Tanimë mësove se çka është blog, si mund të shfrytëzohet blogimi për ndryshim shoqëror dhe cilat janë karakteristikat e një blog faqeje efektive.

Por, siç tanimë theksuam, gjëja më me rëndësi për një blog është përmbajtja e tij. Pa blogje të shkruara në mënyrë cilësore, blogu i juaj do të mbetet në haresë dhe nuk do të kuptohet seriozisht nga ata që janë publiku i juaj i qëllimit. Për atë shkak, në vazhdim vijojnë gjashtë praktika më të mira që duhet ti vijoni për të shkruar një blog efektiv.

Duke i përcjellë këto praktika, blogu i juaj do të hasë në pranim më të mirë nga publiku i lexuesve, me çka rritet besueshmëria që të shpërndahet në rrjetet sociale dhe të nxisë diskutim publik.

Përfitoni avaz të shkrimit. Le të mos kalojë asnjë ditë duke mos shkruar së paku një rresht teksti.

Gjashtë praktikat më të mira gjatë shkrimit të blogut

Menjëherë theksoni poentën e juaj kryesore

Të themi se shkruani blog për masën tatim progresiv e cila ishte e paralajmëruar nga Ministria e financave. Në blogun nuk do të filloni me historiat për mënyrën në të cilën kanë qenë të implementuara rregullativat tatimore në Maqedoni.

Në vend të asaj, do të filloni me argumentin e juaj kryesor se përse mendoni se tatimi progresiv është i drejtë ose jo. Duke filluar nga argumenti kryesor, vazhdoni me argumentimin për atë se përse e keni marrë qëndrimin e juaj, duke u thirrur me këtë rast në burime kredibile.

Qëllimi i blogut efektiv, përveç që të informojë dhe të nxisë në diskutim, është edhe të bind. Si rrjedhojë, filloni me poentën kryesore, tregojuni lexuesve përse është me rëndësi të përpunohet problemi të cilin e prezantoni dhe përse duhet të kujdesen për gjetje të zgjidhjes së atij problemi.

Me qëllim që blogu i juaj të jetë më shumë i vizituar, duhet vazhdimisht të publikoni përmbajtje të reja. Publikoni më së paku një deri dy blogje në javë.

Dëshmojeni pohimin e juaj me birime

Bëni përpjekje që të përdorni hiperlinqe në blogjet e juaja. Hiperlinqet duhet të shpijnë drejtë hulumtimit, raporteve, shembujve nga praktika dhe materiale të tjera të cilat do ti mbështesin argumentet e juaja kryesore.

Këto burime do ti shtojnë kredibilitet blogut tuaj dhe argumenteve të prezantuara. Në mënyrë shtesë, në këtë mënyrë ju jepni mundësi lexuesve që të informohen vetë për atë që e shkruani në blogun.

Prapëseprapë, mos e teproni me përdorimin e birimeve. Blogu është teksti i juaj personal dhe nuk duhet të jetë kopje e hulumtimit të dikujt.

Përmbahuni stilit joformal të të shkruarit

Blogu nuk është hulumtim akademik. Për këtë shkak, mos përdorni zhargon burokratik në blogjet e juaja. Stili i shkrimit duhet të jetë i qasshëm për publikun më të gjerë.

Përdorimi i akronimeve dhe të shkurtesave të ngjashme është e pranueshme vetëm nëse ato janë e njohur përgjithësisht për opinionin (për shembull MPB ode DHP). 

Nëse publiku nuk mund ta dallojë terminologjinë që e përdorni në blogun e juaj, atëherë qëllimi i tij është i dështuar.

Aktivi e fuqizon shprehjen dhe kontribuon për qartësi më të madhe të tekstit. Bëni përpjekje që të shkruani në aktiv në vend që të shkruani në pasiv.

Në funksion të kultivimit të stilit joformal të shkrimit është edhe ndarja e blogut në pasuse të shkurtra. Shmangni bloqe tejet të mëdha të tekstit. Ajo i shmang lexuesit nga thellimi në përmbajtjen e blogut.

Nëse përdorini pasuse të shkurtra, lexuesi do të ketë parafytyrim më të qartë për argumentimin e juaj dhe më lehtë do të vendos që tu qaset linqeve të ofruara deri te materialet e plota.

Fotografitë janë mënyrë më efektive për tërheqje të vëmendjes

Lexuesit më tepër përqendrohen në blogun nëse i njëjti përmban fotografi. Atëherë kur blogu përbëhet nga më tepër blloqe të teksteve, leximi i blogut është i vështirësuar. Përveç asaj që tekstin e bëjnë më të lehtë për lexim, fotografitë e bëjnë tekstin tërheqës për nga ana vizuale.

Për këtë shkak, duhet të synojmë që të përdorim fotografi dhe elemente të tjera grafike për shpjegim ose për kuptim më të mirë të argumenteve në tekstin.

Por, paraprakisht duhet të siguroheni se fotografitë janë të lira për përdorim, dhe ku është e nevojshme, theksoni burimin (për shembull emrin e fotografit).

Edhe një mënyrë me të cilën mund ta mbani vëmendjen e lexuesve është dizajnimi i titujve me fotografitë.

Пример за дизајн на наслов на вашиот блог

Mjet i shkëlqyer (pa pagesë) për krijimin e dizajnit dhe të fotografive për blogjet e juaja dhe publikimet në rrjetet sociale është Canva. Nëse nju nevojitet resurs për fotografi falas që mund ti përdorni në blogjet e juaj, drejtohuni në Pexels.

Shmanguni përdorimit të tepricës së fjalëve

Redundim – Bollëk, tepricë të fjalëve, zgjerim i tepërt dhe shkapërderdhje në fjalimin

Redundim është diçka për të cilën shumë autorë nuk kanë kujdes kur shkruajnë blogje dhe hulumtime. Fjalët e redundimit nuk i japin rëndësi shtesë asaj që do ta shkruani. Ato i ngarkojnë fjalitë dhe i bëjnë “jo-ekonomike”.

Me shkurtimin e tyre, teksti nuk humb asgjë. Përkundrazi, bëhet më i qartë dhe më i lehtë për lexim.

Shembull:

Deputeti hyri brenda në sallën e mbledhjeve.

Fjala brenda është redundim. Nëse mënjanohet, domethënia e fjalisë nuk do të ndryshojë, por do të jetë më e shkurtër.

Për të qenë i lexuar, blogu duhet të ketë titull tërheqës. Titujt efektiv përmbajnë 6-8 fjalë.

Gjashtë rregulla gjatë zgjedhjes së fjalëve

  1. Kurrë mos përdor pasiv, nëse mundësh përdor aktiv
  2. Mos përdor figura stilistike/klishe (p.sh. i krehin organizatat joqeveritare)
  3. Kurrë mos përdor fjalë të gjata, nëse të shkurtrat mund të kryejnë punë (sh. në qoftë se=nëse)
  4. Nëse mundesh të heqësh ndonjë fjalë, hiqe
  5. Kurrë mos përdor fjalë të huaj
  6. Më mirë shkele cilën do qoftë nga këto rregulla, se sa të shkruash diçka të pakuptimtë

Në fund të çdo blogu, theksojeni emrin e autorit. Rekomandohet që kjo pjesë gjithashtu të përmbajë edhe fotografi edhe biografi të shkurtër të autorit.