Tanimë kemi shkruar për atë se çka është “blog” dhe se si blogimi mund të jetë i shfrytëzuar për ndryshim në shoqëri.

Por, çka është ajo që një blog e bën efektiv?

Pa dallim nëse bëhet fjalë për blog për politikë, ekonomi, lidership ose menaxhment, ekzistojnë më tepër parime të cilat duhet të ndiqen gjatë udhëheqjes së një blogu.

Publikimi i dy deri tre blogjeve në javë është mënyrë e mirë për ta ruajtur publikun ekzistues dhe për tu tërhequr bazë e re e lexuesve.

Blogu është dinamik

Ky parim ndërlidhet në dallimin midis ueb faqes dhe blogut. Ueb faqja ka funksion të prezantojë dhe të informojë për aktivitetet e një organizate të caktuar ose kompanie. Për këtë shkak, ueb faqet shpesh herë nuk janë të azhurnuara me përmbajtje të reja sepse nuk kërkojnë komunikim të rregullt dhe interaksion me vizitorët.

Nga ana tjetër, blogu është resurs dinamik. Misioni i tij është ti përfshijë vizitorët në diskutimin për tema të ndryshme. Jo rrallë ndodh që një postim në blog të nxisë debat dhe tema e përpunuar në atë blog të “merret” dhe të përpunohet nga kënde të ndryshme në medie të tjera.

Publikimi i blog postimeve dhe përmbajtjeve të reja janë element kyç për një blog.

Përmbahuni në kalendarin e publikimit të blogjeve të reja. Në atë mënyrë, lexuesit do të dinë kur të presin nga ju diçka të re.

Shembull për meny (header) të ResPublica

Në fundin e faqes, më shpesh janë të dhënat për kontakt, linqet drejtë rrjeteve sociale si dhe resurse të tjera ose materiale shtesë të ndërlidhura me tematikën e blogut.

Blogjet i theksojnë emrat e autorëve

Blogjet të cilat nuk i theksojnë emrat e autorëve nuk gëzojnë autoritet të lartë në opinionin. Blogjet e tilla veprojnë në mënyrë joprofesionale dhe publiku ka përshtypje se tekstet janë “të porositura” dhe se autorët druajnë që publikisht ta shfaqin qëndrimin e vet për shkak të drojës nga kritika ose ballafaqim publik me mendime dhe argumente të ndryshme.

Për këtë shkak, blogjet cilësore publikisht i vënë emrat e autorëve nën çdo blog postim të publikuar. Disa blogje publikojnë edhe listë të të gjithë autorëve që kanë kontribuar me blogjet e veta. Në Res Publika, kjo listë është e publikuar në kategorinë “Blogerë”. Për çdonjërin nga blogerët është publikuar edhe biografia e shkurtër në të cilën më shpesh theksohet arsimimi dhe kualifikimet profesionale të çdonjërit që ka kontribuar me blogun e vet.

Blogjet kanë titull tërheqës

Nxjerrja e titullit për një blog është vetvetiu art. Titulli atraktiv tërheq klikime. Sa më tepër klikime, aq më i madh është probabiliteti që ndonjë blog të ketë lexueshmëri më të madhe. Si vijim i kësaj, rritet potenciali që e ka ai blog që të realizojë ndonjë farë ndikimi.

Nga ana tjetër, titujt që janë tejet të gjatë dhe që kanë zhargon tejet “burokratik” e largojnë lexuesin nga klikimi i blogut konkret. Nga kjo rezulton se duhet ti kushtohet vëmendje më e madhe të nxjerrjes së titullit kreativ dhe tërheqës (këshilla për të nxjerrë të titujve efektiv mund të gjeni  këtu).

Blogjet më efektive përmbajnë më tepër hiperlinqe të cilët shpijnë në dokumente të ndryshme, hulumtime dhe burime të tjera të cilat do ti japin mundësi për informim shtesë të lexuesit.

Çdo blog duhet të përmbajë argumente të mbështetura me dëshmi

Nëse shkruani blog të ndërlidhur me ndonjë politikë publike, bëni përpjekje që çdo pohim tuajin ta mbështetni me dëshmi. Në atë mënyrë, çdo argument fiton në peshë. Në mënyrë shtesë, lexuesi mund të bindet në besueshmërinë e informacioneve të cilat i theksoni në blogun, me çka do të udhëzojë drejt linqeve që do ti fusni në tekstin.

Disa blogje kanë edhe këshill drejtues i cili i shqyrton të gjitha tekstet para se të publikohen. Në atë rast, autori merr komente dhe sugjerime për atë se si ta përmirësojë tekstin për të pasur efekt më të madh tek lexuesit.

Hyni në diskutim me fansat e rrjeteve sociale. Ajo do të kontribuojë ndaj ndërtimit të bashkësisë me lexuesit dhe për fuqizimin e autoritetit tuaj..

Blogu duhet të nxisë debat

Çdo platformë në të cilën mund të krijoni blog (për sh. Uordpres) lejon hapje të pjesës së komenteve nën çdo blog post të publikuar.

Komentet nuk janë komponentë e zakonshme e shkrimeve që publikohen   në ueb faqet tradicionale. Mirëpo, në blogjet, ky është komponent që është krucial për nxitje të debatit midis lexuesve dhe autorit.

Nënkuptohet, ajo çel hapësirë për komente defamatore dhe gjuhë të urrejtjes. Por, detyrë e moderatorit të blogut është të përcaktojë nëse komentet janë në funksion të përmirësimit dhe të pasurimit të diskutimit, ose fyerje të drejtuara në bazë personale.

Blogu përmban tema relevante

Blogu për politikën, krahas asaj që duhet të ofrojë përmbajtje të argumentuara, rekomandohet të përmbajë tema relevante të cilat janë aktuale për ambientin aktual.

Blogjet e orientuara ndaj temave socio-politike duhet të informojnë dhe të edukojnë për tema aktuale. Por, ato gjithashtu duhet të shërbejnë si burim për informim të qytetarëve në situatë kur ata nuk kanë se ku të informohen për çështje me interes publik

Prania e rrjeteve sociale = efekt më i madh i blogjeve

Pa marrë parasysh se nuk bëhet fjalë për fanta-shkencë, duhet përmendur se çdo blog duhet të ketë profil të vetin në Fejsbuk dhe Tuiter. Shkaqet për këtë janë të njohura mirë: ndarje të blog postet në rrjetet sociale nxit diskutim me njerëz që mundet nuk i janë qasur në vetë blogun, por informohen për ngjarjet e politikës-ditore nga miqtë e tyre dhe nga ajo që shpërndahen në rrjetet sociale.

Për këtë shkak, rekomandohet që çdo blog i ri menjëherë të shpërndahet në rrjetet sociale për tu nxitur diskutim gjithnjë e më i madh, duke e bërë blogun e juaj më të dukshëm, me çka rritet edhe mundësia për ndikimin e tij në publikun.