Internet mund të mënjanohet shumë lehtë, prapëseprapë përmbajtja mund të publikohet në më shumë vende dhe nga autorë të ndryshëm me çka rriten shanset të mbetet si resurs më afatgjatë.

Multimedia

Blogu mund të përmbajë edhe fotografi, video, grafikë dhe lloje të tjera të përmbajtjeve multimediale. Ajo hap hapësirë për shpërndarje më të lehtë në rrjetet sociale, por paraqet edhe mënyrë e shkëlqyer e transmetimit të kauzës në opinion përmes llojeve të ndryshme të medieve (tradicionale dhe onllajn).

Komente

Komentet gjithashtu janë mënyrë në të cilën bashkësia mund të përfshihet në diskutimin për një çështje të caktuar. Në atë mënyrë, ata do të ndjehen sikur janë pjesë e zgjidhjes së një problemi të caktuar, e kjo e lehtëson edhe bashkimin për një kauzë të caktuar.

Në esencë, blogu është mjet i shkëlqyer për angazhim sepse i mundëson çdo njërit që ka internet të fillojë fushatë për ndryshim shoqëror. Qytetarëve të rëndomtë u jep fuqi që tu kundërshtojnë autoriteteve, të veprojnë si burime alternative të informacioneve, ti organizojnë përkrahësit dhe të lobojnë te ata në pushtet.

Shembull lokal në formë të aktivizmit përmes blogimit është Media Pedia (www.mediapedia.mk). Ekipi i tyre publikonte të dhëna për pronësinë e medieve në Maqedoni, me ç’rast u zbuluan ndikesa politike mbi opinionin publik përmes medieve publike.

Përmbajtja është më e rëndësishme

Pa dallim të asaj se çfarë identiteti do ti jepni blogut tuaj, duhet të keni parasysh se përmbajtja është më e rëndësishme. Përmbajtja do ta tërheq lexuesin dhe do të nxisë diskutim. Përmbajtja cilësore është ajo ë do ti shtyjë lexuesit që të kthehen në blogun e juaj.

Për këtë shkak, mendoni se çka dëshironi të arrini me blogun e juaj. Me cilën pyetje do të merreni? Cili është publiku i juaj i synimit deri te i cili dëshironi të arrini? Tërheqja e bazës besnike të lexuesve është ajo që do ta bëjë blogun e juaj vend ku lexuesit rregullisht do të informohen për çështjet me interes publik dhe përmes të cilit do të mund të kyçen në “aksionin”.

Blogimi ishte një nga mënyrat kryesore përmes së cilës qytetarët bëjnë përpjekje që ta ngritin vetëdijen publike për ngjarjet gjatë kohës së “Parnëverës Arabe” në vitin 2011.