Blog paraqet onllajn platformë në të cilën prezantohen një varg tekstesh, më shpesh sipas radhitje kronologjike. Blogu përmban përmbajtje tekstuale (të pagëzuar në mënyrë të popullarizuar “ blogje”) të shkruar nga një ose nga grup të autorëve. Blogjet përmbajnë qëndrime dhe mendime për tema të ndryshme përcaktimi dhe tematika i logut në të cilin janë publikuar.

Cilësia e përmbajtjes, publikimi i rregullt, dizajni i mirë dhe prania e vendosur në mediet sociale janë të ranguara si katër faktorë më të mëdhenj për kredibilitetit e një blogu.

Blogu mesatar përmban 1,050 fjalë.

Blogjet përballë internet (ueb) faqet

Blogjet shpesh herë barazohen me ueb faqet tradicionale. Në fakt, një numër i madh i ueb faqeve përmbajnë kategori “Blog” në platformën e  vet. Pronarët e bizneseve shohin përfitim në atë si të imponohen si autorit në fushën e punës së tyre. Blogjet shpesh herë barazohen me ueb faqet tradicionale. Në fakt, një numër i madh i ueb faqeve përmbajnë kategori “Blog” në platformën e  vet. Pronarët e bizneseve shohin përfitim në atë si të imponohen si autorit në fushën e punës së tyre. Për këtë shkak, publikojnë qëndrime dhe mendime të veta për tema të afërta, për ta tërhequr vëmendjen e klientëve potencial.

Cilat janë dallimet kryesore midis blogut dhe ueb faqes?

Fillimisht, ueb faqet që integrojnë edhe blog nuk e azhurnojnë rregullisht përmbajtjen. Ata publikojnë “blogje” të reja kur duhet të promovojnë ndonjë prodhim të ri, ose ndërkaq kur kanë ndonjë aktivitet të ri për të cilin dëshirojnë që “të përhapet zëri”. Me tërheqjen e numrit më të madh të lexuesve, kompanitë e rrisin vetëdijen publike për brendin e tyre dhe e ndërtojnë besimin me klientët potencial.

Përballë asaj, blogu më shpesh kërkon publikim të rregullt të përmbajtjeve të reja (varësisht nga dinamika e publikimit të përcaktuar nga individët ose organizatat që e menaxhojnë blogun konkret), me qëllim që ai të mbetet relevant.

Qëllimi i blogjeve të publikuara në kuadër të ueb faqeve të veçanta të bizneseve është promovim i përmbajtjeve vetanake, e jo të nxis diskutim ose debat për një çështje të caktuar. Blogjet shpesh herë publikohen me qëllim që të informojnë, por edhe të nxisin diskutim ose debat për një çështje të caktuar. Blogu siç është Res Publika (www.respublica.edu.mk) merret me tema socio-politike dhe shoqërore dhe është i dizajnuar që qytetarëve tu ofrojë vend për informim, por edhe për përfshirje në diskutimin për çështjet që i prekin në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Nga ana tjetër, ekzistojnë blogje personale (personal blogs) që janë të krijuara në tema të popullarizuara, dhe të cilët u japin këshilla njerëzve që janë të interesuar për ato tema (për shembull, i tillë është blogu i Monika Poter, i fokusuar në ushqimin dhe rekomandimet për vende në qytetin ku mund të gjenden lokale për ushqim).

Në kohën e sotme, fillimi i blogut është shumë i thjeshtë. Çdo gjë që është e nevojshme është të hapni profil në ndonjërën nga blog platformat (më i popullarizuar është Uordpres), dhe të vendosni se çka dëshironi të arrini me blogun e juaj. Blogu është mundësi e shkëlqyer që të sqaroheni për disa çështje dhe të tërhiqni njerëz të mendimit të njëjtë me të cilët do të mund të diskutoni. Blogu gjithashtu është mjet përmes të cilit do të mund të shpreheni për interesat e juaja. Ato mund të jenë tema nga më të ndryshmet, ndërsa publiku i lexuesve ekziston për çdonjërën prej tyre, pa dallim nëse bëhet fjalë për ushqim, dizajn, modë ose, ndërkaq, blog për politikë.

Lexuesi mesatar nuk qëndron tek një blog më gjatë se një minutë. Për këtë shkak, nevojitet që menjëherë të tërhiqet vëmendja me përmbajtjen e ofrua

Huti e shpeshtë është se kur shkruhet blog për ndonjë temë më komplekse (sh. rregullativa tatimore, investime të huaja dhe ngjashëm) duhet të shkruhet në ndonjë nivel “më të lartë”. Mirëpo, blogjet më të mira në mënyrë koncize dhe të qartë e transmetojnë mesazhin kryesor, në mënyrë e cila do të jetë e qasshme për publikun më të gjerë.

Uordpres (WordPress.com) është platformë më e popullarizuar për blogim. Një e katërta e ueb-faqeve nëpër botë (mbi 80 milion ueb-faqe) mbështeten pikërisht në këtë platformë.

Blogje që kanë fotografi në çdo 70-100 fjalë janë më tepër të shpërndarë përmes medieve sociale.

Përse blogimi është i popullarizuar?

Biznes blogjet, për shembull, janë mënyrë e lirë dhe e thjeshtë për promovim të një kompanie. Informimi më i madh i klientëve, rritja e shitjes së prodhimeve dhe të shërbimeve, hapi me trendet e reja dhe hyrje në tregje të reja janë gjëra të cilat një biznes blog mund ti nxisë.

Por, prapëseprapë blogjet janë komunikim i dyanshëm. Përmes blogjeve, qytetarët mund të informohen për tema të cilat i interesojnë në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë për konsumim. Blogjet e mira nuk janë tejet të gjata dhe nuk përmbajnë terminologji burokratike e cila e shmang lexuesin. Blogjet janë mënyrë efikase për promovim të një kauze bamirëse ose për përhapje të informacioneve me interes publik. Blogjet shpesh herë thirrin në aksion ose i nxisin qytetarët që të përfshihen në diskutim ose të mësojnë diçka më tepër për atë se si ti realizojnë të drejtat e veta qytetare.