Kush janë Vidi Vaka (Shiko Kështu)?

Vidi Vaka (Shiko Kështu) janë lloj i ri i medieve, Vidi Vaka (Shiko Kështu) ofron video dhe përmbajtje tjetër interaktive të përshtatura për përdorim online të gjeneratës digjitale. Vidi Vaka (Shiko Kështu) krijon lajme për gjeneratën që merr lajmet në pajisjet e tyre mobile përmes rrjeteve sociale.

Ata krijojnë në mënyrë dominante përmbajtje video e cila është e besueshme, e lehtë për tu parë dhe kursen kohë në transmetimin e informacionit kryesor.

Vidi Vaka (Shiko Kështu) Facebook – https://www.facebook.com/vidivakamedia
Vidi Vaka (Shiko Kështu) Instagram – https://www.instagram.com/vidivaka/
Vidi Vaka (Shiko Kështu) Twitter – https://twitter.com/vidivakavideo
Vidi Vaka (Shiko Kështu) YouTube – https://www.youtube.com/channel/UCpfYcWDYyzmKyOzeU60Reqw
Vidi Vaka (Shiko Kështu) uebfaqen – https://vidivaka.mk/grafickivesti/

Pse e punojnë këtë temë?

Lajmet grafike ishin pjesë e një projekti më të gjerë të IDEA JIE, organizatë që qëndron pas Vidi Vaka (Shiko Kështu). Me këtë projekt, përkatësisht këto përmbajtje, ata synuan të ndryshojnë narracionin negativ për komunitetin rom.

Përmes historive personale u përpoqën përmes një serie përmbajtjesh (video dhe grafike) të ndryshojnë  narracionin mbizotërues negativ me atë pozitiv.

Qëllimi kryesor është që komuniteti Rom të marrë shërbimet shëndetësore që ju takojnë, të përkujtohen mjekët në lidhje me përgjegjësitë e tyre dhe të informohet publiku për të drejtat shëndetësore në mënyrë objektive dhe vizualisht mirë të strukturuar.

Qëllimi kryesor i aktivitetit

Arsyeja është e thjeshtë, rritja e dukshmërisë ndaj problemeve me të cilat përballen romët kur kërkojnë shërbime shëndetësore. Ky aktivitet synon të inkurajojë ndryshimin e perceptimit mbizotërues negativ  për romët në sistemin shëndetësor dhe të rrisë ndërgjegjësimin për të drejtat shëndetësore dhe qasjen në shërbimet shëndetësore.

Aleksandar Manasiev – redaktor kryesor dhe përgjegjës i Vidi Vaka (Shiko Kështu)

Përzgjedhja e kanaleve të komunikimit

Krijimi i storjes gazetareske rreth një problemi kompleks shoqëror, që duhet të tërheqë vëmendjen nuk është detyrë e lehtë. Detyra bëhet veçanërisht komplekse kur problemi përfshin një grup të synuar të margjinalizuar dhe publiku i synuar është publiku i përgjithshëm që nuk është shumë i interesuar për të mësuar rreth problemit.

Një sfidë shtesë është mbrojtja e identitetit personal i njerëzve historia e të cilëve tregohet, për shkak të ndjeshmërisë së problemeve me të cilat përballet ky komunitet.

Prandaj zgjidhja ishte përdorimi i paraqitjes vizuale-grafike i tregimeve me ndihmën e strip teknikës, përkatësisht teknika e novelave grafike. Kjo teknikë është tërheqëse vizualisht për të tërhequr publikun dhe shumë më e përshtatshme për të treguar histori komplekse në një mënyrë të thjeshtë. Për më tepër, panelet grafike ishin animuar në mënyrë minimale, por adekuate me çka rritej ndërveprimi i lexuesit me vetë tregimin

Për nevojat e këtij projekti u krijua ueb faqe e dizajnuar në mënyrë të veçantë, historitë u ndanë gjithashtu si ese me shumë fotografi në Instagram (123), dhe disa prej tyre u transmetuan përmes Instagram storis.

Kohëzgjatja e aktivitetit

I gjithë projekti në të cilin, përveç tregimeve grafike, u krijuan edhe video përmbajtje të tjera, që u shpërnda kryesisht në kanalet Facebook dhe Instagram të Vidi Vaka (Shiko Kështu) zgjat 9 muaj. Pjesa me plan dhe përpunim zgjati gjatë 7 muajve të parë. Shpërndarja u la për fundin e këtyre 9 muajve, pas publikimit të përmbajtjeve të tjera.

Rezultatet e arritura

Pika qendrore e komunikimit ishte ueb faqja me dedikim, e cila për një periudhë relativisht të shkurtër fitoi më shumë se 10 mijë vizitorë të ndryshëm. Historitë në Facebook kanë arritur më shumë se 60 mijë përdorues dhe postimet në Instagram kanë më shumë se 10 mijë shikime.

Linqe / Lidhje

Lajmet grafike nuk janë risi në korniza botërore. Shumë media të mëdha dhe të vogla në shënjestër vendosin të përdorin këtë mënyrë të tregimit për qëllime të ndryshme. Ne vazhdim, vetëm disa shembuj të tregimit të mirë duke përdorur këtë teknikë.