Për cilat dhe për çfarë platforma bëjmë fjalë? Çdo gjë varet se sa ngushtë apo gjerë dëshirojmë ti shikojmë gjërat. Platformë është edhe një servis si Facebook, por edhe Google i cili ka më shumë servise nën kapelën e vet (Maps, YouTube…), njëlloj siç mund të numërohen Instagram dhe WhatsApp nën Facebook-un. Platformë mund të jetë faqja juaj e internetit apo ndonjë servis i jashtëm. Në fund të fundit as që është e rëndësishme se si do ti emërojmë, a do të jetë platformë, servis apo kanal, e rëndësishme është të dini se për çfarë dhe si do ta përdorni.

Në këtë botë aktuale të shpejtë dhe dinamike digjitale shumë shpesh paraqiten mundësi të ndryshme. Kjo nuk do të thotë se çdo mundësi të re duhet të kërceni menjëherë ta përdorni me fuqi të plotë. Të kuptohemi, nuk themi se nuk duhet të mundoheni që të shfrytëzoni ndonjë platformë të re, ajo që po e themi është se vendimi duhet të sillet në sajë të analizës precize.

Bëni dallimin gjatë testimit dhe hulumtimit të një platforme/servisi/mjeti të caktuar dhe përdorimin e saj në suaza të kampanjës suaj apo aktivitetit tuaj të përgjithshëm. Gjithmonë duhet të ndiqni se cila risi paraqitet në internet, çfarë funksionalitetesh u shtohen serviseve aktuale dhe çfarë mundësish ofrojnë të gjitha këto risi. Shpeshherë ndonjë platformë e re, servis apo vetëm edhe funksionalitet mund t’ju inspirojë të ndërmerrni ndonjë aksion konkret madje edhe të krijoni një fushatë të tërë, por keni kujdes mos të hyni në kurth dhe së koti të harxhoni energji.

Para se të merrni vendim për shfrytëzimin e ndonjë platforme konkrete mendoni dhe definoni se a do ta përdorni platformën adekuate vetëm si mjet i cili do tu mundësojë ndonjë funksionalitet apo në mënyrë parësore të parë do tu mundësojë kontakt me audiencën tuaj të synuar. Kur flasim për platforma, e jo për servise, duhet gjithmonë ta kemi në mendje audiencën e synuar. Shpeshherë nuk do tu nevojitet një grup i madh i përdoruesve në qoftë se ata janë mu ata të cilët juve u duhen dhe në qoftë se arrini që përmes ndonjë platforme ti gjeni dhe ti angazhoni. Gjithmonë është më e lehtë kur nuk është komunikimi i stërngopur me përmbajtje, kur vetëm ata „të parët” janë aty dhe në të vërtetë është e shkëlqyeshme ndjenja kur jeni pionierë në komunitetin.

Mbani një gjë në mendje, sot pjesa dominuese e shfrytëzuesve të internetit, janë më së shumti aktivë përmes pajisjeve të tyre celulare. Prandaj secilin vendim që do ta merrni, ndërmerreni duke pasur parasysh se pjesa më e madhe e përkrahësve tuaj do të jenë aktivë në dhe përmes telefonave të tyre celularë.

Në vazhdim do tu përkushtojmë më shumë vëmendje disave nga platformat themelore dhe karakteristikave të tyre, esi shtesë në fund do ta plotësojmë listën me serviset tjera të rekomanduara të cilat ndoshta në një fazë të caktuar të aktiviteteve tuaja  do të jenë të dobishme për ju.

Facebook

Është më i madhi, ofron më shumë mundësi, prandaj normalisht do të fillojmë me atë. Gjatë viteve Facebook-u ka ndryshuar shumë, dhe ende ndryshon. Në periudha të ndryshme, pjesë të ndryshme të kësaj platforme fitojnë fokus dhe përmirësime të cilat mundësonin komunikim më efektiv. Dy pjesët themelore të këtij servisi të cilat duhet ti mbani në mendje janë faqet (pages), grupet (groups) si dhe instant mesazhet (Facebook messenger).

Facebook na bie ndër mend kur dëshirojmë të arrijmë publik masiv, kur dëshirojmë që për kohën më të shkurtër të mundur të informojmë numrin më të madh potencial të njerëzve. Dhe kjo është tërësisht në rregull, por sot duhet pa përjashtim para çdo vendimi strategjik t’ia parashtrojmë vetes pyetjen: cila është audienca jone? Nëse në të kaluarën të gjithë ishin në Facebook, sot më kjo nuk vlen, ose së paku nuk vlen kur bëjmë fjalë për pages dhe groups. Nëse në të kaluarën mundej shpejtë dhe relativisht lehtë pa ndonjë buxhet të caktuar të arrihet deri në audiencë të madhe në Facebook, sot as kjo më nuk vlen.

Prandaj para se të vendosni ta përdorni Facebook-un shihni ndaras në tre opsionet të cilat i përmendëm më lartë: pages, groups dhe messenger.

Facebook Pages (faqe)

Po ta shkruanim këtë para dy viteve ndoshta do të shkruanim se  nuk mundeni pa ato, por besoni që mundet. Edhe pse shumicën e rasteve nuk do të kalojë diçka pato, por besoni, mundet. Nuk është e domosdoshme ta kuptoni këtë si këshillë të drejtpërdrejtë, por si inkurajim për atë se nëse keni vendosur mos të krijoni edhe një Facebook page, nuk e keni patjetër.

Këto faqe janë mjet i shkëlqyeshëm, por që të keni dukshmëri të dalluar duhet të planifikoni të ndani kohë dhe buxhet për promovim respektivisht reklamim/sponsorizim të postimeve tuaja. Edhe pse ekzistojnë përjashtime, prapë se prapë faqet Facebook fitojnë kontakt organik jashtëzakonisht të vogël, që do të thotë se atë që do ta publikoni pa e reklamuar e shohin një pjesë e vogël të fansave tuaj. Nëse nuk planifikoni apo nuk mund t’ia lejoni vetes që në bazë ditore të publikoni përmbajtje origjinale dhe jashtëzakonisht kualitative, atëherë përgatisni buxhet për reklamim. Nuk ka asgjë të keqe në këtë, thjeshtë këto janë rregullat e lojës dhe ato duhet ti dini, pranoni dhe planifikoni. Nga ana tjetër reklamimi ju ofron mundësinë që të fokusoheni më shumë ndaj publikut përkatës të qëllimit, dhe ta synoni mu atë që sigurisht, në çdo rast është tejet e rëndësishme.

Nga ana tjetër në qoftë se audienca juaj e synimit i takon gjeneratës më të re, respektivisht të ashtuquajturve millenials, atëherë në mënyrë definitive në strategjinë tuaj nuk duhet që faqja e Facebook-ut të jetë kanali juaj qendror për komunikim. Të gjitha audiencat tjera të synimit, në përgjithësi do ti gjeni në Facebook, posaçërisht nëse targetoni mirë.

Faqja e Facebook-ut mund të jetë këtu edhe vetëm për ti ndërlidhur mjetet tjera të cilat i ofron kjo platformë, dhe fare mos të jetë fokus vetë në vetvete apo të keni shpresa të mëdha. Këtu para së gjithash mendojmë për grupet, ngjarjet dhe mesazhet e drejtpërdrejta.

Facebook Groups (grupe)

Grupet e Facebook-ut e vendosin në fokus diskutimin, ndërtimin e komunitetit dhe përfshirjen e drejtpërdrejtë të vetë pjesëmarrësve. Pikërisht për këtë arsye nuk guxoni ti anashkaloni. Suksesi i një fushate  aktiviste varet nga niveli i përfshirjes së një grupi më të madh të përfaqësuesve të kauzës pas së cilës qëndroni.

Me uljen e kontaktit organik tek faqet, Facebook-u vendosi fokus më të madh tek grupet dhe në vitin e fundit i pasuroi me numër domethënës të funksionaliteteve të reja të cilat Ii shndërruan ato në mjet të shkëlqyeshëm për numër më të madh të nevojave. Lista e mundësive është e madhe por sigurisht midis atyre më të rëndësishmeve janë statistikat të cilat janë të qasshme për grupe më të mëdha (mbi 250 anëtarë), ngjarjet të cilat mund të krijohen brenda në vetë grupin, mundësia për të shtuar dokumente, organizime të takimeve „oflajn”,takime përmes opsionit „get together”.

Prej grupeve mund të keni dobi edhe si mjet efektiv për organizim të brendshëm të ekipit me të cilin punoni, por besoni, janë tejet më të rëndësishme kur janë masive dhe janë të krijuara me qëllim për të aktivizuar komunitetin në të cilin dëshironi të veproni. Disa ekspertë thonë se grupet në Facebook sot janë efektive aq sa ishin efektive mailing listat në të kaluarën, me atë dallim që ofrojnë shumë më tepër mundësi.

Facebook Messenger

Arsyeja se pse e theksojmë këtë opsion të Facebook-ut nuk është për shkak të mundësisë që në mënyrë të drejtpërdrejtë të bisedoni me dikë përmes chat-it por për shkak të gjithnjë e më aktualeve dhe gjithandej të pranishmeve  çet-bote. Në momentin kur përmes faqes suaj të Facebook-ut do të arrini të krijoni çat-bot gjysmë apo plotësisht të automatizuar atëherë mundësitë për komunikim të drejtpërdrejtë me përkrahësit dhe aktivistët potencialë arrin nivel tjetër. Fuqia e komunikimit 1 me 1 me grup më të madh njerëzish e ndryshon vendosjen e përgjithshme të gjërave.  Çet-botet munden që në mënyrë më të thjeshtë edhe në platformë larg më të njohur (FB chat) t’ua transmetojnë mesazhet dhe opsionet më të rëndësishme qytetarëve. Për shembull përmes çet-botit mundeni që automatikisht të ofroni opsione për përkrahje të drejtpërdrejtë të kauzës suaj, ti shpalosni të gjitha mundësitë konkrete përmes menysë interaktive paraprakisht të definuar dhe në fund ti dërgoni përkrahësit tuaj të ardhshëm në lokacionin e saktë ku duhet të ndërmarrin aksion apo të informohen në mënyrë plotësuese. Ekziston një numër i madh i mjeteve në internet të cilat mund tu ndihmojnë në krijimin e çet-boteve me funksionalitete bazike, të cilat do tu mjaftojnë për fillim.

 

Në përgjithësi, shprehitë e vetë përdoruesve të Facebook-ut, janë gjithnjë e më tepër të drejtuara ndaj kësaj mënyre të drejtpërdrejtë të komunikimit. Ndërlidhja e platformës së këtillë interaktive me ndërmarrjen e aksionit të drejtpërdrejtë mund të bëjë një kthesë të madhe  në numrin e përkrahësve.

Facebook e ka lehtësuar nisjen e një lloji të këtillë të komunikimit dhe gjithçka që duhet të bëni në komunikimin tuaj me kanalet tjera është ta shpërndani linkun m.me/emri_i përdoruesit, i cili do ti dërgojë vizitorët drejtë në Facebook Messenger dhe do ta startojë bisedën me opsionet e definuara paraprakisht.

Thirrjen e njëjtë për hapje të një komunikimi të këtillë mund ta promovoni në secilin postim tuaj në faqen tuaj të Facebook-ut apo përmes reklamës së sponsorizuar.

Twitter

Edhe pse pak më pak aktual në krahasim me rolin e tij në të kaluarën,megjithatë nuk guxon të anashkalohet kjo platformë e cila mundëson komunikim të shpejtë në kohë reale. Në nivel lokal numri i përdoruesve aktivë të tuitter-it është më i madh se kurdoherë, sipas numrave gjithashtu mund të vërehet rritje, por duket se ndikimi i bisedave atje ka kohë që nuk është në nivelin në të cilin ishte në të kaluarën. Këtu çmohet proaktiviteti. Nuk është e rëndësishme se sa keni audiencë, por se sa zgjuar i ndiqni diskutimet e të tjerëve dhe në sa mënyrë relevante përfshiheni në të njëjtat. Twitter është platforma më adekuate për dëgjim. Diskutimet janë të dukshme, të qasshme dhe të shpejta. Për dallim prej Facebook-ut ku vështirë mund të ndiqni se çfarë ndodh jashtë kanaleve tuaja, në Twitter shkoni për ti identifikuar liderët  në diskutimet e caktuara, individët dhe/apo organizatat e përfshira.

Edhe krahas vargut së funksionaliteteve të reja të cilat i shtoi ky servis, megjithatë esenca është diskutimi i shpejtë dhe në kohë. Mobilizimi i përkrahësve të cilët më tej përmes shpërndarjes dhe përfshirjes në diskutim do ta përfaqësojnë kauzën tuaj. Mos harroni, kjo është platformë për dëgjim, dhe prandaj përveç përmendjes së drejtpërdrejtë do të duhet të vendosni sistem të mirë për monitorimin e diskutimeve tjera. Këtu mund tu ndihmojë shumë mjeti falas TweetDeck i cili tani është në pronësi të vetë Twitter-it. Atje në më shumë kolona mund të vendosni kërkime të ndryshme të cilat do tu vendosin në ulësen e vozitësit të bisedave të gjata dhe shpresojmë, relevante. Mund të kërkoni me funksione të ndryshme logjike duke shtuar dhe hequr terme dhe lloje të publikimeve.

Sot është vështirë që një fushatë të mund të mbështetet në Twitter-in si platformë themelore të komunikimit, por sigurisht që e njëjta nuk duhet të anashkalohet. Në qoftë se vlerësoni se nuk keni resurse apo nevojë që të zhvilloni komunikim aktiv atje, nuk e keni të domosdoshme të zhvilloni prezencë të plotë por përcaktoni se cilët anëtarë të ekipit tuaj janë aktivë atje dhe bisedoni me ta, nëse ata mund të ndërmarrin rol pak më aktiv në momentet kyç të aktiviteteve tuaja.

Instagram

Instagram-i nuk është vetëm për fotografitë e bukura nga vendet në të cilat ne shëtisim. Këtë platformë që moti e„pushtuan” edhe aktorët e tjerë të shoqërisë duke i përfshirë edhe mediet dhe të ashtuquajturat meme profile që ngadalë por sigurt të kontribuojnë ndaj shprehive të vetë shfrytëzuesve. Sot nëse dëshironi të komunikoni me gjeneratën më të re të shfrytëzuesve të internetit nuk guxoni ta anashkaloni Instagram-in, sidomos „gjysmën e tij të dytë” – Stories. Nëse diku mund ta tërhiqni vëmendjen e tyre, atëherë definitivisht mundeni atje, përmes përmbajtjes vertikale e cila zhduket pas 24 orëve. Kërcejmë drejtë në pjesën me stories sepse kjo është ajo e cila jep më shumë mundësi për interaksion më të madh, transmetim të eksperiencës, përfshirje të të tjerëve etj. Këto postime vertikale duhet ti shikoni si tweet-e të vizualizuara. Nëse në të kaluarën gjithçka që ishte aktuale, shkonte drejtpërsëdrejti, tuitohej, sot shkon në stories në Instagram. Kjo pjesë e Instagram-it në fakt përsoset më së shumti që nga paraqitja e vet e deri më sot dhe përfaqëson një prej mjeteve kyç për komunikim me gjeneratën më të re.

Crowdfounding

Instagram-i nuk është vetëm për fotografitë e bukura nga vendet në të cilat ne shëtisim. Këtë platformë që moti e„pushtuan” edhe aktorët e tjerë të shoqërisë duke i përfshirë edhe mediet dhe të ashtuquajturat meme profile që ngadalë por sigurt të kontribuojnë ndaj shprehive të vetë shfrytëzuesve. Sot nëse dëshironi të komunikoni me gjeneratën më të re të shfrytëzuesve të internetit nuk guxoni ta anashkaloni Instagram-in, sidomos „gjysmën e tij të dytë” – Stories. Nëse diku mund ta tërhiqni vëmendjen e tyre, atëherë definitivisht mundeni atje, përmes përmbajtjes vertikale e cila zhduket pas 24 orëve. Kërcejmë drejtë në pjesën me stories sepse kjo është ajo e cila jep më shumë mundësi për interaksion më të madh, transmetim të eksperiencës, përfshirje të të tjerëve etj. Këto postime vertikale duhet ti shikoni si tweet-e të vizualizuara. Nëse në të kaluarën gjithçka që ishte aktuale, shkonte drejtpërsëdrejti, tuitohej, sot shkon në stories në Instagram. Kjo pjesë e Instagram-it në fakt përsoset më së shumti që nga paraqitja e vet e deri më sot dhe përfaqëson një prej mjeteve kyç për komunikim me gjeneratën më të re.

Në Maqedoni ekziston një platformë e këtillë – letsfundit.mk. E njëjta e përkrah grumbullim të mjeteve për iniciativa qytetare dhe mund ta përdorin organizata qytetare apo grupe joformale.

 

Në botë ekziston një numër i madh i platformave dhe i serviseve të cilat ofrojnë përkrahje konkrete për aktivistë, mirëpo në nivel lokal vetëm një pjesë e vogël e tyre konsiderohet si adekuate dhe kanë vlerë reale të përdorimit. Është e qartë se nuk ka rregulla dhe duhet të jeni të guximshëm dhe të provoni mënyra të ndryshme që ta arrini qëllimin tuaj, mirëpo eksperiencat thonë se në qoftë se keni nevojë për masivitet, shkoni aty ku është audienca. Listë të serviseve dhe platformave mund të gjeni në:

  • org
  • com
  • reset.org
  • org

Mbani mend!

Krijoni llogari në të gjitha serviset, provoni ato, në qoftë se nuk keni dobi të drejtpërdrejtë prej tyre, ndoshta do tu inspirojnë për ndonjë shfrytëzim tjetër të platformës të cilën tani më e përdorni!

Mos harroni!

Interneti nuk është vetëm edhe një kanal për distribuimin e mesazheve, por vend për shpërndarjen dhe shkëmbimin e eksperiencave dhe diturisë, vend për mobilizim dhe aksion!