Pse Reflektor?

Në detin e informacioneve, gjysmë informacione, propagandë dhe lajme të rreme, përballemi me nevojën të gjejmë fakte të qarta, të arritshme dhe të kuptueshme në baza ditore.

Shumë herë kemi dëgjuar frazën një fotografi – një mijë fjalë. Kur kësaj do t’i shtoni numra dhe fakte, do të fitoni atë që bën ekipi që qëndron pas kanaleve Facebook dhe Twitter të Reflektor.

Komunikimi i mirë në internet, do të thotë storje e mirë dhe paraqitje e mirë grafike. Reflektor janë këtu për të hedhur bazat, për të vënë të dhënat nën vëzhgim, për t’i dhënë hapësirë medieve të tjera të formojnë storjen rreth tyre. Pikërisht kjo është arsyeja pse ky studim i rastit i kushtohet pikërisht kësaj iniciative që është karakteristike edhe sepse është plotësisht e vetë-iniciuar.

Reflektor Facebook – https://www.facebook.com/reflektor.mk/
 Reflektor Twitter – https://twitter.com/reflektor_mk

Si filloi?

Infografet shpesh janë pjesë e komunikimeve të fushatës kushtuar temave dhe çështjeve specifike. Përveç komunikimit rreth fushatës dhe projektit, ka shumë raste dhe statistika për të cilat mund të krijohet një infograf i mirë dhe mund të sqarohet një pjesë e së vërtetës për një temë të veçantë aktuale.

Pikërisht ajo nevojë për të krijuar infografikë që do të lidhen shpejt me temat aktuale, diku në fillim të vitit 2017 ishte arsyeja për formimin e Reflektor. Që atëherë ai ka publikuar më shumë se 180 infografikë.

Qëllimi kryesor i aktivitetit

Qëllimi kryesor i “Reflektor” është të përmirësojë shoqërinë maqedonase dhe diskutimin publik. Duke paraqitur të dhëna të besueshme dhe relevante në formën e infografikëve

Rezultatet e arritura

Faqen në Facebook e ndjekin më shumë se 10 mijë përdorues, por arritja mesatarisht është rregullisht shumë më e madhe se kjo, kryesisht për shkak të shpërndarjeve të shumta dhe ripostimeve. Rekordet janë të përmbajtjeve që kanë marrë mbi 500 shpërndarje dhe kanë arritur shikueshmëri para një publiku më të madh se 180,000 përdorues. Është e rëndësishme të theksohet se të gjitha këto rezultate janë arritur pa një buxhet shtesë për promovimin e publikimeve.

Infografik, më shumë se dizajn i grafikut

Infografikët janë një mjet i shkëlqyeshëm për krijimin e përmbajtjes virale që mund të shpërndahet lehtësisht në mediet sociale.

Shembulli i Reflektor-it është vetëm një, në serinë e shembujve lokalë dhe globalë të shpërndarjes masive të mesazheve të ndryshme aktiviste.

Edhe pse në dukje është lehtë për tu krijuar, infografikët kërkojnë një ndërthurje njohurish dhe përvojash për të qenë efektive. Infografiku nuk do të thotë vetëm dizajn grafik të disa numrave ose grafikëve, por përfshin përforcimin vizual të mesazhit bazë, që dëshironi të transmetoni. Në atë drejtim, nuk mjafton që vetëm dizajnuesi të jetë i përfshirë në përpunimin, por edhe dikush që e di mirë se cili mesazh duhet të komunikohet me vizualizimin e dhënë.

Shkoni më poshtë për të parë listën e linqeve/ lidhjeve të dobishme për shembuj, këshilla dhe mjete të ndryshme.